‘Frontline’ me Marsela Karapanço: Unë përballë politikanëve në vijën e parë

4 Tetor 2023, 13:14

Frontline… dhe betejat vijojnë! Duke filluar nga kjo e enjte në ekranin e Report Tv, gazetarja simpatike Marsela Karapanço, autore dhe moderatore e këtij formati, do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj…  Analizë, debat, eksklusive, në kërkim të së vërtetës pa asnjë kompromis. “Në çdo betejë politike dhe ngjarje të rëndësishme, jemi gjithmonë në vijën e parë”, shprehet Karapanço.

E ftuar në studion e Rreze Dielli, Marsela Karapanço tregon më shumë për ‘Frontline’ sfidat dhe prapaskenat e një emisioni politik si dhe rrëfen fillimet e saj në gazetari dhe pasionin e saj më të madh që janë udhëtimet.