-
VIDEO
Kërcënimet nga bandat kriminale, 6 prokurorë dhe 1 gjyqtare janë marrë në mbrojtje të posaçme
Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka ngritur në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend
-
VIDEO
Inteligjenca emocionale tek fëmijët, si të ndihmojmë fëmijët tanë në menaxhimin e emocioneve
Në studion e "Rreze Dielli" u diskutua sot rreth inteligjencës emocionale të fëmijëve. Një nga temat me aktuale që shqetëson prindërit e sotëm është zhvillimi i inteligjencës emocionale tek fëmijët e tyre. Nëse më herët në këndet e lojërave, nënat konkuronin me njëra-tjetrën nëse fëmija i tyre mund të lexojë rrjedhshëm apo të bëjë veprime me numrat, sot prindërit shqetësohen më shumë nëse fëmija i tyre ndjen emocion apo gëzim kundrejt diçkaje…
Psikologia Lorela Garuli tregoi disa mënyra si t'ju mësojmë fëmijëve të njohin ndjenjat e tyre, të kuptojnë nga vijnë dhe si t’i përballojnë ato ndjenja duke ndikuar më pas në aftësitë thelbësore për të patur sukses në jetë. Psikologia theksoi se inteligjenca emocionale është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor dhe se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në sjelljen e tyre.
-
VIDEO
Fokaçe me ullinj, qepë, domate dhe rozmarinë nga zonja Albana
Fokaçe me ullinj, qepë, domate dhe rozmarinë
Përbërësit:
- 550 gr miell
- 2 lç kripë
- 400 ml ujë i ngrohtë
- 1 lgj sheqer
- 2 lç maja birre
- Vaj ulliri
- Domate
- Qepë
- Ullinj
- Rozmarinë
Përgatitja:
Zëmë brumin duke vendosur në një tas majanë e thatë, sheqerin, pak ujë dhe 2 lugë miell. E lëmë majanë të aktivizohet. Në një tas tjetër vendosim miellin me kripë dhe ujë të ngrohtë. Shtojmë majanë e aktivizuar dhe e lëmë brumin për 1 orë të vijë. Më pas e punojmë sërish brumin duke shtuar vaj dhe duke e masazhuar në tepsi për t'i dhënë formën e saj. Vendosim sipër fokaçes qepë, domate, ullinj dhe rozmarinë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa të piqet plotësisht.
-
VIDEO
Qofte me thjerrëza, ja receta si t'i realizoni në pak minuta nga zonja Albana
Qofte me thjerrëza
Përbërësit:
- 400 gr thjerrëza
- 1 qepë e grirë
- 4 lgj galetë
- 2 lgj vaj ulliri
- Bimë aromatike
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Vaj bimor për skuqje
Për salcën shoqëruese:
- 4 lgj kos
- 1 lgj majonezë
- Lëng limoni
- Bishta qepësh
- Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Ziejmë thjerrëzat në ujë me kripë, i kullojmë, i kalojmë në blender ku shtojmë qepën e grirë, bimët aromatike, galetën, kripën, piperin dhe pak vaj ulliri. Me masën e krijuar formojmë qoftet, të cilat i skuqim në vaj bimor. Në një tas vendosim kosin, majonezën, bishtat e qepëve, specin e kuq pluhur dhe pak lëng limoni, i përziejmë dhe i vendosim në frigorifer që masa të bëhet më kompakte. Me këtë salcë shoqërojmë qoftet me thjerrëza.
-
VIDEO
Musaka me presh, super shije nga zonja Albana
Musaka me presh
Përbërësit:
- 1 kg presh
- 350 gr mish i grirë
- 2 qepë
- 1 spec i kuq
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 100 ml verë e kuqe
- Salcë domate e koncentruar
- 1 kokërr vezë
- 250 ml qumësht
- Kripë, piper i zi
- Djathë të grirë
Përgatitja:
Kaurdisim një qepë në yndyrë me pak kripë. Shtojmë preshin e prerë pjerrtazi, vendosim kapakun dhe i lëmë për pak minuta.
Në një tenxhere tjetër kaurdisim mishin e grirë së bashku me një kokërr qepë. E shuajmë me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates, erëzat dhe specin e prerë në kubikë.
Shtrojmë musakanë në tavë duke vendosur fillimisht një shtresë me kimën me mish të grirë, preshin, përsëri kimë dhe në fund një shtresë me vezën e rrahur me qumështin. Sipas dëshirës mund ta spërkasim sipërfaqen e musakasë me pak djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë sa të marrë një ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 3 tetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga kush i kërcënon prokurorët në Shqipëri krimi apo politika te administrata arrin rekordin historik me mbi 184 mije të punësuar të përhershëm e deri tek Broja shënon me Chelsean pas 359 ditësh.
-
VIDEO
Universiteti në krizë! Më pak studentë, mësuesia në rrezik/ Debat në Studio Live
Të ftuar Nora Malaj, Erion Muça, Kolindo Vjerdhja
-
VIDEO
Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari në Kontrast: Pozitive që po mbrohen! Prokurorët e SPAK janë imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë
Pas lajmit se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut, diskutimet kanë qenë të ‘nxehta’ mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.
-
VIDEO
Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara, Vangjeli: Drejtësia ka një hartë të qartë të lidhjeve të eksponentëve me politikën, policinë dhe median
Një koment e pati edhe analisti Lorenc Vangjeli lidhur me lajmin që dha në Kontrast, e që me vonë u bë tematikë e shumëpërfolur në opinionin publik lidhur me çkodimin e telefonave të shumë personave të lidhur me krimin. Vangjeli tha se këto çkodime i kanë shërbyer drejtësisë për të ndërtuar një hartë të qartë mes lidhjeve që mund të kenë eksponentët e krimit. Gjithashtu, Vangjeli shtoi se nëse këto indicie provohen, atëherë pritet një evolucion i madh.
-
VIDEO
Shantazhi ndaj prokurorëve, si përgjigjet Shteti? (2 tetor 2023)
Pas lajmit se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut, diskutimet kanë qenë të ‘nxehta’ mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.
-
VIDEO
Kufoma e Jup Kazazit u shëtit nëpër Shkodër. Ja letra e Sigurimit të Shtetit
Jup Kazazi nuk u vra nga komunistët por vrau veten, kjo edhe sipas letrës së sigurimit të shtetit me pranimin e shkruar edhe të Mehmet Shehut. Kufoma e Jup Kazazit u shëtit nëpër Shkodër, për të treguar që ne e vramë prijësin tuaj, dhe ne kështu do të sillemi edhe me ju, vijon më tej Gazetarja Peçi dhe Florin Zyberaj historian, studiues në emisionin Esencë

-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Tetor 2023 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / 11 Sëmundjet tipike të pleqërisë dhe bimët aleate të tyre
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me domate jeshile / Supë me kungull vjeshtor / Mëngjes me vezë dhe kremviçe.
Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare apo çështjet e dashurisë, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Ka një ndikim shumë të madh, duke pasur parasysh një kënd të vështirë që bën Mërkuri me Plutonin jep disi probleme apo debate dhe ndaj përgjatë kësaj jave duhet të jemi të vëmendshëm dhe të anashkalojmë çdo konflikt që mund të kemi. Pas datës 5 tetor kemi Mërkurin në Peshore, është një ndikim i mirë për të stabilizuar çështjet e punës, na jep mundësi të mira në fushën ekonomike financiare dhe dokumentacioneve. Pak më të vëmendshëm këtë javë duhet të tregohet shenja e Dashit dhe Ujorit, duhet të qëndrojnë larg firmosjes së kontratave si dhe larg debateve. Ndërsa shenjat më të favorizuara të javës janë Bricjapi, Binjakët dhe Peshorja.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në kuadër të datës 1 tetor, Dita Botërore e të Moshuarve, folëm për sëmundjet më tipike që prekin më shumë moshat e treta dhe trajtimin e tyre me metoda natyrale. Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Popullsia e tё moshuarve në botë, 65 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja renditi sëmundjet tipike që prekin më shumë moshën e tretë si: tensioni arterial, dhimbjet reumatizmale, diabeti, problemet me veshkat, prostata, dobësimi i shqisave, pagjumësia, lodhja, anemia, përkujdesi për lëkurën, gojën dhe mykun, etj. Për të gjitha këto problematika Merja rekomandoi bimët mjekësore, frutat dhe perimet që ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të secilës prej këtyre sëmundjeve.