• VIDEO

    Shenjat që jep trupi para një sëmundjeje, disa shfaqen vetëm natën...

    Shpesh trupi ynë flet shumë përpara se një sëmundje të diagnostikohet. Një lodhje që zgjat, pagjumësia, ndryshimet e humorit, djersitja natën, rrahjet e forta të zemrës apo edhe dëshirat e papritura për ushqime të caktuara, janë sinjale që ne i konsiderojmë normale, stres apo thjesht kalimtare. Por në shumë raste, ato janë mënyra se si organizmi përpiqet të na paralajmërojë se diçka nuk po shkon siç duhet. Në ritmin e shpejtë të jetës moderne, njerëzit po humbin gjithnjë e më shumë aftësinë për të dëgjuar trupin e tyre. Ne mësohemi të heshtim simptomat me kafe, ilaçe, stres apo mungesë kohe, pa kuptuar se trupi nuk gabon kurrë kur jep sinjale. Por a i jep trupi të njëjtat shenja tek gratë dhe burrat për të njëjtën sëmundje? Pse disa simptoma shfaqen vetëm gjatë natës? Dhe cilat janë ato shenja të çuditshme e të nënvlerësuara që mund të lidhen me probleme hormonale, mungesa vitaminash, inflamacion apo edhe sëmundje më serioze? Për të folur më shumë mbi këtë temë kaq të rëndësishme për shëndetin dhe ndërgjegjësimin tonë, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, me të cilin do të kuptojmë më mirë gjuhën që përdor trupi për të na paralajmëruar.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 27 Maj| 'Njolla e zezë e pensioneve', eksperti Hoxha ngre alarmin

  • VIDEO

    'Deputeti merr pension sa një fshat i tërë', Hoxha ngre alarmin: 120 mijë qytetarë marrin 100 euro..

    Eksperti i ekonomisë dhe pensioneve, Kujtim Hoxha, i ftuar në “Shtypi i Ditës dhe Ju”, foli për problematikat që po hasin pensionistët në Shqipëri, mungesën e dokumentacionit për vitet e punës, pensionet e ulëta dhe bonuset. Ai ngriti alarmin për mijëra qytetarë që marrin pension minimal, ndërsa sqaroi edhe çështje që lidhen me pensionin e pjesshëm, aktivitetin privat dhe përfitimet sociale.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 27 maj 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria edhe më pranë BE-së te rihapet nga e para gjyqi ndaj Veliajt e deri tek kështjella mbi llum.

  • VIDEO

    Sherden i hapur me të brendshme qengji dhe perime nga zonja Albana

    Sherden i hapur me të brendshme qengji dhe perime

    Përbërësit:

    • 3 qepë
    • 1 karrotë
    • 1 degë selino
    • 1 lgj gjalpë
    • 2 lugë supe oriz
    • 1/2 tufë majdanoz
    • 300 gr të brendshme qengji
    • Pëlhurë qengji
    • 2 vezë
    • 4-5 lugë kos
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 gjethe dafine
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepët e prera imët së bashku me karrotën dhe selinonë e grirë në rende. Ndërsa të brendshmet (mushkëritë, zemra, veshkat) të prera në copa të vogla i vendosim të ziejnë. Pasi të zbuten pak, shtojmë mëlçitë e prera në kubikë të vegjël, dafinën dhe së bashku i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. Ndërkohë orizin e kemi zier në ujë me kripë për 10 minuta. E shpëlajmë orizin dhe e shtojmë tek perimet e kaurdisura së bashku me të brendshmet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Pëlhurën e vendosim në ujë të nxehtë, më pas e kullojmë, e presim ne copëza dhe e shtojmë tek corba. Hedhim pak ujë të vakët dhe e lemë të gatuhet në zjarr mesatar.  Në fund hedhim vezë të rrahura me kos, kripë dhe hudhra të shtypura. E vendosim per 5 minuta në furrë sa të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.

  • VIDEO

    Hallvë me miell misri nga zonja Albana

    Hallvë me miell misri

    Përbërësit:

    • 400 ml ujë
    • 200 gr sheqer
    • 150 gr gjalpë
    • 100 ml vaj misri
    • 200 gr miell misri
    • 2 lugë miell gruri
    • Arra të grira

    Përgatitja:

    Përgatisim shërbetin me ujin dhe sheqerin që e vendosim të ziejë. Ndërkohë me gjalpin dhe vajin skuqim miellin e misrit dhe pak gruri sa të marrë ngjyrë kafe. Pasi është gati, shtojmë shërbetin pak e nga pak duke e përzier vazhdimisht dhe shumë shpejt. Vazhdojmë ta trazojmë në zjarr të ngadaltë, dhe në momentin që masa shkëputet nga tigani, atëherë është gati. I japim formën sipas deshirës, shtojmë arra dhe hallva është gati.

  • VIDEO

    Sallatë me panxhar dhe lakër të kuqe nga zonja Albana

    Sallatë me panxhar dhe lakër të kuqe

    Përbërësit:

    • 1 kokë e vogël lakër e kuqe
    • 2–3 karrota
    • 2–3 panxharë të gatuar
    • 1 tufë majdanoz
    • 4–5 lugë vaj ulliri
    • Lëngu i 1–2 limonëve
    • Kripë, piper i zi
    • Bullgur sipas dëshirës (opsionale)

    Përgatitja:

    Grijmë lakrën e kuqe hollë, karrotat i presim në shirita më pas në kubikë, ndërsa panxharin e kemi zier më parë dhe prerë në feta. Në një tas të madh bashkojmë të gjithë përbërësit dhe majdanozin e grirë hollë. Shtrydhim limonin në një tas të vogël, shtojmë vaj ulliri, kripë, e përziejmë mirë dhe e hedhim sipër sallatës. Sipas dëshirës sallatën mund ta pasurojmë dhe me pak bullgur të zier.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 27 maj 1997/ Rojet e Presidentit Berisha sulmojnë mjekët në Spitalin Ushtarak, PS kërkon heqjen e shtetrrethimit

    Në shtypin e shkruar të datës 27 maj 1997-të pasqyrohej një incident i rëndë në vazhdim të atyre që kishin ndodhur në qytete të ndryshme pas vizitave të Presidentit Berisha. Garda Presidenciale ose rojet e Berishës kishin sulmuar mjekët në territorin e Spitalit Ushtarak dhe për këtë ngjarje Koha Jonë shkruante : “ Ikën Berisha , mbërrin Garda” duke theksuar edhe kërkesën e socialisteve për heqjen e shtetrrethimit. Ndërsa në botimet politike RD dhe ZP pasqyroheshin takim dhe aktivitetet e partive politike në prag të zgjedhjeve të 29 qershorit.

  • VIDEO

    PJESA 3 'Repolitix'|‘Veliaj lirohet dhe rikthehet në Bashki’/ Parashikimi i fortë, avokatët përplasen për vendimin e GJL

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.

  • VIDEO

    PJESA 2 'Repolitix' |PD në prag përçarjeje? Salianji sfidon Berishën, zbulohet lëvizja e fortë/ A do krijojë parti të re?

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.

  • VIDEO

    PJESA 1 'Repolitix' | 'Saliu s’e pengoi integrimin!' Prapaskenat e Brukselit: Dërgonte Tabakun e Bardhin ta nxinin vendin

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.

  • VIDEO

    Frontline Interview|'Berisha, drama e opozitës', shpërthen Shehi: Mafian shqiptare e mbron politika

     

    Në 'Frontline Interview', kreu i LZhK-së, Dashamir Shehi, komentoi zhvillimet më të fundit politike, nga pritja e konferencës ndërqeveritare dhe negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, te përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për procesin e integrimit. Shehi u ndal edhe te situata në Partinë Demokratike, pas zgjatjes së mandatit të Sali Berishës në krye të saj, duke e cilësuar këtë si një nga dramat kryesore të opozitës shqiptare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv