• VIDEO

    Byrek në tigan me mish të grirë dhe qepë të karamelizuara nga zonja Albana

    Byrek në tigan me mish të grirë dhe qepë të karamelizuara

    Përbërësit:

    • 1 pako petë byreku
    • 400 gr mish i grirë
    • 3 qepë të mëdha
    • 3–4 lgj vaj ulliri
    • 40 gr gjalpë
    • 1 vezë
    • 3 lugë kos
    • 50 ml qumësht
    • Kripë, piper i zi
    • Pak rigon ose majdanoz

    Përgatitja:

    Presim qepët hollë dhe i kaurdisim me vaj në zjarr të ulët 15–20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të karamelizohen. Shtojmë mishin e grirë, kripë, piper dhe e gatuajmë derisa të humbasë lëngjet. Në fund shtojmë majdanoz të grirë. Lyejmë tiganin me pak gjalpë ose vaj. Shtrojmë 2–3 petë duke i lënë të varen jashtë anëve. Vendosim pak nga përzierja vezë, kos, qumësht mbi petë. Hedhim mbushjen me mish, e mbulojmë me petë duke i lyer me pak gjalpë. Vendosim kapakun dhe e lëmë të piqet në zjarr të ulët 15–20 minuta. Më pas e kthejmë me kujdes nga ana tjetër dhe e pjekim përsëri.

  • VIDEO

    Vizita e ministrit grek/ Gazetari zbulon prapaskenat: Frymë e re Shqipëri-Greqi, rasti Beleri...

     

    Vizita e ministrit grek në Tiranë ka rikthyer vëmendjen te marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe nevoja për një komunikim më të qartë diplomatik. Gazetari Guri analizon rëndësinë e këtij takimi dhe çfarë mund të sjellë për dialogun mes dy vendeve.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 26 maj 1996/ Dita e zgjedhjeve, opozita socialiste në alarm për manipulime e paralajmëron: Konflikti i mundshëm

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 26 maj 1996-të fokusi ishte tek zgjedhjet parlamentare që mbaheshin  atë ditë. Gazeta Shqiptare shkruan: “Sot vota për nesër” ku pasqyroheshin edhe shqetësimet e partite politike për manipulime por kishte detaje edhe për përballjet më të mëdha me emra konkretë. Ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “ Sot dita e shqiptarëve, Mbroni votat tuaja”. Në këtë të përditshme merrte zë edhe paralajmërimi i opozitës socialiste për shpërhtimin e një konflikti të mundshëm.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 26 maj 2026

     

    Titujt e gazetave për sot , nga arsyet e vizitës së Dendias që s'kanë lidhje me detin te dosja e fshehtë e kullave e deri tek a ka jetë në PD pas "referendumit"?

  • VIDEO

    Bota Report| Lufta SHBA-Irani do ndizet së shpejti! Eksperti paralajmëron: Sulme të fuqishme deri në Nëntor

     

    Eksperti ushtarak Arben Çuko paralajmëron se tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mund të përshkallëzohen ndjeshëm në muajt e ardhshëm. I ftuar në emisionin 'Bota Report' në Report TV, me gazetarin Denis Minga, Çuko analizoi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe skenarët e mundshëm të konfliktit, duke theksuar se deri në nëntor mund të ketë sulme të fuqishme dhe lëvizje të reja ushtarake në rajon.

    • VIDEO

      'Mul Noka i lëpihet Berishës'/ degradon debati, Merkoçi-avokatit: Ti ulesh në gjunjë...

       

      Debati në ‘Studio Live’ në Report TV, me gazetarin Ermal Qori, u shoqërua me tone të forta mes avokatit Ndue Pjetra dhe analistit Fatmir Merkoçi. Në fokus të diskutimit ishin vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, zgjedhjet pa garë në PD dhe mungesa e urimeve ndërkombëtare për Sali Berishën. Replikat mes të ftuarve degraduan në akuza personale, ndërsa u diskutua edhe për mbi 2 mijë pasuri të bllokuara nga krimi, të cilat tashmë po shfrytëzohen nga shteti.

    • VIDEO

      E FORTË/ Ministri grek është shqiptar! Beqiri: Ja si Saliu shiti detin… tradhtar

      Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV me gazetarin Ermal Qori, komentoi çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas vizitës së ministrit grek Nikos Dendias në Tiranë dhe takimit të tij me kryeministrin Edi Rama. Beqiri hodhi akuza të forta ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar marrëveshjen e firmosur me Greqinë si një akt në dëm të interesave kombëtare. Sipas tij, Berisha ka mbrojtur një marrëveshje që favorizonte palën greke, ndërsa vetë ish-kryeministri ka deklaruar se nga ajo marrëveshje do të fitonin të dyja palët. Në intervistë, Beqiri u ndal edhe te debati publik për kufirin detar, duke e konsideruar këtë çështje si një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    • VIDEO

      Veliaj do lirohet, ja data/ Beqiri i bindur: U shkel ligji, prokurori është vendosur me mik!

      Me votat 5 me 3, Gjykata Kushtetuese vendosi që Gjykata e Lartë e Shqipërisë të rishqyrtojë kërkesën për liri të Erion Veliaj. Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!

       

      Historia prekëse e 19-vjeçarit Alvaro Carrata vjen në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume. I riu rrëfen jetën e vështirë mes varfërisë, mungesës së prindërve dhe sakrificave të gjyshërve që e rritën si fëmijën e tyre.Alvaro tregon se nuk e ka njohur kurrë babain e tij italian, ndërsa humbja tragjike e nënës i ndryshoi përgjithmonë jetën. Në studion e “Pa Gjurmë”, 19-vjeçari rrëfen mes lotësh fëmijërinë e dhimbshme, punën që në moshë të vogël dhe dëshirën e madhe për të gjetur babain në Itali.Një histori njerëzore prekëse për dashurinë, mungesën dhe shpresën që nuk shuhet kurrë. Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 në Report TV me gazetaren Odeta Dume.

    • VIDEO

      ‘Flet për diktaturë e bashkëpunon me Ramën!’ Analisti shuplakë Berishës: Ka marrë PD me fatin e tij

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Maj 2026 – Receta / Si të largojmë toksinat dhe metalet e rënda në trup

      Zonja Albana solli receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca me gjizë në shtrat salce / Supë pule me perime / Sufle e ëmbël me vezë / Perime të konservuara

      Sot, një nga problemet më shqetësuese për shëndetin është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj toksinave dhe metaleve të rënda, të cilat hyjnë në organizëm në mënyrë të padukshme përmes ushqimit, ujit, ajrit apo produkteve të përditshme që përdorim. Me kalimin e kohës, grumbullimi i tyre në trup mund të ndikojë në funksionimin normal të organizmit dhe të bëhet shkaktar i shumë problematikave shëndetësore, si lodhja kronike, dobësimi i imunitetit, problemet me mëlçinë, sistemin nervor apo çrregullime të tjera. Por cilat janë shkaqet kryesore të toksifikimit? Cilat janë shenjat që na tregojnë se organizmi është i ngarkuar me toksina dhe metale të rënda? Dhe mbi të gjitha, si mund ta ndihmojmë trupin të pastrohet në mënyrë natyrale përmes bimëve mjekësore dhe kombinimeve të duhura bimore? Për të folur më shumë mbi këtë temë, diskutojmë në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe si të realizojmë disa çajra detoks.

    • VIDEO

      Lodhje, ankth, fryrje, pagjumësi? Mos injoro këto shenja… /Metalet e rënda po të helmojnë!

      “Toksifikimi i trupit ndodh kur trupi merr më shumë substanca të dëmshme se sa largon. Është si një lumë që mbushet me baltë, si një pemë që mbushet me pluhur. Shenjat janë të ndryshme dhe gjithësecili prej nesh duhet ta dëgjojë me vëmendje trupin e tij. Nga lodhja tek përqendrimi i ulët i punës së trurit, fryrje barku, kërcitje zorrësh, kapsllëk, enjtje këmbësh, duarsh, irritim lëkure, djersë me erë të rëndë, rëndesë në trup, intoleranca ushqimore apo rënie floku”, thotë biofarmacisti Merja ne Rreze Dielli.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv