-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës dhe Ju' 25 Maj| Marrëveshje apo luftë? Eksperti Bilali zbulon prapaskenat
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Pastro ORGANIZMIN me këto çajra! Bimët e fuqishme që largojnë toksinat dhe metalet e rënda
Sot, një nga problemet më shqetësuese për shëndetin është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj toksinave dhe metaleve të rënda, të cilat hyjnë në organizëm në mënyrë të padukshme përmes ushqimit, ujit, ajrit apo produkteve të përditshme që përdorim. Me kalimin e kohës, grumbullimi i tyre në trup mund të ndikojë në funksionimin normal të organizmit dhe të bëhet shkaktar i shumë problematikave shëndetësore, si lodhja kronike, dobësimi i imunitetit, problemet me mëlçinë, sistemin nervor apo çrregullime të tjera. Por cilat janë shkaqet kryesore të toksifikimit? Cilat janë shenjat që na tregojnë se organizmi është i ngarkuar me toksina dhe metale të rënda? Dhe mbi të gjitha, si mund ta ndihmojmë trupin të pastrohet në mënyrë natyrale përmes bimëve mjekësore dhe kombinimeve të duhura bimore? Për të folur më shumë mbi këtë temë, diskutojmë në “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe si të realizojmë disa çajra detoks.
-
VIDEO
Speca me gjizë në shtrat salce nga zonja Albana
Speca me gjizë në shtrat salce
Përbërësit:
- 6 speca jeshil mesatarë
- 200 gr gjizë
- 100 gr djathë i butë kaçkavall
- 80 gr krem djathi
- 1 thelpi hudhër e grirë
- 1 lugë çaji kripë
Për salcën:
- 500 gr domate të pjekura
- 2 thelpinj hudhër
- 5-6 gjethe borzilok
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në fillim pastrojmë domatet nga lëkura, i presim dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Shtojmë hudhrën, borzilokun, kripën dhe piperin; i lëmë të gatuhen rreth 5 minuta. Ndërkohë përziejmë gjizën, djathin e grirë, ajkën dhe hudhrën, më pas mbushim specat. I vendosim mbi salcën e domates, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe i pjekim në 220°C.
-
VIDEO
Perime te konservuara nga zonja Albana
Perime të konservuara
Përbërësit:
- Patate të vogla
- Karrota
- Bishtaja
- Lulelakër
- Speca
- Kastravec
- Hudhër e prerë hollë
- Spec djegës
- Uthull
- Ujë mineral
- Kokrra piperi të zi
- Gjethe dafine
Përgatitja:
Ziejmë perimet në avull derisa të zbuten pak, por të mos shpërbëhen. Në kavanoz të sterilizuar vendosim shtresa me perime, hudhër dhe spec djegës. Përziejmë uthull (në sasi më të madhe) dhe ujë mineral dhe e hedhim sipër perimeve derisa të mbulohen plotësisht. Mbyllim mirë kavanozin dhe e lëmë në vend të freskët për 5 ditë që të marrë shije. Për shije më mesdhetare mund të shtojmë gjethe dafine, fara sinapi, rigon dhe pak vaj ulliri.
-
VIDEO
Supë pule me perime nga zonja Albana
Supë pule me perime
Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 1 qepë e vogël
- 2 patate
- 2 karrota
- 3 degë selino
- 2 kunguj të vegjël
- 1 grusht spinaq
- 2-3 lgj vaj ulliri
- ½ lugë çaji paprika
- ½ lugë çaji hudhër pluhur
- 1 gjethe dafine
- ½–1 kub supe pule (opsionale)
- Xhenxhefil pluhur ose të freskët
- Pak majdanoz
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet, pa marrë ngjyrë. Shtojmë gjoksin e pulës, karrotat, patatet dhe selinon. I përziejmë lehtë. Hedhim ujë sa të mbulojmë përbërësit, shtojmë dafinën, paprikën, hudhrën dhe xhenxhefilin. Kur të marrë valë, ulim zjarrin dhe e lëmë supën të ziejë 30–35 minuta. Nxjerrim mishin e pulës, e copëtojmë dhe e kthejmë sërish në tenxhere. Shtojmë kungujt, i lëmë të ziejnë për 5–7 minuta. Në fund shtojmë spinaqin dhe majdanozin. I përziejmë 1–2 minuta derisa të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.
-
VIDEO
Sufle e ëmbël me vezë nga zonja Albana
Sufle e ëmbël me vezë
Përbërësit:
- 7 të bardha veze
- 2 të verdha veze
- 60 gr sheqer
- 15 gr miell
- Pak lëkurë limoni e grirë
- Gjalpë për lyerjen e tavës
- Pak qumësht (në fund të tavës)
- Sheqer pluhur për pudrosje
Përgatitja:
Rrahim të bardhat e vezëve derisa të fillojnë të bëhen shkumë. Shtojmë 40 gr sheqer dhe vazhdojnë rrahjen derisa të krijohet masë e fortë. Në një enë tjetër rrahim të verdhat me 20 gr sheqer derisa të zbardhen. Shtojmë miellin dhe lëkurën e limonit. Përziejmë pak nga masa e të bardhave me të verdhat. Më pas shtojmë pjesën tjetër ngadalë, me lëvizje nga poshtë lart. Lyejmë tavën me gjalpë dhe hedhim pak qumësht në fund. Formojmë 3–4 “male” me përzierjen. E pjekim në 200°C për 10–15 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Sipër vendosim sheqer pluhur.
-
VIDEO
Trump drejt marrëveshjes me Iranin? Bilalli zbulon prapaskenat dhe paralajmërojnë për luftën në Ukrainë
I ftuar në “Shtypi i Ditës dhe Ju”, ish-diplomati Lutfi Bilalli komentoi zhvillimet më të fundit ndërkombëtare, nga negociatat mes SHBA-së dhe Iranit te tensionet në Lindjen e Mesme dhe lufta Rusi-Ukrainë. Bilalli analizoi skenarët e mundshëm të konfliktit dhe ndikimin që këto përplasje mund të kenë në ekonominë botërore.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 25 maj 1997/ Biznesmeni Sejdia propozon t’u kthejë shqiptarëve paratë e humbura në fajde në këmbim të koncensioneve
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të 25 majit të vitit 1997-të pasqyrohej një propozim bombë i biznesmenit me origjinë nga Kosova Hajdin Sejdia. Ky i fundit nëpërmjet avokatit bënte me dije se ishte gati t’i propozonte kryeministrit Fino se merrte përsipër të paguante paratë që shqiptarët humbën në firmat piramidale në këmbim të koncensioneve apo aksioneve në hidroenergjitikë. Gazeta Shqiptare shkruante : “ Bomba Sejdia: Do paguaj fajdet”. Në Koha Jonë pasqyrohej një intervistë në shtypin e huaj e Presidentit Berisha se do shtypte me forcë Komitetet përpara zgjedhjeve. Ndërsa në ZP përcillej mesazhi: “ Mos e prekni votën e popullit”.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 25 maj 2026
Titujt e gazetave për sot, nga riemërimi i Berishës pa vlerë ligjore te Kongresi i Përmetit dhe tradhëtia e elitës së re e deri tek "pazaret" me Greqinë për detin rikthehen në tryezë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri Jug'| ‘Na lanë vetëm’, fermerët e Kishnikut në Podgorie mes grurit, bagëtive e kostove të larta
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Dosja K'| 'Ma pushkatuan babanë buzë lumit'/ Rrëfimi i Haxhi Petritit për vuajtjet nën komunizëm
Ma pushkatuan babanë buzë një lumi dhe humbi përgjithmonë… Historia e një djaloshi 10 vjeçar që u përball me pushkatimin e babait prej komunistëve menjëherë pas mbaritit të Luftës së Dytë Botërore. Si vijnë sot kujtimet e një fëmije mbi përplasjet e forcave politike shqiptare gjatë Luftës, triumfin e komunistëve dhe përgjakjen e familjeve nacionaliste. Haxhi Petritit nga Shkoza e Maliqit, sjell kujtimet e 9 dekadave jetë, ku afro gjysëm shekulli janë të mbushura me vuajtje e persekutim…
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 23 Maj 2026
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.