-
VIDEO
Skema: Si Saliu vodhi votat në PD/ Zaçe Islami përplaset me Nallbanin: Kufomë komuniste
Debati për procesin e votimit në Partinë Demokratike u shoqërua me përplasje të ashpra në studio mes avokatit Zaçe Islami dhe ish-kandidatit për kreun e PD, Bujar Nallbani. Në fokus të diskutimit ishte skema e denoncuar për manipulimin e votave në PD dhe akuzat se procesi i rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të partisë nuk përfaqëson vullnetin real të demokratëve. Zaçe Islami u përplas me tone të forta me Nallbanin, duke përdorur edhe etiketime të ashpra politike, ndërsa debati nxori në pah ndarjet e thella brenda opozitës.
-
VIDEO
'O Sali je...' Sherr në studio, Zaçe Islami përplaset me Nallbanin, moderatori ndërpret emisionin
Debati për situatën në Partinë Demokratike degjeneroi në përplasje të forta në studio mes ish-kandidatit për kreun e PD, Bujar Nallbani, dhe avokatit Zaçe Islami. Përplasja verbale mes të ftuarve detyroi moderatorin të ndërpriste emisionin, ndërsa në fokus mbeti kriza e brendshme në PD dhe akuzat për mungesë legjitimiteti në drejtimin e saj.
-
VIDEO
'Berisha fshihet pas protestës së studentëve!' Avokati i VMRO në Tiranë zbulon faktet
Avokati Alban Duraj komenton protestën e studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe ngre dyshime mbi prapaskenat politike të saj. Sipas tij, Berisha po përpiqet të fshihet pas kësaj kauze, ndërsa çështja kryesore mbetet beteja për të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
Një histori e rrallë dhe prekëse në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume. Osman Hajdari rrëfen jetën e tij mes dhimbjes së braktisjes dhe kërkimit për rrënjët biologjike. I birësuar që foshnjë nga një çift në Lushnje, ai zbuloi të vërtetën vetëm pas humbjes së prindërve birësues. Për herë të parë, 80-vjeçari ndan publikisht pengjet e jetës së tij, kërkimin për familjen biologjike dhe plagët që i lanë dy divorcet.Mes emocionesh të forta, Osmani tregon si u rrit me dashuri, por edhe si mungesa e së vërtetës e ka ndjekur gjithë jetën. Ai ka një apel për këdo që mund të dijë diçka mbi origjinën e tij biologjike dhe familjen që nuk e njohu kurrë.
-
VIDEO
Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Gjipali: Ndodhemi në momentin më të mirë politik për anëtarësim në Union! Elementi më i vështirë, ‘Mjedisi’
Për drejtuesin e Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, 'Mjedisi' do të jetë elementi më i vështirë në standardet që do të duhet të përmbushë Shqipëria për t'u anëtarësuar në BE. Sipas Gjipalit, momenti gjeopolitik është në favor të anëtarësimit të shpejtë të Shqipërisë në BE. Ai shtoi se 'ky tren nuk duhet humbur'.
-
VIDEO
‘Berisha ka komunistizuar PD’/ Beleri? Yzeiri: Dorë e fshehtë greke në SPAK, po goditen prokurorët
Analisti Yzeiri ngre dyshime të forta për një hakmarrje të mundshme greke ndaj prokurorëve dhe juristëve që u morën me çështjen Beleri. Ai kërkon reagim nga institucionet shqiptare dhe sqarim publik për rastin e Aurel Zarkës, duke e cilësuar heshtjen e shtetit si shqetësuese për sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
-
VIDEO
Kushtetuesja rikthen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë masën e arrestit të Erion Veliajt, Yzeiri në Report TV: Po përpiqet të ruajë balancat, sistemi i drejtësisë i marrë peng nga disa prokurorë
Yzeiri tha se pret që edhe Gjykata e Lartë të japë një vendim të argumentuar mirë dhe të garantojë prezumimin e pafajësisë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Maj 2026 – Receta festive / Me stilisten e fëmijëve Suela Brahimllari
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bakllava e shpejtë me arra / Qengj në furrë me patate dhe hudhra / Byrek në tigan me mish të grirë dhe qepë të karamelizuara.
Në një botë ku ritmi i jetës shpesh na largon nga ndjeshmëria dhe magjia e fëmijërisë, ka ende njerëz që dinë ta përkëdhelin shpirtin me përralla, ninulla dhe dashuri të pastër. Të qëndrosh pranë fëmijëve në çdo etapë të jetës nuk është e lehtë, por për Suela Brahimllari kjo është kthyer në mision, frymëzim dhe mënyrë jetese. Me origjinë nga Korça dhe e rritur në Fier, ajo transmeton një energji të rrallë, që buron nga shpirti dhe dashuria për familjen. Përkëdhelitë, ninullat dhe frazat e ëmbla të fëmijëve, Suela i ka kthyer në identitet dhe frymëzim për krijimtarinë e saj. Gjithçka nisi në vitin 2013, me krijimin e një kapeleje të thjeshtë, një gjest bamirësie që më pas u shndërrua në një sipërmarrje të dedikuar plotësisht botës së fëmijëve. Që nga ai moment, ajo nuk u ndal më, duke ndërtuar hap pas hapi një ëndërr të madhe, të mbushur me sakrifica, pasion dhe shumë dashuri. Sot, në studion e “Rreze Dielli”, së bashku me tre vajzat e saj, Anabel, Evelin dhe Venera, Suela rrëfen rrugëtimin e saj të veçantë: nga profesioni i inxhinieres drejt realizimit të ëndrrës si stiliste, sfidat e një nëne si edhe fuqinë që të jep besimi për të ndjekur zemrën. Një histori frymëzuese që mbi të gjitha flet për dashurinë, atë më të pastrën, dashurinë për fëmijët.
-
VIDEO
‘Si e njoha burrin në kantier ndërtimi… sot kemi 3 vajza’, / Rrëfimi i Suelës

Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 26 Maj| Vizita e Dendias/ Qytetarët dyshime: Pse marrëveshje të fshehura?
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Bakllava e shpejtë me arra nga zonja Albana
Bakllava e shpejtë me arra
Përbërësit:
- Petë bakllavaje
- 300 gr arra
- 200 gr gjalpë
- Shurupi: ujë + sheqer + limon
Përgatitja:
Shtrojmë petët me gjalpë mes tyre. Vendosim një shtresë arra dhe petë spërkatur me gjalpë. E presim në rombe dhe e pjekim derisa të marrë ngjyrë të bukur. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lëmë të ftohet. Pasi bakllavaja është pjekur hedhim sherbetin e ftohtë mbi bakllavanë e ngrohtë.
-
VIDEO
Qengj në furrë me patate dhe hudhra nga zonja Albana
Qengj në furrë me patate dhe hudhra
Përbërësit:
- 1.5 kg mish qengji
- 1 kg patate
- 1 kokë hudhër
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 100 ml verë e bardhë ose ujë
- Rozmarinë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Marinojmë mishin me kripë, piper dhe rozmarinë. Vendosim patatet dhe hudhrat në tavë. Shtojmë mishin sipër dhe gjalpin. E vendosim tavën në furrë për 1.5–2 orë në 180°C. Në fund rrisim temperaturën për kore të artë.