• VIDEO

    Bukë shtëpie e shpejtë dhe e butë si sfungjer nga zonja Albana

    Bukë shtëpie

    Përbërësit:

    • 3 kupa miell gruri
    • 2 lç maja e thatë
    • 1 lç kripë
    • 3 lç sheqer
    • 1 e 1/4 ujë afërsisht
    • 3 lgj vaj ulliri

    Përgatitja:

    Majanë e thatë e përziejmë mirë me sheqerin, pak ujë dhe një lugë miell.

    Ujin e vakët e shtojmë në një enë me majanë e ardhur dhe e përziejmë duke shtuar gradualisht miellin dhe pak kripë. Zëmë brumin dhe e lëmë të vijë. Më pas e ndajmë në kuleçë dhe çdo kulaç e hapim në formë drejtkëndëshe duke e bërë role. I vendosim roletë e vogla në tavë drejtkëndëshe dhe i vendosim të piqen në furrë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Tavë në 5 minuta me kunguj dhe beshamel në furrë nga zonja Albana

    Tavë me kunguj dhe beshamel në furrë

    Përbërësit:

    • 500 gr kunguj të njomë
    • 500 ml beshamel
    • 200 gr proshutë
    • 300 gr djathë Provolone
    • 200 gr djathë Parmixhano

    Përgatitja:

    Presim kungujt në feta rreth dy milimetra të trasha dhe i vendosim në skarë të nxehtë pa shtuar yndyrë për rreth dhjetë minuta. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim shtresa me kunguj, proshutë, salcë beshamel, djathin provolone të prerë në feta dhe djathin parmixhano të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180°C për rreth 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë. 

  • VIDEO

    Akullore shtëpie me shtresë biskote, plot shije dhe me pak kosto nga zonja Albana

    Akullore me shtresë biskote

    Përbërësit:

    • 500 ml pana
    • 400 gr qumësht i kondensuar
    • 2 bustina vanilje
    • 200 gr çokollatë e zezë
    • 300 gr biskota çaji

    Përgatitja:

    Rrahim panën e ftohtë me rrahës elektrik, shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen dhe i rrahim derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë çokollatën e grirë imët. 

    Vendosim në një tavë një membranë kuzhine duke lënë shumë pjesë jashtë nga anësoret. Shtrojmë shtresën e biskotave, përsipër kremin dhe sërish një shtresë biskota. E mbulojmë sipërfaqen e sipërme me membranën e kuzhinës dhe e vendosim akulloren me biskota në frigorifer në ngrirje për 4-5 orë.

  • VIDEO

    Në oborrin e Albanës përgatisim turshi veror të shpejtë me kastraveca, speca dhe domate

    Në oborrin e shtëpisë së saj, Albana tregon disa truke të thjeshta për të përgatitur në pak ditë turshi veror me kastraveca, domate dhe speca.

    Kastraveca turshi

    • Kastraveca
    • Kripë e trashë
    • Uthull e bardhë për turshi
    • Ujë i nxehtë
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Pasi i presim kastravecat në disqe të trasha i vendosim në kavanoz qelqi. Shtojmë 1-2 lugë gjelle kripë të trashë, 1 gotë mesatare uthull, pak vaj ulliri dhe ujë të nxehtë deri në buzët e kavanozit. E mbyllim kavanozin, bëjmë një tundje të lehtë dhe e lëmë në një vend të errët për 2-3 ditë.

    Domate dhe Speca turshi

    • Domate
    • Speca të verdhë
    • Spec djegës
    • Kripë e imët
    • Uthull për turshi
    • Ujë i nxehtë
    • Pak vaj ulliri
    • Bimë aromatike të thara

    Përgatitja:

    Për të përgatitur turshi me domate duhet që me majën e një thike të bëjmë disa shpime të lehta vende-vende tek domatet. I vendosim domatet në një kavanoz qelqi, shtojmë kripë të imët, uthull të bardhë molle, ujë të nxehtë dhe në fund shtojmë bimë aromatike të thara dhe pak vaj ulliri. Mbyllim kavanozët, bëjmë një tundje të lehtë dhe i vendosim në vend të errët.

    Ndërsa për specat turshi, i pastrojmë nga farat dhe i vendosim duke i ngjeshur sa më shumë në kavanoz. Në qëndër të kavanozit vendosim një spec të kuq djegës. Shtojmë 1 gotë uthull të bardhë, 1 lugë kripë të imët, pak limontoz, ujë të nxehtë deri në buzët e kavanozit dhe pak vaj ulliri. I mbyllim kavanozët dhe i lëmë në një vend të errët për 2-3 ditë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 21 korrik 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama shmang Parlamentin PS miraton punësimin me detyrim të mjekëve dhe legalizon kanabisin te SPAK I dorëzon Policisë urdhër arrestin për Ahmetajn e deri tek Tirana një kryevepër në Conference League.

  • VIDEO

    Pesë vite punë në Shqipëri, studentja e mjekësisë: S'duam të largohemi por qeveria po e bën të vështirë qëndrimin

    Jonida Metushi studente e Universitetit të Mjekësisë nuk e sheh si zgjidhje për një sistem më të mirë shëndetësor për Shqipërinë pr/ligjin e qeverisë që parashikon punësimin e detyruar pas diplomimit. Nuk beson gjithashtu se ky pr/ligj do e frenojë largimin e mjekëve.

  • VIDEO

    Pas sherrit me të atin zhduket laçiani, mësoi se i braktisi nënën e sëmurë (20 korrik 2023)

    Me prindër të divorcuar dhe i rritur tek dajat e tij, Romeo Beqiri është 23-vjecari, i cili që prej nëntorit te vitit 2020 ka humbur cdo kontakt me familjarët e tij. Në qershor të atij viti, i riu nga fshati Shullaz i Laçit u nis drejt Malit të Zi ilegalisht pa miratimin e askujt, për shkak të vështirësive ekonomike. Ai u kishte treguar familjarëve se kishte nisur punë dhe se jetonte bashkë me dy shokë të tij. Ishte kjo e treta herë që Romeo emigronte drejt Malit të Zi. Një nga personat që i ka qëndruar gjithnjë afër Romeos është tezja e tij Pranvera, me të cilën kishte marrëdhënie të ngushta. Madje dhe kontaktin e fundit e pati pikërisht me të. Pranvera tregon me detaje nga momenti që nipi nuk i shkroi më e deri në momentin kur ai i bëri bllok, në dhjetor të 2020 duke mbyllur çdo komunikim të mundshëm. Në prill të vitit 2021 familjarët bëjnë denoncimin në polici dhe në qershor të po atij viti policia i jep lajmin se Romeo kishte kaluar kufirin drejt Malit të Zi më 30 mars 2021 me dy shokë Aleksandër Mirashin dhe një djalë tjetër nga Lezha. Tezja ngre dyshimet se nipi i saj mbahet nën presion me frikën se ai mund të merret me punë e veprimtari të paligshme. I riu ishte rritur në kushte të vështira ekonomike, nëna e tij Zana Beqiri rrëfen pamundësitë për ta rritur të birin, qoftë edhe për të siguruar bukën e përditshme. Me lot në sy ajo kërkon të mësojë një lajm të mirë për të Romeon, djalin e vetëm. Romeo është djali i vetëm i Shkëlqim dhe Zana Beqirit. Për nënën e jeta nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi ajo konfliktohej shpesh me bashkëshortin derisa në vitin 2019 cifti u divorcu. Si të mos mjaftonte kjo, sot Zana ka humbudr cdo kontakt me të birin duke mbetur e vetme dhe pa përkrahjen e askujt. Një djalë i urtë, i rritur me plot sakrifica dhe me një fëmijëri të vështirë sot Romeo kërkohet në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' nga familjarët e tij.

  • VIDEO

    Gjendet makinë e djegur në Gjadër të Lezhës, dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt! Në mjetin e vjedhur edhe një kallashnikov

    Është gjetur një makinë e djegur në Gjadër të Lezhës. Dyshohet se është përdorur dje në atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt

    • VIDEO

      Mjekët e rinj 5 vite punë në Shqipëri, Rakacolli në Report Tv: S’ka kthim pas për projektligjin e studentëve, i menduar mirë!

      Edhe pas kundërshtive të studentëve, ekspertëve dhe opozitës, qeveria nuk tërhiqet nga drafti që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri që të marrin diplomë. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushi, Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për Report Tv, tha se ky është një projektligj i konsultuar dhe i hartuar mirë. Edhe pse studentët paralajmërojnë bojkot të vitit akademik, Rakacolli tha se nuk beson se do të arrihet në këtë situatë.

       
    • VIDEO

      Qeveria miraton bastet online, Artan Shyti: Ligji jashtë realitetit shqiptar, s'do ketë para për sportin! 10 licenca janë shumë

      Qeveria shqiptare i ndez dritën jeshile rikthimit të basteve sportive online. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për "Lojrat e Fatit", me draftin që do kalojë në Kuvend në muajin shtator.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Korrik 2023 – Receta tradite / Me Alida Hiskun teksa ushtrohet në palestër...

        Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shqeto Përmeti / Tavë me perime dhe qofte furre / Tavë ricikluese me bukë / Xaxiq – Salcë kosi me erëza dhe kastravec.

        Në skype me këngëtaren e njohur Alida Hisku, e cila jeton prej 30 vitesh me familjen e saj në Gjermani. Çdo javë, Alida bashkë me gra të tjera pensioniste, shqiptare dhe gjermane, shkojnë në palestër për fitnes, e na rrëfen një pjesë nga përditshmëria e saj… Live nga palestra ku shkon së bashku me gra pensioniste në Gjermani, Alida Hisku tregon se sporti nuk ka moshë. Së bashku me mikeshat e saj shkojnë rregullisht në palestër duke qenë se shteti gjerman e suporton shumë aktivitetin fizik për moshën e tretë duke i mundësuar gjysmë pagese në çdo palestër. Hisku shprehet se në palestrën ku ajo ushtrohet shkojnë dhe shumë shqiptarë të tjerë ndër të cilët dhe këngëtarja Ledina Çelo. Artistja e madhe e këngës shqiptare jep një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj të cilët edhe pse kanë dalë në pension, duhet ta duan veten e tyre dhe aktivitetin fizik nuk duhet t’a ndajnë. Ai është çelësi i suksesit për rininë e përjetshme, shprehet Alida.

      • VIDEO

        Alida Hisku ka një thirrje për pensionistët: Bëni fitnes, duajeni veten për "rininë e pleqërisë"!

        Në skype me këngëtaren e njohur Alida Hisku, e cila jeton prej 30 vitesh me familjen e saj në Gjermani. Çdo javë, Alida bashkë me gra të tjera pensioniste, shqiptare dhe gjermane, shkojnë në palestër për fitnes, e na rrëfen një pjesë nga përditshmëria e saj…

        Live nga palestra ku shkon së bashku me gra pensioniste në Gjermani, Alida Hisku tregon se sporti nuk ka moshë. Së bashku me mikeshat e saj shkojnë rregullisht në palestër duke qenë se shteti gjerman e suporton shumë aktivitetin fizik për moshën e tretë duke i mundësuar gjysmë pagese në çdo palestër. Hisku shprehet se në palestrën ku ajo ushtrohet shkojnë dhe shumë shqiptarë të tjerë ndër të cilët dhe këngëtarja Ledina Çelo.    

        Artistja e madhe e këngës shqiptare jep një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj të cilët edhe pse kanë dalë në pension, duhet ta duan trupin e tyre dhe aktivitetin fizik nuk duhet t’a ndajnë. Ai është çelësi i suksesit për rininë e përjetshme, shprehet Alida.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv