Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Korrik 2023 – Receta tradite / Me Alida Hiskun teksa ushtrohet në palestër...

20 Korrik 2023, 13:49

Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shqeto Përmeti / Tavë me perime dhe qofte furre / Tavë ricikluese me bukë / Xaxiq – Salcë kosi me erëza dhe kastravec.

Në skype me këngëtaren e njohur Alida Hisku, e cila jeton prej 30 vitesh me familjen e saj në Gjermani. Çdo javë, Alida bashkë me gra të tjera pensioniste, shqiptare dhe gjermane, shkojnë në palestër për fitnes, e na rrëfen një pjesë nga përditshmëria e saj… Live nga palestra ku shkon së bashku me gra pensioniste në Gjermani, Alida Hisku tregon se sporti nuk ka moshë. Së bashku me mikeshat e saj shkojnë rregullisht në palestër duke qenë se shteti gjerman e suporton shumë aktivitetin fizik për moshën e tretë duke i mundësuar gjysmë pagese në çdo palestër. Hisku shprehet se në palestrën ku ajo ushtrohet shkojnë dhe shumë shqiptarë të tjerë ndër të cilët dhe këngëtarja Ledina Çelo. Artistja e madhe e këngës shqiptare jep një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj të cilët edhe pse kanë dalë në pension, duhet ta duan veten e tyre dhe aktivitetin fizik nuk duhet t’a ndajnë. Ai është çelësi i suksesit për rininë e përjetshme, shprehet Alida.