• VIDEO

    Dash Sula në ‘Kontrast’: Të dielën fiton opozita në Rrogozhinë nëse nuk ka ndërhyrje nga PS! Vangjeli: Rama do jetë drejtuesi i një ekipi të ri

    Deputeti demokrat Dash Sula tha në Report Tv se opozita do jetë fituese e zgjedhjeve që do ripërsëriten të dielën në Rrogozhinë, nëse nuk do të ketë asnjë lloj ndërhyrjeje nga Partia Socialiste.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Korrik 2023 – Receta / Pasioni për pedalimin / Histori frymëzimi

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek i hapur i korçarëve / Supë me lëng mishi dhe oriz / Embëlsirë me krem dhe kadaif.  

    Grupi prej 25-30 personash bëhen bashkë çdo fundjavë dhe organizojnë udhëtime me biçikleta. Përfaqësues të grupit vijnë në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy rrotakët e tyre dhe na tregojnë eksperiencat fantastike në këtë aventurë që ka nisur prej 4 vitesh... Saimir Muka, Erla Sala dhe Gerti Cara janë tre nga anëtarët e grupit të apasionuar pas pedalimit. Ata rrëfejnë sesi pas pandemisë u bënë bashkë rreth 25-30 persona, të cilët i bashkonte një pasion i vetëm, udhëtimet me biçikletë. Djem dhe vajza të profesioneve të ndryshme bashkohen fundjavave duke vizituar të gjitha fshatrat e Tiranës. Ata na tregojnë dhe disa nga pikat më të bukura turistike pak kilometra larg qendrës së Tiranës si dhe zonat më të bukura të Shqipërisë. Tashmë udhëtimet e tyre të organizuara me biçikletë janë shtrirë jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, por dhe në Kosovë e Ulqin. Ata tregojnë disa nga vështirësitë e udhëtimeve në zonat më të thella, të cilat gjithsesi mbeten eksperiencat më të bukura, pasi aventura e tyre në grup është një adrenalinë dhe argëtim i vërtetë.

    Jeta si ‘Dallgë në stuhi’ e poeteshës Majlinda Pajaj, e cila jeton prej vitesh në Amerikë ku punon si ndihmës infermiere. Një rrëfim i sinqertë për vështirësitë e jetës si emigrante dhe zbulimin e pasionit për poezinë dhe pikturën… Poetja Majlinda Pajaj është autore e katër vëllimeve me poezi, vargje magjike për dashurinë dhe të bukurën, si dhe anëtare e "Bijtë e Shqipes" në Filadelfia. Këto ditë Majlinda ndodhet në Shqipëri për t’i dhënë një çmim mirënjohje aktores së njohur Tinka Kurti nga "Bijtë e Shqipes". Në profesion Majlinda është ndihmës infermiere, por paçka orëve të gjata në spital, ajo gjen kohë të merret me poezi. Katër vëllimet e saj me poezi ia ka dhuruar bibliotekës që ndodhet në ambientet e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, në mënyrë që fëmijët të lexojnë në gjuhën shqipe dhe të mos harrojnë asnjëherë rrënjët e tyre. Majlinda një grua me shpirt të bukur dhe të fortë, rrëfen vështirësitë e para pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara. Por vështirësitë nuk e penguan kurrë të krijonte vargje të bukura për shpirtin. Së shpejti, atë do ta njohim edhe në zhanrin e romanit.

  • VIDEO

    Pezullimi i fondeve IPARD II për bujqësinë, Sula në ‘Kontrast’: Gropë e zezë korrupsioni, ka shkuar 50% ryshfeti për të përfituar fond! Vangjeli: Ka dyshime për abuzim

    Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar në Report Tv pezullimin e fondeve IPARD II. Deputeti Sula thotë se IPARD ka qenë prej vitesh një ‘gropë përfituese e zezë’, ku është abuzuar gjithë kohën me fondet e dhëna nga Bashkimi Europian.

    • VIDEO

      ‘Ti qenke budalla o deputet’, Dash Sula tregon çfarë i thanë në ILDKPI kur pyeti nëse vajza e tij mund të aplikojë për fondet e IPARD II

      Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar në Report Tv pezullimin e fondeve IPARD II. Sula tregoi edhe një moment ku vajza dhe dhëndri i tij kishin menduar që të aplikonin në skemën e IPARD II dhe vetë deputet ka dorëzua shkresë në ILDKPI nëse bie në konflikt interesi. Sula thotë se një drejtor i tha se ‘qenke budalla se gjithë deputetët kanë marrë’.

       
    • VIDEO

      Hyjnë në studio me biçikletë, grupi i veçantë tregon aventurat në vendet më të pazakonta

      Grupi prej 25-30 personash bëhen bashkë çdo fundjavë dhe organizojnë udhëtime me biçikleta. Përfaqësues të grupit vijnë në studion e ‘Rreze Dielli’ me dy rrotakët e tyre dhe na tregojnë eksperiencat fantastike në këtë aventurë që ka nisur prej 4 vitesh...

      Saimir Muka, Erla Sala dhe Gerti Cara janë tre nga anëtarët e grupit të apasionuar pas pedalimit. Ata rrëfejnë sesi pas pandemisë u bënë bashkë rreth 25-30 persona, të cilët i bashkonte një pasion i vetëm, udhëtimet me biçikletë. Djem dhe vajza të profesioneve të ndryshme bashkohen fundjavave duke vizituar të gjitha fshatrat e Tiranës. Ata na tregojnë dhe disa nga pikat më të bukura turistike pak kilometra larg qendrës së Tiranës si dhe zonat më të bukura të Shqipërisë.

      Tashmë udhëtimet e tyre të organizuara me biçikletë janë shtrirë jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, por dhe në Kosovë e Ulqin. Ata tregojnë disa nga vështirësitë e udhëtimeve në zonat më të thella, të cilat gjithsesi mbeten eksperiencat më të bukura, pasi aventura e tyre në grup është një adrenalinë dhe argëtim i vërtetë.   

    • VIDEO

      Jeta si ‘Dallgë në stuhi’ e Majlinda Pajaj, poetes dhe ndihmës infermieres që punon në Amerikë

      Jeta si ‘Dallgë në stuhi’ e poeteshës Majlinda Pajaj, e cila jeton prej vitesh në Amerikë ku punon si ndihmës infermiere. Një rrëfim i sinqertë për vështirësitë e jetës si emigrante dhe zbulimin e pasionit për poezinë dhe pikturën…

      Poetja Majlinda Pajaj është autore e katër vëllimeve me poezi, vargje magjike për dashurinë dhe të bukurën, si dhe anëtare e "Bijtë e Shqipes" në Filadelfia. Këto ditë Majlinda ndodhet në Shqipëri për t’i dhënë një çmim mirënjohje aktores së njohur Tinka Kurti nga "Bijtë e Shqipes".

      Në profesion Majlinda është ndihmës infermiere, por paçka orëve të gjata në spital, ajo gjen kohë të merret me poezi. Katër vëllimet e saj me poezi ia ka dhuruar bibliotekës që ndodhet në ambientet e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, në mënyrë që fëmijët të lexojnë në gjuhën shqipe dhe të mos harrojnë asnjëherë rrënjët e tyre. Majlinda një grua me shpirt të bukur dhe të fortë, rrëfen vështirësitë e para pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara. Por vështirësitë nuk e penguan kurrë të krijonte vargje të bukura për shpirtin. Së shpejti, atë do ta njohim edhe në zhanrin e romanit.

    • VIDEO

      Byrek i hapur i Korçarëve me mish pule nga zonja Albana

      Byrek i hapur me mish pule

      Përbërësit:

      • 350 - 400 gr miell
      • 4 vezë
      • 400 gr mish pule (trasha pule)
      • 1 lç sodë
      • Vaj luledielli
      • Ujë sa të marrë brumi
      • Kripë
      • Gjalpë

      Përgatitja:

      Zëmë brumin me miell, ujë, kripë, sodë dhe pak vaj. Më pas e ndajmë në 6 toptha dhe i hapim 2 e 2 dhe krijojmë një petë të vetme duke i bashkuar. E hapim petën në një tepsi të lyer me gjalpë.

      Mishin e pulës pasi e ziejmë e bëjmë në copa. Rrahim vezët me pak kripë dhe i shtojmë tek lëngu i mishit, shtojmë mishin e pulës dhe e vendosim mbushjen mbi petën e hapur. Mbledhim anësoret e petës dhe e vendosim byrekun në furrë në 200 gradë për 30 minuta. Pasi të piqet e lyejmë petën me pak gjalpë që të qëndrojë e butë.

    • VIDEO

      Supë me lëng pule dhe oriz, receta origjinale e traditës nga zonja Albana

      Supë me lëng pule dhe oriz

      Përbërësit:

      • 2 kofsha pule / gjoks pule
      • 100 gr oriz
      • 2 të verdha veze
      • 1 limon lëngu
      • 1 lgj miell gruri
      • 1 lgj gjalpë
      • Kripë, piper
      • Majdanoz

      Përgatitja:

      Ziejmë mishin në ujë me pak kripë. Shtojmë orizin të ziejë. Pasi mishi ka zierë e bëjmë në copa të vogla dhe e shtojmë sërish në tenxhere. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një tas hollojmë miellin me ujë dhe e rrahim me dy të verdhat e vezëve. E shtojmë tek supa së bashku me lëngun e limonit dhe e spërkasim me majdanoz.

    • VIDEO

      Ekmek kadaif, embëlsira e famshme greke me kadaif dhe krem nga zonja Albana

      Ëmbëlsirë me krem dhe kadaif

      Përbërësit:

      Për kremin:

      • 1.5 litër qumësht
      • 250 gr sheqer
      • 1 limon (lëkura)
      • 6 vezë
      • 100 gr miell misri i hollë
      • 50 gr miell misri i trashë
      • 1 bustinë vanilje
      • 100 gr gjalpë
      • Pak kripë

      Për shurupin:

      • 700 gr sheqer
      • 500 ml ujë
      • 1/2 lëng limoni
      • 1 shkop kanelle

      Baza e ëmbëlsirës:

      • 7 petë të holla
      • 300 gr kadaif
      • 250 gr gjalpë i tretur

      Përgatitja:

      Në një tenxhere vendosim qumështin (pasi kemi mbajtur 1 filxhan qumësht të ftohtë mënjëanë) gjysmën e masës së sheqerit dhe lëkurën e një limoni. Në një enë tjetër shtojmë gjysmën tjetër të sheqerit, vezët, miellin e misrit, vaniljen dhe kripën. E rrahim mirë derisa masa të unifikohet. Shtojmë filxhanin e qumështit të ftohtë si dhe një filxhan qumësht të ngrohtë që e marrim nga tenxherja. Këtë masë e shtojmë më pas në tenxhere dhe e lëmë derisa kremi të marrë valë dhe të lidhet. Në fund shtojmë gjalpin.

      Hapim kadaifin në një tepsi dhe gjysmën e tij e spërkasim me gjalpë. Shtrojmë në tavë 4 petë të spërkatura me gjalpë. Petët duhet të jenë në anësore. Vendosim kremin, i palosim petët mbi krem, shtrojmë 3 petët e tjera të spërkatura me gjalpë dhe sipër shtrojmë kadaifin. E presim me thikë në katrore. Ngrohim gjalpin, i shtojmë pak ujë dhe spërkasim kadaifin. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 55 minuta. Ndërkohë kemi përgatitur shurupin të cilin e lëmë të ftohet. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë 2-3 minuta dhe më pas e sherbetosim me shurupin e ftohtë. E lëmë ëmbëlsirën të ftohet plotësisht, më pas e servirim.

    • VIDEO

      Kabinat elektrike të hapura në Tiranë rrezik për qytetarët, eksperti: Janë përgjegjësi e OSHEE-së! Elektricistët të paktë në numër, i vështirë monitorimi në terren

      Azmer Duleviç, ekspert për energjinë elektrike, në një intervistë për Report Tv, thotë se përgjegjëse për kontrollin e kabinave të hapura është OSHEE

      • VIDEO

        'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 19 korrik 2023

        Titujt e gazetave për sot, nga SPAK I sekuestron 4 apartamente e dy llogari bankare Ahmetajt te pse u "trimërua" Mediu për dosjen Gërdeci e deri tek ndryshon Superiorja titulli vendoset në 3 ndeshje.

      • VIDEO

        SPAK sekuestron pronat e Arben Ahmetaj?! (18 korrik 2023)

        SPAK po vijon hetimet për rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa analistja Brizida Gjikondi tha në Report Tv se Altin Dumani i ka dhënë tjetër ritëm hetimeve. Sipas Gjikondit, Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve, ndonëse ka edhe persona të tjerë që janë të përlyer.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv