• VIDEO

    Urdhërarresti për ish zv kryeministrin, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn! I nis kërkesë Interpolit

    Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin masën së sigurisë "arrest në burg " për Arben Ahmetajn

  • VIDEO

    Peshkatarët e Divjakës në udhëkryq (23 korrik 2023)

    Një udhëtim në lagunën e Divjakës, si pjesë e Parkut Kombëtar të Divjak Karavastas, na njeh me jetën dhe punën e peshkatarëve atje që, viteve të fundit, janë futur në një kolaps, për shkak të gaforres blu që ka vërshuar në bregdetin jugperëndimor të ujrave të detit Adriatik, po shfaros me shpejtësi peshqit dhe ngjalat, duke sjellë në një krizë të madhe ekonomike 7 peshkatarët e lagunës. Personazh I reportazhit është peshkatari I vjetër Llazar Xharo. Ndiqni reportazhin “Peshkatarët e Divjakës në udhëkryq” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    N’kohë- Kërcënohet Jorgo Goro? Gazetari i ‘zë’ karrigen, çfarë ndodhi në zyrë?! (22 korrik 2023)

    Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himarës është personazhi i përzgjedhur nga gazetari Ermal Qori këtë javë në emisionin N’kohë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 korrik 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga miratohet legalizimi i kanabisit 3 "senatorët" e PS nuk e votojnë te e majta zero e deri tek gusht I nxehtë arrestimesh.

  • VIDEO

    Mjekët e rinj detyrim 5 vjet pune në Shqipëri (21 korrik 2023)

    Studentet e mjekesise nuk do te mund te terheqin diplomat e tyre pas perfundimit te ciklit te studimeve pa kryer 2-5 vite pune ne sistemin publik apo privat. Kjo do te ndodhe pas nje marreveshje qe studentet duhet te nenshkruajne me institucionet publike te perfshire ne kete ceshtje. Nese studentet nenshkruajne marreveshjen do te perjashtohen nga taksat dhe perfitojne mbeshtetetje nga shteti , nese ata refuzojne ta firmosin marreveshjen atehere ata duhet te paguajne tarifa te larta per shkollimin e tyre. Zgjedhja mbetet e studentete te cilet me sa duket ligjin e miratuar me 71 vota ne parlament e te kundershtuar fort me protesta prej tyre, do ta cojne ne Kushtetuese.Studentet kane paralajmeruar se nuk do te pranojne te nisin vitin akademik ne keto kushte. Na ndiqni sonte ne nje debat per kete teme sensitive me Andia Ulliri @ Mirela Çërraga Karabina Qamil Dika Dritan Gremi Praxis Aurora Dollenberg Gevio Tabaku Ilda Dhori

  • VIDEO

    Lobimi i LSI-së në SHBA, ish-deputeti që bëri denoncimin në SPAK: Afera kap vlerën 1.2 mln dollarë! Meta, Kryemadhi, Vasili e Tavo rrezikojnë burg

    Sipas Valterit, pas Vasilit radhën për tu thirrur në SPAK do të ketë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Valteri tha se ai ka përpiluar një dosje konkrete që shumë shpejt do të çojë para drejtësisë një nga njerëzit më të korruptuar të këtij vendi

    • VIDEO

      Shabani në Report Tv: Opozita sulmon SPAK, e dinë se radhën do ta ketë Berisha e Meta! Demaliaj: Pandëshkueshmëria ka sjellë korrupsion në vend

      Kryetari i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani thotë se po vjen koha e fundit të pandëshkueshmërisë! I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, Shabani tha se opozita duhet të ishte e para që duhet të mbështesë aksionet e SPAK, por përkundrazi po e sulmon. Ky sulm sipas Shabanit, vjen pasi e dinë që sot është radha e ministrave të qeverisë, e nesër do të jenë ish-ministrat e qeverisë së kaluar

    • VIDEO

      Vala e të nxehtit, nga gjysma e qershorit, 20 mijë qytetarë u paraqitën në qendra shëndetësore

      Vala e të nxehtit ka sjellë shqetësime shëndetësore tek shumë qytetarë, kryesisht tek grupmoshat  mbi 65 vjeç

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Korrik 2023 – Receta / Shkuesi / Operacione shpëtimi / Çmimi i bukurisë

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë shtëpie e butë si sfungjer / Tavë e shpejtë në 5 minuta me kunguj dhe beshamel / Akullore me shtresë biskote. Gjithashtu në oborrin e shtëpisë së saj, Albana tregon disa truke të thjeshta për të përgatitur në pak ditë turshi veror me kastraveca, domate dhe speca.

      Në skype me shkuesin Enver Dajaku, i cili prej 20 vitesh bashkon çifte. Ai tregon se deri tani ka lidhur mbi 340 çifte dhe këtë dhunti e ka të trashëguar nga familja. Në Kosovë, msitin Enver Dajaku e njohin të gjithë pasi është shkues popullor, ndërmjetësues në njohjen dhe bashkimin e çifteve. Dajaku tregon se në vitet e kaluara ka qenë më e vështirë njohja e personave, ndërsa në ditët e sotme është pak më e lehtë, por me më pak bereqet, shprehet ai. Vitet e fundit, thotë Enveri, përveç Kosovës ka pasur kërkesa për shkuesi edhe nga djem nga Berati, Kosova dhe Tirana. I pyetur nga moderatorja sesi bëhet e mundur shkuesia, si dallohet përshtatshmëria mes çiftit, Enveri thotë “Hapi i parë është mosha, parja e fotografive të vërteta, pa rrena të djalit dhe vajzës, mbiemri i familjes është shumë i rëndësishëm dhe më pas pyesim nëse vajza apo djali kanë ndonjë defekt apo ves”. Ai tregon se shumë çifte i janë mirënjohës dhe për të është kënaqësi e madhe kur takon pas disa vitesh çiftet që ai ka kurorëzuar me sukses në një martesë të lumtur.

      Njerëz të zakonshëm në ditë të jashtëzakonshme’. Rreshter Bledi Zaimi, aeroshpëtues, rrëfen momentet më të vështira më të cilat është përballur gjatë një operacioni shpëtimi… Vetëm dy ditë më parë Bledi Zaimi ishte pjesë e një operacioni të vështirë me ekuipazhin e Helikopterit Cougar, i cili u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës, pa rrezik për jetën.  I ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, Bledi Zaimi - operator bordi aeroshpëtues, tregon se ka 20 vite karrierë në ushtri, ndërsa në këtë profesion ka vetëm 8 vite, në të cilin ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së 23 personave. Ai rrëfen emocionet e këtij profesioni duke treguar vështirësitë, por dhe adrenalinën dhe sadisfaksionin teksa arrin të shpëtojë jetë njerëzish.

      Në studio me Kesiana Meshau, 17- vjeçarja e cila u vlerësua me dy çmime në spektaklin e bukurisë: “Miss Publiku” dhe “Miss International”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Egjipt. Së bashku me mamanë e saj Brunilda Meshau, rrëfejnë marrëdhënien e tyre të veçantë! Vetëm pak ditë më parë në Tiranë u organizua spektakli “Miss Shqipëria”, ku morën pjesë 25 vajza bukuroshe nga e gjithë Shqipëria. Njëra prej tyre është Kesiana Meshau, e cila u kurorëzua me dy çmime. Si fituese e çmimit 'Miss Internatinal', së shpejti Kesiana do përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin e Bukurisë në Egjipt. Ajo rrëfen emocionet dhe përgjegjësinë e këtij përfaqësimi dinjitoz. Në studion e 'Rreze Dielli' vajza bukuroshe shoqërohet me mamanë e saj, Brunilda Meshau, e cila nuk është një figurë e panjohur për publikun. Ajo është një nga finalistet e spektaklit Hell's Kitchen. Nënë e bijë, tregojnë marrëdhënien e tyre shumë të lidhur dhe të veçantë, për të cilën shprehen se janë më shumë se shoqe duke qenë se diferenca në moshë e tyre nuk është shumë e madhe.

    • VIDEO

      Duken si dy motra, nënë e bijë rrëfejnë emocionet e çmimit të bukurisë: Ëndrra e fëmijërisë u bë realitet

      Në studio me Kesiana Meshau, 17- vjeçarja e cila u vlerësua me dy çmime në spektaklin e bukurisë: “Miss Publiku” dhe “Miss International”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Egjipt. Së bashku me mamanë e saj Brunilda Meshau, rrëfejnë marrëdhënien e tyre të veçantë!

      Vetëm pak ditë më parë në Tiranë u organizua spektakli “Miss Shqipëria” i Petri Bozos, ku morën pjesë 25 vajza bukuroshe nga e gjithë Shqipëria. Njëra prej tyre është Kesiana Meshau, e cila u kurorëzua me dy çmime. Si fituese e çmimit 'Miss Internatinal', së shpejti Kesiana do përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin e Bukurisë në Egjipt. Ajo rrëfen emocionet dhe përgjegjësinë e këtij përfaqësimi dinjitoz.

      Në studion e 'Rreze Dielli' vajza bukuroshe shoqërohet me mamanë e saj, Brunilda Meshau, e cila nuk është një figurë e panjohur për publikun. Ajo është një nga finalistet e spektaklit Hell's Kitchen. Nënë e bijë, tregojnë marrëdhënien e tyre shumë të lidhur dhe të veçantë, për të cilën shprehen se janë më shumë se shoqe duke qenë se diferenca në moshë e tyre nuk është shumë e madhe.

    • VIDEO

      Mblesi i famshëm që ka martuar 340 çifte: Berati ka më shumë kërkesa, ka një thirrje për të rinjtë...

      Në studion e ‘Rreze Dielli’ në skype me shkuesin (mesitin) Enver Dajaku, i cili prej 20 vitesh bashkon çifte. Ai tregon se deri tani ka lidhur mbi 340 çifte dhe këtë dhunti e ka të trashëguar nga familja.

      Në Kosovë, mesitin Enver Dajaku e njohin të gjithë pasi është shkues popullor, ndërmjetësues në njohjen dhe bashkimin e çifteve. Dajaku tregon se në vitet e kaluara ka qenë më e vështirë njohja e personave, ndërsa në ditët e sotme është pak më e lehtë, por me më pak bereqet, shprehet ai. Vitet e fundit, thotë Enveri, përveç Kosovës ka pasur kërkesa për shkuesi edhe nga djem nga Berati, Kosova dhe Tirana.   

      I pyetur nga moderatorja sesi bëhet e mundur shkuesia, si dallohet përshtatshmëria mes çiftit, Enveri thotë “Hapi i parë është mosha, parja e fotografive të vërteta, pa rrena të djalit dhe vajzës, mbiemri i familjes është shumë i rëndësishëm dhe më pas pyesim nëse vajza apo djali kanë ndonjë defekt apo ves”. Ai tregon se shumë çifte i janë mirënjohës dhe për të është kënaqësi e madhe kur takon pas disa vitesh çiftet që ai ka kurorëzuar me sukses në një martesë të lumtur.  

    • VIDEO

      Rrëshkitën në humnerë / Pamje ekskluzive të shpëtimit të turistes gjermane me dy fëmijë

      'Njerëz të zakonshëm në ditë të jashtëzakonshme’. Rreshter Bledi Zaimi, aeroshpëtues, rrëfen momentet më të vështira më të cilat është përballur gjatë një operacioni shpëtimi…

      Vetëm dy ditë më parë Bledi Zaimi ishte pjesë e një operacioni të vështirë me ekuipazhin e Helikopterit Cougar, i cili u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës, pa rrezik për jetën.

      I ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, Bledi Zaimi - operator bordi aeroshpëtues, tregon se ka 20 vite karrierë në ushtri, ndërsa në këtë profesion ka vetëm 8 vite, në të cilin ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së 23 personave. Ai rrëfen emocionet e këtij profesioni duke treguar vështirësitë, por dhe adrenalinën dhe sadisfaksionin teksa arrin të shpëtojë jetë njerëzish.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv