-
VIDEO
Për herë të parë me fëmijën në plazh / Këshilla nga pediatria: Ja kujdesi që duhet të keni
Në studio me pediatren Zerina Sheme flasim si të veprojmë me një të porsalindur në plazh, sendet që duhet të marim me vete dhe këshilla për ushqyerjen në temperaturat e larta…
Mund të shkoj në plazh me fëmijën tim? Kjo është një nga pyetjet që nënat i bëjnë më shpesh vetes pasi kanë sjellë në jetë një bebe, duke marrë në konsideratë edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve. Por çfarë thonë ekspertët? Cila është mosha e duhur për të shkuar në plazh me fëmijën? Sa i rëndësishëm është bregdeti për rrugët e frymëmarrjes së një fëmije? Cilat janë oraret më të mira? A mund të lahet në det një fëmijë i vogël? Si ndryshon temperatura e fëmijës në temperatura të larta? A rekomandohet mbulimi i karrocës së fëmijës? A duhet t’i vendosim krem mbrojtës fëmijës së vogël, në sa muajsh rekomandohet? Kujdesi për ushqimin e gjithçka tjetër… Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” me pediatren e njohur Zerina Sheme.
-
VIDEO
U arrestua për blerje votash, Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin në burg për Fredi Belerin
Gjykata e Lartë ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Fredi Belerin. Gjykata rrëzoi kërkesën e Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash. Ai kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit
-
VIDEO
Vjen nga Amerika, ngre obeliskun për dëshmorët në fshatin pa rrugë e pa shkollë /Apel qeverisë…
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Eduard Zeneli, i cili vjen nga Amerika për të kujtuar të parët e tij. Ai ka ndërtuar obeliskun e 27 dëshmorëve shqiptarë të vrarë në luftën Italo – Greke, në Teqen e Rabijes.
Eduart Zeneli jeton që prej vitit 2015 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ndodhet në Shqipëri për t’i dhënë dinjitet heronjve të pushkatuar nga ushtria italiane në vitin 1943, në fshatin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Varret e tyre dhe obelisku përkujtimor ishte shkatërruar nga koha dhe harresa, ai vjen në Shqipëri për të kujtuar të parët e tij dhe për të rikonstruktuar varret e tyre, që t’u japë në këtë mënyrë dinjitet dhe pas vdekjes, pasi të gjithë i kishin harruar këta burra të rënë. Në një ceremoni zyrtare ku kishte të ftuar familjarë, miq, kryetar bashkie, apo dhe fshatarë të zonës, ai njoftoi se më në fund pas kaq vitesh, këta burra mund të prehen të qetë, pasi kanë një vend dinjitoz. Eduarti thotë se gjithë këtë gjë e bën për patriotizëm nga dashuria e madhe që ka për fshatin nga e ka origjinën.
-
VIDEO
Temperaturat e larta, 4 autoambulanca në shërbim të qytetarëve në Tiranë! Infermieri për Report Tv: Evitoni daljet dhe pini sa më shumë lëngje
Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë t'ju drejtohen bluzave të bardha dhe për të qenë më pranë tyre, katër autoambulanca janë vendosur në katër pika të ndryshme të kryeqytetit për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, turistëve dhe pushuesve që shfaqin shqetësime dhe probleme shëndetësore gjatë ditës.
-
VIDEO
Luiza Gega nuk ndalet, kampionia rrëfen emocionet e triumfit dhe synimet në Kampionatin Botëror
Luiza Gega triumfon me tre medalje ari, një rekord absolut në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u zhvillua në Kraljevo të Serbisë, duke siguruar kështu dhe kualifikimin për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Sportistja kuqezi triumfoi në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke arritur kohën kualifikuese për në Lojërat Olimpike, duke u bërë kështu sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024. Në një lidhje skype me studion e "Rreze Dielli", Gega rrëfen emocionet dhe synimin e saj në Kampionatin Botëror, aty ku rivaliteti është më i ashpër me elitën globale të sportit.
-
VIDEO
Byrek i shpejtë me perime dhe proshutë nga zonja Albana
Byrek sfoljatë me perime dhe proshutë
Përbërësit:
- 1 petë sfoljatë
- 1 patëllxhan
- 1 kungull
- 1 spec
- 1 qepë
- 1 domate
- 200 gr djathë i bardhë
- 1/2 pako proshutë FIX
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper, rigon
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Presim patëllxhanin, kungullin, specin dhe qepën në kubikë dhe i kaurdisim me vaj ulliri, spērkatur me kripë, piper dhe rigon. Në fund shtojmë pak ujë (rreth 1 lugë gjelle). Hapim petën sfoljatë në një tavë. Vendosim perimet në mes të petës, shtojmë proshutën, sipër vendosim domaten të prerë në disqe, mbi domate shtojmë djathë të bardhë duke e spërkatur me rigon dhe majdanoz të grirë imët. E mbledhim petën sfoljatë nga të dyja anët sikur po e thurim gërshet. E lyejmë me pak vezë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
Gjellë vere me pak shpenzime / Barbunja me oriz nga zonja Albana
Barbunja me oriz
Përbërësit:
- 500 gr barbunja
- 1 qepë
- 1 domate
- 2 lgj salcë domate
- 1 fç oriz
- 3 fç ujë
- 1 Igj gjalpë
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë, më pas shtojmë barbunjat. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar erëzat dhe salcën e domates. Më pas shtojmë orizin dhe masën e ujit. Rregullojmë shijen dhe e lëmë gjellën të gatuhet për rreth 20 minuta në zjarr të avashtë.
-
VIDEO
Tradita e ëmbël, Sultiash i pjekur në furrë nga zonja Albana
Sultiash i pjekur në furrë
Përbërësit:
- ½ gotë oriz
- 4 ½ gota qumësht
- 4 lgj sheqer
- 2 lgj niseshte misri
- 1e verdhë veze + 3 lgj qumësht
- Kanellë për servirje
Përgatitja:
Vendosim orizin të ziejë në ujë të bollshëm. Pasi orizi fillon të krijojë bulëza ulim nxehtësinë e sobës dhe e lemë të ziejë ngadalë derisa të zbutet plotësisht. Me pas shtojmë tek orizi qumështin (lëmë 1 gotë mënjëanë) dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa qumështi të marrë valë, duke patur kujdes që të mos ngjisë orizi.
Tresim niseshten e misrit me një gotë qumësht, e shtojmë tek orizi, rrisim temperaturën e sobës dhe e trazojmë derisa masa të trashet. Pasi fillon të mpikset largojmë tenxheren nga zjarri dhe mbushim kupat e servirjes. E lyejmë sipërfaqen me një të verdhë vezë të rrahur me pak qumësht. Mbushim një tavë deri në gjysmë me ujë dhe vendosim tasat me sultiash. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.
-
VIDEO
Krimet e politikës dhe vendimet e fundit të Kuvendit (24 korrik 2023)
Sa i takon luftës së dytë që po zhvillohet për vulën brenda PD-së zyrtare, Shehu zgjodhi ta komentojë shkurt duke thënë se partinë e përcaktojnë militantët e njerëzit dhe jo vula.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Gazment Bardhit I marrin vulën "lufta" e procedurave në PD te PS merr Rrogozhinën me 1700 vota diferencë e deri tek rrëfimi I "tradhëtarit".
-
VIDEO
Lapaj: Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal! Gjokutaj: Po e mbajnë pushtetin me dhunë
Aktivisti Adriatik Lapaj në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ka komnetuar cështjen e inceneratorëve. Aktivisti Lapaj thotë se në këtë rast nuk kemi një vepër penale të zakonshme por kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Kujdes zjarret! Këshillat e vlefshme për çdo njeri dhe numrat e telefonit që duhet të dini për të kërkuar ndihmë
Këto ditë janë ditët më të nxehta në vend dhe ndezja e zjarreve mund të shkaktohet edhe nga një shkëndijë. Zjarret janë shumë të nxehtë me përhapje shumë të shpejtë të flakëve si rrjedhim kontrolli i tyre është shumë i vështirë, prandaj autoritetet bëjnë apel për të pasur kujdes.