• VIDEO

    Deri 2000 Euro për një fustan. Sa kushton sot mbrëmja e maturës? (21 qeshor 2023)

    Emocione mature në Esencë me Ardi Borova, stilisten Lilo Shehu, dhe Emina Canko, maturante e Petro N Luarasi

  • VIDEO

    A duhen larguar muxhahedinët e MEK? Deputeti i PS: Fshehin diçka! Murrizi: Do i përzënë, nuk i duhen më Sorosit! Rexhepi: S’kemi kapacitete për t’i monitoruar

    Duke e komentuar këtë situatë në studion e Realpolitix me gazetarin Denis Minga në Report TV, deputeti socialist Xhemal Qefalia, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë tha se gjatë vizitës së tij në kamp i ka bërë përshtypje mirëorganizimi i ngjashëm me atë të një reparti ushtarak.

  • VIDEO

    Komisioni Zgjedhor mbyll kandidimet, ja kush është rivali i Lulzim Bashës për kryetar të PD

    Komisioni i posaçëm i Zgjedhjes së kryetarit të PD-së ka mbyllur procedurën formale të mbledhjes së kandidaturave dhe i ka hapur rrugë fushatës e më pas votimit me referendum më 29 korrik. Siç bën të ditur nga selia blu, përveç Lulzim Bashës, kandidati tjetër që garon përballë Bashës është Gjergji Hani.

  • VIDEO

    Situata në PD, Besart Logu: Gazment Bardhi të zbresë me këmbë në tokë, po tejkalon kompetencat, nuk e thërret dot ai Këshillin Kombëtar

    Anëtari i Këshillit Kombëtar, Besart Logu i ftuar në Report Tv foli për situatën brenda Partisë Demokratike dhe procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri.

    • VIDEO

      Një nga ne / Ri-integrimi i shqiptarëve që iu refuzua qëndrimi në vendet e BE

      Një nënë me pesë fëmijë, një e re 18 vjeçare, një baba i tre fëmijëve, secili ka historinë e tij për të treguar. Ata shkuan drejt Francës dhe Gjermanisë me para borxh dhe shpresën për një jetë më të mirë. Por pas afro dy vitesh u duhej të riktheheshin në Shqipëri sepse iu refuzua statusi i azilantit. Këtu nis pjesa më e vështirë e këtij udhëtimi me kthim. Si do të ri-integroheshin, ku do të punësoheshin, fëmijët si do të shkolloheshin? Emisioni Një nga Ne tregon të gjithë kalvarin e përjetimeve dhe zgjidhjen që iu ofrua nëpërmjet Projektit "Return to Thrive" i implementuar nga ADRA Albania, Organizatë Humanitare që operon në Shqipëri prej vitit 1993. Më specifikisht ky projekt filloi në 01 Dhjetor 2020 dhe përfundon në 30 Qershor 2024. Projekti targeton të rikthyerit , azil kërkues, persona që kanë emigruar por u është refuzuar statusi i azilantit ose nuk kanë mundur të integrohen jashtë vendit e për këtë arsye janë detyruar të kthehen në vendin e origjinës. Shërbimet a ADRA Albania financohen nga Shoqëria për Bashkëpunimin kombëtar (GIZ). Shërbimet janë pjesë e mbështetjes së Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) për kthimin vullnetar dhe ri-integrimin e qëndrueshëm, zbatuar në Shqipëri nga Shoqëria për Bashkëpunimin kombëtar (GIZ) . Falë bashkëpunimit me aktorët lokal publik dhe angazhimit të përditshëm të stafit të projektit u arrit që: - rreth 620 fëmijë u mbështetën me shërbim psiko-social. -410 përfitues u orientuan dhe ndërmjetësuan drejt shërbimeve publike (zyra punës, shërbimi i mbrojtjes sociale, shërbime shëndetësore, ligjore etj.) -150 fëmijë u lehtësuan dhe regjistruan në arsimin publik, pasi u pajisën edhe me mjete didaktike dhe u suportuan me dokumentacionin që u mungonte. -rreth 300 të rinj u fuqizuan me informacion, kapacitete dhe mjete per t’u pozicionuar në tregun e punës. - mbi 80 persona u mbështetën nga projekti dhe u punësuan në sektorë të ndryshëm. - 1 qendër komunitare e rikonstruktuar në Elbasan për t’i ardhur në ndihmë komunitetit falë programeve të dedikuara. Tre historitë e jetuara janë tregues se të tilla projekte i vlejnë komuniteteve dhe i ndihmojnë edhe institucionet të strukturohen.

    • VIDEO

      Dashnori e mban peng, burri e kërkon në ‘Pa Gjurme’/25-vjeçarja Esma Xhelo reagon live… (21 qershor 2023)

      Zhduket nga Berati më 27 maj Esma Xhelo, nëna e dy vajzave të mitura. Dyshohet se u largua më një të ri nga Elbasani dhe sot mbahet peng nga po ai. Pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj Mario, 25-vjecarja doli nga shtëpia dhe ka humbur çdo kontaktet me fëmijët dhe familjen e saj. Esma Xhelo ishte njohur në vitin 2016 me babain e vajzave dhe pas afro 7 viteve vendosi ti japi fund gjithckje. Largimet e vazhdueshme nga banesa, moskujdesja ndaj vajzave dhe burrit solli përcarje në çift, derisa kjo e fundit e denoncoi dhe për dhunë. Nena u pajis e me urdhër mbrojtje, ndërsa Mario qëndroi disa orë në polici. Gjatë kohës, që babai ishte nën praninë e uniformave blu, ajo përfitoi nga rasti duke u larguar në drejtim të paditur me njërën nga vajzat. Ndërsa vajzën pak më të madhe e la të vetme në shtëpi, ku pasi babai kthehet e gjen të tmerruar dhe frikësuar.Ishte e bija që i tregoi gjithcka, pasi kishte zbuluar tradhëtinë e nënës, si dhe fotot e personit që ishte larguar. Pas disa ditëve, konkretisht me 27 maj, e reja telefonon duke qarë Marion dhe i kërkon të merrte edhe vajzën e tyre te vogël, pasi nuk e mbante dot. Por, Esma nuk i dha asnjë shpjegim se ku ndodhej, me kë kishte ikur dhe pse vendosi të braktis vajzat e vogla.Prej asaj mbrëmje maj, askush nuk e pa më, dhe sot Mario me dy fëmijët nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e saj. Ky i fundit dyshon se Esma mbahet me forcë dhe pa dëshirën e saj, pasi shpesh i vijnë mesazhe, ku ajo I kërkon ndihmë dhe të denoncoi në polici.

    • VIDEO

      Këshilli i PD për Bashën, është legjitim rikthimi? (21 qershor 2023)

      Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD. Pikërisht për zgjedhjen e kryetarit dhe rikthimit si kandidat të Lulzim Bashës duket sikur ka një përçarje brenda kampit të PD-së. I ftuar në Kontrast, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se tensioni aktual brenda partisë nuk është në interesin e askujt

    • VIDEO

      Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: PD viktimë e mallkimit të Sokol Olldashit

      Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se PD vazhdon të vuajë ende mallkimin e Sokol Olldashit.

    • VIDEO

      Kriza e PD-së, Bardhi në Kontrast: Mbledhja e Këshillit e paligjshme! Nuk sillem dot njëlloj si modeli i Berishës që e kam kritikuar 1 vit e gjysmë

      Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD. Pikërisht për zgjedhjen e kryetarit dhe rikthimit si kandidat të Lulzim Bashës duket sikur ka një përçarje brenda kampit të PD-së. I ftuar në Kontrast, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se tensioni aktual brenda partisë nuk është në interesin e askujt

    • VIDEO

      Llokume me petale trëndafili nga zonja Albana

      Llokume trëndafili

      Përbërësit:

      • 500 gr sheqer kristal
      • 700 ml ujë
      • 150 gr niseshte
      • 20 ml ujë trëndafili
      • 1 lç limontoz
      • ½ lç ngjyrues
      • 100 gr sheqer pluhur

      Përgatitja:

      Në një tenxhere në zjarr të lartë vendosim 500 ml ujë, sheqerin dhe limontozin. I lëmë 5 minuta sa të tretet sheqeri. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshten me 200 ml ujë. Ulim nxehtësinë e sobës dhe e shtojmë niseshten tek uji me sheqer dhe limontoz. E trazojmë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë lëngun e trëndafilave dhe ngjyruesin duke e përzier.

      Në një tavë vendosim një letër pjekje dhe hedhim masën e përgatitur të llokumeve. E lëmë të ftohet plotësisht, e presim në kubikë dhe i vendosim në një vend të pudrosur me sheqer pluhur dhe niseshte. Më pas llokumet i spërkasim sërish me sheqer dhe niseshte të përzier.

    • VIDEO

      Qofte shtëpie me qull dhe arra nga zonja Albana

      Qofte shtëpie me qull dhe arra

      Përbërësit:

      • 400 gr mish i grirë
      • 1 qepë
      • 2 feta bukë
      • 1 thelpi hudhër
      • 1 vezë
      • Djathë i bardhë
      • Uthull rrushi
      • Vaj ulliri
      • Piper i kuq, piper i zi
      • Kripë, nenexhik

      Për qullin:

      • 1 lgj gjalpë
      • 2 lgj miell misri
      • 1 lgj uthull molle
      • 1 dorë arra
      • 3-4 thelpinj hudhër
      • 2 gota lëng mishi

      Përgatitja:

      Bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve dhe brumin e krijuar e lemë për disa minuta në frigorifer. Më pas qoftet i skuqim në vaj të nxehtë bimor.

      Përgatisim qullin duke kaurdisur miellin me pak gjalpë (mund të përdorim dhe yndyrën e qofteve). Pasi mielli ka ndryshuar ngjyrë e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që masa mos kokrrizohet. Shtojmë në fund thelpinjtë e hudhrës dhe arrat e thërrmuara. Rregullojmë shijen me pak uthull molle dhe e servirim qullin së bashku me qoftet.

    • VIDEO

      Makarona në furrë me mish të grirë dhe djathë nga zonja Albana

      Makarona në furrë

      Përbërësit:

      • 500 gr makarona
      • 200 gr mish i grirë
      • 100 gr kërpudha
      • 1 qepë
      • 1 thelpi hudhër
      • 100 gr proshutë e tymosur
      • 50 gr djathë parmixhano
      • 50 gr djathë pekorino
      • 1 gotë verë
      • Vaj ulliri
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët, më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë të ziejë në zjarr të fortë për rreth 20 minuta. Në një tigan tjetër, aromatizojmë pak vaj ulliri me një thelpi hudhër dhe kaurdisim kërpudhat e prera në feta.

      Pasi mishi të ketë marrë një ngjyrë të mirë homogjene dhe të ketë përthithur të gjitha lëngjet, e shuajmë me pak verë. Makaronat i ziejmë aldente në ujë të bollshëm me kripë, i kullojmë dhe i vendosim në një enë me të gjithë përbërësit. I trazojmë mirë dhe i shtrojmë në një tavë. Sipërfaqen e pudrosim mirë me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur për 8 minuta. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv