• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 21 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Policia ndërhyn me urdhër të SPAK 7 orë përplasje në kampin e MEK te Basha rikandidon për kreun e PD e deri tek spektakël kuqezi Shqipëria ëndërron Europianin.

  • VIDEO

    PD ndahet nga Berisha, gati rikthimi i Bashës? (20 qershor 2023)

     

    Partia Demokratike do të mbajë garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, proces që ka nxitur një tjetër ndarje mes grupit që i rezistoi Sali Berishës.

  • VIDEO

    Kontrolli i Policisë në MEK, Karamuço: Sulmet kibernetike të anëtarëve të kampit synonin Iranin! Sokolaj: SPAK u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarë

    Policia e Shtetit ushtroi kontrolle ditën e sotme në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, pasi dyshohet se anëtarët e opozitës iraniane që strehohen aty kryenin sulme kibernetike ndaj shteteve të tjera. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se anëtarët e kampit MEK kishin si objekt të sulmeve kibernetike qeverinë iraniane, ndërsa sipas tij deri më tani nuk flitet ende për shtete të tjera. Karamuço u shpreh se kjo situatë ka qenë edhe temë diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtar, që u thirr pak ditë më parë nga Presidenti Bajram Begaj.

     
  • VIDEO

    Gara për kreun e PD, anëtari i Këshillit Kombëtar në ‘Repolitix’: Proces i nxituar, po bëhet që Basha të vijë në krye sa më shpejt

    Partia Demokratike do të mbajë garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, proces që ka nxitur një tjetër ndarje mes grupit që i rezistoi Sali Berishës. Këshilli Kombëtar u mblodh sot dhe ngriti Komisionin Zgjedhor, ndonëse mbledhja u bojkotua edhe nga Gazment Bardhi e 16 deputetë të tjerë.

  • VIDEO

    Ata zgjedhin të jenë të veçantë… A paragjykohet sot pamja e jashtme? (20 qeshor 2023)

    Pamja e jashtme është shpesh ajo që na identifikon e na bën që të mbahemi mend tek ata që na shohin qoftë edhe vetëm një here në jetë. Ajo që degjojmë më së shumti të thuhet për bukurinë është se “bukuria është relative” e në fakt ne kohëra të ndryshme përcaktuesit e bukurisë kanë qenë jo vetëm të ndryshueshme por shpesh edhe të paimagjinueshme për kohët e sotme. Në shekullin ku jetojmë duket se njerëzit kanë eksperimentuar aq shumë me imazhin sa nuk ka mbetur gjë pa provuar. Për këtë arsye ata që vazhdojnë ta konsiderojnë pamjen e tyre si një mënyrë idelae për të shfaqur veten, pvr te guxuar, për të treguar atë që bëjnë në jetë apo pvr të terhequr vëmendje kur është e nevojshme. Në Esencë me: Dj Miss Rose, Xhiliona Lamaj dhe tatuatorin Artesin Seitlli.

  • VIDEO

    Aksioni i SPAK në kampin e MEK, zv.ministri i Brendshëm: Prej 10 vitesh anëtarët kryenin veprime në shkelje të marrëveshjes me qeverinë

    Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila në një lidhje ‘skype’ për studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për aksionin e SPAK në kampin e muxhahedinëve në Manzë tha se këta të fundit ishin paralajmëruar vazhdimisht për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me qeverinë shqiptare.

  • VIDEO

    Gjoni dhe Marashi/ Amaneti i dy luftëtarëve antikomunistë (20 qershor 2023)

    Për 50 vite me rradhë, në një varrezë publike në Bruksel, u prehën eshtrat e dy shqiptarëve, luftëtarë të lirisë, të cilët i kushtuan çështjes atdhetare jetën e tyre, duke sakrifikuar familjen dhe vendlindjen , e duke përqafuar një kauz të vështirë si ajo e antikomunizmit në mërgim. Gjon Bala (Progni), së bashku me djalin e vëllait të tij Marashin, dy emigrantë politik, antikomunistë, të arratisur nga regjimi i Enver Hoxhës në gusht të vitit 1948, nuk mundën ta shohin më për së gjalli as familjet e tyre as atdheun. Në letrat e tyre dhe në porositë e fundit kishin lënë amanet se nëse vdisnin larg atdheut, një ditë, familjarët ti merrnin eshtrat e tyre e ti kthenin në vendlindje. Ishte ky një amanet që do të rëndonte tek familjarët në Shqipëri për afro gjysëm shekulli, derisa një ditë prilli të vitit 2023, ky amanet do të çohej në vend.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Qershor 2023 – Receta tradite / Botoksi, debat mbi standardin e bukurisë…

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate, qumësht, vezë dhe sallam / Krelanë me miell misri / Shurup trëndafili.

    Në luftë të vazhdueshme me moshën, botoksi sot nuk konsiderohet më punë grash, pasi e kërkojnë edhe burrat… Fotot e prezantueses së njohur italiane Maria de Filippi ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike duke ngjallur shumë debate. Gjatë funeralit të Silvio Berlusconi ikona e ekranit italian dukej krejt ndryshe, një zonjë në moshë me ndërhyrje estetike pafund, shumë larg Marias që shohim në ekran…E gjithë shoqëria italiane ka ngritur një pyetje: A është ky standardi i bukurisë që vajzat dhe gratë “sforcohen” të mbajnë? Nëse një personazh publik bën një ndërhyrje të tillë, përse duhet të jetë model për një vajzë që mbase nuk ka nevojë? Po në vendin tonë si është situata? A e pranojnë personazhet publike që kanë bërë një ndërhyrje? Në fakt duket se është shumë e pazakontë që një VIP shqiptar të pranojë operacionet plastike, ndonëse shumica e vajzave të showbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, shumë pak prej tyre e pranojnë hapur… Por vitet e fundit ky trend duket se ka filluar të tërhiqet edhe nga meshkujt. Cili është standardi i bukurisë në ditët e sotme, deri ku është limiti? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me fotografin Sonny K.Elson, kuratoren e imazhit Linda Kalemi dhe Silva Heijneman, opinioniste, doktore shkencash.

  • VIDEO

    Debat në studio për botoksin / Silva Baltadori replikon me Linda Kalemin: Jugu me vajza si pornostar

    Në luftë të vazhdueshme me moshën, botoksi sot nuk konsiderohet më punë grash, pasi e kërkojnë edhe burrat…

    Fotot e prezantueses së njohur italiane Maria de Filippi ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike duke ngjallur shumë debate. Gjatë funeralit të Silvio Berlusconi ikona e ekranit italian dukej krejt ndryshe, një zonjë në moshë me ndërhyrje estetike pafund, shumë larg Marias që shohim në ekran…E gjithë shoqëria italiane ka ngritur një pyetje: A është ky standardi i bukurisë që vajzat dhe gratë “sforcohen” të mbajnë? Nëse një personazh publik bën një ndërhyrje të tillë, përse duhet të jetë model për një vajzë që mbase nuk ka nevojë? Po në vendin tonë si është situata? A e pranojnë personazhet publike që kanë bërë një ndërhyrje? 

    Në fakt duket se është shumë e pazakontë që një VIP shqiptar të pranojë operacionet plastike, ndonëse shumica e vajzave të showbizit i janë nënshtruar të paktën një herë ndërhyrjeve estetike, shumë pak prej tyre e pranojnë hapur… Por vitet e fundit ky trend duket se ka filluar të tërhiqet edhe nga meshkujt. Cili është standarti i bukurisë në ditët e sotme, deri ku është limiti? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me fotografin Sonny K.Elson, kuratoren e imazhit Linda Kalemi dhe Silva Heijneman, opinioniste, doktore shkencash.

  • VIDEO

    Krelanë me miell misri nga zonja Albana

    Krelanë me miell misri

    Përbërësit:

    • 3 vezë
    • 200 ml vaj
    • 900 gr miell misri
    • 1 litër dhallë ose kos
    • 1 lgj sodë
    • 1 lgj pluhur pjekës
    • Kripë  
    • Gjalpë  

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me vaj me një tel rrahës, shtojmë dhallën dhe e trazojmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Shtojmë më pas miellin e misrit gradualisht, kripën, sodën e bukës dhe pluhurin pjekës. E punojmë mirë masën dhe e hedhim në një tavë të lyer me vaj të cilën më parë e kemi nxehur në furrë. E vendosim tavën të piqet në furrë në 200 gradë për 50 minuta. Pasi të jetë pjekur bëjmë shprishjen e krelanës me lugë dhe i hedhim sipër gjalpë të tretur të cilin e kemi lënë të marrë pak ngjyrë.

  • VIDEO

    Tavë me patate, qumësht dhe vezë nga zonja Albana

    Tavë me patate, qumësht dhe vezë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 4 vezë
    • 500 ml qumësht
    • 3-4 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • Sallam FIX
    • Arrë moskat
    • Kripë, piper, rigon

    Përgatitja:

    Qërojmë patatet, i presim të vogla në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë qelqi ku i marinojmë mirë me kripë dhe erëza. Skuqim sallamin të prerë në feta dhe së bashku me yndyrën që ka lëshuar dhe pak gjalpë e vendosim mbi patate. Rrahim vezët me vaj, kripë, piper dhe arrë moskat. Shtojmë qumështin, e trazojmë mirë dhe e hedhim në tavë, të cilën e vendosim në furrë në 220 gradë për 50 minuta. Sipas dëshirës mund ta spërkasim dhe me pak djathë të grirë sipërfaqen në 10 minutëshin e fundit të pjekjes.

  • VIDEO

    Shurup trëndafili nga zonja Albana

    Shurup trëndafili

    Përbërësit:

    • Trëndafila me aromë
    • 5 bustina me limontoz
    • 6 lgj sheqer

    Përgatitja:

    Lajmë trëndafilat, i pastrojmë dhe i vendosim në shishe. I mbushim me ujë, shtojmë limontoz dhe sheqer. Mbyllim kapakun dhe i lëmë në dritare për 5 ditë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv