• VIDEO

    Protesta kundër punësimit të detyruar 3 vite, studentët e mjekësisë në Report Tv: Cenon lirinë dhe të drejtat, s’tërhiqemi derisa të na plotësohen kushtet

    Studentët e Universitetit të Mjekësisë prej dy ditësh po protestojnë para ministrisë së Arsimit kundër paralajmërimit të qeverisë se studentët e mjekësisë do duhet të punojnë 3 vite me detyrim në vendin tonë pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë vlerën reale të tarifës. Dy studentë të mjekësisë, Elda Isaku dhe Klajdi Xhambazi folën në Report Tv për protestën e tyre dhe kërkesat që i kanë parashtruar ministres së Arsimit.

  • VIDEO

    Kontrollet në MEK, Osmani: Në interes të SHBA, kërkojnë marrëdhënie të re me Teheranin! Lita: Shqipëria do rinegocim të marrëveshjes

    Kontrollet e ushtruara në kampin e MEK kanë nxitur diskutimet nëse qeveria shqiptare duhet ta prishë apo jo marrëveshjen me SHBA për strehimin e muxhahedinëve. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Qershor 2023 – Receta tradite / ‘Lekë Dukagjini i kohëve moderne’

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushura me kuskus / Byrek me qepë dhe domate / Gjellë verore me speca dhe domate.

    ‘Lekë Dukagjini i kohëve moderne’, aktori dhe skulptori Llesh Biba vjen në studion e Rreze Dielli, si asnjëherë më parë me mjekër të gjatë e i veshur në mënyrë të çuditshme… Llesh Biba, një artist multidimensional, aktor dhe skulptor njëkohësisht, i cili i jep formë gurëve mijëvjeçarë, mermerit dhe drurit duke i shndërruar në simbole dëshmitare. Biba ka gdhendur në dru momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë dhe Kosovës, që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Por Llesh Biba, është dhe një personazh karizmatik që si një udhëtar udhëton në vende të largëta për të dëshmuar historinë… I veshur si Lekë Dukagjini me kanunin në duar i kthyer pas në kohë, tregon disa nga zakonet e Kanunit që nga lajmëtari deri tek dashuria dhe martesa.

  • VIDEO

    Hyn në studio si Lekë Dukagjini, vesh prezantuesen me mantel e kurorë, ja ç'ndodhi në 'Rreze Dielli'

    ‘Lekë Dukagjini i kohëve moderne’, aktori dhe skulptori Llesh Biba vjen në studion e Rreze Dielli, si asnjëherë më parë me mjekër të gjatë e i veshur në mënyrë të çuditshme.

    Llesh Biba, një artist multidimensional, aktor dhe skulptor njëkohësisht, i cili i jep formë gurëve mijëvjeçarë, mermerit dhe drurit duke i shndërruar në simbole dëshmitare. Biba ka gdhendur në dru momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë dhe Kosovës, që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.  

    Por Llesh Biba, është dhe një personazh karizmatik që si një udhëtar udhëton në vende të largëta për të dëshmuar historinë… I veshur si Lekë Dukagjini me kanunin në duar i kthyer pas në kohë, tregon disa nga zakonet e Kanunit që nga lajmëtari deri tek dashuria dhe martesa… 

  • VIDEO

    Gjellë verore me speca dhe domate nga zonja Albana

    Gjellë verore me speca dhe domate

    Përbërësit:

    • 4 speca
    • 500 gr domate
    • 3 qepë
    • 2 lgj oriz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Spec djegës

    Përgatitja:

    Në një tenxhere me pak vaj kaurdisim qepët e prera mesatarisht, shtojmë pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepës. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat të cilat i kemi marinuar me pak kripë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar më pas domatet e prera në kubikë. Shtojmë pak sheqer për të neutralizuar aciditetin e domateve. Rregullojmë shijen me erëza, shtojmë ujin dhe orizin e shpëlarë. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare derisa të shohim që domatet janë tretur. Në fund sipas dëshirës mund të shtojmë pak spec djegës.

  • VIDEO

    Speca të mbushura me kuskus nga zonja Albana

    Speca të mbushura me kuskus

    Përbërësit:

    • 2 speca të mëdhenj
    • 80 gr kuskus
    • 1 kungull i njomë
    • 2 qepë
    • 80 gr domate qershi
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Kripë, piper
    • Trumzë, kerri

    Përgatitja:

    Presim specat përgjysmë për së gjati dhe heqim farat. I lyejmë specat jashtë dhe brenda me pak vaj ulliri dhe i rregullojmë me kripë. I vendosim në furrë të piqen në 200°C për 15 minuta.

    Ndërkohë hedhim kuskusin në një enë, shtojmë pak kripë, pak vaj dhe një spërkatje të lehtë me kerri. Më pas shtojmë ujë të nxehtë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta.

    Presim kungullin në kubikë dhe qepën në rripa të hollë dhe i skuqim me pak vaj në një tigan në zjarr të fortë për 5-10 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Qepën e kaurdisur me kungujt e shtojmë tek kuskusi, shtojmë dhe domatet qershi të prera në katërsh, trumzën dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim specat dhe i servirim në një pjatancë. 

  • VIDEO

    Byrek me qepë dhe domate nga zonja Albana

    Byrek me qepë dhe domate

    Përbërësit:

    • 600 gr miell
    • 300 ml ujë
    • Pak kripë
    • Pak sheqer
    • Gjalpë

    Për mbushjen:

    • Mish
    • Qepë
    • Domate
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht zëmë brumin. Në një enë vendosim miellin, pak kripë, pak sheqer dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas hapim petën në formë drejtkëndëshe, e lyejmë sipërfaqen me gjalpë të temperaturës së dhomës. E palosim petën role dhe e lëmë të pushojë. E presim brumin me thikë në 10-12 pjesë afërsisht dhe hapim petët në formë katrore.

    Mishin e prerë në copëza të vogla e kaurdisim me qepët e prera imët, kripë dhe piper. E lëmë mishin të ziejë dhe më pas shtojmë domatet e prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe me këtë masë mbushim petët e byrekut të cilat mund t’i vendosim në furrë, por mund t’i pjekim dhe në tigan.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 23 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga zgjedhja e kreut të ri të PD në garë Basha e Gjergj Hani te një ambasador dhe një morr e deri tek pensioni I posaçëm shtetëror sa 10-fishi I pensionit social.

  • VIDEO

    Rrënqethëse/La fëmijët në jetimore, vjehrra me djalin rrahin nusen (22 qershor 2023)

    Pamundësia për të prindëruar…. pamundësia për të qëndruar pranë të vegjëlve dhe të jet prezent në cdo moment të mirë dhe të keq të jetës së tyre….ka bëre një nënë 50-vjecare nga Kukësi të thyej rregullat dhe të jetoi në jetimore me katër fëmijët e saj. Një histori sa frymëyuese por edhe aq prekëse….. Kjo është zonja Lime Bici, ku jeta e ka përplasur me shumë vështirësi dhe ka trokitur këtë mesditë në Pa Gjurme sepse nuk do të dorëzohet…. Në një varfëri të tejskajshme jetoi në familjen e të ndjerit Ramazan. Nuk kishin asgje, përvecse një kasolle me baltë ku sollën në jetë fëmijët e tyre. Ushqeheshin me barishtet e tokës dhe cfarë fqinjët i falnin. Të 5 fëmijët sapo erdhën në jetë kaluan në jetimore, por prindërit e përjetuan ndarjen me ta….. Limja me të shoqin orë të tëra ecnin në këmbë, për të vizituar fëmijët, sepse nuk donin ti braktisnin……dhe kërkonin që prania e tyre të ishte e shpesht tek ata. Një nënë që smundet të jetoj pa fëmijët, arrinë të bëj gjithcka, të jetë pranë tyre….Lime Bici la kasollen në Burrel dhe u vendos të jetonte me fëmijët në institucion. Heroina e të pestwve, sic fëmijët e thërrasin, rregullat nuk mund t’i thyej përgjithmon. Djali i madh ka mbushur moshwn, i detyruar nga rrethanat është ndarë me nënën dhe motrat ndwrsa ka lwnw institucionin. Nga ana tjetwr djali i dytw mes vuajtjeve me tw cilat u rrit, ai punon dhe studion për ekonomik. Ndërsa Limes me 4 fëmijët e tjerë u është kërkuar të lënw jetimoren, dhe tw kthehen në kasollen e vjetër në Burrel. Një grua, nënë e hekurt që vjen në program me rrëfimin rrënqethes të saj…

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS / Deklaratat më të forta në Real Story 22 qershor

    Shqiptaro-amerikania, Evi Kokalari, ishte një ndër mbështetëset e Sali Berishës në luftën që ai nisi për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por sot ajo është një ndër personat më kritikues të ish-kryeministrit. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kokalari tregon përse e mbështeti Sali Berishën.

  • VIDEO

    E djathta pas shkatërrimit të PD dhe rikthimi i muxhahedinëve (22 qershor 2023)

    Shqiptaro-amerikania, Evi Kokalari, ishte një ndër mbështetëset e Sali Berishës në luftën që ai nisi për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por sot ajo është një ndër personat më kritikues të ish-kryeministrit. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kokalari tregon përse e mbështeti Sali Berishën.

  • VIDEO

    Kokalari në ‘Real Story’: Opozita e përçarë s’e mund Ramën në 2025, të dalim të bashkuar! S’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë për fatet e vendit

    Nëse do që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025, Evi Kokalari thotë se opozita duhet të dalë në një forcë të vetme, ndryshe nuk do ta mundë dot Edi Ramën. E ftuar në Report Tv, Kokalari tha për gazetarin Sokol Balla se nuk mund të lenë që egoja e Sali Berishës të vendosë fatet e këtij vendi, pasi në situatën në të cilën ndodhet opozita më i fituara do të dalë kryeministri Edi Rama.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv