-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Qershor 2023 – Receta / Horoskopi javor / Sëmundja inflamatore e zorrëve
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë të mbushur me djathë dhe ullinj / Byrek me kunguj të njomë pa petë.
Në rubrikën “Parashikimi i yjeve” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikimin të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 19-25 qershor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme. Java nis me një fillim të fortë planetar pasi Jupiteri nga Demi formon një gjashtëkëndësh me Saturnin tek Peshqit. Ky ndikim astrologjik favorizon arritjen e qëllimeve dhe ndjekjen e ëndrrave tona. Ka këmbëngulje, durim dhe metodë në çdo gjë që vendosim dhe kjo na ndihmon t'i afrohemi më shumë se kurrë suksesit. Mund të shfaqen mundësi të jashtëzakonshme për sa i përket çështjeve dhe planeve financiare, pasi na jepet mundësia të hapim krahët dhe të realizojmë ëndrrat që na kanë mbetur në mendje për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, ne mund të mbyllim rastet e së shkuarës që nuk përjashtohen të na shqetësojnë. Vazhdimësia e javës mund të na sjellë disa pengesa dhe duhet të kuptojmë zanafillën e problemit që ne t’i japim zgjidhje përpara se të jetë vonë. Ndaj këshillohet për të gjitha shenjat e zodiakut, që të tregohen sa më të kujdesshme në veprimet e tyre si dhe në vendimet që do të marrin.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjen Crohn, sëmundje inflamatore e zorrëve e cila ndikon në aparatin tretës. Sëmundja Crohn është një lloj i sëmundjes inflamatore të zorrëve. Tek njerëzit me këtë sëmundje, sistemi imunitar e njeh si të huaj mukozën e traktit tretës dhe e sulmon atë duke shkaktuar inflamacion. Ky inflamacion shkakton zhvillimin e ulçerës dhe të gjakosjes tek mukoza e traktit tretës. Sëmundja Crohn prek zakonisht zorrën e trashë dhe pjesën e fundit të zorrës së hollë që quhet "ileum", por mund të prekë gjithashtu të gjithë traktin tretës. Ylli Merja tregoi se një higjenë jo e mirë në kuzhinë, një sistem imunitar i dobët, infeksionet mykotike dhe parazitare por dhe gjenetika, historia familjare janë disa nga shkaktarët e kësaj sëmundje inflamatore të zorrëve. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, nga mjekësia ende nuk është gjetur një mjekim i saktë. Përdorimi alternativ duhet të veprojë në përshtatje me simptomat.
-
VIDEO
Luan Baçi nga Rithemelimi i Berishës: Do të ndryshojmë emrin që mos të strehohemi te partitë e tjera! PD-ja vulës të publikojë emrat e Këshillit Kombëtar
Partia Demokratike duket se po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti! Deputeti demokrat Luan Baçi, nga radhët e Rithemelimit të Sali Berishës pohoi në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, se ka gjasa që të mblidh
Partia Demokratike duket se po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti! Deputeti demokrat Luan Baçi, nga radhët e Rithemelimit të Sali Berishës pohoi në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, se ka gjasa që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri. Por shtoi Baçi, ata do t’u thonë demokratëve se ata janë PD-ja
et Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri. Por shtoi Baçi, ata do t’u thonë demokratëve se ata janë PD-ja
-
VIDEO
Sinemati tha se i ofruan video kompromentuese, Vangjeli: Dera që iu mbyll shantazhuesit në Kukës, iu hap në Tiranë
Pas deklaratës së Admir Sinematit se i kanë ofruar video komprometuese para zgjedhjeve, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se dera që iu mbyll personazhit që bën shantazh me videon në Kukës iu hap në Tiranë.
-
VIDEO
Kujdes! Sëmundja e inflamacionit të zorrëve që prek adoleshentët, simptomat dhe trajtimi
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga sëmundjet që gjithnjë e më shumë po përhapet gjatë viteve të fundit, sëmundjen Crohn, sëmundje inflamatore e zorrëve e cila ndikon në aparatin tretës.
Sëmundja Crohn është një lloj i sëmundjes inflamatore të zorrëve. Tek njerëzit me këtë sëmundje, sistemi imunitar e njeh si të huaj mukozën e traktit tretës dhe e sulmon atë duke shkaktuar inflamacion. Ky inflamacion shkakton zhvillimin e ulçerës dhe të gjakosjes tek mukoza e traktit tretës. Sëmundja Crohn prek zakonisht zorrën e trashë dhe pjesën e fundit të zorrës së hollë që quhet "ileum", por mund të prekë gjithashtu të gjithë traktin tretës.
Ylli Merja tregoi se një higjenë jo e mirë në kuzhinë, një sistem imunitar i dobët, infeksionet mykotike dhe parazitare por dhe gjenetika, historia familjare janë disa nga shkaktarët e kësaj sëmundje inflamatore të zorrëve.Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, nga mjekësia ende nuk është gjetur një mjekim i saktë. Përdorimi alternativ duhet të veprojë në përshtatje me simptomat.
-
VIDEO
‘Një javë me pengesa, kujdes në ….’ Parashikimi javor i horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla, 19-25 qershor
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 19-25 qershor 2023. Sipas astrologut Pulla është një javë shumë e rëndësishme. Java nis me një fillim të fortë planetar pasi Jupiteri nga Demi formon një gjashtëkëndësh me Saturnin tek Peshqit. Është një kusht veçanërisht i rëndësishëm astrologjik që favorizon arritjen e qëllimeve dhe ndjekjen e ëndrrave tona. Ka këmbëngulje, durim dhe metodë në çdo gjë që vendosim dhe kjo na ndihmon t'i afrohemi më shumë se kurrë suksesit. Mund të shfaqen mundësi të jashtëzakonshme për sa i përket çështjeve dhe planeve financiare, pasi na jepet mundësia të hapim krahët dhe të realizojmë ëndrrat që na kanë mbetur në mendje për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, ne mund të mbyllim rastet e së shkuarës që nuk përjashtohen të na shqetësojnë.
Vazhdimësia e javës mund të na sjellë disa pengesa dhe duhet të kuptojmë zanafillën e problemit që ne t’i japim zgjidhje përpara se të jetë vonë. Ndaj këshillohet për të gjitha shenjat e zodiakut, që të tregohen sa më të kujdesshme në veprimet e tyre si dhe në vendimet që do të marrin përgjatë kësaj periudhe, pasi ‘nesër’ mund të sjellin shumë ndikime.
-
VIDEO
Byrek me kunguj të njomë pa petë nga zonja Albana
Byrek me kunguj të njomë pa petë
Përbërësit:
- 4 kunguj të njomë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 qepë
- 3-4 vezë
- 100 ml qumësht
- ½ tufë nenexhik
- 120 gr miell
- 1 lugë kafeje pluhur pjekës
- 200 gr djathë kaçkavall
- 2 lgj miell misri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë kungujt, i grijmë në rende, shtojmë pak kripë dhe i vendosim në një kullesë që të lëshohen lëngjet. Ndërkohë kaurdisim qepët e grira imët me vaj ulliri në zjarr mesatar. Rrahim vezët me qumështin, më pas shtojmë kungujt e grirë, qepët, bimët aromatike, miellin, pluhurin pjekës, pak kripë dhe djathin e grirë kaçkavall. E shtrojmë masën në një tavë, e spërkasim sipërfaqen me pak miell misri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 40 minuta.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur me ullinj dhe djathë nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur me ullinj dhe djathë
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- 8 ullinj të zinj
- 2 açuge në vaj
- 1 lugë gjelle kaperi
- 1 thelpi hudhër
- 100 gr mocarela
- Thërrime buke
- Djathë pekorino
- Majdanoz i freskët
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët, heqim kërcellin dhe i lëmë për 1 orë në një enë me ujë me kripë për të hequr hidhërimin. Më pas i shpëlajmë dhe i presim përgjysmë përsë gjati. Largojmë pjesën e tulit të qendrës të cilën e kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Pas kaurdisjes e hedhim tulin e patëllxhanit në një tas dhe e shtypim me pirun, shtojmë thërrimet e bukës, kaperin, ullinjtë, açugat, mocarelën e prerë në kubikë dhe majdanozin e freskët të grirë. Bëjmë një përzierje me lugë druri dhe me këtë masë mbushim patëllxhanët duke i vendosur në një tavë të lyer me vaj. Në fund bëjmë një spërkatje me djathë pekorino dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 25 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 19 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga opozita e quan hap prapa legalizimin e kanabisit te Kosova, "tradhëtari" Rama dhe Kurti e deri tek Shqipëria zjarr Silvinjo përdor "aset".
-
VIDEO
Gruri i fshatit Bërxullë (18 qershor 2023)
Një stinë vere e vonuar sivjet, me pasojë vonimin e korrjes së grurit në arat e bujqve dhe fermerëve në të gjithë vendin. Veri Jug sjell në syrin e kameras shqeteësimet e fermerëve të fshatit Bërxullë të Tiranës që kanë rritur sipërfaqet e mbjella me grurë. Në arat e fermerit të vogël Baki Koni, edhe agronomi Adrian Muça. Mbështetja e fermerëve që kanë mbjellë mbi 1 hektar grurë nga ana e shtetit, marja e subvencionit të karburanteve dhe grumbullimi I grurit në magazinat e fshatit. Ndiqni reportazhin”Gruri I fshatit Bërxullë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
“E ardhmja është vajzë” sjell historitë e jetëve të dy zonjave të forta (17 qershor 2023)
“E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin sjell historitë e jetëve të dy zonjave të forta. Diana Kastrati tregon modestisht rëndësinë e mbajtjes së një mbiemri me peshë dhe sa e bukur është dashuria. Nexhi Beqiri rrëfen betejat e saj më të forta dhe kalimin e tyre me sukses. Tregime zemre, të shtunën ora 21:00, në Report tv.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 17 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga videoskandali seks në zyrë dorëhiqet Safet Gjici te qeveria legalizon kanabisin mjekësor e deri tek sot Shqipëri-Moldavi për Euro 2024.
-
VIDEO
Serbia i lë në burg 3 policët e Kosovës, po tani? (16 qershor 2023)
Serbia i lë në burg 3 policët e Kosovës, po tani?