• VIDEO

    14 Maji, kush është tani më i preferuari i qytetarëve në Tiranë, Durrës e Shkodër? Sonte në ‘Repolitix’ në Report Tv sondazhi i dytë i ‘Piepoli’

    Sonte rikthehet me sondazhin e dytë Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e dytë për këto zgjedhjet, me fokus tre bashkitë më të rëndësishme, Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

  • VIDEO

    Rama hap fushatën, sulmon dyshen Berisha-Meta,”harron”PD-në e Alibeajt (11 prill 2023

    Në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste, u vu re që kryeministri Edi Rama teksa prezantoi sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, sulmoi edhe dyshen Meta-Berisha duke mos përfshirë Partinë Zyrtare Demokratike. Analistët e kanë cilësuar këtë si një narrativë të qëllimshme të kryeministrit Edi Rama

  • VIDEO

    Altin Qosja: Gjyshi dhe babai im nën hakmarrjen komuniste (11 prill 2023)

    #dosjak #report Vendosja e regjimit komunist pati kosto të rënda në shumë prej familjeve të mëdha të Shqipërisë, të cilat i kishin konsoliduar pasuritë dhe traditat tyre familjare prej dekadash. Ato kishin lënë shenja të dukshme në të gjithë staciont e historisë së vendit. Pjesa dërrmuese e tyre kishin vënë një gur themeli në momentin historik të pavarësisë së Shqipërisë, e më tej në ngritjen dhe forcimin e shtetit shqiptar. Ekonomia e vendit po ashtu i kishte themelet tek pasuritë dhe lidhjet e tyre të forta në vendet më të zhvilluara të Europës dhe traditat e tyre tregtare. Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, këto familje ishin fokusi qëndror i goditjes dhe kjo për të përfituar avantazh politik e financiar e për ti dobësuar ato sa më shumë që të mos ishin në gjendje që të kundërshtonin politikat e ashpra të regjimit të ri. Tirana si kryeqytet me familjet e mëdha tiranase që merreshin shkryesisht me tregti ishte edhe epiqendra e kësaj goditjeje dhe shumë prej tyre përjetuan valën më të egër të represionit. Një shëmbull ndër ta ishte edhe familja Qosja, mbi të cilën regjimi ushtroi gjithë egërsinë e tij që në ditët e para. Altin Qosja është një prej pinjollëve të kësaj familje dhe ai do të tregojë në Dosja K, historinë e familjes së tij dh përballjen e saj me politikt e gra të regjimit komunist, që nuk e hoqën fokusin prej tyre deri në ditët e fundit të diktaturës.

  • VIDEO

    Rama anashkaloi PD-në në hapjen e fushatës, Haklaj: Pazar me Metën dhe Berishën kundër Alibeajt! Kthupi: I do kundërshtarë në 2025-ën, e ka të sigurt fitoren

    Në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste, u vu re që kryeministri Edi Rama teksa prezantoi sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, sulmoi edhe dyshen Meta-Berisha duke mos përfshirë Partinë Zyrtare Demokratike. Analistët e kanë cilësuar këtë si një narrativë të qëllimshme të kryeministrit Edi Rama

  • VIDEO

    Ligji për filtrat në rrjete sociale, gjobë deri në 30,000€ e deri në dy vite burg për rastet e rënda (11 prill 2023)

    Rrjetet sociale janë një mënyrë për të na lidhur me njëri-tjetrin po aq sa një pasqyrë për të shpalosur veten në mënyrën më të mirë. Dikush ka një profil që e përdor për kënaqësi dikush pak më shumë për anën profesionale. Në secilin rast duam të pasqyrojmë më të mirën edhe kur kjo e fundit nuk është realiteti që na perfaqëson. Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi,por a janë realiteti ynë? Në një bisedë në ‘Esencë’ blogerja Xhina Hodo,fotografi Sonny K Elson dhe ish-volejbollistja dhe moderatorja Silvana Bushati ndanë eksperiencat e tyre. Gjithashtu në një lidhje skype me mrnaxheren e rrjeteve sociale Vanesa Koka. Një ligj i ri në Francë së fundi detyron ‘influencuesit’ të sinjalizojnë kur përdorin filtra në fotot e videot e tyre.

  • VIDEO

    Kollçaku zbulon 3 shtyllat e programit të PS në 14 maj: Marrim Shkodrën! Kadilli: S’ka garë! Basha të kthehet vetëm nëse ka ide të re politike

    Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku ka zbuluar në Report Tv 3 shtyllat kryesore mbi të cilat do të bazohet PS në këto zgjedhje vendore, e ndërsa ka shpjeguar edhe arsyen se përse kanë zgjedhur një fushatë pa shumë shpenzime.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Prill 2023 – Receta tradite / Skema e pensioneve 2023, ekspertja sqaron…

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qumësht dhe mazë / Qullë me kos dhe mish / Supë me kërpudha.

    Gjithçka duhet të dini për ndryshimin e skemës së pensioneve për vitin 2023. Nga vitet e punës deri tek kushtet për të përfituar pension pleqërie.

    Si do të jenë kushtet e pensioneve për vitin 2023 dhe si do të bëhet llogaritja për të punësuarit? Në studion e emisionit “Rreze Dielli”, ekspertja e sigurimeve shoqërore Afroviti Dhuci, shpjegoi më tepër rreth kushteve të pensioneve për këtë vit, ndryshimit të skemës së pensioneve, ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio. Ekspertja Dhuci bëri një sqarim të detajuar dhe për të gjitha kategoritë që do të përfitojnë bonusin prej 5.000 lekë dhe si do të mund ta marrin atë. Gjithashtu ekspertja u ndal dhe në ndryshimin e pagës minimale si do të ndikojë në kuotat e derdhjes së sigurimeve shoqërore si dhe nënat e reja çfarë përfitojnë me lindjen e fëmijës me skemën e re të sigurimeve shoqërore.

  • VIDEO

    ‘Vendoret’/ Shehu në Report Tv: S’do marrim mbi 30 Bashki është çmenduri ta them, por do kemi rezultat! Gazetari: Berisha do humbë edhe Shkodrën

    Pragu i zgjedhjeve dhe ethet e fushatës kanë nxitur sërish debatet që e kanë ‘përndjekur’ Partinë Demokratike që në përçarjen e tyre. Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu është shprehur i bindur se çifti Berisha-Meta do kenë rezultate mjaft të mira

  • VIDEO

    Pensionet, përfituesit e bonusit 5 mijë lekësh dhe paqartësitë e skemës së përllogaritjes për 2023

    Gjithçka duhet të dini për ndryshimin e skemës së pensioneve për vitin 2023. Nga vitet e punës deri tek kushtet për të përfituar pension pleqërie.

    Si do të jenë kushtet e pensioneve për vitin 2023 dhe si do të bëhet llogaritja për të punësuarit?  Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ekspertja e sigurimeve shoqërore Afroviti Dhuci, shpjegoi më tepër rreth kushteve të pensioneve për këtë vit, ndryshimit të skemës së pensioneve, ndërsa iu përgjigj edhe shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.

    Ekspertja Dhuci bëri një sqarim të detajuar dhe për të gjitha kategoritë që do të përfitojnë bonus dhe si do të mund ta marrin atë. Gjithashtu ekspertja u ndal dhe në ndryshimin e pagës minimale si do të ndikojë në kuotat e derdhjes së sigurimeve shoqërore si dhe nënat e reja çfarë përfitojnë me lindjen e fëmijës me skemën e re të sigurimeve shoqërore.  

  • VIDEO

    Supë me kërpudha nga zonja Albana

    Supë me kërpudha

    Përbërësit:

    • 2 lgj gjalpë
    • 300 gr kërpudha
    • 2 lgj miell
    • 200 ml pana
    • 1 lç piper i zi
    • 1 lç kripë
    • 1 lç koncentrat
    • 3 thelpinj hudhër
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Kaurdisim kërpudhat në gjalpë, shtojmë më pas pak miell, koncentratin edhe erëzat. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar dhe hudhrat e shtypura ose të prera në fetëza të vogla. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe sapo supa të marrë valë shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë, e lemë supën të lidhet dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Byrek me qumësht dhe mazë nga zonja Albana

    Byrek me qumësht dhe mazë

    Përbërësit:

    • 1 pako peta
    • 1 .5 litër qumësht
    • 300 gr ajkë qumështi
    • 6 kokrra vezë
    • 180 gr gjalpë i tretur
    • 1 lç kripë
    • 1 lç sodë buke

    Për spërkatje:

    • 1 vezë
    • 1 fç qumësht

    Përgatitja:

    Rrahim vezët së bashku me qumështin. Shtojmë më pas mazën dhe pak kripë dhe sodë buke. Lagim petët me qumësht.

    Spërkasim mirë një tepsi me gjalpë, shtrojmë petët e lagura me qumësht duke i spërkatur me gjalpë të tretur. Veprojmë kështu derisa të mbarojnë petët. Masën e qumështit me vezë dhe mazë që tepron e shtojmë në tepsi dhe në fund e spërkasim me gjalpë. E lemë të pushojë për rreth 30 minuta dhe më pas e lyejmë sipërfaqen e byrekut me një vezë të rrahur me pak qumësht. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Qullë me kos dhe mish, një recetë e vjetër e traditës nga zonja Albana

    Qullë me kos dhe mish

    Përbërësit:

    • Mish sipas dëshirës
    • Kripë, rigon
    • Piper i zi
    • Piper i kuq
    • 4 thelpinj hudhër
    • 1 vezë
    • 1-2 lgj gjalpë
    • 2 lgj miell
    • 1 e 1/2 gotë kos
    • Lëngu i 1 limoni
    • Sipas dëshirës arra të thërrmuara

    Përgatitja:

    Mishin e kaurdisim në një tigan me pak yndyrë. Pasi mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.

    Në një tigan me gjalpë kaurdisim miellin derisa të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë mishin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë lëngun e mishit, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Rrahim vezën me kosin, shtojmë dhe thelpinjtë e hudhrës të shtypura. E shtojmë këtë masë tek gatimi dhe e vendosim në furrë për disa minuta. Në fund shtojmë pak lëng limoni dhe arra të thërrmuara dhe e kemi gati për t’a servirur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv