-
VIDEO
Sondazhi i dytë i ‘Piepoli’ për zgjedhjet e 14 majit, Gigliuto: Janë intervistuar rreth 400 persona në Tiranë e Durrës! 300 të tjerë në Shkodër
Zv.presidenti i institutit Piepoli Livio Gigliuto gjatë një interviste në Repolitix tha se janë intervistuar rreth 400 persona në Tiranë e Durrës dhe 300 të tjerë në Shkodër
-
VIDEO
"Lajmet e rreme, çfarë bëjnë personazhet VIP për ti përgënjeshtruar"? (12 prill 2023)
Të gjithë e nisim ditën me kureshtjen dhe dëshirën për t’u informuar. Por sa vërtetësi ka në ato që dëgjojmë dhe lexojmë. Jemi gjatë gjithë kohës me telefon në dorë duke shfletuar në rrjete sociale dhe duke u përballur me lajme e tituj nga më të ndryshmet. A duhet t’i besojmë? Si të dallojmë një lajm të rremë nga një të vërtetë? Sot në “Esencë’ në një bisedë me shkrimatrin Albatros Rexhaj me blogeren dhe ish-banoren e Big Brother Fjorentina Halili,psikologen Eris Dhamo dhe arkitekten Egla Harxhi.
-
VIDEO
Idajet Beqiri tregon në Report Tv bisedën me Izet Haxhinë: Ja pse dyshoi se donin ta helmonin
Në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Idajet Beqiri ka zbuluar komunikimin me Izet Haxhinë dhe arsyen që e çuan të dyshojnë se kanë dashur ta helmojnë.
-
VIDEO
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave/ Zusi: Biznesi nuk bën magji, duheshin konsultime! Çoçoli: Mundësohet vetëm nëse ka rritje ekonomike në vend
Nisma e qeverisë për rritjen e pagave mesatare në vend, ka sjellë diskutime mes ekspertëve të eknomisë mbi mundësinë e realizimit të një politike të tillë. Kreun e shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi, tha se duhet të jetë analizuar më parë nëse një rritje e tillë është e mundshme dhe e qëndrusheshme në kompanitë e biznesit privat në vend.
-
VIDEO
Premtimi i Këlliçit për transport falas/Papa: Naive, e parealizueshme! Dalipi: Qesharake
TIRANË- Kryesuesja e listës së PD për Këshllin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa e ka cilësuar naive premtimin e kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçi për transport publik falas. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Papa tha se është i parealizueshëm.
“Një propozim pak i çuditshëm, sa i përket identitetit të së djathtës. Një pragmatizëm elektoral, më duket pak naive dhe e pa realizueshme”, tha Papa.
-
VIDEO
Açka në 'Kontrast': PD s’duhet t’ja lejonte vetes të dilte pa kandidatë! Hymë në kurthin e Berishës, do të na kushtojë më 14 maj
Deputetja e Partisë Demokratike Fultura Açka është e mendimit se PD bëri gabim shumë të madh që nuk doli me 61 kandidatë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Açka tha se ato hynë në kurthin e Berishës duke i treguar dobësinë si grup parlamentar dhe pranuan kandidatët e Primareve.
-
VIDEO
Artriti i duarve dhe gjurit, bëni këto ushtrime të thjeshta për të lehtësuar dhimbjet
Artriti i duarve dhe gjurit, disa ushtrime të thjeshta dhe praktike në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet.
Artriti ose inflamacioni i kyçit është një simptomë e të paktën 100 sëmundjeve të lidhura me to, të cilat quhen çrregullime reumatike. Është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion në kocka. Pasoja më e zakonshme është dhimbja dhe edema në kocka, si dhe ngurtësia e gjatë në mëngjes. Dora dhe kyçi i trupit të njeriut kanë shumë nyje të vogla të cilat të gjitha punojnë së bashku për të krijuar lëvizje. Në momentin që kockat tona preken nga artriti, aktivitetet e rutinës sonë të përditshme mund të bëhen shumë të vështira.
Artriti gjendet kryesisht në duar, këmbë, gjunjë, ije dhe pjesën e poshtme të shpinës. Në studion e “Rreze Dielli” fizioterapisti Gjergji Biba sugjeroi disa ushtrime të thjeshta dhe praktike në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet e artritit në duar dhe gjunjë.
-
VIDEO
Si të ndaloni ngrënien e thonjve / Nëse hani thonjtë, duhet ta dëgjoni patjetër këtë këshillë
Në studion e emisionit “Rreze Dielli” me psikologen Aurela Agalliu dhe stomatologen Enkeleda Zhupa u ndalëm në një problematikë që haset shumë shpesh siç është ngrënia e thonjve.
Onikofagjia ose ngrënia e thonjve, çfarë fshihet pas këtij vesi, cilat janë dëmet në organizëm tek personat që kanë këtë varësi dhe si mund ta ndalojmë? Pse disa njerëz hanë thonjtë, a është i trashëgueshëm ky problem dhe çfarë sëmundjesh na shkakton?
Ngrënia e thonjve konsiderohet si një shprehi e keqe dhe formë e varësisë. Pavarësisht pasojave potenciale të shëndetit, mbi 30% e njerëzve e bëjnë këtë gjë. Arsyet kryesore se përse njerëzit hanë thonjtë janë më së shumti psikologjike si ndjenja e të relaksuarit, ngrënia e thonjve mund të sjell komfort gjatë situatave stresuese, ose edhe mund t’ju qetësojë gjatë procesit të angazhimit në një detyrë të vështirë. Gjithashtu edhe ata që irritohen ose zemërohen shpesh kanë tendenca të qetësohen nga ngrënia e thonjve. Ngrënia e thonjve përveç aspektit estetik shkakton dhe probleme të tjera shëndetësore, nga prishja e dhëmbëve, dëmtimi i nofullës por dhe infeksionet bakteriale. Të ftuarat në studion e “Rreze Dielli” tregojnë disa hapa sesi mund ta largojmë këtë ves.
-
VIDEO
Gjellë me barbunja (bishtaja), patate dhe suxhuk nga zonja Albana
Gjellë me barbunja (bishtaja) dhe suxhuk
Përbërësit:
- 1 qepë
- 4 lgj vaj ulliri
- 500 gr bishtaja
- 2 patate
- 1 karrotë
- 1 spec i kuq
- 1 lç spec i kuq pluhur
- 1 tufë majdanoz
- 1 lç kripë
- Piper i zi kokërr
- Suxhuk FIX
Përgatitja:
Qepën e grirë hollë e kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë bishtajat të prera në mënyrë të tërthortë, patatet dhe karrotën në kubikë. Më pas shtojmë suxhukun e prerë në rondele dhe pak ujë që bishtajat të ziejnë. Në fund shtojmë specat në kubikë të vegjël dhe rregullojmë shijen me kripë, erëza dhe bimë aromatike.
-
VIDEO
Fokaçe me rozmarinë, mbushur me krem djathi dhe proshutë nga zonja Albana
Fokaçe me rozmarinë në tost
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 10 gr maja
- 1 lç sheqer
- 150 ml qumësht
- 100 ml ujë të vakët
- Vaj ulliri
- Rozmarinë
- Kripë
Për tostin:
- 2 feta djathë tosti
- 2 feta proshutë
- Djathë i shkrirë
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë kripën me sheqerin, majanë dhe miellin. Teksa i përziejmë shtojmë gradualisht 2 lugë vaj ulliri. Shtojmë më pas rozmarinën e grirë dhe 1 filxhan ujë të ngrohtë. E punojmë brumin për 5 minuta, i cili duhet të jetë pak ngjitës.
Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe vendosim duke e hapur mirë brumin e fokaçes. E mbulojmë me një qese plastike dhe e lemë brumin të vijë në një vend të ngrohtë për rreth 30 minuta. Më pas e shtypim brumin me ndihmën e një luge. E spërkasim me borzilok të tharë, spec djegës, hudhër të grirë, rozmarinë dhe pak vaj ulliri. E vendosim fokaçen të piqet në furrë në 200 gradë për 40 minuta.
Pasi të jetë pjekur, fokaçen e presim në mes. E lyejmë me djathë të shkrirë, kalojmë djathë tosti dhe proshutë dhe e vendosim në tostier grill.
-
VIDEO
Krypanec me presh dhe hithra nga zonja Albana
Krypanec me presh dhe hithra
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 1 tufë koper
- 1 gotë miell misri
- 2 gota miell gruri
- 1 gotë vaj ulliri
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 3 presh
- 1 dorë hithra
- 200 gr djathë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Preshët i presim në rondele të holla. I kalojmë në kaurdisje me vaj ulliri ose me pak sallo (yndyrë nga mishi i derrit). Shtojmë hithrat që kemi larë të marrin një valë të pakët.
Në një enë rrahim vezët bashkë me kosin, vajin e ullirit, kripën, pluhurin pjekës, koperin dhe djathin. I përziejmë mirë dhe shtojmë gradualisht masën e miellit dhe më pas preshin e kaurdisur dhe hithrat. Spërkasim një tavë me pak vaj dhe miell dhe shtrojmë masën e përgatitur. E spërkasim sipërfaqen me pak miell dhe e lagim me qumësht. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 12 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga bizneset e huaja kritika qeverisë te lokalet e 14 majit nisin me mbjellje pemësh e tritol e deri tek plani i Ramës për bllokimin e mjekëve.