-
VIDEO
Çiftelia shqiptare habit gjermanët, njihuni me shqiptaren që ka futur çiftelinë në Filarmoninë e Hamburgut
Hava Bekteshi, vajza shqiptare që ka futur instrumentin e çiftelisë në orkestrën e Hamburgut. Si është të jesh pjesë e Filarmonisë së qytetit me një element shqiptar si çiftelia?
Në një lidhje skype në "Rreze Dielli" nga Gjermania Hava Bekteshi, tregon se është rritur në Gjermani së bashku me familjen e saj. Në profesion Hava është mësuese e gjuhës gjermane, por muzikën, sidomos luajtjen e instrumentit autokton Çiftelinë e ka patur pasion që në fëmijëri. Në Gjermani ajo tani njihet si një përfaqësuese e çiftelisë dhe muzikës shqiptare. Hava është shqiptarja e parë që ka futur çiftelinë në shtëpinë më prestigjoze Elbphilharmonie në Hamburg. Tingujt e këngës së bukur shqipe “Tingëllon teli i çiftelisë“ u interpretuan me aq shumë dashuri dhe profesionalizëm për herë të parë në një koncert madhështor në Gjermani, duke i mahnitur të gjithë me tingujt e saj. Hava Bekteshi është aktive dhe pjesë e koncerteve të ndryshme me orkestrën e Filarmonisë së Hamburgut.
-
VIDEO
Tjetër skandal, pasi u jepnin ushqime të skaduara, qendra e PAK në Vlorë do nxirrte fëmijët në rrugë! KLSH: Do e shisnin tokën për pallat! Nisin hetimet
Pak ditë pasi Report Tv, denoncoi realitetin brenda mureve të qendrës PAK ku u shërbente fëmijëve me aftësi të kufizuara ushqime të skaduara, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Kulaç / Kek i kripur i Pashkëve nga zonja Albana
Keku i kripur i Pashkëve
Përbërësit:
- 250 gr miell 00
- 160 ml qumësht
- 160 gr rikota lope
- 50 gr vaj luledielli
- 50 gr djathë parmixhano
- 3 vezë
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 400 gr asparag
- 150 gr proshutë e tymosur
- 200 gr djathë asiago
- Kripë, piper
Përgatitja:
Thyejmë vezët në një tas dhe hedhim qumështin në to. Shtojmë vajin dhe e trazojmë me rrahësen e vezëve. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë rikotën.
Pasi e kemi trazuar mirë shtojmë gradualisht miellin e situr, pluhurin pjekës dhe djathin e grirë parmixhano. Përziejmë masën dhe në fund shtojmë proshutën e prerë në copëza, djathin e prerë në kubikë dhe asparagët të prerë në feta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe këtë masë e kalojmë në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje të lyer me pak gjalpë. Fiksojmë anësoret duke i dhënë brumit formën e pëllumbit (simbolit të paqes dhe Pashkës) ose në pamundësi vendosim në qendër të kekut vezët e kuqe të Pashkëve. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 50 minuta.
-
VIDEO
Pulë e mbushur /Sekretet e marinimit dhe mbushjes perfekte të pulës nga zonja Albana
Pulë e mbushur
Përbërësit:
- 1 pulë
- Gjalpë / Vaj ulliri
- Kripë, piper, timio
Për mbushjen:
- 3 lgj gjalpë
- 250 gr mish i grirë
- 1 qepë e thatë
- 100 gr mëlçi pule
- 1 fk oriz
- 1 fk rrush i thatë
- 1 fk arra
- 5 kumbulla të thata
- 5 mollë
- 2 lgj konjak
- Lëng portokalli
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi pastrojmë pulën e marinojmë me gjalpin dhe vajin që kemi përzjerë me kripë timio dhe piper.
Në një tigan kaurdisim mishin e grirë dhe mëlçitë. I kaurdisim mirë dhe më pas shtojmë qepën e grirë hollë, orizin dhe më pas mollët e prera në kubikë të vegjël. E shuajmë mbushjen me pak konjak duke shtuar më pas frutat e thata. Pasi ka zbërthyer kokrra e orizit shtojmë lëngun e portokallit.
E lemë të ftohet pak dhe më pas bëjmë mbushjen e pulës me lugë. E lidhim me spango pulën. E vendosim në furrë në 200 gradë për 1 orë të mbuluar me letër alumini. Më pas largojmë letrën dhe e lemë të piqet për 30 minuta. Nëse dëshirojmë mund t’i mbushim mollët me mbushjen e pulës, pasi kemi larguar pjesën e brendshme të tyre dhe i kalojmë në tavë së bashku me pulën.
-
VIDEO
Supa e parë pas këmbanave për një Pashkë të bekuar nga zonja Albana
Supë me oriz, jeshillëqe dhe të brendshme qingji
Përbërësit:
- Mëlçitë e qingjit të njomë
- Zorrët e qingjit të njomë
- 1 fk vaj ulliri
- 2 qepë të njoma
- 2 qepë të thata
- 2 gjethe sallate ose jeshillëk tjetër
- 1 tufë koper
- 1 fk oriz
Për të prerë supën:
- 2 vezë
- 2 limona
- Kripë, piper
- Koper e grirë
Përgatitja:
Zorrët i vendosim në ujë të vluar që të ziejnë pak bashkë me të brendshmet e tjera. I lemë të ftohen dhe i presim me thikë imët.
Në një tenxhere me yndyrë kaurdisim qepët e njoma të prera hollë (një pjesë bishtash i lemë mënjëanë) dhe qepët e thata të grira imët. Më pas shtojmë mëlçitë dhe zorrët në tenxhere dhe vazhdojmë kaurdisjen. Këtë masë e ndihmojmë me ujë që të ziejnë. Presim mesatarisht jeshillëqet dhe bashkë me orizin i shtojmë në tenxhere.
Të bardhat e vezëve i rrahim si marengë duke i bashkuar me të verdhat e vezëve. E hedhim këtë masë tek supa, shtojmë koper dhe limon duke i përzierë me ngadalë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat e tërheqjes së kandidatëve të Alibeajt te Gabriel Escobar "shkund" Berishën e deri tek Banka e Shqipërisë mbyll vitin me 278 milionë Euro humbje.
-
VIDEO
Gara për Tiranën (13 prill 2023)
Premtimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë nëse zgjidhet kryebashkiak, nga pjesa më e madhe e qytetarëve shihej e parealizueshme, sipas sondazhit të Institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV. Në të njëjtën mënyrë me skeptikët e komentoi edhe nënkryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili e konsideroi si premtim të padobishëm për të tërhequr vëmendjen.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 13 prill
Premtimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë nëse zgjidhet kryebashkiak, nga pjesa më e madhe e qytetarëve shihej e parealizueshme, sipas sondazhit të Institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar...
-
VIDEO
Sondazhi i Piepolit për bashkinë e Tiranës, Mazniku: Veliaj ka më shumë mbështetje se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet
Duke komentuar rezultatet e sondazhit të Piepolit kur bëhet fjalë për kandidatin dhe forcën politike që mbështesin qytetarët në Tiranë, nëkryetari i bashkisë së kryeqyteti, Arbjan Mazniku tha se kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ishte në nivele më të larta se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet.
-
VIDEO
Sarkazma e Berishës ndaj Këlliçit, Minxhozi: Nuk e merr seriozisht kandidaturën e tij! Kulluri: Mesazh mafioz, i thotë mos të ëndërrojë për kreun e PD
Batuta e Sali Berishës ndaj Belind Këlliçit në 11 prill, është komentuar nga analistët në studion e Real Story’ në Report TV.
-
VIDEO
Premtimi i Këlliçit për transport publik falas, Mazniku: I parealizueshëm! Tipike e atyre që e dinë se nuk fitojnë! Alimehmeti: E mundur brenda 4 viteve
Premtimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë nëse zgjidhet kryebashkiak, nga pjesa më e madhe e qytetarëve shihej e parealizueshme, sipas sondazhit të Institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV. Në të njëjtën mënyrë me skeptikët e komentoi edhe nënkryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili e konsideroi si premtim të padobishëm për të tërhequr vëmendjen.
-
VIDEO
Zak Topuzi në Report Tv: Sezoni turistik do të jetë më i mirë se vitin e kaluar! Ka një trefishim të prenotimeve në Shqipëri për periudhën qershor-gusht
Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi, parashikon një vit të mirë për sezonin turistik! Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live', Topuzi tha se nisur nga të dhënat ka një trefishim të prenotimeve për periudhën qershor-gusht në Shqipëri