• VIDEO

    Taliatele me peshk ton dhe krem djathi nga zonja Albana

    Taliatele me peshk ton dhe krem djathi 

    Përbërësit:

    • 320 gr taliatele
    • 200 gr djathë burrata
    • 200 gr ton në vaj
    • 40 gr kaperi të kripur
    • 60 gr ullinj
    • Kripë, piper
    • Borzilok për shije
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër  

    Përgatitja:

    Largojmë kripën e tepërt nga kaperi duke i shpëlarë për një kohë të gjatë nën ujë të rrjedhshëm dhe më pas i grijmë së bashku me ullinjtë. I vendosim në një enë ku shtojmë pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe i lëmë mënjanë.

    Vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Përziejmë kremin e djathit burrata me pak ujë të nxehtë derisa të përftojmë një salcë të trashë. Shtojmë peshkun ton të grimcuar, kaperin dhe ullinjtë e grirë të spërkatur me vaj ulliri.

    Kullojmë makaronat, i trazojmë me salcën e përgatitur dhe i servirim me borzilok të freskët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 31 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga linçimi berishjan një strategji terrori në politikën shqiptare te e para gjë që duhet ndryshuar e deri tek Tirana-Teuta goglat ofrojnë hakmarrje.

  • VIDEO

    Ethet e zgjedhjeve (30 mars 2023)

    Tërheqjet e kandidatëve të Partisë Demokratike nga gara për t’u shpallur kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit, mund të jenë edhe një ‘boomerang’ për Sali Berishën, sipas analizës së bërë nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino. Në emisionin ‘Real Story’ me Sokoll Ballën në Report TV, Bollino tha se edhe nëse Berisha po u bën presion kandidatëve të mbetur të PD-së për krerët e bashkive, jo domosdoshmërisht tërheqja e këtyre të fundit mund të rezultojë në favor të kreut të Rithemelimit

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 30 mars

  • VIDEO

    Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’

    Analisti, Edvin Kulluri ka komentuar propozimin e kandidatit të koalicionit Meta-Berisha për transportin publik falas në Tiranë. Ai tha se ky propozim tregonte se PD është kthyer në komedi sepse pavarësisht se flitet për vlera të konservatorizmit, propozimi i Këlliçit është ultra komunist.

    Mes të tjerash, Kulluri theksoi se Këlliçi nuk ka ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’.

    “Kur Belind Këlliçi ka dalë dhe ka thënë do t’i bëj autobuzët pa pagesë, dy ditë para është bërë kushtetuta konservatore. Këta janë bërë komedi. Edhe grupi konservator nuk e do Këlliçin. Këlliçi ka një problem se edhe brenda foltores nuk ka mbështetje të plotë. Janë drejtues politikë që ndikojnë në parti që nuk besojnë tek piruetat e Këlliçit dhe Berishës sepse nuk mund të ulesh për një projekt konservator dhe pastaj të dalësh me projekt ultra komunist. Kë të besojnë demokratët e shkretë, autobuzin apo konservatorizmin? Ke dëgjuar të flasin për pronën? Zero! Sepse kanë qenë dy herë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë”- u shpreh Kulluri.

    •  
  • VIDEO

    Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: ‘Piepoli’ tregoi se do ketë bojkot në zgjedhje

    Tërheqjet e kandidatëve të Partisë Demokratike nga gara për t’u shpallur kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit, mund të jenë edhe një ‘boomerang’ për Sali Berishën, sipas analizës së bërë nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino. Në emisionin ‘Real Story’ me Sokoll Ballën në Report TV, Bollino tha se edhe nëse Berisha po u bën presion kandidatëve të mbetur të PD-së për krerët e bashkive, jo domosdoshmërisht tërheqja e këtyre të fundit mund të rezultojë në favor të kreut të Rithemelimit

  • VIDEO

    Bejko: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen

    Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga disa kolegë të tij që kanë nisur të largohen për shkak të presioneve të Sali Berishës.

  • VIDEO

    Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës

    Dy analistët Brizida Gjikondi dhe Genc Burimi kanë analizuar në ‘Studio Live’ sondazhit të Institutit Italian të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv sa i përket zgjedhjeve vendore të 14 majit.

  • VIDEO

    Emisoni i plotë "Rreze Dielli”, 30 Mars 2023 – Receta tradite / Terapia e fotografisë / Celuliti, mite dhe fakte, si mund të reduktohet

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto gici me patate furre / Fërgesë me djathë dhe miell misri / Kimë tradicionale me mish të grirë dhe vezë.

    Terapia e fotografisë, të bësh foto të bën të ndihesh mirë? Kjo metodë është përdorur së fundmi nga psikologët si një urë që lidh veten tonë reale me atë ideale. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Lorela Garuli. Përdorimi i fotografisë si instrument vlerësimi në praktikën klinike, gjen një përdorim shumë efikas si tek adoleshentet por dhe të rriturit. Eshtë një nga qasjet më moderne të terapisë së artit, që vjen si një risi dhe një temë e patrajtuar më parë në kontekstin psikologjik profesional shqiptar. Si të përdorim fotografinë në kontekstin vlerësues dhe të ndërhyrjes psikologjike, si ndikojnë autoportetet, albumet familjare, fotot në çift, fotot nga fëmijëria apo foto të ndryshme peisazhesh.

    Mite dhe fakte për celulitin. A zhduket ai përfundimisht? Cilat janë metodat më të mira të trajtimit, ushtrimet që ndihmojnë celulitin dhe ushqimet që e përkeqësojnë atë…Flasim në studion e “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi për teknikat më të thjeshta që mund të përdorim në kushte shtëpie për reduktimin e celulitit, sigurisht duke patur kujdes dhe në regjimin ushqimor dhe hidratimin sa më të madh të organizmit. Gjithashtu rekomanduam dhe një maskë në kushte shtëpie me përbërës natyral. Erilanda Bakalli, instruktore fitnesi dhe Alma Hasani, praktikante fitness tregojnë dhe demostrojnë disa ushtrime efikase për celulitin që gjithsecili mund t’i realizojë vetë në shtëpi.

  • VIDEO

    Reduktoni celulitin, nga maska e famshme me kafe turke tek ushtrimet që mund ti bëni vetë

    Mite dhe fakte për celulitin. A zhduket ai përfundimisht? Cilat janë metodat më të mira të trajtimit, ushtrimet që ndihmojnë celulitin dhe ushqimet që e përkeqësojnë atë.

    Flasim në studion e “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi, Mite dhe Fakte për celulitin, cilat janë disa teknika të thjeshta që mund të përdorim në kushte shtëpie për reduktimin e tij sigurisht duke patur kujdes dhe në regjimin ushqimor dhe hidratimin sa më të madh të organizmit. Gjithashtu rekomanduam dhe një maskë në kushte shtëpie me përbërës natyral.  

    Erilanda Bakalli, instruktore fitnesi dhe Alma Hasani, praktikante fitness tregojnë dhe demostrojnë disa ushtrime efikase për celulitin që gjithsecili mund t’i realizojë vetë në shtëpi.

  • VIDEO

    Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës disa ditë më parë, turisti gjerman detyrohet të ‘braktis’ mjetin në cekëtinë

    Që prej 11 marsit, veliera e një turisti gjerman qëndron në grykëderdhjen e Vjosës na pamundësi për ta nxjerrë. Turisti gjerman humbi drejtiimin mbrëmjen e 11 marsit nuk ka mundur të nxjerrë velieren.

  • VIDEO

    Arrestimi i Lefter Allës penalizon invalidët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë! Prefekti: Zgjat 2-3 ditë, s'do ngelë askush pa paguar

    Prej dy javësh, paraplegjikët dhe tetraplegjikët në Bulqizë nuk kanë marrë pensionin e invaliditetit. Shkak është bërë mungesa e firmës së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i prangosur për abuzim me tendera.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv