-
VIDEO
Tris peshku me tre lloje salcash nga Shef Miklovan Zeqo
Tris peshku me tre lloje salcash
Përbërësit:
- Salmon
- Ton
- Karkalec
- Fruta pylli
- Kripë
- Sheqer
- Limon
- Majonezë
- Mango/Kastravec
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Salmonin e lemë për 24 orë në kripë dhe sheqer. Më pas e shpëlajmë dhe e tymosim. Karkalecat pasi i i pastrojmë i lemë në uthull me pak fruta pylli të shtypura. Hedhim pak sheqer tek uthulla që të zbusim shijen. I lemë 40 minuta në marinim. Tonin e marinojmë me kripë, piper vaj dhe e servirim me disa feta mango ose kastravec në një anë të pjatës. Në anën tjetër vendosim salmonin dhe karkalecat me pak fruta pylli të marinimit.
-
VIDEO
Peshk levrek me qumësht kokosi nga Shef Miklovan Zeqo
Peshk levrek me qumësht kokosi
Përbërësit:
- Fileto Levreku
- Qumësht kokosi
- Fara susami
- Limon
- Qepë
- Avokado
- Vaj ulliri
- Spec djegës
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë levrekun e filetuar me kripë, piper, qepë të freskët, spec djegës, vaj ulliri, limon dhe bishta majdanozi. E lemë levrekun të marinohet për rreth 1 orë.
Tek qumështi i kokosit shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, lëng limoni, lime dhe majdanoz të grirë. Avokadon e shtypim dhe e marinojmë ne qepë të kuqe, vaj ulliri, piper dhe lëng limon. Bëjmë servirjen në pjatë duke hedhur fillimisht qumështin e kokosit më pas levrekun e marinuar dhe peston e avokados.
-
VIDEO
'Fati në dorën tuaj' javë motivuese me surpriza. Befason Jorgo Pulla: Një erë e re fryn pas datës...
Kjo javë pritet që të ketë shumë zhvillime, është një javë e zjarrtë me ndikime të forta planetare, me mundësi të mëdha në fushën e punës dhe karrierës, por dhe të ndryshimeve të mëdha që do të kemi gjatë muajit Prill. Punë të lëna përgjysmë mbyllen, çështje ligjore zgjidhen, ata që nuk kanë një punë stabël pritet të nisin diçka të re, është momenti dhe koha e duhur pasi kjo javë është me të vërtetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tuaj me një ndikim tepër pozitiv.
Më datën 3 prill Mërkuri hyri në shenjën e Demit duke sjellë një ndikim shumë të madh në këtë shenjë. Më datën 6 prill kemi Hënën e plotë në Peshore, një ndikim ideal në fushën e punës, karrierës dhe biznesit. Në datën 8 prill Mërkuri në gjashtëkëndësh me Marsin na jep mundësi në çështjet e punës dhe në takime pozitive.
Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e parë të muajit Prill.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 4 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga INSTAT tregon si po tkurret numri I të rinjve në Shqipëri te kur Berisha kërkon ndihmën e komunistëve e deri tek Vllaznia merr trajnerin që shpalli kampion Shkupin.
-
VIDEO
Ish krerët e UÇK-së në Hagë, Goxhaj: Prokurorët s’dijnë ku i bie Kosova, Rugova ishte kolaboracionist! ÇolIaku: Ke fakte? Islami: Cenon historinë
Gjyqi i zgjatur i ish krerëve të UÇK-së në Hagë është cilësuar tronditës nga ekspertët, njohësit dhe ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në studion ‘5 pyetjet’ nga gazetari i Report Tv, Ilir Babaramo, për Goxhajn, Islamin e Çollakun aktakuzat e përmendura sot në Hagë, në fakt nuk kanë qenë tronditëse vetëm për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimi, por e gjithë historia e luftës atdhetare të shqiptarëve të Kosovës
-
VIDEO
Zgjedhjet dhe drejtësia,debat midis Felaj-Salianji!Liria ka emër,gjyqi i Uçk (3 prill 2023)
Drejtësia e re ka sjellë debate të ashpra mes dy deputetëve, Ermonela Felaj nga PS dhe Ervin Salianji nga PD. Në studion e Report Tv, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Felaj tha se drejtësia e re ka dhënë efekte e para. Ajo thotë se nuk po presionohet nga politika. Gjyqi i zgjatur i ish krerëve të UÇK-së në Hagë është cilësuar tronditës nga ekspertët, njohësit dhe ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në studion ‘5 pyetjet’ nga gazetari i Report Tv, Ilir Babaramo, për Goxhajn, Islamin e Çollakun aktakuzat e përmendura sot në Hagë, në fakt nuk kanë qenë tronditëse vetëm për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimi, por e gjithë historia e luftës atdhetare të shqiptarëve të Kosovës
-
VIDEO
Debate te ‘5 Pyetjet’/ Felaj: Drejtësia ka dhënë rezultate! Salianji: SPAK po sulmon politikisht! Gjysmën e familjes e ke prokurorë, je shpifëse profesioniste
Drejtësia e re ka sjellë debate të ashpra mes dy deputetëve, Ermonela Felaj nga PS dhe Ervin Salianji nga PD. Në studion e Report Tv, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Felaj tha se drejtësia e re ka dhënë efekte e para. Ajo thotë se nuk po presionohet nga politika.
-
VIDEO
Plagjiatura, Tole: Deri në 2030, Shqipëria do sigurojë kërkim shkencor cilësor! Muça: Kushdo që bën punime, do të jetë i detyruar ta botojë
Strategjia për kërkimin shkencor e Ministrisë së Arsimit ka synim që deri në vitin 2030, Shqipëria të sigurojë cilësi për një zhvillim socio-ekonomik në përputhje me standardet ndërkombëtare bazuar në njohuritë e reja shkencore.
-
VIDEO
Kandidati i PD në Kuçovë për Report Tv i përgjigjet Berishës: Po konkurroj me program, jo parti! Tërheqja, opsion i çaktivizuar pavarësisht presioneve
Kandidati i Partisë Demorkatike në Kuçovë, Ilirjan Koxhaj është shprehur se nuk i intereson aspak “lufta brenda partisë” dhe thekson se pavarësisht presioneve që mund të ketë, nuk do të tërhiqet.
-
VIDEO
Kontrast -"Çaji" krim shqiptar apo përceptim britanik (03 prill 2023)
-
VIDEO
Rama gati të nisë podacastin e tij, Klosi në 'Kontrast': Do të jetë pjesë e fushatës, është më pranë komunikimit me qytetarët! Vangjeli: Ka zgjedhur armën e tij më të fortë
Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij, ndërsa sekretari i Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi, e cilëson këtë qasje për të qenë në komunikim me pranë me qytetarët. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Klosi tha se kjo do të jetë edhe në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit
-
VIDEO
‘Emigrantët shqiptarë kriminelë’, akademiku Hoxhaj në 'Kontrast': Perceptimi i ndikuar nga lufta e brendshme politike në Britani! Vangjeli: Plagë e rëndë që ja kemi shkaktuar vetës
Identifikimi i emigrantëve shqiptar në Britaninë e Madhe si kriminelë e trafikantë droge është një perceptim i që ne duhet ta luftojmë! Kështu shprehet akademik shqiptar në Britaninë e Madhe Andi Hoxhaj, i cili i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se ky imazh negativ është bërë tashmë edhe më i madhe për shkak të luftës së brendshme politike