-
VIDEO
E rëndë në Gramsh, pacienti 66-vjeçar hidhet nga kati i 4-t i spitalit, dërgohet me urgjencë në Tiranë! Familjarët dyshojnë se ka rënë
Një pacient 66 vjeç në Gramsh është vetë hedhur nga kati i katërt i spitalit të Gramshit. Fatmirësisht ka arritur të shpëtojë ndërsa është transportuar me urgjencë te spitali i Traumës në Tiranë
-
VIDEO
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë me thika e pistoletë, sherri mes dy 43-vjeçarëve nisi me fjalët: Pse më sheh ashtu?
Pak minuta mjaftuan për të tensionuar situatën për shkak të një konflikti për shkaqe krejt banale disa ditë më parë, për sharje. Ditën e djeshme Altin alias Sali Rexha ka qenë në lokalin afër shtëpisë së tij me qira kur ka ardhur Armandi, i cili nuk ka lidhje me zonën pasi nuk jeton aty afër
-
VIDEO
Terapia e fotove, zbulimi i ri i psikologëve, ja si funksionon
Terapia e fotografisë, të bësh foto të bën të ndihesh mirë? Kjo metodë është përdorur së fundmi nga psikologët si një urë që lidh veten tonë reale me atë ideale. Cilat janë përfitimet e kësaj terapie?
Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Lorela Garuli.
Përdorimi i fotografisë si instrument vlerësimi në praktikën klinike, gjen një përdorim shumë efikas si tek adoleshentet por dhe të rriturit. Eshtë një nga qasjet më moderne të terapisë së artit, që vjen si një risi dhe një temë e patrajtuar më parë në kontekstin psikologjik profesional shqiptar. Si të përdorim fotografinë në kontekstin vlerësues dhe të ndërhyrjes psikologjike, si ndikojnë autoportetet, albumet familjare, fotot në çift, fotot nga fëmijëria apo foto të ndryshme peisazhesh.
-
VIDEO
Fileto gici e mbushur me patate furre nga zonja Albana
Fileto gici me patate
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 2 kg fileto gici
- 200 gr djathë të butë
- 1 karrotë
- 1 spec
- 1 lgj mustardë
- 1 lgj mjaltë
- 2 lgj vaj ulliri
- Lëngu i 1 limoni
- Lëngu i 1 portokalli
- Lëngu i 5 mandarinave
- Piper i zi, piper i kuq
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Fillimisht filetojmë biftekun e gicit, e hapim e marinojmë me mustardë, kripë dhe piper. Presim djathin kaçkavall në feta, karrotat në rondele dhe specat në shirita. Vendosim mbi fileton e gicit karrotat, specin dhe djathin dhe e mbështjellim në role dhe e lidhim me spango kuzhine. Patatet i qërojmë, i presim në kubikë mesatare dhe i vendosim në një tas. Përziejmë lëngun e agrumeve me vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe pak mjaltë dhe e hedhim mbi patate duke i marinuar mirë. Vendosim në qendër të tavës fileton e mbushur dhe e vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 1 orë.
-
VIDEO
Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana
Fërgesë me djathë dhe miell misri
Përbërësit:
- 4 lgj miell gruri
- 1 fetë djathë për person
- 2 lgj miell misri
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 thelpi hudhër
- 1 lç piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E lemë të vlojë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E servirim duke vendosur në qendër djathin e skuqur.
-
VIDEO
Kima e Iftarit me mish viçi dhe vezë nga zonja Albana
Kima e Iftarit me mish viçi dhe vezë
Përbërësit:
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1 kg qepë
- 500 gr mish viçi
- 1 lç spec i kuq
- 1 lgj oriz
- 1 lgj salcë domate e koncentruar
- 1 vezë për person
- Pak spec djegës
- Rreth 1 litër ujë
Përgatitja:
Presim qepët imët dhe i kaurdisim mirë me vaj ulliri. Pasi qepët janë zbutur shtojmë mishin e grirë ose të prerë në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza dhe më pas shtojmë salcën e domates të tretur në pak ujë. E lemë salcën të marrë valë dhe të përthithet uji dhe më pas shtojmë orizin dhe pjesën tjetër të ujit. E lemë kimën të gatuhet dhe në fund shtojmë nga 2 vezë për përson. I lemë vezët të mpiksen dhe e servirim gatimin të ngrohtë.
-
VIDEO
E rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten! Të dy përfundojnë në spital
Një 42-vjeçar ka goditur me thikë gruan e tij 40-vjeçare në Tepelenë mëngjesin e sotëm pas një sherri të çastit. Pas kësaj ai ka tentuar edhe të vrasë veten. Por të dy bashkëshortët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
GJKKO nuk pranon ankimimin e familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës
Gjykata e Posaçme ka vendosur në dhomë këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të të vrarëve më 21 Janar. Ata kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallëzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
-
VIDEO
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar në themel. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë ë, dhe avokati i kompanisë "Albtek Energi shpk".
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama nën akuzë pasi njoftoi 5 mijë lekë për pensionistët e rritje rrogash te tronditet sërish rendi publik e deri tek çfarë llogarish po bën Alibeajt?
-
VIDEO
Një nga ne/ 'Nuk kishte të hante, pikturoi ushqimet në pjatë', prek artisti: Ja projekti që po punoj (30 mars 2023)
Ka realizuar mbi 800 karikatura, njihuni me artistin qe flet me lapsin. Cfare e frymezon ne krijimtarine e tij
-
VIDEO
Repolitix/ Zgjedhjet e 14 majit, sondazhi i parë i Piepoli-t (29 mars 2023)
TIRANË- Nëse shqiptarët do të votonin sot, mbi 60% e tyre do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe rreth 50 për qind do të zgjidhnin Partinë Socialiste. Shifra ka dalë nga rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian Piepoli, që u publikua mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin "Repolitix", në Report Tv. Siç duket edhe nga tabelat, Partia Socialiste vijon që të mbetet forca politike që ka mban shumicën në vend. Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021 nga ku ka fituar me 47.67%, PS s’ka lëkundje në rezultate dhe vijon të konfirmohet në vendin e parë. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, të cilën thonë se do ta votojnë vetëm 11-15% e të anketuarve, ndërkohë koalicioni i Berishës dhe Metës, renditet i dyti, me 31-35% e qytetarëve që thonë se do ta votojnë.