• VIDEO

    Kek i shëndetshëm me hurma arabie dhe arra nga zonja Albana

    Kek me hurma arabie

    Përbërësit:

    • 200 gr hurma arabie
    • 200 gr miell
    • 100 gr arra
    • 100 gr gjalpë
    • 100 gr sheqer
    • 2 vezë
    • 1 lç pluhur pjekës
    • 1 lç vanilje

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim hurmat në ujë të nxehtë. Largojmë bërthamat dhe i presim në copëza. Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë më rrahës elektrik derisa sheqeri të tretet, më pas shtojmë vaniljen dhe pluhurin pjekës. Sitim miellin dhe e shtojmë gradualisht duke e përzier me lugë druri. Në fund shtojmë arrat dhe hurmat e prera hollë. E shtrojmë brumin e kekut në tavë me letër pjekje, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 29 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga në këpucët e Ilir Metës te e majta dhe veriu e deri tek mesazhet që mori Silvinjo për Kombëtaren.

  • VIDEO

    Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para

    Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit rikthehen edhe sondazhet parazgjedhore në Report Tv në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015, nesër në Report Tv në orën 21:00 do të bëhen publike të dhënat e para të një rrugëtimi të gjatë që shqiptarët të mësojnë më shpejt se të tjerët se çfarë do të ndodhë më 14 maj.

  • VIDEO

    Kandidatët e 14 majit, kush e tradhëtoi PD-në? (28 mars 2023)

    14 kandidatë për kryetarë bashkie janë regjistruar deri më tani nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pasi Alibeaj nxori listën me 17 kandidatë, disa prej tyre u tërhoqën nga gara me pretekstin se nuk donin të jenë përballë kolegëve të tyre të Rithemelimit.

  • VIDEO

    14 kandidatë të PD-së në zgjedhjet e 14 majit, Logu: Të tërhequrit nuk e panë me vend kandidimin! Meçe: Maskaradë e Berishës! Caca: Grupimi i Alibeajt ka kapitulluar

    14 kandidatë për kryetarë bashkie janë regjistruar deri më tani nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pasi Alibeaj nxori listën me 17 kandidatë, disa prej tyre u tërhoqën nga gara me pretekstin se nuk donin të jenë përballë kolegëve të tyre të Rithemelimit.

  • VIDEO

    Vdekja e kenianes/ Mamaja e të resë flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

    “Dua drejtësi për Joy-n”...këto fjalë janë ngulur thellë në mendjen dhe shpirtin e nënës së të resë keniane e cila vdiq në rrethana misterioze teksa ishte duke punuar në një kazino në Shqipëri.

  • VIDEO

    Pal Kolziu: Torturat e komunistëve mbi pletë për të gjetur të arratisurit (27 mars 2023)

    Vdekja e dy fëmijëve të mitur në burgun e Lezhës, një ditë dimri të 1947, ishte një goditje e rëndë për familjen Kolziu dhe ishte hakmarrja më e pastër e komunsitëve ndaj Dedës dhe burrave të tjerë të familjes Kolziu që kishin dalë në mal për të kundërshtuar e luftuar regjimin komunist që ishte instaluar me dhunë. Kjo vdekje e dy fëmijëve të vegjel, djalit të Dedës dhe motrës së vogël të Palit, do të bëhej shkas për ti liruar përkohësisht nga internimi gratë dhe fëmijët e kësaj familje. Pali kujton se ata ishin liruar dhe ishin kthyer në shtëpi, ku do të vijonin të qëndronin nën survejim edhe për shumë kohë nga Forcat e Mbrojtjes. Ndërkohë burrat e arratrisur në mal vijonin aktivitetin e tyre kundër regjimit komunist dhe rrengjet e Sigurimti të Shtetit, për ti zënë rob i linin vendin njëri- tjetrit. Shtëpia e familjes Kolziu dhe e gjithë familjeve të tjera që i kishin të arratrisurit në male, survejoheshin çdo ditë, për të gjetur një shenjë që do i çonte tek të arratisurit. Por kur shpresat po shuheshin, forcat komunsite organizojnë një masakër të madhe me të gjithë pleqtë e familjeve që kishin nën survejim. Do i mblidhnin të gjithë në shtëpinë e Palit dhe aty, siç tregon Pali do i torturonin deri në ekstrem për t’i detyruar që të tregonin se ku ishin të arratisurit.

  • VIDEO

    Dashuri, para, kompromise apo kontrata? Cilat janë kriteret e zgjedhjes së partnerit/es? (28 mars 2023)

    Dashuria vjen gjithnjë kur nuk po e kërkon,një ligj i thjeshtë i Universit si për çdo gjë tjetër në jetë. E kërkojmë ose jo,ka gjithnjë një projektim të partnerit të jetës në dëshirat tona. Kohët ndryshojnë edhe kërkesat për të pasur një njeri në krah nuk janë njësoj nga një brez në tjetrin. Në kohët që jetojmë çfarë duam nga partneri apo partnerja që dëshirojmë të ndajmë jetën? Në një panel në “Esencë” me këngëtaren Xhesika Polo,gazetarin Flavio Qarri dhe sportisten Iva Aliko,ndamë këndvështrimet e një mardhënie dashurie sot.

  • VIDEO

    Gati prangat për autorin,kush e vrau Xhoin!?Pa Gjurme zbardh ngjarjen për 22-vjeçaren keniane (28 mars 2023)

    Këto janë momentet e fundit të 22-vjeçares keniane Joy Ayoko, e cila dyshohet se u dhunua barbarisht në gusht të vitit të kaluar në Tiranë, ndërsa ndërroi jetë në Kenia, pasi la Shqipërinë më 25 janar për kurim të mëtejshëm në vendin e lindjes. Kur ende kishte shpresë duke menduar se Xhoi do ta fitonte betëjën me vdekjen, 6 muaj në koma fatkeqesisht ajo mbylli sytë më 13 shkurt. Që nga ajo ditë, saga e mundimshme në kërkim të së vërtetës vazhdon ende. Kush është autori apo autorët që e dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, e cila u mbajt e fshehur për afro dy muaj me radhë. Që kur kjo ngjarje e rëndë u bë publike për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV komunikimet me nënën e 22-vjeçares kanë qenë të vazhdueshme. Ruth Abongo ishte pranë të bijës çdo moment në në një nga dhomat e katit të tretë në spitalin e traumës ku ishte shtruar që ditën kur u gjet pa ndjenja me brinjë e kocka të thyera, si dhe lëndime të shumta në trup e në kokë mëngjesin e 14 gushtit poshtë ballkonit të një hoteli në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë.Lidhur me ngjarjen efektivët e Komisariatit Numër 1 shoqëruan 32-vjecarin Rodi Barci shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, ndërsa në dëshminë e tij ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje më bashkë. Me urdhër prokurorie, në pyetje u morëm edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22 vjeçare punonte në kazino. Si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes. Deri më tani, nuk ka ende arrestime në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja Xhoi Abongo ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas u gjet në gjendje të rëndë në rrethana të paqarta.

  • VIDEO

    Auditi për paratë ruse/ Mandia: PD e pastër, Basha përgjegjës! Baçi: Kur s’i gjeti FBI, ca do gjenit ju? Korreshi: U lodhët kot! Na lini rehat të fitojmë ndonjë Bashki

    Kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia në Report Tv, në ‘Studio Live’ tha se Komisioni arriti në përfundimin se kjo forcë politike është e pastër.

  • VIDEO

    Vdekja e kenianes/ Mamaja e të resë flet ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

    “Dua drejtësi për Joy-n”...këto fjalë janë ngulur thellë në mendjen dhe shpirtin e nënës së të resë keniane e cila vdiq në rrethana misterioze teksa ishte duke punuar në një kazino në Shqipëri.

  • VIDEO

    Emisoni i plotë "Rreze Dielli”, 28 Mars 2023 – Receta tradite/ Shtatorja e Skënderbeut në Zvicër/Alarmuese plakja në Shqipëri

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite të mbushura me djathë dhe proshutë / Mish viçi me bizele / Waffle, ëmbëlsira e famshme belge.

    Agronomi Spahi Jahja na zbulon një mënyrë të thjeshtë të ruajtjes së freskët të agrumeve, duke i mbështjellë ato me letër alumini. Falë kësaj metode, agrumet nuk thahen as prishen por qëndrojnë si ditën e parë të këputjes nga pema. Ai thotë se agrumet e shtëpisë i ka mbështjellë që në muajin tetor dhe rezulati është si ditën e parë.

    Shtatorja e Skënderbeut së shpejti në një nga qytetet e mëdha të Zvicrës. Skulptori Gëzim Muriqi nga Kosova i dha jetë veprës së njohur, e cila pason edhe punime të tjera të njohura të vendosura në sheshet publike të qyteteve mbarë shqiptare. Sipas skulptorit, kjo vepër gjigande e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë kërkesa e një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian për mikëpritjen që i ka bërë shqiptarëve ndër vite.

    Raporti i plakjes së popullsisë: statistikat e fundit rendisin Shqipërinë në vendin e pestë, çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare dhe cilat janë arsyet sociale të plakjes? Flasim në studio me sociologun Gëzim Tushi dhe paralelisht në dy skype: Brunilda Zenelaga, sociologe migrimi dhe Andi Balla, gazetar /studies emigracioni, i cili aktualisht po bën një studim për fenomenin. Sipas një studimi të fundit, në Shqipëri, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë. Shifrat evidentojnë se rritja e numrit të të moshuarve po ndodh njëkohësisht me emigrimin e familjeve të reja dhe normat e ulëta të lindshmërisë së popullatës në vend, gjë që ka shkaktuar anomalinë me plakjen e popullsisë. Shqipëria është vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në rajon dhe një ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë. Nëse institucionet shtetërore nuk reagojnë me politika nxitëse, deri në vitin 2050 mosha mesatare e popullatës në Shqipëri mund të shkojë deri në 50 vjeç, me një rritje popullsie – 0.88 %. Shifrat flasin për pasoja sociale ekonomike për të ardhmen, gjë që pohohet dhe nga studiuesit, të cilët bëjnë apel për të ndërhyrë në kohë me mekanizmat përkatës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv