-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 1 Prill 2023
Titujt e gazetave për sot, nga tërheqjet e kandidatëve dhe Berisha te Tirana,Erioni dhe të tjerët e deri tek a do hetohet Kryemadhi për financimet ruse?
-
VIDEO
Pse po tërhiqen kandidatët e Alibeajt? (31 mars 2023)
Vetëm 44 ditë larg zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike po përballet me dorëheqjet e kandidatëve që do të garonin për kryetar bashkie. Analisti Leonard Karaj e cilëson këtë veprim të gabuar përfshirë me mungesën e listës së plotë me 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe lista për këshilltarë të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
’14 maji’/ Analisti Karaj: PD të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Meçani: Alibeaj s’bën për atë punë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik
Vetëm 44 ditë larg zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike po përballet me dorëheqjet e kandidatëve që do të garonin për kryetar bashkie. Analisti Leonard Karaj e cilëson këtë veprim të gabuar përfshirë me mungesën e listës së plotë me 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe lista për këshilltarë të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Cilat ishin amanetet e Poetit Të Madh Kombëtar,e bija e Lasgush Poradecit: Për babin u hesht 50 vjet (31 mars 2023)
Ai është një emblemë e poezisë tonë,një personalitet që i dha aq shumë letrave shqipe,por nuk mori sa duhej në këmbim. Lasgush Poradeci është pa dyshim një prej emrave që ka ngjallur debat ndër vite,për poetin brilant por edhe për faktin që krijimtaria e tij nuk u pozicionua si duhej. Sot,figura e tij komplekse kujtohet me admirimin e munguar ndër vite por edhe me krenarinë për një emër që dha aq shumë me përulësi të madhe. E bija e tij,Marie Gusho erdhi në “Esencë’ për një rrëfim të veçantë për gjërat që kanë mbetur ende pa thënë dhe për figurën e babait të saj me të cilin ajo ishte shumë e lidhur.
-
VIDEO
Vrasja e shqiptarit në Itali/’Pa Gjurmë’ përball familjen me pronarin, zbardhet e vërteta (31 mars 2023)
Historia e vdekjes së Feim Lilos është një histori e mbushur plot me mister, e cila ka ndodhur në Bari të italisë në vitin 2021. 27-vjeçari nga Pogradeci, prej afro 10 vitesh jetonte në Adelfia të Barit. Ishte data 29 nëntor 2021, ditën kur i ndjeri festonte 27 vjetorin, ndersa po fliste me familjarët e tij, të cilët po e uronin për ditëlindje. Askush nuk do ta priste se ajo ditëlindje dhe ai gëzim do të kthehej në një tragjedi. Sipas tyre Feimi ndihej i lumtur dhe se u kishte thënë që do të kthehej në Shqipëri për festat e fundvitit, për të festuar të gjithë së bashku. Pas 30 minutash ai i pohon atyre se duhej ta mbyllte telefonin dhe se do t'i merrte sërish më vonë, pasi i kishin ardhur tre shokë italianë për të festuar, për të cilët familjarën nuk janë në dijeni as sot e kësaj dite se për kë bëhej fjalë. Që nga ai moment telefoni i Feimit rezultoi i fikur. Të nesërmen pronari i fastfood-it ku punonte Feimi, njofton familjarët e tij në Pogradec, se ky i fundit nuk ishte paraqitur në punë. Pas 3 ditësh pritje pronari, i cili quhet Jetmir Hysenaj ka shkuar në shtëpinë e 27-vjeçarit dhe në pamundësi për t'u futur brënda, pasi gjithcka ishte e mbyllur, ai ka njoftuar policinë. Menjëherë autoritetet italiane kanë hapur derën me forcë dhe kanë gjetur trupin e Feimit të pajetë. Sipas dëshmisë së pronarit, Feimi është gjetur i vetëvarur. Ndërsa sipas dëshmisë së disa fqinjëve, Feimi ishte hedhur nga kati i dytë dhe trupi ishte gjetur në katin e parë të banesës. Por familjarët nuk dinë të thonë saktë atë çfarë ka ndodhur, pasi vdekja e tij ka ngritur pikpyetje të mëdha. Ato nuk kanë mundur të kontaktojnë me autoritetet italiane, por vetëm me pronarin. Për familjen kjo është një ngjarje mjaft e rëndë dhe e papritur. Ato nuk ishin në dijeni as se me kë jetonte së fundmi i ndjeri, sepse nuk iu kishte treguar. Pasi u mblodh shuma e parave që nevojiteshin, trupi i tij u kthye në atdhe më datë 7 dhjetor, ku u mbajt edhe ceremonia mortore e të riut. Arkivoli nuk u lejua të hapej nga personat që e shoqëruann nga Bari në Pogradec me justifikime të ndryshme. Prandaj kjo gjë ka ngritur më tepër dyshimet tek familjarët.
-
VIDEO
Marrëveshja për pensionet me Bullgarinë, albanologu bullgar për Report Tv: Do të lidhë më shumë ekonomikisht dy vendet dhe afron Shqipërinë drejt BE
Anton Panchev, gazetar dhe albanolog bullgar në një lidhje me Skype për Report Tv ka folur rreth marrëveshjes Shqipëri-Bullgari për njohjen e pensioneve. I ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, Panchev tha se kjo marrëveshje do të rrisë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve.
-
VIDEO
Emisoni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Mars 2023 – Receta tradite /Peshk i sigurtë dhe i shëndetshëm?/Çlirohuni përmes kaligrafisë
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Taliatele me peshk ton dhe krem djathi / Byreku i Skraparit me koçkulla dhe petë të pjekura. E ftuar në këndin e kuzhinës shkodrania Ambra Hysa, e cila solli recetën e vjetër të gurabijeve, Haxhimakullet e Shkodrës.
Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? A jemi të sigurtë nga produktet e detit që konsumojmë? Studimi për ndotjen e ujërave ngre alarmin për peshq të kontaminuar nga qeset dhe plastika përtej normave të BE. A është i sigurtë peshku që konsumojmë, cili lloj është më i shëndetshmi dhe më i sigurti? Cilët lumenj janë më të ndotur në Shqipëri dhe në cilën pjesë të lumenjve duhet peshkuar? A është më i sigurtë peshku i rezervatit? Çfarë dëmesh na sjell në organizëm një peshk i rritur në ujërat e ndotura nga plastika? Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” ekspertë të fushës për të diskutuar këtë tematikë: Lulzim Baumann – inxhinier mjedisi, Artan Trebicka – Profesor i Bio Kimisë dhe Tea Brame – nutricioniste.
Të rishkruash jetën tënde për ta transformuar atë…
Me ekspertët e jogës dhe meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl, të cilët treguan përmes kaligrafisë TAO si mund të shkruajmë e rishkruajmë jetën tonë duke transformuar çdo aspekt të jetës nga financat tek marrëdhëniet. Këto shkrime janë shumë të vjetra dhe ekspertët treguan sesi ato mund të përdoren që nga fëmijët deri tek kompanitë e mëdha për të transformuar jetën dhe konceptin ndaj saj
-
VIDEO
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, pohon se do të kandidojnë vetëm për këshilltarë bashkiakë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Shabani u shpreh se kryetari është thjesht administrator i qytetit dhe se ato duhet t’i rikthejnë dinjitetin parlamentit të qytetit, pasi vendimet merren nga këshilli
-
VIDEO
Studimi ngre alarmin, peshq të kontaminuar...Sa të sigurt jemi nga konsumimi i produkteve të detit?
Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? A jemi të sigurtë nga produktet e detit që konsumojmë? Studimi për ndotjen e ujërave ngre alarmin për peshq të kontaminuar nga qeset dhe plastika përtej normave të BE.
A është i sigurtë peshku që konsumojmë, cili lloj është më i shëndetshmi dhe më i sigurti? Cilët lumenj janë më të ndotur në Shqipëri dhe në cilën pjesë të lumenjve duhet peshkuar? A është më i sigurtë peshku i rezervatit? Çfarë dëmesh na sjell në organizëm një peshk i rritur në ujërat e ndotura nga plastika?
Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” me ekspertë të fushës për të diskutuar këtë tematikë: Lulzim Baumann – inxhinier mjedisi, Artan Trebicka – Profesor i Bio Kimisë dhe Tea Brame – nutricioniste.
-
VIDEO
Nga financat tek ekuilibri i zemrës, shihni sesi me një shkrim të thjeshtë mund t’ju ndryshojë jeta
Të rishkruash jetën tënde për ta transformuar atë…
Me ekspertët e jogës dhe meditimit Amadea Stefa dhe Martin Veigl, të cilët treguan përmes kaligrafisë TAO si mund të shkruajmë e rishkruajmë jetën tonë duke transformuar çdo aspekt të jetës nga financat tek marrëdhëniet. Këto shkrime janë shumë të vjetra dhe ekspertët treguan sesi ato mund të përdoren që nga fëmijët deri tek kompanitë e mëdha për të transformuar jetën dhe konceptin ndaj saj.
-
VIDEO
Haxhimakullet e Shkodrës, gurabijet e traditës sipas gjyshes se shkodranes Ambra Hysa
Haxhimakullet e Shkodrës
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 250 gr gjalpë i freskët
- 4 të verdha vezësh
- 4 lgj sheqer pluhur
- 1 lk sodë buke
Sherbeti:
- 500 gr sheqer
- 350 ml ujë
Përgatitja:
Rrahim të verdhat e vezëve me gjalpin dhe sheqerin pluhur derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Pasi të kemi përfunduar me rrahjen shtojmë miellin e situr dhe sodën e bukës. E trazojmë mirë dhe e punojmë brumin për rreth 50 minuta.
Në një tavë me letër pjekje vendosim ëmbëlsirën të bërë në toptha rrumbullake dhe te shtypura pak me dorë. Në qendër sipas dëshirës mund t’i vendosim bajame ose pak rrush të thatë. I vendosim gurabijet të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi të marrin ngjyrë të kuqerremtë i lemë të ftohen dhe i sherbetosim me sherbetin e nxehtë.
-
VIDEO
Byreku i Skraparit me koçkulla dhe petë të pjekura nga zonja Albana
Byrek me koçkulla
Përbërësit:
- 1 pako petë
- 300 gr koçkulla
- 1 qepë
- 1 lç nenexhik
- 100 gr djathë i bardhë
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht vendosim koçkullat të ziejnë në ujë me kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe nenexhik për aromë. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë koçkullat dhe djathë të bardhë. Hapim petët të cilat i spërkasim shtresa-shtresa me lëng dhë koçkulla. E vendosim byrekun të piqet në furrë ne temperaturën 180 gradë Celsius.