Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto gici me patate furre / Fërgesë me djathë dhe miell misri / Kimë tradicionale me mish të grirë dhe vezë.
Terapia e fotografisë, të bësh foto të bën të ndihesh mirë? Kjo metodë është përdorur së fundmi nga psikologët si një urë që lidh veten tonë reale me atë ideale. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Lorela Garuli. Përdorimi i fotografisë si instrument vlerësimi në praktikën klinike, gjen një përdorim shumë efikas si tek adoleshentet por dhe të rriturit. Eshtë një nga qasjet më moderne të terapisë së artit, që vjen si një risi dhe një temë e patrajtuar më parë në kontekstin psikologjik profesional shqiptar. Si të përdorim fotografinë në kontekstin vlerësues dhe të ndërhyrjes psikologjike, si ndikojnë autoportetet, albumet familjare, fotot në çift, fotot nga fëmijëria apo foto të ndryshme peisazhesh.
Mite dhe fakte për celulitin. A zhduket ai përfundimisht? Cilat janë metodat më të mira të trajtimit, ushtrimet që ndihmojnë celulitin dhe ushqimet që e përkeqësojnë atë…Flasim në studion e “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi për teknikat më të thjeshta që mund të përdorim në kushte shtëpie për reduktimin e celulitit, sigurisht duke patur kujdes dhe në regjimin ushqimor dhe hidratimin sa më të madh të organizmit. Gjithashtu rekomanduam dhe një maskë në kushte shtëpie me përbërës natyral. Erilanda Bakalli, instruktore fitnesi dhe Alma Hasani, praktikante fitness tregojnë dhe demostrojnë disa ushtrime efikase për celulitin që gjithsecili mund t’i realizojë vetë në shtëpi.