-
VIDEO
32 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Ceka për Report Tv: Ka përparuar populli, jo politika! Opozita duhet, por pa Berishën
Dita e djeshme shënoi plot 32 vite më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, që zyrtarisht shënoi dhe shembjen e komunizmit në Shqipëri, si vendi i fundit që e kreu këtë akt në pjesën e Europës lindore
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria gjen prova të reja, kërkon 'arrest në shtëpi' për 6 policët, avokatja e familjes: E dinin që Paplekaj ishte i armatosur
Prokuroria ka gjetur prova të reja për vrajsen e Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë. Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu
-
VIDEO
Regjistrimi i popullsisë nis në shtator, drejtoresha e INSTAT: Qytetarët nuk do penalizohen vetëm për pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës! Për të tjerat gjobë 50-100 mijë lekë
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije në Report Tv se formulari për regjistrimin e popullsisë është bërë gati dhe qytetarët do të jenë të detyruar të japin përgjigje për çdo gjë përveç se për 3 pyetje rreth etnisë, gjuhës dhe fesë që nuk janë me detyrim. Në intervistën për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se penaliteti për ata që nuk duan të japin të dhënat do të jetë 50-100 mijë lekë.
-
VIDEO
Nuk gjen qetësi toka në Turqi, vendi tronditet nga tërmete të fuqishme flet hoxha shqiptar
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi Turqinë jugore mbrëmjen e së hënës, duke vrarë të paktën 8 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas zyrtarëve turq dhe sirianë, dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz në të dy vendet.
-
VIDEO
Një seancë meditimi live në “Rreze Dielli”, me eksperten e meditimit Amadea Stefa
Në studion e “Rreze Dielli” me Amadea Stefa, Eksperte e meditimit / Doktoreshë e Mjekësisë integrative u zhvilluar një seancë meditimi, ku Amadea shpjegoi përfitimet shëndetësore dhe psikologjike të meditimit .
-
VIDEO
Merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në kufi të të shpallurve në kërkim, në pranga 6 efektivë të Portit të Durrësit! 20 persona në detyrim paraqitje (EMRAT)
Gjashtë inspektorë policie të Pikës Kufitare të Portit të Durrësit janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën schengen apo të shpallurve në kërkim.
-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit, nis procesi në GJKKO, nën akuzë 10 të pandehur dhe 2 kompani! S'ka vendim për 'gjykimin e shkurtuar', shqyrtohet gjatë procesit në themel
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur fillimin e gjykimit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani nën akuzë. Ka qenë gjyqtarja Rudina Palloji që ka marrë vendimin, ndërkohë që është refuzuar, të paktën për momentin për t'u parë më pas në gjyqin e themelit, kërkesa për gjykim të shkurtuar të shumicës së të akuzuarve.
-
VIDEO
Specialisti: A janë të vërteta klikimet milionëshe të personazhe publikë? Ja si bëhet përllogaritja
I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” me moderatoren Androniki Kolka ishte Said Dulevic, trajner dhe ekspert It që prej shume vitesh merret me këshillimin e bizneseve për të patur sa më shumë ndjekës, duke u bërë sa më shumë të njohur në fushat e tyre.
”Sot shumë biznese i shtojnë ndjekësit me hashtag. Nëse do të merrja një shembull, psh hashtag Luiz Ejlli ka pafund në rrjetet sociale kohët e fundit, pra bizneset më të suksesshme shesin produketet e tyre duke bërë hashtagun në fjalë” tha eksperti në studio.
Sipas ekspertit, për të kuptuar më pas sa reale janë klimimet, mjafton të shohësh raportin e numrit të ndjekësve, krahasuar me numrin e shikimeve, pra dispropocioni të le të mendosh që llogaria në fjalë ka blerë ndjekës.
Po sipas Saidit, nga rrjetet sociale del nje tjetër tregues, që shërben si barometër për situatën sociale. Ai tha se nëse një video merr miliona klikime në pak kohë, kjo do të thotë se ndjekësit rrinë mesatarisht 8-10 orë në ditë në rrjete sociale, pra nuk kanë angazhime të tjera dhe nuk merren me gjë tjetër.
Një tjetër pikë e rëndësishme e prekur gjatë bisedës ishte si të ruajmë fëmijët tanë nga lundrimi i padobishëm apo i rrezikshmë online, duke përfshirë kontaktet me njerëz anonim online që mund të sjellin shqetësime apo probleme për fëmijët tanë.Sips ekspertit, ka aplikacione specifike që shërbejnë si filtër për të shmangur futjet e pakontrolluara online të fëmijëve.
”Nëse një video me personazh publik bëhet shumë virale duke rrëmbyer miliona apo biliona klikime, kjo do të thotë që ose personi në fjala ka blerë online IP nga vende të ndryshme të botës, ose njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre online” tha Saidi më pas.
Bota virtuale dhe monetarizimi i klikimeve është sot një cështje shumë e ndjeshme, pasi njerëzit e kanë kthyer profesionin e “youtuber” apo “influencer” një mënyrë për të patur të ardhura mujore të sigurta, por sa realisht këto profesione janë profesione? Studiuesit thonë se tashme një gjë është e sigurt, njeriu do të ketë në të ardhmen tre botë, bota reale, bota virtuale dhe bota e përtejme.
-
VIDEO
Tavë me bukë tosti dhe proshutë nga zonja Albana
Tavë me bukë tosti dhe proshutë
Përbërësit:
- 12 feta bukë
- 12 feta djathë tosti
- 1 pako proshutë gjel deti FIX
- Sallam parizier FIX
- 250 gr djathë i butë i grirë
- 4 kokrra vezë
- 1 fç qumësht
Përgatitja:
Rrahim vezët me qumështin me pak kripë.I lyejmë fetat e bukës dhe i shtrojmë në tavë.
Kalojmë nga një fetë djathë tosti, sipër proshutën e prerë hollë dhe sërish djathë të grirë. Vendosim përsëri një shtresë me fetat e bukës, proshutë, djathë.
E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Presh me mish viçi nga zonja Albana
Presh me mish viçi
Përbërësit:
- 800 gr mish viçi
- 800 gr presh
- 1 qepë
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj oriz
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj uthull
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë racionet e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë preshin e prerë, orizin, salcën e domates dhe ujë të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gjellën të gatuhet.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë - Hoshaf me fiq të thatë nga zonja Albana
Ëmbëlsirë - Hoshaf me fiq të thatë
Përbërësit:
- 450 ml qumësht
- 100 gr fiq të thatë
- 90 gr sheqer
- Kanellë pluhur
Përgatitja:
Vendosim qumështin në një enë të ngrohet. Shtojmë fiqtë e thatë të prera sa më imët së bashku me sheqerin. E largojmë tenxheren nga nxehtësia dhe e trazojmë derisa sheqeri të tretet. Më pas me duar shtypim mirë fiqtë e thatë. E kullojmë masën e qumështit dhe e lemë në zjarr të bëhet kremoze.
Në tasa individuale vendosim një shtresë nga fiqtë e shtypur dhe sipër hedhim kremin e qumështit. Spërkasim ëmbëlsirat me kanellë dhe i vendosim tasat në një tepsi të thellë me ujë të piqen në banjo Mari në 120 gradë Celsius për 1 orë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 21 shkurt 2023
Titujt e gazetave për sot, nga teatri me shtatoren te Rama josh "Reporterët pa Kufij" e deri tek Ilir Meta nuk ndahet dot nga vesi i spiunit.