• VIDEO

    Entiana Osmenzeza, shqiptarja që prezantoi në “Master Chief Italia” djathin e Malësisë së Kelmendit

    Shefia e kuzhinës shqiptare Entiana Osmenzeza, pak ditë më parë mahniti jurinë e “MasterChef Italia” me djathin mishavine të Veriut të Shqipërisë

  • VIDEO

    Ju lutem bëni më shumë seks! Thirrja e gazetares që tronditi rrjetin

    Të ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishin gazetarja Zhaklin Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi, të cilët folën për shkrimin e publikuar një javë më parë, në prestigjiozen New York Times.“Bëni më shumë seks, ju lutem” kështu e nis shkrimin e faqes së parë gazeta e mirënjohur amerikane New York Times. A po shkakton celulari dhe teknologjia marrëdhëniet dhe intimitetin mes çifteve?

  • VIDEO

    Sekreti i pilafit me pulë, një recetë e traditës nga zonja Albana

    Oriz me kofsha pule

    Përbërësit:

    • 8 kofsha pule
    • 500 gr oriz
    • 2 lgj gjalpë
    • Kripë
    • Piper
    • Ujë

    Përgatitja:

    Kofshat e pulës i lajmë mirë dhe i pastrojmë. Në tenxheren multicooker shtojmë yndyrën, e lemë të nxehet dhe shtojmë kofshat të marrin një sipërfaqe të lehtë. Më pas shtojmë orizin, kripën, masën e ujit dhe i lemë të ziejnë.

  • VIDEO

    Musaka me patate dhe patëllxhanë nga zonja Albana

    Musaka me patate dhe patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 3 patate
    • 2 patëllxhanë
    • 2 kunguj
    • 1 qepë
    • 3-4 lgj vaj ulliri
    •  
    • Për kimën:
    • 300 gr mish i grirë
    • 1 qepë të grirë imët
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1/2 lç kanellë
    • 1/2 lç arrë moskat
    • 1/2 lç sheqer
    • Pak verë të kuqe
    • Salcë domate
    • Kripë, piper
    •  
    • Për beshamelin:
    • 100 gr gjalpë
    • 100 gr miell
    • 750 ml qumësht
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • 2-3 të verdha veze
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Patatet i presim në formë rrumbullake dhe i vendosim të kaurdisen. Sapo të marrin pak ngjyrë i vendosim në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe piper. Presim qepën në feta të holla dhe e kaurdisim në vajin e patateve. I vendosim qepët e kaurdisura mbi shtresën e patateve në tavë. Të njejtën gjë veprojmë me patëllxhanët dhe kungujt.

    Përgatisim kimën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të prerë në feta të holla dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper, kanellë dhe arrë moskat. E trazojmë mirë me lugë druri dhe më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lemë salcën të marrë valë për disa minuta. Sipas dëshirës mund ta shuajmë me pak verë të kuqe. Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin gradualisht dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat, djathë të grirë kaçkavall dhe të kuqet e vezëve.

    Mbi shtresën e perimeve vendosim kimën e përgatitur dhe salcën beshamel. E vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

     

  • VIDEO

    Tortelini me krem pana, proshutë e tymosur dhe kërpudha nga zonja Albana

    Tortelini me krem pana, proshutë e tymosur dhe kërpudha

    Përbërësit:

    • 400 gr tortelini
    • 300 gr kërpudha
    • 120 gr proshutë e tymosur
    • 1 qepujkë
    • 120 gr pana e freskët
    • Djathë parmixhano
    • Arrë moskat
    • Kripë
    • Gjalpë

     

    Përgatitja:

    Presim qepujkën ose një qepë të vogël dhe e lemë të skuqet në një tigan me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të thahet pak. Ndërkohë pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta të holla. Kur qepa të jetë skuqur mirë, shtojmë kërpudhat dhe i skuqim në zjarr të fortë për 4-5 minuta. Më pas shtojmë proshutën e tymosur, panën dhe pak arrë maskat. E lemë të lidhet për 5-6 minuta dhe të bëhet një masë kremoze.

    Ndërkohë ziejmë tortelinit në ujë të bollshëm me kripë për 2 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në tiganin ku përgatitëm salcën. Bëjmë një përzierje të mirë dhe në fund shtojmë djathë parmixhano dhe majdanoz të grirë sipas shijes.

  • VIDEO

    PD rrezikon mos rregjistrohet në zgjedhje, Haklaj: Berisha me ‘dryn kopil’ uzurpoi PD (21 shkurt 2023)

    Lufta mes PD në gjykatë mund të rrezikojë regjistrimin e saj në zgjedhjet vendore. Paralajmërimi është bërë disa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe në një intervistë për Report Tv tha se konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e PD në zgjedhje. Por për ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj Celibashi po bën presion.

  • VIDEO

    Rrezikohet mosregjistrimi i PD në zgjedhje, Haklaj në ‘Repolitix’: Presion i Celibashit! Roshi: Do ishte fatale, skenar i Ramës

    Lufta mes Partisë Demokratike mund të rrezikojë regjistrimin e saj në zgjedhjet vendore. Paralajmërimi është bërë disa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe në një intervistë për Report Tv tha se konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e PD në zgjedhje. Por për ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj Celibashi po bën presion.

    • VIDEO

      Koha kur kasetat e videoklipet bënin namin. Ju kujtohen këngëtarët e viteve 2000? (21 shkurt 2023)

      Dikur muzika kishte krejt të tjera nuanca dhe kaloi nëpërmjet disa epokave që shënuan në Shqipëri. Vitet 2000 kanë qenë një periudhë shkëlqimi për një brez këngëtarësh që bënë muzikë në atë kohë. Ku janë sot ata dhe a bëjnë ende muzikë? Sot në "Esencë" në një bisedë me tre prej tyre,Artan Kola,Shkëlqim Kola dhe Zaim Hasrama. Ata na sollën një perspektivë të kohës kur bënin muzikë dhe ishin yjet e videoklipeve të kohës. Por gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta sa fama dhe suksesi i tyre në atë kohë. Ata tregojnë se kanë krijuar në kohë të vështira,ku nuk mungonte adhurimi i publikut por kushtet e të bërit muzikë nuk ishin më të mirat. "Kemi bërë muzikë në errësirë-thotë Shkëlqim Kola i cili shprehet gjithashtu se në atë kohë muzika ka qenë e vërtetë e bërë me përkushtim. Këngëtarët theksuan faktin që vlerat e muzikës janë zbehur me vitet dhe teknologjia i ka ndryshuar gjërat.

    • VIDEO

      Revolucion për ‘McGonigal’? Elvis Iljazi: Shqiptarët e shohin më shumë si hall të politikës dhe jo të tyrin! Hasimja: Asnjë problem elektoral për Ramën, të mos presim ‘puritanizëm’

      Sali Berisha e ka marrë çështjen ‘McGonigal’ dhe ka nisur një varg protestash të cilat thotë se janë një revolucion për të larguar Ramën. Për analistët Ermal Hasimja dhe Elvis Iljazi, të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, kjo çështje nuk shikohet nga shqiptarët që t’i prekë drejtpërdrejtë apo akoma edhe më shumë të jenë të gatshëm për revolucion për këtë.

    • VIDEO

      Pa Gjurme e gjen 84-vjeçaren në azil,nëna mbërrin në studio/Djali me nusen mbeten gojëhapur… (21 shkurt 2023)

      84-vjeçarja Naze Luka e cila kishte humbur kontaktet me të birin në Itali një muaj më parë u gjet në një azil në Tiranë falë emisionit ’Pa Gjurmë’. Nëna e cila kishte pak kohë që kishte mbërritur në qendrën e të moshuarve kishte kaluar një situatë të vështirë me shëndetin e saj, ndërsa sot fatmirësisht gëzon shëndet të mirë. Ajo nuk kishte mundur të kontaktonte me të birin Lulzim Luka, për të cilin e kishte marr malli shumë. Ajo e priti me habi prezencën e kameras në azil, ndërsa pranoi të vinte në studio e shoqëruar edhe nga një prej punonjësve pa e ditur që në studio e priste një surprizë e bukur. Jo vetëm 84-vjeçaren e përmalluar për të birin, por edhe Lulzimin, i cili sëbashku me një familjen gëzoi zemrën e nënës në komunikimin live që realizoi programi. Pasi gjeti vendndodhjen ’Pa Gjurmë’ i mundësoi nënë e bir të rilidhnin kontaktet e humbura. Emocione të papërshkrueshme për 84-vjeçaren, e cila me dashuri iu drejtua djalit, nuses dhe dy nipërve të saj të cilët nuk i mbajtën dot lotët.

    • VIDEO

      14 maji dhe fati i PD, Celibashi në Report Tv: S’duhet që konflikti gjyqësor të sjellë mos regjistrimin në zgjedhje! Presim vendimin e Apelit

      Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, u shpreh se çështja nuk është për PD-në, pasi është vetëm një PD, por diskutimi bëhet për organin drejtues të kësaj forcë politike. Sipas Celibashit, KQZ do të presë kërkesën për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor

    • VIDEO

      Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 21 shkurt 2023)

      Zonja Albana solli dy receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Presh me mish viçi/ Tavë me bukë tosti dhe proshutë / Embëlsirë, Hoshaf me fiq të thatë

      Në studion e “Rreze Dielli” me Amadea Stefa, Eksperte e meditimit / Doktoreshë e Mjekësisë integrative u zhvilluar një seancë meditimi, ku Amadea shpjegoi përfitimet shëndetësore dhe psikologjike të meditimit .

      I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” me moderatoren Androniki Kolka ishte Said Dulevic, trajner dhe ekspert It që prej shume vitesh merret me këshillimin e bizneseve për të patur sa më shumë ndjekës, duke u bërë sa më shumë të njohur në fushat e tyre.

      ”Sot shumë biznese i shtojnë ndjekësit me hashtag. Nëse do të merrja një shembull, psh hashtag Luiz Ejlli ka pafund në rrjetet sociale kohët e fundit, pra bizneset më të suksesshme shesin produketet e tyre duke bërë hashtagun në fjalë”

      tha eksperti në studio.Sipas ekspertit, për të kuptuar më pas sa reale janë klimimet, mjafton të shohësh raportin e numrit të ndjekësve, krahasuar me numrin e shikimeve, pra dispropocioni të le të mendosh që llogaria në fjalë ka blerë ndjekës.

      Po sipas Saidit, nga rrjetet sociale del nje tjetër tregues, që shërben si barometër për situatën sociale. Ai tha se nëse një video merr miliona klikime në pak kohë, kjo do të thotë se ndjekësit rrinë mesatarisht 8-10 orë në ditë në rrjete sociale, pra nuk kanë angazhime të tjera dhe nuk merren me gjë tjetër.

      Një tjetër pikë e rëndësishme e prekur gjatë bisedës ishte si të ruajmë fëmijët tanë nga lundrimi i padobishëm apo i rrezikshmë online, duke përfshirë kontaktet me njerëz anonim online që mund të sjellin shqetësime apo probleme për fëmijët tanë.Sips ekspertit, ka aplikacione specifike që shërbejnë si filtër për të shmangur futjet e pakontrolluara online të fëmijëve.

      ”Nëse një video me personazh publik bëhet shumë virale duke rrëmbyer miliona apo biliona klikime, kjo do të thotë që ose personi në fjala ka blerë online IP nga vende të ndryshme të botës, ose njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre online”

      tha Saidi më pas. Bota virtuale dhe monetarizimi i klikimeve është sot një cështje shumë e ndjshme, pasi njerëzit e kanë kthyer profesionin e “youtuber” apo “influencer” një mënyrë për të patur të ardhura mujore të sigurta, por sa realisht këto profesione janë profesione? Studiuesit thonë se tashme një gjë është e sigurt, njeriu do të ketë në të ardhmen tre botë, bota reale, bota virtuale dhe bota e përtejme.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv