• VIDEO

    Degjenerimi i parlamentit/ Kryemadhi: Ramën s’e shiti Ahmetaj ( 20 shkurt 2023)

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe deputeti i PD, Edmond Spaho kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo me Report TV ku folën për zhvillimet më të fundit në vend dhe përplasjen e ashpër politike mes mazhorancës dhe opozitës.

    • VIDEO

      DOSJA K - Dine Dine:Adriana, forca ime në burgjet e komunizmit (20 shkurt 2023)

      7 vitet e burgut politik për dine dinen ishin ndoshta periudh më e vështirë e jetës së tij, madje edhe më e vështirë se mbijetesa në kampet e shfarosjes në Tepelenë, Berat apo Portoplermo. Gjithë fëmijëria dhe rinia i kishte kaluar mes privimeve në internime që duket se sdo të mbylleshin kurrë, dhe atëherë kur ai kishte krijuar familjen e tij me Adrianën dhe sapo kishin sjellë në jetë djalin e aprë Ervisin, Dinen e arrestojnë dh për të hapen dyert e burgjeve dhe nëj kalvar i gjatë mundimesh e vujtjesh jo vetëm për atë por edhe ëpr të gjithë familjen. Adriana me djalin e tyre foshnje, do të kthehej në mbështjejen më të madhe shpirtërore për të

    • VIDEO

      Spaho te ‘5 Pyetjet’: Ditën që ikën nga pushteti Rama e pëson keq! Filozofia amerikane për sjelljen ‘me miqtë’

      Deputeti demokrat, Edmond Spaho tha sot në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv se Rama do ta marrë përgjigjen amerikane për atë që ka bërë me McGonigal ditën kur do të ikë nga pushteti.

       
    • VIDEO

      Kryemadhi: S’e ka shitur Arben Ahmetaj Ramën, por një tjetër shumë i afërt me të! S’e mbroj se i nxjerrin një pastruese tjetër me lekë

      Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në ‘5 pyetjet’ në Report Tv se nuk ia ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen për inceneratorët por një njeri tjetër shumë më i afërt me Ramën.

      “Sa më shumë ta mbroj unë Ahmetajn aq më shumë do ta groposë Edi Rama. Do t’i nxjerrë edhe një pastruese tjetër me lekë.  Arben Ahmetaj në Elbasan dhe Fier ka zero përgjegjësi.  Nuk ma ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen. Nuk i ka shitur Arben Ahmetaj por një njeri tjetër shumë i afërt i tyre. E ka shumë afër atë njeriun”, tha Kryemadhi.

    • VIDEO

      Kryemadhi për Dorian Duçkën: Profesionist në lobim! Por nuk e di nëse ia ka futur Edi Ramës me ato që mund të ketë deklaruar në SHBA

      Ndërsa foli për Dorian Duçkën të cilin opozita e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Edi Ramën, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ se Duçka u shkëput nga LSI kur nisi biznesin e tij privat si lobist.

    • VIDEO

      Në aleancë me Shehin për zgjedhjet,Patozi: Nëse PD zgjedh një kandidat të përbashkët, do e pranojmë! (20 shkurt 2023)

      Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se aleanca me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, të kryesuar nga Dashamir Shehi, ka si qëllim rritjen e përfaqësimit opozitar në Shqipëri dhe nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me PD-në, nëse dy palët arrijnë të gjejnë një kandidat të përbashkët.

    • VIDEO

      Turqia s’gjen qetësi nga tërmetet, Bregu për Report Tv: Shifrat e viktimave po fshihen, janë më tepër! Asnjë nga qeveria s’dha dorëheqjen, krim

      Turqia është kthyer në një arenë lëkundjesh të njëpasnjëshme ku bilanci i viktimave, atyre që janë nën rrënoja, pritet të jetë edhe më i frikshëm, por edhe për këto shifra, ka  mjaft rezerva. Ky ishte pohimi i Koordinatores në Drejtorinë e Përgjithshme në Turqi, Anxhela Bregu pak minuta pasi një provincë e Turqisë u godit sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

    • VIDEO

      Në aleancë me Shehin për zgjedhjet e 14 majit, Patozi: Nëse PD zgjedh një kandidat të përbashkët, do e pranojmë! Vangjeli: Do kryqëzoheni nga të dyja palët

      Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se aleanca me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, të kryesuar nga Dashamir Shehi, ka si qëllim rritjen e përfaqësimit opozitar në Shqipëri dhe nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me PD-në, nëse dy palët arrijnë të gjejnë një kandidat të përbashkët.

    • VIDEO

      Historia në lot e babait/Një djalë i vdes,tjetri humb: Nëse e gjej,si t’i them që vëllain s’e ka më? (20 shkurt 2023)

      Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Enea Arixhiu! I riu nga Korça kontaktin e fundit me familjen e pati më datë 11 janar të këtij viti, nga Hanoveri i Gjermanisë. Denoncimin për humbjen e Eneas e bëri babai i tij Vath Arixhiu, i cili puntatën e së premtes telefonoi në emisionin “Pa Gjurmë” gjatë transmetimit LIVE, ndërsa kërkoi ndihmë për të birin. Ai tregoi dhe bisedën e fundit që zhvilloi me djalin, mëngjesin e 11 janarit, ditë pas së cilës kur nuk pati më mundësi komunikimi. 22-vjeçari Enea Arixhiu prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar ishte zhvendosur në Hanover të Gjermanisë me kërkesën për azil. Kjo për të riun korçar ishte hera e parë që kalonte kufirin shqiptar. Pasi shërbimi social atje nuk ia miratoi dokumentet për azil, Enea u arratis nga kampi dhe u bashkua me disa shqiptarë të tjerë, me të cilët ndante dhomën. Gjatë telefonatave me familjarët ai u thoshte se punonte në ndërtim, por asnjëherë nuk zbuloi emrat e shokëve me të cilët ai punonte dhe ndante jetesën. Kjo ngjalli tek familjarët dyshime se Enea mund të jetë përfshirë në punë të paligjshme. Babai i 22-vjeçarit kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi në policinë e Korçës, nuk i është pranuar denoncimi me arsyen se 22-vjeçari ka humbur gjurmët jashtë territorit shqiptar.

    • VIDEO

      Debati për ‘Aktivistin’, Etjen Xhafaj në Report Tv: Aplikacioni i ‘certifikuar’ online, zero info sensitive kërkohen! Kush ka nxjerrë të dhënat shkon para drejtësisë

      Partia Socialiste e ka seriozisht që të padisë penalisht të gjithë ata që kanë marrë të dhëna nga aplikacioni ‘Aktivisti’ dhe i kanë përdorur, disa për të targetuar persona të veçantë. Sekretari Digjital i PS, deputeti Etjen Xhafaj, i ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv tha se të dhënat mbrohen me ligj dhe ata që e kanë shkelur ligjin do të përgjigjen.

    • VIDEO

      Vdekja e 22 vjeçares keniane muaj pasi u dhunua në Tiranë, qytetarët protestojnë para prokurorisë: Hetimet për të u neglizhuan vetëm sepse ishte me ngjyrë

      Qytetarë të Tiranës janë mbledhur në një protestë përballë prokurorisë së kryeqytetit ku kërkojnë zbardhjen e dhunës së ushtruar ndaj 22 vjeçares keniane Joy Aoko e cila vdiq pak ditë më parë në një spital të Kenyas.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 20 shkurt 2023)

      Zonja Albana solli një recetë plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë ne petë  dhe supë me karrota dhe patate dhe.

      Në studio me astrologun Jorgo Pulla, i cili bëri parashikimin për 12 shenjat e zodiakut për javën nga data 20-26 shkurt.

      Do të jetë fundi i vështirësive kjo javë sipas astrologut Jorgo Pulla. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ai bëri parashikimin për 12 shenjat e zodiakut për javën 20-26 shkurt, ndërsa këshilloi shenjat e Demit, Luanit dhe Akrepit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj jave.

      “Është një fillim jave me energji shumë pozitive duke pasur parasysh që kemi ndikimin e hënës së re në shenjën e peshqëve, ku ndikohen dhe virgjëreshat sepse peshqit kanë përballë virgjëreshën. Fundi i muajit do të jetë fundi i vështirësive. E mëkura, e enjta, e premtja duhet pasur shumë kujdes sepse do të kemi probleme në media, çështje elektriciteti etj. Do të ketë një trekënësh planetesh që do të preki disa shenja, më shumë preken Demi, Luani dhe Akrepi” tha ai.

      Gastriti është një patologji shumë e përhapur dhe ekzistojnë një sërë faktorësh që çojnë në shfaqjen e tij. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, ndau disa këshilla që çdo person që vuan nga kjo patologji duhe t’I dijë.

      Sipas tij, në fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga gastritis, këto janë simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje:

      “Aciditet i shtuar në stomak, dhimbje në pjesën midis brinjëve, dhimbje stomaku para drake gromësira të tharta, fryrje abdominale, humbje oreksi, kostipacion, diare” tha ai, ndërsa theksoi se tipike e gastrit janë këmbët e ftohta dhe dhimbje në shputa.

      Por përse disa persona vuajnë nga gastritis, sipas Ylli Meres ka disa

      “Ulja e PH në stomak, çrregullimi gjatë marrjes së vakteve, pirja e kafesë me stomakun bosh, abuzimi me pijet alkoolike, duhanin, medikamentet e ndryshme dhe rritja e Helikobakter Pylori

      Ai sygjeroi përdorimin e disa bimëve dhe çajrave bimorë që do të ndihmojnë në trajtimin e gastritit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv