Ëmbëlsirë - Hoshaf me fiq të thatë
Përbërësit:
- 450 ml qumësht
- 100 gr fiq të thatë
- 90 gr sheqer
- Kanellë pluhur
Përgatitja:
Vendosim qumështin në një enë të ngrohet. Shtojmë fiqtë e thatë të prera sa më imët së bashku me sheqerin. E largojmë tenxheren nga nxehtësia dhe e trazojmë derisa sheqeri të tretet. Më pas me duar shtypim mirë fiqtë e thatë. E kullojmë masën e qumështit dhe e lemë në zjarr të bëhet kremoze.
Në tasa individuale vendosim një shtresë nga fiqtë e shtypur dhe sipër hedhim kremin e qumështit. Spërkasim ëmbëlsirat me kanellë dhe i vendosim tasat në një tepsi të thellë me ujë të piqen në banjo Mari në 120 gradë Celsius për 1 orë.