• VIDEO

    Pastiçe me beshamel nga zonja Albana

    Pastiçe me beshamel

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona
    • 500 ml qumësht
    • 4 kokrra vezë
    • 150 gr djathë të bardhë
    • Kripë, piper

    Për beshamelin:

    • 2 lgj niseshte
    • 2 lgj gjalpë
    • 350 ml qumësht
    • 200 gr djathë kaçkavall
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht rrahim vezët me qumështin dhe pak kripë. Më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar. Makaronat i kemi vendosur të ziejnë për 5 minuta në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Trazojmë mirë në qumësht niseshten derisa të tretet, e vendosim tenxheren më pas në zjarr, shtojmë gjalpin dhe e lemë derisa masa të trashet. Në fund shtojmë kripë, arrë moskat dhe pak djathë kaçkavall të grirë.

    Kullojmë makaronat gjysëm të ziera dhe i vendosim tek ena ku kemi trazuar vezët me qumështin. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim makaronat me qumësht dhe vezë. Sipër makaronave hehdim salcën beshamel duke e niveluar mirë dhe në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende. E vendosim pastiçen të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    Petulla me sherbet nga zonja Albana

    Petulla me sherbet

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 1 vanilje
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç kripë
    • 1/2 fç ujë
    • 1 lgj uzo
    • 1 vezë
    • Vaj për skuqje

    Për sherbetin:

    • 200 ml ujë
    • 150 gr sheqer
    • 3 lgj mjaltë
    • Fruta të thata për servirje

    Përgatitja:

    Hedhim miellin në një tas të madh, hapim në qendër një hapësirë shtojmë ujin, uzon, sheqerin, kripën dhe vaniljen. Hedhim dhe një kokërr vezë në fund dhe e punojmë mirë brumin derisa të fitojë elasticitet. E lemë brumin të pushojë  për disa minuta. E ndajmë brumin në kuleçë të vegjël dhe më pas hapim petullat në petëza të holla. Në një xhezve çaji hedhim vaj deri në mes të xhezves. E lemë të nxehet dhe vendosim petullën e parë duke e kapur në qendër dhe duke e hedhur në xhezve të rrudhosur. E lemë të skuqet nga njëra anë dhe më pas me pirun e shtyjmë në brendësi të xhezves dhe e kthejmë nga ana tjetër. Kështu veprojmë me të gjitha petullat dhe më pas i sherbetosim.

    Sherbetin e kemi përgatitur paraprakisht duke vendosur në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe sapo uji të ketë marrë valë e lemë 5 minuta dhe më pas shtojmë mjaltin. Petullat i lemë t’a përthithin mirë sherbetin dhe më pas i servirim me fruta të thata sipas dëshirës.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 shkurt 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Meta në SPAK te Romeo Kara plas "bombën" e deri tek Lukaku ndez Interin.

  • VIDEO

    Kallëzoi Metën në SPAK për çështjen CEZ-DIA, juristi në Repolitix: T'i sekuestrohen pasuritë dhe t'i komunikohet akuza! Në pyetje të merret edhe Berisha

    Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, ditën e sotme u pyet për më shumë se tre orë në SPAK në lidhje me çështjen CEZ dhe CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin përkatës për këtë aferë, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, thotë se duhet të merret në pyetje edhe Sali Berisha pasi afera korruptive është bërë në bashkëpunim me Ilir Metën

  • VIDEO

    Agim Doçi i revoltuar nga portalet: "Jam kundër te gjithëve" Ja c'kam thënë për Luiz Ejllin (22 shkurt 2023)

    Ai e nisi rrugën profesionale me një punë që në fillimet e tij as që e kishte imagjinuar që do ta çonte tek arti. Një personazh kontrovers,i guximshëm,që e thotë pa filtra gjithçka që mendon dhe nuk i kursen as kritikat e as lëvdatat. Një një rrugëtim tek jeta dhe karriera erdhi në “Esencë” me rrëfimin e rradhës poeti Agim Doçi. Kthesa në rrugën e tij e në vazhdimësinë profesionale ka qenë At Gjergj Fishta dhe pena e tij. Kështu e kujton ai ndikimin që ka pasur më vonë të shkruarit në jetën e tij personale dhe profesionale. Një prej shqetësimeve të Agim Doçit mbetet mosvlerësimi i pronës intelektuale një prej momenteve kyçe në jetën e secilit krijues që duhet të ketë vlerësimin që meriton. Një krijimtari e gjatë dhe e larmishme me këngë që janë vlerësuar me çmime të para në festival e përfaqësuar edhe në Eurovizion. Mes shumë çmimeve e vlerësimeve në karrierë të qenit qytetar nderi i Shkodrës për Agim Doçin mbetet një prej nderimeve që ka më për zemër sepse ka një lidhje të veçantë me qytetin e Shkodrës aty ku ka kaluar një pjesë të jetës së tij. Një lidhje po aq e ngushtë dhe emocionale që e bëri të përlotet në studio është edhe ajo me Kosovën ose siç këmbëngul ai ta quajë gjithnjë vetëm Dardani. Jo sepse shkroi “Marshin e UCK-së” apo himnin “ A vritet Pafajësia” ,por lidhja e tij me Kosovën është në një mënyrë e pashpjegueshme,është një emocion që e përlot gjithnjë. Shprehës,i guximshëm,i shkujdesur dhe i drejtpërdrejtë Agim Doçi solli edhe në këtë bisedë në “Esencë” grintën e personazhit të tij të patjetërsueshëm dhe krejt origjinal.

  • VIDEO

    Nga vendimi për tu mbuluar tek puna online, Xhoana Kurti: Ku po gabojnë bizneset (22 shkurt 2023)

    Jeta e saj mori një tjetër rrjedhë kur u bë nënë Menaxhon rrjetet sociale të bizneseve Si arriti të punësohej online dhe si është jeta e saj në një fshat të Durrësit Nje nga ne prezanton Besimtarja që kapërceu kufijtë e Kullës Sonte, ora 20:00

  • VIDEO

    'Karnavalet e Korçës' mbërrijnë në Tiranë pas 45 vitesh, drejtoresha e TKOB në Report Tv: Shfaqje që nuk duhet humbur, emrat më të njohur të artit shqiptar

    Abigela Voshtina, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës,  Baletit dhe Ansamblit Popullor ka treguar në Report Tv se është rikthyer në skenë “Karnavalet e Korçës” pas 45 vitesh, nën regjinë e Inva Mulës dhe kompozitorit Aniv Mulës.  Ajo ka treguar se ka një bashkëpunim të veçantë të artistëve të njohur kombëtar, rikthim të artistëve të vjetër që kanë emigruar nëpër botë dhe talenteve të reja. "Karnavalet e Korçës" do të jepet nga data 25-28 shkurt.

  • VIDEO

    Të hënën mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, Report Tv zbardh disa prej marrëveshje! Nga njohja e sigurimeve shoqërore te hapja e pikës së re kufitare

    Ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje mes dy vendeve. Këshilltarja e kryeministrit Oderta Barbullushi zbuloi në Report Tv disa prej marrëveshjeve që do të nënshkruhen, të cilat do të jenë në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.

  • VIDEO

    Dhuna ndaj Petraq Milos, ministri malazez për Report Tv: Policët të marrin dënimin e merituar! Votëbesimi kundër qeverisë gabim

    Ministri i Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, Fatmir Gjeka ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj Petraq Milos. Në një intervistë për Report TV, Gjeka tha se policët duhet të marrin dënimin e merituar në mënyrë që ky rast mos të përsëritet më.

    • VIDEO

      Merr lekët lë çantën me libra, zhduket 17-vjeçari/ U pa në Durrës, kush është vajza që… (22 shkurt 2023)

      Adoleshenti që shihni në këtë foto është Stefan Llangozi, 17- vjeçari nga Berati i cili rezulton i humbur që prej mëngjesit të së hënës. Ai doli nga shtëpia mëngjesin e datës 20 shkurt në fshatin Lumas dhe i tha nënës se do ikte për në shkollë, por çantën me libra e lë në banesë. Vonesa e të birit shqetëson prindërit, ndërsa këta të fundit mësojnë nga stafi pedagogjik i gjimnazit ’Shefqet Shuaiti’ ku ishte nxënës i vitit të dytë, se Stefani nuk ishte paraqitur atë ditë në shkollë. Menjëherë pas kësaj, familjarët bëjnë denoncimin në policinë e Kuçovës, ndërsa nuk kanë asnjë të dhënë deri më tani për fatin e të birit. Djali i vetëm mes dy motrave, i urtë dhe i qetë, Stefani në fshat nuk kishte shumë shokë. Kohët e fundit i ati kishte vënë re një qëndrim më të gjatë të djalit në telefon, në dhomë i vetëm dhe kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet se 17-vjeçari mund ta ketë planifikuar largimin e tij nga banesa. Këtë veprim nuk e ka bërë më parë, ndërsa telefoni i tij rezulton i fikur, që nga momenti kur familjarët tentuan të lidheshin me të. I gjatë afro 1 e 70, ditën që humbi gjurmët ka patur të veshur një palë xhinse dhe një xhup të zi.

    • VIDEO

      Dhunimi i zyrtarit të Partisë së Lirisë nga policia malazeze, Zenka në Report Tv: Kryeministri Abazoviç të reagoj, po krijohen armiqësi ndaj shqiptarëve!

      Mehmet Zenka, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëvë ka komentuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ngjarjen që ka ndodhur në pikën kufitare në Malin e Zi, ku zyrtari i Partisë së Lirisë, Petraq Milo është goditur me shuplakë nga efektivët e policisë. Sipas Zenkës, ngjarja është raportuar nga Unioni në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk është marrë asnjë përgjigje përveç justifikimeve. Ai fajëson kryeministrin Abazoviç, sepse nuk ka reaguar dhe po lejon të formohen armiqësi ndaj shqiptarëve.

    • VIDEO

      Rreze Dielli - Emisioni 22 Shkurt 2023

      Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me Pilaf /Tortelini me pana, proshutë dhe kërpudha / Musaka me patate dhe patëllxhanë

      “Bëni më shumë seks, ju lutem!” thirrja provokuese e gazetares amerikane të New York Times që trazoi rrjetin. A po shkatërron celulari dhe teknologjia marrëdhëniet dhe intimitetin mes çifteve? Të ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ishin gazetarja Zhaklin Lekatari dhe sociologu Gëzim Tushi, të cilët folën për shkrimin e publikuar një javë më parë, në prestigjiozen New York Times. “Bëni më shumë seks, ju lutem!” kështu e nis shkrimin e faqes së parë gazeta e mirënjohur amerikane New York Times. Editorial i Magdalene J. Taylor, gazetare dhe shkrimtare që merret me tema seksuale, ishte një ndër artikujt më të lexuar të tre ditëve të fundit të gazetës amerikane. ”Mungesa e seksit nuk ka të bëjë me moshën, por më shumë është një çlirim për një shëndet të mirë” tha Zhaklina në fillim të bisedës. Ndërsa socilogu Tushi u shpreh se seksi nuk duhet të bëhet konsum sikur të hapësh një shishe birrë, por të bëhet me dashuri që të mos kthehet në “mall konsumi”. Për gazetaren më pak seks, do të thotë më pak ndërveprime njerëzore, më shumë vetmi dhe një botë virtuale më shumë se reale.

      Në një lidhje skype nga Italia me shefen e kuzhinës, Entiana Osmenzeza. Një javë më parë ajo u bë shumë virale, falë pjesëmarrjes përshëndetëse në Master Chef Italia, ku Entiana u tregoi konkurentëve djathin e veriut të Shqipërisë që njihet me emrin mishavine. ”Për mua ishte krenari të prezantoja një pjesë të gastronomisë tonë që u prit shumë mirë në formatin e njohur” nisi bisedën Entiana. “Ne kemi një kuzhinë të pasur që meriton shumë të flitet dhe që ka vlera të padiskutueshme” vazhdoi më pas ajo. Sa i takon djathit, Entiana tha se veçantia e kuzhinës së saj është se ajo nuk shkëputet nga tradita jonë dhe se kjo e bën unike gastronominë e saj.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv