-
VIDEO
Historia e jetimit që fajësoi prindërit/37-vite pas, burri që e rriti zbulon sekretin:Ti linde ,ata… (10 shkurt 2023)
Ndriçim Mile një 37-vjeçar me vendbanim në Ansi të Francës është në kërkim të rrënjëve të tij biologjike. Ai u birësua kur ishte 6 muajsh nga cifti Fitim dhe Alma Mile në fshatin Ferm-Partizani të Kuçovës, ku u regjistrua edhe vendlindja e Ndricimit. Nuk do të zgjaste shumë ky gëzim në familje, pasi çifti vendos të divorcohet një vit më pas. Edhe pse me dakordësinë e të dyve kishin birësuar një fëmijë, kjo gjë nuk e pengoi gruan ta lë vogëlushin e të largohet përgjithnjë nga banesa. Alma pa jetën e vet dhe Ndriçimin nuk e takoi më kurrë. Por edhe fati i saj ishte tragjik, ndërsa ndërroi jetë sapo lindi një vajzë. Fatkeqësisht një muaj më pas ndërroi jetë edhe foshnja. I vetmi njeri të cilin do ta shihte me adhurim për Ndricimin do të ishte figura e babait. Fitimi ia kushtoi jetën djalit të vogël, pavarësisht se marrëdhëniet mes të dyve nuk do të ishin asnjëherë të mira. Në moshën 9-vjeçare ai do të mësonte se burri i cili kishte një sjellje tejet të rreptë ndaj tij nuk ishte babai biologjik. Do të ishte fqinja ajo e cila do ta zbulonte këtë të vërtetë, e cila duke parë marrëdhënien mes të dyve i thotë Ndriçimit se kjo ndodhte pasi ai nuk ishte fëmija biologjik i Fitimit. Por ky episod nga djali 9-vjeçar në atë kohë nuk do të kishte të njëjtën rëndësi me atë të viteve më pas. Në shtëpinë e tyre hynë dhe dolën edhe gra të tjera, pasi Fitimi nisi bashkëjetësën pas ndarjes nga bashkëshortja. Për disa vite me radhë djali i birësuar i familjes Mile u rrit me njerkë, dhe në të gjitha rastet marrëdhëniet me to i kishte të mira. Problemi i vazhdueshëm ishte sjellja e të atit, i cili sa më shumë rritej djali aq më tepër largohej prej të atit. Në moshën 18-vjeçare mëson të vërtetën e jetës, Fitimi ia pohon vetë Ndriçimit se nuk ishte ai babai biologjik. Të dy ishin zhvendosur në Greqi asokohe, ndërsa pak vite më pas jetët e tyre u ndanë pasi djali vendos të jetojë në Francë. Babai birësues nuk e pranoi kurrë kërkesën e të birin për të gjetur rrënjët biologjike, edhe pse me vite të tëra ishte treguar mjaft i ashpër me të. Pavarësisht gjithçkaje pas 37 vitesh Ndriçimi ka vendosur t’i shkojë deri në fund misionit për të gjetur rrënjët biologjike. Në Francë ku jeton ende sot ai ka ndërtuar familjen e tij dhe të qënurit baba e shtyn edhe më shumë drejt zbulimit të së vërtetës, që e ka munguar gjatë në vite.
-
VIDEO
Kush ishin vajzat e bukura të viteve 90'? (10 shkurt 2023)
Cdo kohe ka patur dhe ka imazhet e saj, femra ëe cilat janë evidentuar për talentin, shkathtësinë, stilin e personalizuar dhe shpesh guximin për të treguar atë që janë e dinë të bëjnë. Dikur, ekrani ka qenë vendi i parë ku këto vajza ekspozoheshin dhe ktheheshin në të preferuarat e publikut, por jo vetëm. Para viteve 90’ kthente në pasarele edhe shëtitoret, oborrin e shkollave apo koridoret e punes, ku vajzat me stil merrnin vemendjen e gjithekusjt. Është fjala pikërisht për atë kohë kur nuk kishte internet, Instagram, filtra e as operacione plastike. Bukuria ishte bio si edhe menyra e te treguarit te saj. Ishte kjo kohe kur filmat, shfaqjet apo festivali priteshin si ngjarje të medha Në këtë takim të “Esencë” sollëm ndërmend pikërisht bukurinë,stilin dhe qasjen e vajzave të këtyre viteve. Në një bisedë në studio me fotografin Roland Tasho spikeren e lajmeve Ardita Mullai dhe në lidhje skype këngëtaren Alida Hisku. Fotografia është një kujtesë e kohës për të bukurën dhe imazhin e atyre viteve që fotografi Tasho na e prezanton ndër të tjera me ekspozitën e vajzave të ikura më të cilën kujton figura e profesioniste të cilat sot kanë ndërtuar një karrierë jashtë vendit. E bukura e viteve 90’ duket në kohët që jetojmë si një kujtim i largët që ende admirohet. Ardita na tregoi se modelet e rinisë së saj vecanërisht të lidhura me pasionin e saj ishin spikeret italiane. Ndërsa televizioni ishte një institucion nqë në Shqipëri shërbente për të ndërtuar modelin dhe admirimin për figurat që dilnin prej tij. Për Aloda Hiskun e bukura është energjia dhe pasioni që njeriu mbart. Ajo kujtoi kohën kur prioritet nuk ishte dukja por kënga dhe lidhja me publikun. E përtej vështirësive të kohës e veshjeve që nuk ishin aq të lehta për tu gjetur ajo thote se e bukura e kohës së saj kishte tjetër natyralitet dhe ndikim në sytë e publikut.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli (10 Shkurt 2023)
Zonja Albana solli një recetë plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Petulla të buta si mafishe me reçel.
Hallva është një ëmbëlsirë e thjeshtë por nga më tradicionalet e kuzhinës shqiptare. Secila krahinë apo zonë ka veçori të veçanta në përgatitje duke filluar nga gjalpi apo vaji. Por ajo që e bën të ndryshme hallvën nga krahina në krahinë është ngjyra e saj. E ftuar në kuzhinën e "Rreze Dielli" aktivistja e moshimit Mira Pirdeni, këtë herë erdhi si amvisë dhe përgatiti hallvën dibrane.
Mira Pirdeni, aktivistja e moshimit në kuzhinën e "Rreze Dielli" përgatiti supën tradicionale të familjes së saj, një supë e thjeshtë por e shijshme vetëm me lëng mishi, miell, gjalpë, limon dhe vezë të freskët.
Në studion e “Rreze Dielli” me Loreta Berhami, botuese; paralelisht në skype edhe shkrimtari Albatros Rexhaj për të diskutuar temën ‘Pse e kemi të vështirë të flasim për seksin me partnerin?’ “Biseda për seksin”, 5 biseda thelbësore nga dy bashkëshortët psikoterapistë për një jetë seksuale të jashtëzakonshme në çift.
Kujtim Hysensani, fizioterapisti i verbër nga Përmeti tregon historinë e jetës së tij në “Rreze Dielli” si e humbi tërësisht shikimin në moshën 16-vjeçare. Dikur një student ekselent, sot ai punon si fizioterapist në Qendrën Sociale Multidisiplinare në varësi të Bashkisë së Tiranës.Kujtimi pavarësisht sfidës me të cilën e përballi jeta nuk hoqi dorë. Ai vendosi të bëjë një jetë normale, duke vazhduar shkollimin dhe duke marrë një profesion, madje ai tregon se ka mbaruar dy fakultete dhe e shikon dijen si një strategji jo vetëm për të arritur një profesion por edhe për të zhvilluar më tej karakterin e tij.
Unë besoj se çdo person duhet ta ketë dijen një strategji të veten që të rrisi qoftë aftësitë profesionale por pse jo edhe personalitetin dhe karakterin e tij. Unë pasi kam mbaruar shkollën e mesme m’u dha mundësia për të vazhduar shkollën e lartë dhe një nga profesionet që mund të bëjë një person me aftësi të kufizuara në shikim është fizioterapia. Unë fizioterapinë mjekësore nuk e kam pasur pasion, kisha fizioterapinë sportive, por e zgjodha sepse ishte më e thjeshta për ta aplikuar. Unë kisha dëshirë juridikun ose gazetarinë por këto profesione janë pak më të vështira kurse tek fizioterapia një person me aftësi të kufizuara në shikim mund të jetë autonomm. Pas fizioterapisë studiova juridikun, kam marr bursë nga një universitet privat.
Pas mbarimit të studimeve, Kujtim Hysensani punon si fizioterapist dhe shprehet tepër i kënaqur me profesionin që ka zgjedhur.
Në studio, Kujtimi do të demostrojë dhe disa ushtrime për ftohjet muskulare.
Ajo është një ndër këngëtaret më energjike të skenës së muzikës tonë dhe po ashtu më e dashura për publikun. Ka një adrenalinë të jashtëzakonshme që arrin ta përçojë edhe tek publiku. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila promovoi një natë më parë albumin e saj të fundit.
Pas 30 viteve në skenë dhe pas një repertori shumë të gjatë këngësh hit, Aurela vazhdon të befasojë publikun që e ndjek me besnikëri prej vitesh me talentin dhe energjinë e saj, ashtu si dhe ky album ‘binjakë’ që siç thotë ajo vjen 2 nw 1 me titullin ‘Unike…me taban’.
Këngëtarja në këtë album të veçantë ka bërë një përzierje të stileve të këngëve, siç vetëm ajo di të bëjë.
Report Tv ndoqi nga afër promovimin e albumit të këngëtares, në prezencën e miqve të saj dhe personaliteteve të artit shqiptar. Të cilët në këtë natë të rëndësishme për të, nuk i munguan duke shijuar suksesin e këngëtares dhe muzikën e saj të mirë. Mes këngëve plot mesazhe, energjisë që vetëm Aurela di të përcjellë në skenë, mori urimet më të mira nga miqtë. -
VIDEO
‘Na shpëtoni’, ekipi shqiptar nga Turqia për Report Tv: Ka ende thirrje nga njerëzit nën rrënoja, shpresat s’janë shuar! Po punojmë 24 orë
Pesë ditë kanë kaluar nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë, por kërkimet nën rrënoja ende nuk janë ndalur. Ekipi shqiptar ndodhet në Turqi dhe Nebi Mucaj, drejtor i Qendrës Vullnetare te Emergjencave Civile dhe detaje në Report Tv nga kërkimet.
-
VIDEO
Tragjedia e Gërdecit, SPAK kërkon gjykimin për shpërdorim detyre, Mediu në Report Tv: Vendim politik! Shpërthimi, jo faj i ministrit të Mbrojtjes
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu për Report Tv është shprehur se akuzat e SPAK s'kanë lidhje me shpërthimin në Gërdec. Ai ka thënë se hapja e gjykimit është me qëllim politike.
-
VIDEO
30 vite në skenë, mes miqsh Aurela Gaçe prezanton "Unike... me taban"
Ajo është një ndër këngëtaret më energjike të skenës së muzikës tonë dhe po ashtu më e dashura për publikun. Ka një adrenalinë të jashtëzakonshme që arrin ta përçojë edhe tek publiku. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila promovoi një natë më parë albumin e saj të fundit. Pas 30 viteve në skenë dhe pas një repertori shumë të gjatë këngësh hit, Aurela vazhdon të befasojë publikun që e ndjek me besnikëri prej vitesh me talentin dhe energjinë e saj, ashtu si dhe ky album ‘binjakë’ që siç thotë ajo vjen 2 në 1 me titullin ‘Unike…me taban’. Këngëtarja në këtë album të veçantë ka bërë një përzierje të stileve të këngëve, siç vetëm ajo di të bëjë.
Report Tv ndoqi nga afër promovimin e albumit të këngëtares, në prezencën e miqve të saj dhe personaliteteve të artit shqiptar. Të cilët në këtë natë të rëndësishme për të, nuk i munguan duke shijuar suksesin e këngëtares dhe muzikën e saj të mirë. Mes këngëve plot mesazhe, energjisë që vetëm Aurela di të përcjellë në skenë, mori urimet më të mira nga miqtë:
“Aurela e meriton këtë sukses, madje nëse do të donte do meritonte dhe një treg nërkombëtar, mendoj që është vërtet unike, ka një energji të jashtëzakonshme dhe ndër të pakta të afta për të kënduar të gjithë zhanerat” tha Rudina Dembacaj për mikrofonin e Report Tv.
“Aurela Gaçe është këngëtarja ime më preferuar të cilën e adhuroj për talentin, mirësinë, për botën e saj të madhe shpirtërore” ishin fjalët e këngëtares Irini Qirjako për mikeshën e saj artiste.
“Ku mjaftojnë dy fjalë për Aurela Gaçen, duhet një natë dimri, një bllok I madh, duhet një roman çfarë ti thuash Aurelës. Shiko sa shumë njerëz ka, dhe po ti shohësh ka shumë artista që nuk I shohim as nëpër intervista në televizione. Janë këtu për Aurelën dhe për muzikën që ajo bën për kur shkel skenën” u shpreh këngëtarja Rozana Radi.
Mes emocioneve të një nate të bukur, pas një pune të gjatë për të sjellë gjithmonë më të mirën, muzikën më cilësore për publikun që e ndjek me besnikëri dhe plot pasion, Aurela Gaçe ndau emocionet e saj në “Rreze Dielli”, ku tregoi më tepër për këtë album. Ndër të tjera, rrëfeu se përse ka zgjedhur emrin “UNIKE’’ si titull të albumit:
“Kur ta dëgjosh këngën do ta kuptosh që ajo këngë është përballja me veten në pasqyrë, është përballja me realitetin që ne jemi me veten tonë në pasqyrë, është ajo përballja me shpirtin tënd. Ne mundohemi të jemi gjithmoë mjaftueshëm për të tjerët ndërkohë ti je ti dhe unë jam unë, nuk bëhem dot ti. Lum kush e kupton këtë sepse atëherë arrin të mos dëgjojë të tjerët që të thonë ti nuk je mjaftueshëm. Gjithsecili nga ne nuk është perfekt, dhe ai që mundohet të jetë përfekt është e pamundur, thellë-thellë brenda e di që nuk është” tha ajo.
Në këtë album ashtu siç vetë këngëtarja na zbuloi nuk mungojnë edhe një sërë bashkëpunimesh me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare si Stine, Eli Fara apo Aleksandër Gjoka. Ndërsa më i veçanti ndër to mbetet një bashkëpunim me këngëtarin e ndjerë doktor Flori, të cilin artistja ka vendosur ta sjellë tashmë për publikun që i mungon muzika e tij. Mes të tjerave, suprizë e bukur në këtë album kaq të përfolur ishte dhe kënga me dy vajzat e saj, është hera e parë që Aurela vjen me një ‘bashkëpunim’ të tillë, ndërsa thekson se nuk do të jetë i fundit.
“Unë kam bashkëpunim me Stinen, kemi doktor Florin dhe ç’është e vërteta më mungon shumë dhe jam e lumtur që në një farë mënyre e kam një copëz të tij me vete. Kam një bashkëpunim me Aleksandër Gjokën, gjithmonë kam pasur me të sepse e dua si artist, kam bashkëpunim me mikeshën time të zemrës Eli farën dhe kam bashkëpunim me dy yjet e mamit që e kam ruajtur për në fund” tha ajo. -
VIDEO
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen historinë e tij në 'Rreze Dielli'
Nuk ka qenë një jetë e thjeshtë për të, por ai është një njeri që ka gjetur forcën që të jetojë bukur dhe të ndërtojë një jetë si të gjithë të tjerët pavarësisht mungesës së shikimit. Kjo është historia e Kujtim Hysensanit, i cili humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, në një intervistë në “Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e jetës së tij.
“Unë kam lindur me shikim të reduktuar dhe ditë pas dite shikimi largohej. dhe mosha 16 vjec ka qenë një segment që unë e mbaj mend sepse në atë moment unë fillova të kisha vështirësi të shumta në shkrim dhe lexim. Sëmundja që kam unë është një sëmundje degjenerative e retinës. Deri në një farë moshe unë i shihja ngjyrat por kisha vështirësi për të lëvizur. Më vonë më filloi të më pakësohej gjithmonë e më shumë” rrëfen ai.
Kujtimi pavarësisht sfidës me të cilën e përballi jeta nuk hoqi dorë. Ai vendosi të bëjë një jetë normale, duke vazhduar shkollimin dhe duke marrë një profesion, madje ai tregon se ka mbaruar dy fakultete dhe e shikon dijen si një strategji jo vetëm për të arritur një profesion por edhe për të zhvilluar më tej karakterin e tij.
Unë besoj se çdo person duhet ta ketë dijen një strategji të veten që të rrisi qoftë aftësitë profesionale por pse jo edhe personalitetin dhe karakterin e tij. Unë pasi kam mbaruar shkollën e mesme m’u dha mundësia për të vazhduar shkollën e lartë dhe një nga profesionet që mund të bëjë një person me aftësi të kufizuara në shikim është fizioterapia. Unë fizioterapinë mjekësore nuk e kam pasur pasion, kisha fizioterapinë sportive, por e zgjodha sepse ishte më e thjeshta për ta aplikuar. Unë kisha dëshirë juridikun ose gazetarinë por këto profesione janë pak më të vështira kurse tek fizioterapia një person me aftësi të kufizuara në shikim mund të jetë autonomm. Pas fizioterapisë studiova juridikun, kam marr bursë nga një universitet privat.
Pas mbarimit të studimeve, Kujtim Hysensani punon si fizioterapist dhe shprehet tepër i kënaqur me profesionin që ka zgjedhur.
“Që prej 2012 kur kam mbaruar studimet punoj si fizioterapistë i punësuar nga Bashkia e Tiranës dhe është një punë që më pëlqen. Pothuajse nuk kam pasur probleme fare për ta ushtruar profesionin për shkak të shikimit sepse në një ambient që unë e njoh, orientohem shumë mirë” tregon ai.
Disfatat e jetës shpesh na bëjnë që të humbasim shpresën por ky nuk është rasti i Kujtimit. Ai ka gjetur gjithmonë forcën për të bërë një jetë normale, ndërsa rrëfen në “Rreze Dielli” njohjen me bashkëshorten dhe jetën e tyre familjare me djalin që tashmë është 9-vjeç.
Jam baba i një djali 9-vjeç. Me bashkëshorten jemi prezantuar nga të tjerë dhe më pas unë ja bëra mendjen dhallë. Ka qenë e ëvshtirë në fillim, nga pyetjet që më bënte ajo “ A vishesh vet dot?” “ A ha dot bukë vet” dhe unë i thoja që jam fizioterapist i shërbej të tjerëve por mendoj që është normale. Në fillim ishte pak e vështirë më pas u mësuam shumë shpejt. Unë kur jam në shtëpi nuk kam pothuajse fare nevojë që të më ndihmojë njeri. nëse gjërat janë të vendosura në vendin e duhur, unë shkoj dhe i gjej vet” tregon ai.
-
VIDEO
Marrëdhëniet seksuale, përse e kemi të vështirë të flasim me partnerin për seksin?
Në studion e “Rreze Dielli” me Loreta Berhami, botuese; paralelisht në skype edhe shkrimtari Albatros Rexhaj për të diskutuar temën ‘Pse e kemi të vështirë të flasim për seksin me partnerin?’ “Biseda për seksin”, 5 biseda thelbësore nga dy bashkëshortët psikoterapistë për një jetë seksuale të jashtëzakonshme në çift.
-
VIDEO
Mira Pirdeni gatuan supën tradicionale të familjes së saj në “Rreze Dielli”
Mira Pirdeni, aktivistja e moshimit në kuzhinën e "Rreze Dielli" përgatiti supën tradicionale të familjes së saj, një supë e thjeshtë por e shijshme vetëm me lëng mishi, miell, gjalpë, limon dhe vezë të freskët.
-
VIDEO
Hallva dibrane sipas recetës së Mira Pirdenit
Hallva është një ëmbëlsirë e thjeshtë por nga më tradicionalet e kuzhinës shqiptare. Secila krahinë apo zonë ka veçori të veçanta në përgatitje duke filluar nga gjalpi apo vaji. Por ajo që e bën të ndryshme hallvën nga krahina në krahinë është ngjyra e saj. E ftuar në kuzhinën e "Rreze Dielli" aktivistja e moshimit Mira Pirdeni, këtë herë erdhi si amvisë dhe përgatiti hallvën dibrane.
-
VIDEO
Petulla të buta si mafishe shoqëruar me reçel nga zonja Albana
Petulla te tradites italiane, te buta si mafishe shoqeruar me recel
Përbërësit:
- 200 gr miell 00
- 50 gr sheqer
- 1 vezë
- 1 shkop vanilje
- 16 gr maja birre
- 1 gotë qumësht
- Lëvore limoni
- Vaj vegjetal
- Marmalatë portokalli, reçel fiku ose pjeshke
Përgatitja:
Fillimisht tresim majanë në një gotë me qumësht të ngrohtë. Në një enë hedhim një vezë, miellin, sheqerin, vaniljen dhe lëkurën e grirë të limonit. Përziejmë gjithçka me dorë ose duke përdorur një rrahës. Shtojmë më pas gotën me qumësht të ngrohtë me majanë dhe vazhdojmë përzierjen derisa të krijohet një brumë homogjen. E lemë brumin të fryhet për të paktën 2 orë, duke e mbuluar tasin me celefon transparent.
Pas dy orësh, ngrohim vajin në një tigan, marrim sasi të vogla brumi me ndihmën e një luge dhe i lemë të rrëshqasin në vajin e nxehtë duke skuqur disa petulla në të njëjtën kohë. Kur petullat të jenë fryrë dhe të kenë marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët, i kullojmë nga vaji dhe i lemë të thahen në një pjatë të mbuluar me letër thithëse.
Presim pak minuta sa të ulet nxehtësia e petullave dhe më pas me një qeskë pastiçerie i mbushim me reçelra të ndryshëm. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë me sheqer pluhur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 shkurt 2023
Titujt e gazetave për sot, nga PD parashikon 100 mijë protestues në 11 shkurt te SPAK nuk pranon të zbardhë vrasjet e "21 janarit" e deri tek me sizmikën e Mehmetit.