-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 14 shkurt 2023)
Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë cheesecake për Shën Valentin, bukë me drithëra dhe tavë me plendës, recetë e traditës
Në studio me Olta Canka, instruktore tango. Në ditën e dashurisë Olta do të rrëfejë pasionin e saj për tangon si dhe do të tregojë disa lëvizje të thjeshta bazike që çdo çift mund t’i përformojë lehtësisht. Historia e Oltës është e pabesueshme, ajo ka ndërmarr një udhëtim deri në Argjentinë për të mësuar tangon ‘ e vërtetë’. Dhe që prej asaj kohe e ka ushtruar dhe ka ndihmuar edhe të tjerët të mësojnë hapat e duhur të saj. Tango është kthyer në kërcimin e preferuar të shqiptarëve sipas rrëfimit të Oltës. Ajo u shpreh në “Rreze Dielli” se ky kërcim është përqafuar nga të gjitha moshat, dhe se çiftet vijnë së bashku për të mësuar këtë kërcim. Ndërsa theksoi se janë të rinjtë single që e preferojnë akoma më shumë për të mësuar tangon. Olta ka ndërmarr edhe ‘Maratonën e Tangos’ e cila po organizohet çdo vit në Shqipëri, ku ka pjesëmarrës nga e gjithë bota si Gjermania, Italia, Egjipti etj. Në këto ditë kërcehet 12 orë në ditë tango. Ajo shpjegoi disa nga hapat kryesorë të saj ndërsa tha se tango është një ecje në përqafim. Ndër të tjera ajo ndau me “Rreze Dielli” edhe një pjesë tjetër të vetes. Olta Canka rrëfeu se prej vitesh ka vegime, ku sipas saj ëngjëjt I flasin dhe i tregojnë se çfarë duhet të bëj. Ajo tha se ka aftësinë për të treguar jetën e të tjerëve por më pas nuk mban mend asgjë. Po ashtu edhe në pikturat e saj, thotë se pasqyron atë që ëngjëjt ia transmetojnë.
Biseduam në “Rreze Dielli” me Xhenoveta Hasanaj Muller, shqiptare e Zvicrës e cila ndodhet në Shqipëri për një mision të vecantë: avokate e kafshëve të rrugës, mbrojtjen e kafshëve të rrugës, punë që e bën në gjithë botën. Së bashku me bashkëshortin do kujdesen për kafshët e rrugës në gjithë qytetet e Shqipërisë.
Ajo ka emigruar në fillim 1991 me mamanë dhe motrën e saj nga Shqipëria, mbasi babai i saj kishte marë rrugën e emigrimit në korrik 1990. Është pjesë e Diasporës për Shqipërine e Lirë dhe po ashtu një investore prej 7 Vitesh për menaxhimin e kafshëve të rrugës në Shqipëri. Prej 7 vitesh ka krijuar me bashkëshortin organizatën JETA Tier und Mensch = JETA Kafsha dhe Njeriu. Emri është përcjell nga prejardhja dhe vendbanimi i saj. Pra në të dyja gjuhët. Vizita ne verën e 2015, në Shqipëri bëri që të shikoj jo vetëm situatën e njerëzve, por edhe ashtu ato të kafshëve. Prej atij viti ajo dhe familja e saj i është dedikuar këtij misioni humanitar. Në shumë qytete kanë bërë projekte të ndryshme për menaxhimin e kafshëve të rrugës. Prej vitesh është fokusuar në qytetet e Durrësit dhe Fierit.
-
VIDEO
“Një avokate” për qentë e rrugës, shqiptarja zviceriane rrëfen dashurinë e veçantë

"Flas me ëngjëjt dhe shpirtrat, më udhëzojnë çfarë të bëjë", habit artistja në 'Rreze Dielli'
Në studio me Olta Canka, instruktore tango. Në ditën e dashurisë Olta do të rrëfejë pasionin e saj për tangon si dhe do të tregojë disa lëvizje të thjeshta bazike që çdo çift mund t’i përformojë lehtësisht. Historia e Oltës është e pabesueshme, ajo ka ndërmarr një udhëtim deri në Argjentinë për të mësuar tangon ‘ e vërtetë’. Dhe që prej asaj kohe e ka ushtruar dhe ka ndihmuar edhe të tjerët të mësojnë hapat e duhur të saj. Tango është kthyer në kërcimin e preferuar të shqiptarëve sipas rrëfimit të Oltës. Ajo u shpreh në “Rreze Dielli” se ky kërcim është përqafuar nga të gjitha moshat, dhe se çiftet vijnë së bashku për të mësuar këtë kërcim. Ndërsa theksoi se janë të rinjtë single që e preferojnë akoma më shumë për të mësuar tangon. Olta ka ndërmarr edhe ‘Maratonën e Tangos’ e cila po organizohet çdo vit në Shqipëri, ku ka pjesëmarrës nga e gjithë bota si Gjermania, Italia, Egjipti etj. Në këto ditë kërcehet 12 orë në ditë tango. Ajo shpjegoi disa nga hapat kryesorë të saj ndërsa tha se tango është një ecje në përqafim. Ndër të tjera ajo ndau me “Rreze Dielli” edhe një pjesë tjetër të vetes. Olta Canka rrëfeu se prej vitesh ka vegime, ku sipas saj ëngjëjt I flasin dhe i tregojnë se çfarë duhet të bëj. Ajo tha se ka aftësinë për të treguar jetën e të tjerëve por më pas nuk mban mend asgjë. Po ashtu edhe në pikturat e saj, thotë se pasqyron atë që ëngjëjt ia transmetojnë.
-
VIDEO
Bukë me drithëra nga zonja Albana
Bukë me drithëra
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 600 ml ujë
- 1 lgj miell
- 1 lç kripë
- 40 gr maja
- Fara të ndryshme
Përgatitja:
Në një enë vendosim majanë, sheqerin, ujin dhe pak miell. E lemë majanë të aktivizohet dhe më pas zemë brumin. Në fund shtojmë farat dhe e vendosim bukën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.
-
VIDEO
Tavë me plendës nga zonja Albana
Tavë me plëndës
Përbërësit:
- 1.5 -2 kg plëndës
- 2 qepë të thata
- 2 lgj miell
- 2 lgj uthull
- 2 lgj salcë koncentrat
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, nenexhik
- Piper i kuq i embël
Përgatitja:
Pasi kemi larë plëndësin e vendosim të ziejë. E lemë të ftohet dhe e presim në rripa ose pjesë të vogla. Kaurdisim qepën e grirë me yndyrë në një tigan. Kur shikojmë që zbardhet shtojmë pak miell, e kaurdisim 3 minuta shtojmë piperin e kuq, kripën dhe piperin e zi me uthullën. Shtojmë nga lëngu i plëndësit që kemi zjerë dhe e lemë derisa të lidhet. E kalojmë në tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.
-
VIDEO
'Ciceron', aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës
-
VIDEO
Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
Është arrestuar në Belgjikë, Leonard Duka, një ndër autorët e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019! Kreu i 'klanit Duka' u arrestua në një shtëpi private në një provincë të Brukselit, dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë
-
VIDEO
Tortë cheesecake për Shën Valentin nga zonja Albana
Tortë cheesecake për Shën Valentin
Përbërësit:
- 220 gr biskota të thata
- 80 gr gjalpë
- 1 majë luge kripë
- 250 gr krem djathi
- 250 gr kos me luleshtrydhe
- 120 gr sheqer
- 300 ml pana e freskët
- 20 gr xhelatinë
- Reçel për shije dhe dekor
Përgatitja:
Fillimisht thërrmojmë biskotat. Shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me biskotat me pak kripë. Masën e biskotave dhe gjalpit e vendosim në një tavë me formë me letër furre dhe e lemë të pushojë për 1 orë në frigorifer. Ndërkohë në një enë hedhim kremin e djathit, shtojmë sheqerin dhe kosin e frutave, punojmë gjithçka për të marrë një masë homogjene. Paralelisht në një tenxhere ngrohim gjysmën e panës, shkrijmë brenda xhelatinën e zbutur më parë në ujë dhe e lëmë të ftohet.
Panën e mbetur e shtojmë tek kremi i djathit i punuar me sheqerin dhe kosin. Shtojmë më pas xhelatinën e ftohur, e trazojmë mirë të gjithë masën të cilën e shtrojmë në tavë mbi bazën e biskotës. E nivelojmë mirë dhe e vendosim sërish në frigorifer. Në fund e dekorojmë tortën me reçel (të cilin e vendosim në një qese pastiçerie) dhe me fruta të kuqe sipas dëshirës.
-
VIDEO
Kaosi në seancën plenare, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës
PS kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Sali Berishës, Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës. Kjo kërkesë vjen pas kaosit në seancën e fundit plenare dhe protestës së organizuar nga Sali Berisha jashtë Kuvendit.
-
VIDEO
Sot Dita e Dashurisë, Korreshi ka një mesazh për të gjithë demokratët: Energjinë ta drejtojmë nga Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë thirrje për më shumë dashuri mes demokratëve në këtë 14 shkurt, Dita e të Dashuruarve.
“Të ulim gjuhën përçarëse mes njëri-tjetrit sepse kam harxhuar kaq shumë energji duke sharë njëri-tjetrin. Jo vetëm deputetët por edhe njerëzit mes tyre. Energjinë ta harxhojmë ndaj Edi Ramës.
Nëse flitet për bashkëpunim nuk mund të bashkëpunosh me një njeri që shahesh nga mëngjesi në darkë”, tha ai në i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Korreshi për Report Tv: Ishte si me regji, mungon nervi qytetar! Fjala revolucion në kohë demokracie e frikshme
Për deputetin Saimir Korreshi, në protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha para Kuvendit, mungonte nervi qytetar. Në një interviste për emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv, me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti demokrat u shpreh se protesta ishte si me regji dhe se në momentin që Sali Berisha u largua nga protesta, të gjithë qytetarët avulluan brenda pak sekondash
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 shkurt 2023
Titujt e gazetave për sot, nga McGonigal u zhvati biznesmenëve 30 mln euro te qytetarët përplasen me Policinë para Parlamentit e deri tek Adriatik Llalla fiton azil politik në Itali.