• VIDEO

    A ia arriti qëllimit protesta e thirrur nga Partia Demokratike ? (13 shkurt 2023)

    Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar në Report Tv protestat e mbajtura nga Sali Berisha të shtunën dhe atë ditën e sotme para Kuvendit. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Salianji tha se i shikon protestat si një ringjallje të nervit opozitar.

  • VIDEO

    Protestat, Salianji te ‘5 Pyetjet’: U ngjall nervi opozitar! Rama të vijë në Kuvend të japë llogari

    Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar në Report Tv protestat e mbajtura nga Sali Berisha të shtunën dhe atë ditën e sotme para Kuvendit. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Salianji tha se i shikon protestat si një ringjallje të nervit opozitar.

  • VIDEO

    DOSJA K - Dine Dine në burg se përhapi teoritë e Frojdit (13 shkurt 2023)

    I mbetur jetim në moshë të mitur, pasi komunistët ja vranë të atin e burgosur, në një tentativë të tijën për tu arratisur, Dine Dine, e kaloi gjithë jetën e tij në një kalvar të gjatë privimesh, presioni psikologjik dhe vuajtjesh të mëdha shpirtërore. Ai u rrit si fëmijë jetimi dhe kaloi pothuajse gjithë kampet e internimit që nga viti 1949 së bashku me familjen e tij në Turan, Berat, Porto-Palermo, Tepelenë, Savër dhe së fundi në Gjazë të Lushnjes. Punoi në punë krahu në kamet e Savrës dhe Gjazës. E më tej përftoi edhe zanatin e muratorit, zanat me të cilin do i bënte ballë jetës në momentet e tij vështira. Edhe pse i talentuar e me shumë pasione, ai do të shihte se rinia do ti kalonte pa nëlë gjurmë arritjesh ën talentet dhe pasionet e tij, dhe i privuar prej tyre. Fakti i të qenit i internuar i përjetshëm i fikte cdo dritë shprese për të ardhmen. Por edhe pse në ato kushte ai krijoi familjen e tij me vajzën e Lazër Radit, Adrianën, me të cilën do të sillnin në jetë edhe djalin e tyre Ervisin, duke shpresuar se ditët e errëta të diktaturës do të merrnin fund e do të përqafonin një ditë lirinë. Por a do të ishte e mundur?

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 13 shkurt 2023)

    Zonja Albana solli dy receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: SAPUNI E BARDHË (Embëlsirë e traditës Çame) dhe TAVË QENGJI ME KOS.

    Duket se do të jetë një javë e mbarë  për shenjat, të cilat do të kenë mundësinë të kërkojnë rritje në profesionet e tyre por nga ana tjetër astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli” tha se duhet të tregojnë tepër kujdes në dashuri, pasi disa keqkuptime mund të shkëpusin lidhje disa vjeçare. Por si do të jetë java (13-19 shkurt) për të gjitha shenjat e zodiakut?

    “Duhet të kemi shumë kujdes dhe fokusin më të madh duhet ta kemi tek dashuria. Jo për shkak të datës së të dashuruarve por sepse çdo gjë që ndodh tani dhe me atë 15, 16 duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të prishim një lidhje prej 3 vitesh. Arsyet janë keqkuptime dhe keqinterpretime. Vëmendje shumë të madhe duhet të kenë të shenjës së Dashit, Akrepit dhe Gaforres sepse kanë shumë çështje të pazgjidhura dhe me të drejtën e tyre duan t’I zgjidhin. Arsyeja e këtyre gjërave është sepse disa fjalë të huazuara është një problem shumë I madh dhe duhet pasur kujdes. Ndërsa në çështjet ekonomike virgjëresha e 10-ditëshit të dytë dhe Luanët e 10-ditëshit të parë kanë shanse shumë të mëdha në çështje ” tha astrologu Jorgo Pulla.

    Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Shpesh kockat preken nga një sërë sëmundjet si osteoporoza dhe artriti që duket se janë më të përhapurat. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja ndau disa nga sëmundjet krysore që prekin kockat dhe shpjegoi shkaktarët e tyre.

    Ndonjëherë bëhet e vështirë diagnostimi me sëmundjet e ndryshme që prekin kockat. Specialisti I bimëve Ylli Merja u shpreh se ka disa simptoma kryesore për dhimbjet e kockave si.

    Vështirësi në ecje ose ulje dhe ngritje, kërcitje kockash gjatë ulje ngritjeve, ngurtësimi i një gjymtyre në ecje, dhimbje deri në lëndim të kockës, nyje të deformuara ose të skuqura.

    Ndër të tjera ai u ndal edhe artriti, si një ndër sëmundjet e kockave më të përhapura. Ylli Merja tregoi se cilat janë shkaqet e artritit.

    Ndërsa sygjeroi këto dy receta të thjeshta që mund t’i realizoni vet në kushte shtëpie që do t’ju ndihmojnë për të kaluar lehtësisht dhimbjet që shkaktojnë sëmundjet e kockave:

  • VIDEO

    Ndihma për Turqinë e Sirinë me rroba e ushqime! Veçani: Erdha nga Lushnja, dhashë çfarë munda! Ristani: Nismës së Bashkisë Tiranë i janë bashkuar qytetarët

    Me qindra pako janë mbledhur nga qytetarët në ndihmë të popullit turk e sirian, pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit me mijwra viktima. Bashkia e Tiranës sëbashku me atë të Fierit kanë ngritur në dispozicion ambiente të posaçme.

  • VIDEO

    Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Mesazhi emocionues i 11-vjeçarit: Mund të japim rroba për të prekurit dhe të strehojmë njerëzit në shtëpitë tona nëse mundemi

    Një 11-vjeçar, nxënës i klasës së pestë në shkollën “1 Maji” në Tiranë ka folur si djalë i rritur për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë duke thënë se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të ndihmuar familjet e prekura.

     
  • VIDEO

    Çfarë e shkakton dhimbjen e kockave dhe kyçeve? Ylli Merja sjell kurat bimore për lehtësimin e tyre

    Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Shpesh kockat preken nga një sërë sëmundjet si osteoporoza dhe artriti që duket se janë më të përhapurat. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja ndau disa nga sëmundjet krysore që prekin kockat dhe shpjegoi shkaktarët e tyre:

    - Osteoporoza nxitet nga estrogjeni i ulët dhe korzitonikët e shumtë

    - Artriti inflamacion i kyçeve

    - Osteoartriti: Kur grila (shtresa) që mbron skajet e kockave konsumohet gradualisht

    - Artriti Reumatoid – Trupi prodhon substance kimike që shkatërron sipërfaqet e kockave

    - Artriti post-traumatik krijohet nga dëmtimi i sipërfaqeve të kockave pas fraktrurave

    -Artriti Septik- Infeksion i një ose disa vatrave nga mikroorganizma të ndryshme që shoqërohet me enjtje dhe skuqje

    - Artriti psoriatik- Jep dhimbje në çdo nyje

    - Artriti përdhes- Shfaqet me rritjen e aciditetit urik në gjak. Prek më shumë meshkujt pas të pesëdhjetave.

    - Artriti Lyme- shkaktohet nga bakteri LYME Borreliosis i cili mund të transmetohet nga pickimi i rriqes së fortë

    - Artriti idiopatik i të miturve- shkaktar i infeksioneve të bajameve, veshkave dhe kalimit në kyçe

    Ndonjëherë bëhet e vështirë diagnostimi me sëmundjet e ndryshme që prekin kockat. Specialisti I bimëve Ylli Merja u shpreh se ka disa simptoma kryesore për dhimbjet e kockave si:

    Vështirësi në ecje ose ulje dhe ngritje, kërcitje kockash gjatë ulje ngritjeve, ngurtësimi i një gjymtyre në ecje, dhimbje deri në lëndim të kockës, nyje të deformuara ose të skuqura.

    Ndër të tjera ai u ndal edhe artriti, si një ndër sëmundjet e kockave më të përhapura. Ylli Merja tregoi se cilat janë shkaqet e artritit:

     Keqpërdorimi i trupit të njeriut, deformim qafe, deforim bel, lakimi i këmbëve, obeziteti, lëndime të kyçeve, punimi dhe qëndrimi në ujë, virozat e stinës.

    Si gjithmonë ai këshilloi trajtimin alternativ përmes bimëve medicinale:

     -Vendosja e maskave në kyçet: uthull, qepë, lakër, vezë

    - Masazhet me ekstrakte bimore dhe vajrat bimorë

    - Çajrat me bimë si hithra, urthi, ekualipsi, rozmarina, dafina etj

    - Frutat si stika, bajame, lajthia, fara kungulli  ose ‘osteomeri’ një përzierje frutash

    - Lakra e egër dhe perimet

    Ndërsa sygjeroi këto dy receta të thjeshta që mund t’i realizoni vet në kushte shtëpie që do t’ju ndihmojnë për të kaluar lehtësisht dhimbjet që shkaktojnë sëmundjet e kockave:

    - Një mëngjes që forcon kockat: 1 gotë kos, 3 lugë supe musli, 1 lugë çaji osteomer, 1 lugë supe boronicë dh 20 fije shafran

    - Lëng kockash me shumë kripëra minerale: Në 4 litra ujë zieni 2.5-3 orë 2 këmbë viçi ose lope ose 4  këmbë derri. Kullojeni lëngun dhe lëreni të mpikset. Heqim yndyrën e ngrirë përsipër dhe e konsumoni  çdo ditë nga 200 ml lëng plot kolagjen, kalcium, magnez, zink.

  • VIDEO

    Tavë qengji me kos nga zonja Albana

    TAVË QENGJI ME KOS

    Përbërësit:

    • 1 kg mish qengji
    • 1.5 kg kos i trashë
    • 5 vezë të freskëta
    • 2 lgj miell
    • 3 lgj gjalpë i tretur
    • 1 qepë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Mishi i qengjit kriposet dhe futet në një tenxhere me 2 gota ujë. Vendosim një qepë të pastruar por të pa prerë dhe e lemë të ziejë së bashku me mishin. Më pas e largojmë kokrrën e qepës, kullojmë lëngun, e lyejmë mishin me gjalpë dhe e vendosim në furrë për 15 minuta. Shtojmë pak lëng mishi dhe e lëmë për 5 minuta të tjera në furrë.

    Ndërkohë kaurdisim miellin me gjalpë dhe sapo të marrë ngjyrë të artë shtojmë lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë e trashë. Rrahim vezët bashkë me kosin dhe këtë masë e shtojmë tek mielli i skuqur. Rregullojmë shijen me kripë dhe e kalojmë gatimin në tavë së bashku me racionet e mishit të qengjit. E vendosim në furrë në 180 gradë dhe e lemë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

     

  • VIDEO

    Sapuni e bardhë (Ëmbëlsirë e traditës Çame) nga zonja Albana

    SAPUNI E BARDHË

    Ëmbëlsirë e traditës Çame

    Përbërësit:

    • ½ litër ujë
    • 250 gr niseshte
    • 300 gr sheqer
    • 250 gr gjalpë
    • 1 fk vaj ulliri
    • 250 gr bajame të qëruara

    Përgatitja:

    Në fillim marrim bajamet dhe i pastrojmë nga lëvozhga duke u hedhur sipër ujë të nxehtë. I heqim lëkurën me kujdes dhe i lemë mënjëanë. I grijmë në copa të vogla dhe më pas i skuqim me pak gjalpë.

    Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së ujit dhe sheqerin. I trazojmë mirë duke i venë në zjarr për të marë valë. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshten me pjesën tjetër të ujit. E përziejmë ngadalë me lugë druri derisa të tretet plotësisht niseshteja pa krijuar kokrriza. Sapo tenxherja me ujin dhe sheqerin të marrë valë hedhim niseshten e tretur duke u kujdesur që të ulim temperaturën e zjarrit. E trazojmë shpejt në mënyrë që të mos cignoset në fund. Kur fillon e trashet niseshteja shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur. E trazojmë pa ndaluar për gati 10 minuta.  

    Sapunija është gati kur të jetë formuar një masë e tejdukshme që nuk ngjitet tek luga dhe që shkëputet lehtësisht nga anët e tenxheres. Shtojmë bajamet dhe e largojmë tenxheren nga zjarri. Lagim një lugë në ujë të ftohtë dhe pa u mpiksur ëmbëlsira e servirim lugë - lugë duke i dhënë formë sipas dëshirës.

     

  • VIDEO

    Parashikimi i horoskopit javor nga astrologu Jorgo Pulla

    Duket se do të jetë një javë e mbarë  për shenjat, të cilat do të kenë mundësinë të kërkojnë rritje në profesionet e tyre por nga ana tjetër astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli” tha se duhet të tregojnë tepër kujdes në dashuri, pasi disa keqkuptime mund të shkëpusin lidhje disa vjeçare. Por si do të jetë java (13-19 shkurt) për të gjitha shenjat e zodiakut?

    “Duhet të kemi shumë kujdes dhe fokusin më të madh duhet ta kemi tek dashuria. Jo për shkak të datës së të dashuruarve por sepse çdo gjë që ndodh tani dhe me atë 15, 16 duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të prishim një lidhje prej 3 vitesh. Arsyet janë keqkuptime dhe keqinterpretime. Vëmendje shumë të madhe duhet të kenë të shenjës së Dashit, Akrepit dhe Gaforres sepse kanë shumë çështje të pazgjidhura dhe me të drejtën e tyre duan t’I zgjidhin. Arsyeja e këtyre gjërave është sepse disa fjalë të huazuara është një problem shumë I madh dhe duhet pasur kujdes. Ndërsa në çështjet ekonomike virgjëresha e 10-ditëshit të dytë dhe Luanët e 10-ditëshit të parë kanë shanse shumë të mëdha në çështje ” tha astrologu Jorgo Pulla.

    Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

    Dashi

    Tregoni kujdes në vendimet që do të merrni sepse çështjet që keni në këtë periudhë që është vërtet e mirë por nëse kuptojmë gabimet e së shkuarës dhe mos t’I bëjmë. Në anën shpirtërore duhet të marrin disa vendime që kanë të bëjnë me Dash- Ujorë, Dash-luan, tregoni vëmendje maksimale.

    Demi

    Kanë shumë mundësi, sidomos të 10-ditëshit të dytë. Do të merreni me çështjet ligjore, sidomos me çështje të pronave. Në çështje që kanë të bëjnë me anën ekonomike ka ardhur momenti që të shihni më tepër drejt interesave tuaja. Në anën shpirtërore vendimet që kanë të bëjnë me Shigjetarë dhe me Gaforrë kërkohet vëmendje, sepse mund të grinden për diçka. Një lidhje me Ujorë është koha për t’u stabilizuar tani.

    Binjakët

    Kujdes me çështjet ligjore! Nësë tregoheni me këmbë në tokë nuk do t’ju ndodhë asgjë. Në lidhje me punën, kanë mundësi për rritje në detyrë.Në çështjet shpirtërore lidhjet me Bricjapë dhe me Akrep është perfektja. Tregoni vëmendje me Virgjëreshë sepse mund të grindeni.

    Gaforrja

     Janë shumë të rëndësishëm në fushën e punës ndërsa në fushën e dashurisë duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të kenë shumë probleme.Në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, problematikat me Peshore dhe me Dash kërkohet vëmendje kurse me Bricjap është vet jeta. Kanë një ndikim shumë të mirë pas datës 15, mund të stabilizohen dhe të arrijnë suksesin e tyre.

    Luani

    Prisni diçka që lidhet me dokumentacione, këtë javë mund të bëhet diçka. Kanë një shans shumë të madh në lidhje me çështje dokumentacioni për jashtë, lidhje me kontrata pune, në lidhje me vendime që do të marrin, janë vendime historike për luanët sepse kanë vuajtur shumë kohët e fundit dhe duket se në sipërfaqe po lulëzojnë dhe do të arrijnë atje ku po kërkojnë. Është një moment shumë pozitiv për ta, në çështjet shpirtërore lidhjet meUjorë dhe Peshore duhet  pasur pak kujdes sepse kanë shumë gjëra për të realizuar.

    Virgjëresha

    Kujdes sepse atë që firmos mund ta humbasësh, sepse do të bëhet fjalë për një çështje kontrate. Kjo javë në fakt është java e ofertave. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap dhe me Peshk është idealja. Vëmendje do të bëni me shigjetarë.

    Peshorja

    Do t’I jepni rëndësi ekonomisë këtë javë. Ju që keni probleme me shtetin, për pasuri të paluajtshme është momenti tani që do të realizohen. Lidhjet me Luan, Dem të 10-ditëshit të parë kanë ndikime shumë pozitive dhe vëmendje do të bëni me Peshk  sepse është pak nevrik këto kohë.

    Akrepi

    Janë drejt stabilizimit të punëve të tyre, këtë javë do të keni një problem ligjorë, është momenti tani t’I zgjidhni gjërat. Në anën shpirtërore lidhjet me Dash dhe me Luan kërkohet vëmendje kurse me Bricjap është idealja.

    Shigjetari

    Këtë javë kanë mundësinë e rritjes së të ardhurave sepse një shans shumë të mirë që keni do ta realizoni ditën e enjte. Mund të realizoni edhe disa udhëtime të shkurtra. Lidhje ideale me Peshk dhe Luan ndërsa me Dem tregoni kujdes.

    Bricjap

    Në dashuri jeni në dilemë. Kurse në anën e punës dhe të karrierës janë në ngritjes dhe pse do të bëjnë ndryshim pune, prisni dhe pak dhe do të realizoni gjithcka.Një çështje familjare problematike, mos u shqetësoni sepse do të shkojë mbarë. Në çështjet që kanë të bëjnë me lidhjet që ju keni me Virgjëreshë dhe me Dem duken të mbara.

    Ujori

    Kanë shanse të mëdha përsa I përket karrierës. Gjithashtu do të kenë mundësi të stabilizojnë anën ekonomike. Çështjet kanë të bëjnë me anën shpirtërore lidhje me Shigjetarë dhe gaforre duken pothuajse pozitive. Idealja në stabilizimin e jetës së tyre është me Luan.

    Peshqit

    Bëni kujdes sot, sepse prisni një lajm për një dokumentacion por prisni dhe pak mos u nxitoni. Në çështjet ekonomike keni mundësi për të stabilizuar punën tuaj. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe me Peshore duken të mbara. Vëmendje duhet të bëjnë me Binjakë dhe Luan.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 13 shkurt 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga përse dështoi "revolucioni" te Berisha sot sulm Kuvendit e deri tek Vllaznia në delir e akuzon Tirana.

  • VIDEO

    Veri Jug - Orëndreqësit e Tiranës (12 shkurt 2023)

    Takim me orët e Tiranës dhe mjeshtrat që I japin jetë kohës, përmes sahatëve dhe orëve të dorës. 300 vjet orë të sjella nga Anglia nga familja Tufina, 200 vjet Kulla e sahatit dhe më pas ndalesë në një laborator pune orëndreqësish tek Pallati me shigjeta. Ndiqni reportazhin “Orëndreqësit e Tiranës”, realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv