Hallva dibrane sipas recetës së Mira Pirdenit

10 Shkurt 2023, 13:00

Hallva është një ëmbëlsirë e thjeshtë por nga më tradicionalet e kuzhinës shqiptare. Secila krahinë apo zonë ka veçori të veçanta në përgatitje duke filluar nga gjalpi apo vaji. Por ajo që e bën të ndryshme hallvën nga krahina në krahinë është ngjyra e saj. E ftuar në kuzhinën e "Rreze Dielli" aktivistja e moshimit Mira Pirdeni, këtë herë erdhi si amvisë dhe përgatiti hallvën dibrane.