• VIDEO

    Goditja e mjekes në QSUT, Brahimaj: Të ndërmerren masa urgjente për të luftuar dhunën ndaj bluza të bardha

    Pas goditjes së mjekes në QSUT nga dy persona, të cilët e dhunuan duke e akuzuar për neglizhencë për mos mjekim e të afërmit të tyre, i cili ndërroi jetë në Infektiv, kreu i urdhrit të mjekëve ka ngritur alarmin për mbrojtjen e bluzave të bardha

  • VIDEO

    Sekuestrimi i drogës në Frakull të Fierit, Report Tv siguron akt-ekspertizën: Brenda 400 thasëve me pleh kimik u gjet 485.5 kg kokainë

    Report Tv ka siguruar akt ekspertimin për drogën e sekuestruar në thasët me pleh kimik në banesën e Viktor Çervenakut në fshatin Frakull në Fier në nëntor të vitit të kaluar. Sipas akt-ekspertimit të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka rezultuar se në 400 thasët me pleh kimik, janë gjetur 485.5 kg kokainë.

  • VIDEO

    La ShBA për fshatin në Lushnje, amerikania: Njerëzit në Shqipëri janë mikëpritës dhe të dashur

    Amerikania Whitney Peck rrëfen në “Rreze Dielli” pasionin e vecantë për muzikën si dhe vështirësitë e përshtatjes me kulturën shqiptare dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me Lushnjën, qytetin e parë në të cilin jetoi sapo mbërriti në Shqipëri

  • VIDEO

    Shqiptarja që na bën krenare në Gjermani, ja nisma frymëzuese që ka ndërmarr për kombin e saj

    Perkthyesja shqiptare Loreta Schillck prezanton Shqipërinë në Stuttgard të Gjermanisë përmes veshjeve tradicionale, letersise, muzikës, dhe kulinarisë shqiptare. Loreta, një intelektuale e martuar me shtetas gjerman ka menduar t’ju prezantojë intelektualeve në qytetin ku jeton një copëz Shqipërie. Në një lidhje skype për “Rreze Dielli” ajo tregoi më tepër për këtë iniciativë të saj.

  • VIDEO

    Jahni me mish viçi në tavë dheu me petë sfoliatë nga zonja Albana

    Jahni me mish viçi në tavë dheu me petë sfoliatë

    Përbërësit:

    • 800 gr mish viçi
    • 100 gr gjalpë
    • 1 qepë
    • 2 speca
    • 2 domate
    • 1 lgj salcë koncentrat
    • 100 ml ujë
    • Kripë, piper, rigon
    • Petë sfoliatë

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë imët me mishin e prerë në kubikë të vegjël. Pasi mishi zbutet shtojmë kripën, salcën koncentat dhe pak ujë. E lemë mishin të ziejë me pak lëng, më pas shtojmë specat dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. E vendosim gatimin në një tavë balte të cilën e mbulojmë me një petë sfoliatë. E vendosim tavën e dheut me jahni në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Mëmëligë me arra dhe djathë nga zonja Albana

    Mëmëligë me arra dhe djathë

    Përbërësit:

    • 4 fç miell misri
    • 5 fç hirrë djathi
    • 2 lgj gjalpë
    • Arra të thërmuara
    • Djathë i thërmuar
    • Piper i kuq i ëmbël ose djegës

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim hirrën me pak kripë. Sapo të marrë valë shtojmë miellin e misrit duke e punuar me lugë druri që mos kokrrizohet. E punojmë derisa masa të shkëputet nga tigani, më pas shrojmë gjalpin. E trazojmë dhe e vendosim në një pjatë lugë-lugë. E spërkasim me arra dhe djathë të thërrmuar.

  • VIDEO

    Pogaçe me gjizë nga zonja Albana

    Pogaçe me gjizë

    Përbërësit:

    • 300 ml qumësht
    • 100 ml ujë
    • 1 lgj kos
    • 1 vezë
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç kripë
    • 8 gr maja e thatë
    • 3 lgj vaj
    • Gjizë
    • Susam i bardhë
    • Susam i zi

    Përgatitja:

    Në një enë shtojmë qumështin, kosin, ujin e vakët, sheqerin, kripën dhe majanë e thatë. E lemë të aktivizohet dhe më pas shtojmë vezën dhe miellin gradualisht, të cilin e kemi situr më parë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 45 minuta. Më pas e vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. E hapim mirë brumin me gishtërinj, shtojmë gjizën dhe arra dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    Erdogan rindërtoi lagjen në Laç, banorët të gatshëm mirëpresin qytetarët turq: Kemi hapur shtëpinë dhe zemrën prej tërmetit tragjik

    Tërmeti në Turqi është kryefjala e diskutimeve mes banorëve të Laçit gjatë këtyre ditëve. Në lagjen e rindërtuar me financim të qeverisë turke në këtë qytet, që ishte një ndër më të prekurit nga lëkundjet sizmike të vitit 2019, qytetarët janë të shokuar nga tragjedia e ndodhur në Turqi, ku kanë humbur jetën mijëra persona.

  • VIDEO

    Erdogan rindërtoi lagjen në Laç, banorët mirëpresin qytetarët turk: Kemi hapur shtëpinë dhe zemrën prej tërmetit tragjik

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka mësuar se SPAK ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës për hetim.

  • VIDEO

    30 vite bashkë, çifti amerikan që jeton në Shqipëri tregon çelësin e një martese të lumtur

    Në prag të ditës së të dashuruarve flasim për MARTESËN, cili është sekreti për një jetë të lumtur në çift

    Në studion e “Rreze Dielli” ishin të ftuar çifti amerikan Ned & Jorid Spiecker, prindër të 3 fëmijëve flasin për rrugëtimin e dashurisë së tyre 30 vjecare dhe cili ka qenë “çelësi” i suksesit i një marrëdhënie të shëndoshë. 

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 9 shkurt 2023

  • VIDEO

    Repolitix -‘Aktiv1st’ i PS-së, Baçi: Politizon e shantazhon administratën! (8 shkurt 2023)

    Sipas Koçit, ky është një instrument me natyrë digjitale, dhe tregohet performanca e partisë socialiste në terrenin online. Për Koçin, ato që publikuan sot një listë të prodhuar me mbi 12 mijë emra, duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Por deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi thotë se të gjithë aktivistët, janë punonjës të administratës, të cilët detyrohen nga drejtues institucionesh, që të bëhen pjesë e aplikacionit dhe të aktivizohen online

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv