-
VIDEO
‘Aktiv1st’ i PS-së, Baçi: Politizon e shantazhon administratën! Koçi: Ai që ka prodhuar listën të mbajë përgjegjësi penale!
Sipas Koçit, ky është një instrument me natyrë digjitale, dhe tregohet performanca e partisë socialiste në terrenin online. Për Koçin, ato që publikuan sot një listë të prodhuar me mbi 12 mijë emra, duhet të mbajnë përgjegjësi penale. Por deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi thotë se të gjithë aktivistët, janë punonjës të administratës, të cilët detyrohen nga drejtues institucionesh, që të bëhen pjesë e aplikacionit dhe të aktivizohen online
-
VIDEO
Një nga ne/ Njihuni me shpëtimtaren e kafshëve të rrugës, strehoi 150 qen e mace në vit ( 8 shkurt 2023)
Prej 13 vitesh kohën e saj ia dedikon qenve dhe maceve. Ka strehuar rreth 150 kafshë të braktisura në një vit .Arrin të depërtojë në botën e tyre, por si ia del të kujdeset per ta? Situata komike, histori qe te perlotin, keshilla dhe mesazhe te forta Nje nga ne prezanton Shpetimtarja e kafsheve te rruges .Sot ora 20:00 në Report Tv Një nga ne
-
VIDEO
Sokol Marsi surprizohet nga djali e bashkëshortja në 'Esencë' (08 shkurt 2023)
Një jetë me muzikën, mes artistëve dhe angazhimeve të shumta,që e nderuan atë së fundi me titullin “Mjeshtër i Madh”. Një rrëfim i ndjerë dhe plot kujtime i kompozitorit Sokol Marsi në “Esencë”. Rruga e tij drejt muzikën i ka fillesat në fëmijëri,aty ku nisi pasioni dhe ngacmimet e para. Ai sjelll ndërmend fëmijërinë e tij në qytetin e Vlorës dhe mardhënien me të atin. Përveç periudhës së studimeve në “Liceun Artistik” ai kujton edhe një prej pasioneve të tjera të tij,futbollin. Një periudhë kur luante për pasion dhe më vonë u shkëput për shkak të angazhimeve me muzikën. Keijimet e para dhe bashkëpunimet me artistët në vend,i kujton në atë që mund ta cilësojmë folezën e artit të atyre viteve studion e famshme “Jess”. Aty ku u njoh edhe edhe me bashkëshorten e tij aktoren Jorida Meta. Kjo e fundit,bashkë me të birin,Anteon i dërguan Sokolit një video mesazh surprizë duke shprehur vlerësimin dhe dashurinë e tyre për të. “Një nga profesorët e mi në jetën time artistike,është Jorgo Papingji”-thotë ai ndërsa kujton edhe emra të tjerë të rëndësishëm të muzikës shqiptare me të cilët ka punuar. Sokol Marsi,përtej kompozitorit,producentit dhe tekstshkruesit kujton edhe kohën kur në organizime artistike dhe veçanërisht në festivalin e fundvitit ka pasur pozicione drejtuese dhe organizative. Një jetë e mbushur me kujtime,ngjarje dhe ëmocione të larmishme brenda dhe jashtë profesionit.
-
VIDEO
Braktisi të bijën, se nuk deshi gruan/Apeli i 13-vjeçares: Bëhu i gjallë, po humbas nënën (8 shkurt 2023)
Gjyshe, vajzë dhe mbesë të braktisura dhe të lëna në mëshirë të fatit rrezikojnë të mbeten mes katër rrugëve. Alma Manka është 51-vjeçarja, e cila ka udhëtuar nga fshati Pojan i Korçës për të denoncuar këtë histori të dhimbshme në ambjentet e Report Tv. Ajo kujdeset për të bijën e sëmurë, pasi bashkëshorti e braktisi kur ajo ishte shtatzënë me vajzën. Sot të treja jetojnë në këtë banesë, që është kthyer në një mollë sherri mes dy familjeve. Vdekja e papritur e bashkëshortit e ka rrënuar edhe më shumë Almën. Pas kësaj fatkeqësie kunati kërkon ta dëbojë sëbashku me vajzën e sëmurë dhe mbesën 13-vjeçare. Pak ditë më parë ai e ka njoftuar se tapia e shtëpisë është në emër të tij duke i lënë 3 muaj afat për t’u larguar. E gjendur pa asnjë rrugëdalje me borxhe për të shlyer, me një vajzë të sëmurë që kërkon kujdesin e vazhdueshëm të saj, por edhe me një mbesë e cila ka të drejtë të rritet si të gjithë bashkëmoshataret e saj Alma kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’. Të mbetura pa përkrahje të 3-ja jetojnë në njërën prej dhomave të kësaj shtëpie të vjetër, e cila u nda përgjysëm me kunatin, i cili kërkon t’i dëbojë...
-
VIDEO
Rudina Hajdari në Report: Nuk e kam takuar asnjëherë ‘McGonigal’, me Nezën fola për kujtimet me babain! Rama afera me agjentin e FBI, të gjithë në protestë
Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk e ka takuar kurrë McGonigal dhe se emri i Ramës lidhet ngushtë me krimin dhe korrupsionin. Sipas saj, aludimimi i mediave më prestigjioz ndërkombëtare qe Rama ka korruptuar McGonigal është arsyeja kryesore pse njerëzit duhet të ngrihen në protestë më 12 shkurt. Në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në “Report Tv” ish-deputetja Rudina Hajdari theksoi se në Shqipëri ka probleme pafund që çojnë në protestë.
-
VIDEO
Tiranë/ Goditën me grushte mjeken në QSUT e thyen dyert e spitalit, në pranga 2 persona! Ishin të dehur, akuzuan doktoreshën për neglizhencë pasi u vdiq i afërmi
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Igli Spahija 41-vjeç dhe Bledar Bali, 54-vjeç të dy banues në Tiranë, kanë pasur në spital një të afërm të tyre, që ka qenë në gjendje intubimi e që më pas ka ndërruar jetë
-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli (8 Shkurt 2023)
Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë turshi, pite me salcë kosi dhe kërnacka, Gjellë dimri me thjerrëza dhe patate
Flasim me mjeken gjinekologe Mimoza Keta në “Rreze Dielli” për problemet dhe komplikacionet që krijohen nga një cikël i çrregullt menstrual, por jo vetëm… Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni?
-
VIDEO
Cila prej ‘2 PD-ve’ në zgjedhje, debati në Report Tv! Gazetari: Berisha thjesht kërkon asimilimin e grupit tjetër! Analisit: Ka shumicën, po bën opozitë
Vendimi i KQZ-së sot për të miratuar listat për anëtarët e KZAZ-ve të P, PL dhe PSD, teksa përplasjet e brendshme e kanë ‘dënuar’ Partinë Demokratike edhe në këtë proces duke bërë që KQZ të mos i fusë fare në rendin e ditës, është debatuar në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
-
VIDEO
Ngjyrë e errët e menstruacioneve, erë peshku dhe cikël i çrregullt, ja çfarë thotë gjinekologia Keta
Flasim me mjeken gjinekologe Mimoza Keta në “Rreze Dielli” për problemet dhe komplikacionet që krijohen nga një cikël i çrregullt menstrual, por jo vetëm… Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni?
-
VIDEO
Patëllxhanë turshi nga zonja Albana
PATËLLXHANË TURSHI
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 500 ml ujë
- 500 ml uthull e bardhë
- 2 lgj kripë
- Mbushja:
- Speca të kuq dhe jeshil
- Karrota
- Majdanoz
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Grijmë lakrën hollë, specat e kuq dhe jeshil i presim në kubikë, karrotat sërish në rende, i bashkojmë të gjitha këto në një tas me majdanoz dhe vaj ulliri, kripë, uthull dhe limon. Patëllxhanët i presim në katër pjesë duke mos prerë skajet, i vendosim në ujë të zierë më kripë për 4-5 minuta. I shtrydhim dhe vëmë mbushjen me perimet që kemi përgatitur, i vendosim në një kavanoz qelqi duke shtuar ujin dhe uthullën e vakët.
-
VIDEO
Pite me salcë kosi dhe kërnacka nga zonja Albana
-
VIDEO
Gjellë dimri me thjerrëza dhe patate nga zonja Albana
GJELLË DIMRI ME THJERRËZA DHE PATATE
Përbërësit:
- 2 gota thjerrëza
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 patate
- 1 lgj salcë domate
- 2 thelpinj hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Thjerrëzat i lëmë gjithë natën në ujë, në mëngjes largojmë ujin e ndenjur dhe e lëmë me një anë. Në një tenxhere kaurdisim qepën, duke shtuar pak kripë për ta zbutur, shtojmë karrotën e grirë në rende, patatet, salcën e domates dhe thelpinjtë e hudhrës, shtojmë ujë që të ziejë pak sa. Mbas 5 minutash shtojmë thjerrzat që të ziejnë në një nxehtësi mesatare, në fund e rregullojmë me erëza dhe bimë aromatike dhe është gati për servirje.