-
VIDEO
Moderatorja përgatit lakrorin e famshëm korçar me qepë e domate live në emision
Moderatorja Androniki Kolka përgatiti në "Rreze Dielli" lakrorin me qepë e domate sipas traditës korçare.
-
VIDEO
Biftek role, qofte me kungull e sallatë me karrotë/ Raina Kovaçi gatuan recetat e veçanta plot shije
Përkthyesja dhe sociologia Raina Kovaçi ishte e ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në këndin e gatimit ku ndau me teleshikuesit recetat e saj të veçanta dhe plot shije.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 10 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga "do vras politikanë" te Myslim Pashaj zbardh prapaskenat e shitjes së detit nga Berisha e deri tek Silvinjo thotë se Shqipërinë e çon në Europian.
-
VIDEO
Politika shqiptare dhe ekonomia në 2023 (9 janar 2023)
TIRANË- Pedagogu Azmi Stringa sheh një vit 2023 që do të karakterizohet me një ngadalësim të rritjes ekonomike. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, me gazetarin Ilir Babaramo, Stringa tha ky inflacion në rritje, ka gërryer shtresat më të varfra.
Të ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe gazetari Bledian Koka, u përplasen në lidhje me kandidatin e socialistëve, kreun aktual të bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.
-
VIDEO
Ago Agaj, vlonjati që e çoi kufirin te "Molla e kuqe"
Nga malet e Smokthinës ku pa dritën e diellit për herë të parë një ditë marsi të vitit 1897 dhe për një shekull jetë në vijim Ago Agaj një patriot i kulluar, do të udhëtonte në tre kontinente, do të hulumtonte e do të përjetonte eksperienca të pazakonta jetësore, do të jetonte afro gjysmën e jetës me dhimbjen e familjes së mbetur nën robërinë komuniste në Shqipëri, dhe gjithë energjinë e tij intelektuale do ta vinte në shërbim të atdheut, e kryesisht të Kosovës. Ajo pjesë e Shqipërisë së ëndrrave të tij ishte dhe mbeti derisa mbylli sytë preokupimi i tij më i madh, sepse ai e dinte se Kosova ishte dhe ështe çelësi i jetës së kombit dhe siç thote ai vetë "pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Kjo ëhstë historia e një intelektuali dhe patrioti të rrallë që jetoi gjysën e jetës larg atdheut dhe i mbylli sytë pa e parë edhe njëherë, por e mbajti që zemër përgjithmonë dhe luftoi pareshtur për të!
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Bushka në ‘5 Pyetjet’: Veliaj model i punës! Koka: Ka shkatërruar qytetin
Tirana do të jetë beteja kryesore ndërmjet opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
-
VIDEO
'Sistemi i futbolli në Shqipëri është korruptiv', Rudi Vata i uron fat trajnerit të ri: Kombëtarja e ka të vështirë Euro 2024! Armand Duka kumbari dhe bajraktari i FSHF-së
Ish-futbollisti dhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata foli për gazetarin Arbër Hitaj në emisionin "Studio Live" në Report TV, lidhur me prezantimin e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare të futbollit.
-
VIDEO
Ish-presidenti Bamir Topi zbulon në ‘Kontrast’ çfarë i tha Ramiz Alia në 2009 për Sali Berishën
Ish-presidenti Bamir Topi, ka treguar për herë të parë një deklaratë që i ka thënë Ramiz Alia, gjatë kohës kur ai ishte në krye të shtetit. Në një takim në 2009, Topi ka treguar se Ramiz Alia i kishte thënë se “Sali Berisha ishte i treguar i pabesë me të”.
-
VIDEO
Zhduket vlonjatja, ’Pa Gjurmë’ zbulon videot kërcënuese: Nëse më ndodh diçka, hapni kamerat
Pasi zbuloi një rrjet prostitucioni dhe pastrimi parash, pjesë e së cilës ishin kolegë të saj të një pike karburanti vlonjatja u zhduk papritur, në ditën e saj të lindjes. Kostandina Zaharia rezulton e humbur që prej datës 5 dhjetor të një viti më parë nga New Jorku. Ditën që ajo mbushi të 30-tat telefonoi për herë të fundit të motrën në Shqipëri, tek e cila shprehu frikën nga kërcënimet e vazhdueshme që po i bëheshin nga disa kolegë të saj turq dhe shqiptarë. E reja punonte në një pikë karburanti, aty ku sipas saj kishte zbuluar ekzistencën edhe të një sasie parash fals që posedoheshin nga kolegët, pjesë e një grupi të strukutuar kriminal. Për këtë ajo vë ne dijeni dhe të motrën, duke i pohuar se i kishin vjedhur madje edhe profilet në rrjetet sociale, pasi aty ajo denoncoi për herë të parë teksa publikoi edhe emrat e kolegëve. Pas kësaj, ajo mori kërcënime të vazhdueshme, për të cilat pas denoncimeve bërë edhe në policinë Njujorkeze u pajis edhe me urdhër mbrojtje. Pas këtyre ngjarjeve të njëpasnjëshme, që i ndodhën 30-vjeçares prej një muaji ajo rezulton e humbur. Prej 8 vitesh vajza nga Vlora nuk ishte kthyer në Shqipëri. Ajo ishte zhvendosur në Amerikë, ndërsa dy vitet e fundit jetonte e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti. Dhuna fizike që ai ushtronte ndaj saj ishte arsyeja pse 30-vjeçarja i kishte dhënë fund bashkëjetesës me të. Jeta e vështirë në një shtet të huaj, kohët e fundit ishte kthyer në një makth për të renë e cila shpesh kishte shprehur shqetësimin tek familjarët nga telefonatat e shumta që kishte me ta. Shumë aktive edhe në rrjetet sociale, sot për Kostandinën nuk ka ende asnjë gjurmë.
-
VIDEO
Gjendet i riu nga Tepelena, u habit kur pa veten në ’Pa Gjurmë’! Nëna rrëfen takimin: Në emisionin e parë dola duke qarë, tani po dal e qeshur
Falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjendet i riu nga Tepelena, Albido Beta, i cili kishte humbur kontaktet 11 dhjetorin e vitit të shkuar. Pas denoncimit që nëna bëri në program, më në fund 23-vjeçari vendos të thyhej heshtjen duke u bërë i gjallë për familjarët. Ai u largua nga shtëpia e gjyshes në fshatin Vasjar të Tepelenës, për të ardhur në kryeqytet, por aty humbi gjurmët. Telefoni i tij rezultoi i fikur dhe kjo vuri në lëvizje familjarët.
-
VIDEO
1 vit nga 8 janari/ Andoni: Gazi lotsjellës tregoi ‘sëmundjen e brendshme’ në PD! Duhet rithemelim pa Berishën! Kalaja: Blindimi i selisë, një absurditet
Analisti Ben Andoni nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, tha se 8 janari tregoi se PD duhej rithemeluar për shkak se sipas tij është një parti që nuk tregon asnjë vizion tek shqiptarët.
-
VIDEO
Gjendet i riu nga Tepelena/U habit kur pa veten në ’Pa Gjurmë’ nëna rrëfen takimin
Falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjendet i riu nga Tepelena, Albido Beta, i cili kishte humbur kontaktet 11 dhjetorin e vitit të shkuar. Pas denoncimit që nëna bëri në program, më në fund 23-vjeçari vendos të thyhej heshtjen duke u bërë i gjallë për familjarët. Ai u largua nga shtëpia e gjyshes në fshatin Vasjar të Tepelenës, për të ardhur në kryeqytet, por aty humbi gjurmët. Telefoni i tij rezultoi i fikur dhe kjo vuri në lëvizje familjarët.Por tashmë ai është kthyer pranë familjes në shtëpinë e tij në Greqi ku është takuar me nënën, me të cilën jeton që pas divorcit të prindërve në vitin 2006. E emocionuar Gentjana Zeqo rrëfen takimin me të birin, i cili kishte shfaqur habi kur pa veten ne televizor.’Në emisionin e parë dola duke qarë dhe tani po dal duke qeshur. Djali u kthye në shtëpi dhe është shëndoshë e mirë. Fillimisht më mori në telefon dhe më tha se i kishte humbur telefoni. Nuk e kishte menduar se do të shqetësohesha kaq shumë. Ju jam shumë mirënjohëse që m’u gjendët pranë në momentet më të vështira të familjes sime. Më dhatë shpresë. Pasi bashkë kaluam festat e fundvitit Albido është rikthyer sërish në Tepelenë tek kushërinjtë e tij, pasi duket se Shqipëia i pëlqen shumë. Ditë që me ne humbi çdo kontakt ka qenë në Tiranë. Një i ri në moshë mesa duket nuk e kishte menduar se disa ditë të kaluara për qejf në Tiranë, do të ndiznin sinjalin e alarmit, veçanërisht për nënën e cila kërkoi ndihmën e ’Pa Gjurrmë’. Albido ndodhej në Shqipëri që prej datës 25 tetor.