-
VIDEO
Fileto pule role e mbushur nga zonja Albana
Fileto pule role e mbushur
Përbërësit:
- 4-5 feta fileto pule
- 100 gr proshutë
- 5-6 gjethe lakre
- Djathë parmixhano
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht rrahim mirë filetot e pulës dhe më pas në tryezën e punës shtrojmë një qese celefon, mbi to vendosim filetot e pulës, të cilat i marinojmë me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Mbi çdo fileto vendosim nga një fetë proshutë, nje gjethe lakër (në mungesë një fletë sallatë jeshile), djathë parmixhano të grirë, kripë dhe piper të zi. I mbështjellim filetot në formën e roleve dhe i vendosim në një tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Qull me miell misri dhe suxhuk nga zonja Albana
Qull me miell misri dhe suxhuk
Përbërësit:
- 2 lgj miell misri
- 1 gotë ujë të ftohtë
- 200 ml pana
- Suxhuk
- 1 lç kripë
- Piper i kuq
Përgatitja:
Pastrojmë suxhukun nga lëkura e presim në copëza dhe e vendosim në një tavë të piqet në furrë.
Në një tenxhere vendosim miellin e misrit, ujin dhe panën. Shtojmë pak kripë dhe e përziejmë mirë derisa masa të trashet. Pasi është mpiksur e kalojmë gatimin në një enë balte, vendosim suxhukun së bashku me lëngun që ka lëshuar gjatë pjekjes, e pudrosim lehtë me pak piper të kuq dhe e rivendosim në furrë dhe për pak minuta.
-
VIDEO
Lakër me perime në furrë nga zonja Albana
Lakër me perime në furrë
Përbërësit:
- 300 gr lakër e bardhë
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- 2 patate
- 1 karrotë
- 3 speca jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 lk piper djegës
- 3 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë kos
- 3 lgj miell
- 1 lç pluhur pjekës
- 150 gr djathë miks
- Majdanoz, koper
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim fillimisht qepën e grirë hollë spërkatur me pak kripë. Pasi qepa është zbutur shtojmë patatet e prera hollë dhe më pas lakrën e grirë mesatarisht, karotën e grirë në rende dhe specat e prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike (majdanoz koper, etj).
Në një tas shtojmë qumështin, kosin, vezët, miellin, pluhurin pjekës, kripë dhe piper. Bashkojmë në një tavë të gjithë përbërësit, spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 11 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK merr zyrtarisht nën hetim Mediun për Gërdecin te Alda Klosi hyri në administratë me 47 m2 dhe doli me disa apartamente e deri tek Alibeaj përjashton 4 deputetë të grupit Berisha.
-
VIDEO
Çështja “Gërdeci”, pas Fatmir Mediut nën akuzë, a ka të tjerë ? (10 janar 2023)
Fatmir Mediun, gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi e ka konsideruar thjesht si masha e Sali Berishës, e për pasojë thotë se hetimi për Gërdecin duhet zgjeruar edhe më tej.
-
VIDEO
Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlametar i PD, Kadilli: Alibeaj ka të njëjtën sëmundje si Basha dhe Bardhi! Merr vendime proceduriale, jo politike
Ish kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli e konsideron si një një akt procedurial vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Agron Shehu dhe Belind Këlliçi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
-
VIDEO
I ikën nënës nga duart,humbet i mituri/Skandali i policisë: Denoncoi nënën për dhunë, e lamë të lirë (10 Janar 2023)
Duhet të ishte një moment i gëzueshëm, por nata e ndërrimit të viteve rezultoi fatkeqe për familjen Limaj nga Vlora. Djali 14-vjeçar Erisi Limaj u zhduk rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 1 janar, pasi bashkë me nënën dolën për të ndjekur nga afër festimet në sheshin e qytetit. I mituri i iku nënës nga duart, teksa po ktheheshin në banesën e tyrë tek Uji i Ftohtë. Pas 24-orëve, zonja Dije i drejtohet uniformave blu për të bërë denoncimin dhe mëson se i biri ishte gjetur mëngjesin e 1 janarit nga një qyetar në rrugë. Ky i fundit e kishte dorëzuar në polici dhe i mituri kishte kallëzuar nënën për dhunë në familje. ‘Atë natë ishim bashkë me djalin në shesh, kur papritur më shpëtoi nga dora dhe iku me vrap. Kishte shumë njerëz dhe më humbi nga sytë, kur u fut mes turmës. Nuk e pashë më. Djali nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Jam shokuar kur shkova në polici të bëja denoncimin dhe mësova aty, që im bir më kishte denoncuar për dhunë. Policia i kishte marrë kallëzimin dhe e kishte lënë të lirë. Sot kanë kaluar 10 ditë dhe unë nuk e di ku e kam tim bir’ Nëna me lot në sy ngre dyshimet se djali i saj shfrytëzohet për lypje në rrugët e kryeqytetit, duke u mbajtur ’peng’ nga dy djem të rritur po nga Vlora. ’Unë kam bërë kërkime dhe kam mësuar së e kanë dërguar në Tiranë dhe e nxjerrin në rrugë të lypi. Është një djalë me emrin Ardit që e shfrytëzon. Kam shkuar disa herë në polici, por ata nuk më qasin fare, më thonë: S’do merremi me djalin tënd. Ku të përplasem unë? Ku ta gjej tim bir? Ju lutem të gjithëve, vetëm të më japim koordinatat e sakta, ta gje ku është’-përlotet në studio nëna Dije Limaj kërkoi ndihmë nëpërmjet emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV për gjetjen e të birit, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme me djalin. 14-vjeçari pas vdekjes së babait kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje kishte ndërprerë edhe shkollën. Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778 Si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel
-
VIDEO
Donika Mustafaj rrëfen jetën si regjisore dhe vitet 90’ si grua ambasadori (10 Janar 2023)
#Anila Cela #Esencë #reporttv Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Sot në “Esencë” në një bisëdë me regjisoren Donika Mustafaj. Mes kujtimesh dhe emocionesh nga fëmijëria tek jeta e saj sot,ajo na rrëfen pak më shumë për anë të njohura e të panjohura. Fëmijëria e saj nuk ka qenë fort e lehtë,si pjesë e një familjeje me shtatë fëmijë. Ka nisur të punojë që 15-vjeç dhe këtë ajo e kujton si një moment që në jetën e saj të mëvonshme i ka shërbyer për lirinë dhe pavarësinë e vetes. Ka trashëguar shumë tipare të ngjashme nga e ëma ,që janë kthyer në udhërrëfyes edhe të jetës së saj si partnere, si nënë, si grua. Sakrifica dhe përkushtimi janë dy tipatë që ajo thotë se e kanë shoqëruar në mënyrën sesi i dedikohet familjes. Ka një mardhënie frymëzuese me të shoqin,Besnik Mustafaj,për të cilin thotë se ka bërë dhe bën gjithçka. Jetesa disa vite jashtë Shqipërisë,në Paris ishte një shndërrim për jetën e familjes së saj,veçanërisht ndikimin që pati tek mendësia dhe zhvillimi i fëmijëve të saj. Një jetë e lidhur fort edhe me një prej pasioneve dhe angazhimeve të saj tashmë të vazhdueshme,filmin dokumentar. Ajo rrëfen se e gjitha,dikur nisi si një eksperiment për tu bërë më pas fokusi i saj kryesor.
-
VIDEO
Bojkotuan takimin e thirrur nga Rama, deputeti i ‘Lëvizjes Besa’: Nuk takohemi me njëri tjetrin në Shkup, pse duhet të ndodhë në Tiranë? I shërben vetëm BDI-së
Deputeti i Levizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Fadil Zendeli ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk do të jetë e pranishme në takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama në Tiranë që do të mbahet ditën e sotme.
-
VIDEO
Zhduket 14-vjecari natën e vitit të ri/Nëna:Dy vlonjatë ma rrëmbyen, im bir…
Duhet të ishte një moment i gëzueshëm, por nata e ndërrimit të viteve rezultoi fatkeqe për familjen Limaj nga Vlora. Djali 14-vjeçar Erisi Limaj u zhduk orët e para të mëngjesit më 1 janar, pasi bashkë me nënënkishin dalë të shihnin festimet në sheshin e qytetit të Vlorës.I mituri u zhduk pranë shkollës së Marinës, rreth orës 2 të mëngjesit teksa po ktheheshin në banesë. Erisi shkëputet nga e ëma dhe i humbet nga sytëmes turmës së njerëzve që kishin dalë për të festuar. Ky veprim i përsëritur për djaloshin, kësaj here nuk pati një kthim të tij në shtëpi. E shqetësuar nëna nis kërkimet në qytet, nga të cilat rezultoi se qytetarë të ndryshëm e kishin parënë dy klube nate në Vlorë mëngjesin e 1 janarit. Ajo qërëndon edhe më shumëfamiljarët është fakti se i mituri është dorëzuar në komisariatin e Vlorës nga një qytetar që kishte gjetur të vetëm në rrugëErisin pas 24 orëve, por blutë e qytetit e kanë lënë sërish të lirë. Kështu i mituri duket se ka përfunduar sërish në situatë rrugë dhe nga ai moment për të nuk ka asnjë informacion. Për adoleshentin problematik të tjera telashe duket se kanë lidhje me zhdukjen e tij, pasi dyshohet se shfrytëzohet për të lypur në Tiranë nga dy djem më të rritur vlonjat. Nëna sot kërkon ndihmë për të birin, ndërsa ka pasur një jetë të vështirë me të dhe probleme të vazhdueshme. Ajo është detyruar ta shkëpusë disa herë nga shkolla, pasi jo vetëm në familje, por edhe në klasë Erisi ka treguar sjellje agresive ndaj bashkëmoshatarëve të tij. 14-vjeçari jeton me nënën dhe vëllain e tij më të madh, ndërsa babai ka ndërruar jetë 6 vite më parë.
-
VIDEO
Sa nostalgji dhe emocion, ju kujtohet këngëtarja e muzikës polifonike? Ja ku ndodhet tani
Nadia Dobruna, këngëtarja e muzikës polifonike në një intervistë nostalgji në "Rreze Dielli" tregoi më tepër për jetën e saj në Amerikë.
-
VIDEO
Suedia me Presidencën e BE, ambasadorja në Tiranë për Report Tv: Integrimi i Ballkanit, prioritet! Shqipëria në rrugën e duhur
Duke e cilësuar integrimin e Shqipërisë si një prioritet, ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Hastad siguroi se rrugëtimi i vendit tonë drejt BE-së është çështje kohe. Me marrjen e Presidencës së BE, ambasadorja e Suedisë thotë se tani është koha e veprimit dhe se Bashkimi Evropian do ta shohë Ballkanin Perëndimor në 'familjen' e saj.