-
VIDEO
Dekorime për festat e fundvitit që mund t’i bëni për 5 minuta në kushte shtëpie
Në "Rreze Dielli" sollëm disa ide si të krijoni vet zbukurime për festat e fundvitit në kushte shtëpie.
-
VIDEO
Sallatë me patate me salcë speciale nga zonja Albana
Sallatë me patate
Përbërësit:
- 2 patate
- 1 tufë kopër
- 1 thelpi hudhër
- 2 lgj majonezë
- 1 lgj mustardë
- Lëngu i 1 limoni
- Bishta qepësh
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja
Pasi i kemi zjerë patatet i presim në kubikë të mëdhenj dhe i vendosim në një sallatiere ku shtojmë bishtat e qepëve dhe koper të grirë imët. Në një tas përgatisim salcën duke shtuar majonezë, mustardë, hudhër të shtypur, vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper. E trazojmë mirë salcën dhe e hedhim mbi patatet. E lemë të marinohet mirë dhe më pas e kemi sallatën gati për ta servirur.
-
VIDEO
Tortë festive në pak minuta nga zonja Albana
Tortë e kuqe
Përbërësit:
- 2 e ½ fç miell
- 1 lgj kakao
- 1 lç sodë
- 1 lç kripë
- 1 lgj uthull
- 1 fç dhallë
- 1 e ½ fç vaj
- 1 lk ngjyrues
- 2 vezë
Për kremin:
- 125 krem djathi
- 125 gr gjalpë
- 1 bustinë vanilje
- 3 fç sheqer pluhur
- 125 gr pana ëmbëlsire
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët, shtojmë vajin, dhallën dhe uthullën. Më pas shtojmë pak kripë, sodën e bukës, kakaon dhe miellin duke e situr, në fund shtojmë ngjyruesin. E trazojmë mirë brumin e ëmbëlsirës dhe e vendosim në një tavë rrumbullake. Lemë pak brumë mënjëanë të cilin e vendosim në një tavë të vogël. Ky brumë do të na nevojitet për ta grimcuar dhe për të bërë dekorimin e tortës. E vendosim bazën e tortës të piqet në furrë të parangrohur.
Ndërkohë përgatisim kremin duke rrahur fillimisht panën e ëmbëlsirës derisa të bëhet e fortë. Më pas rrahim me tel elektrik në një tas tjetër kremin e djathit së bashku me gjalpin, sheqerin pluhur dhe vaniljen. I bashkojmë të dy masat bashkë dhe me kremin bëjmë dekorimin e tortës sipas dëshirës. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë me pjesë nga brumi i thërrmuar si dhe me kokrra shege.
-
VIDEO
Gatimi me thjerrëza i tryezës festive për shumë fat nga zonja Albana
Thjerrëza me sallam derri
Përbërësit:- 300 gr thjerrëza
- 800 gr sallam derri (cotechino)
- 1 thelpi hudhër
- 1 gjethë dafine
- Buljon perimesh
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht thjerrëzat i kemi lënë në ujë të ftohtë për disa orë.
Sallamin e derrit (cotechino) siç është me ambalazhimin e tij e vendosim në një tenxhere me ujë te ftohtë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë ujin të vlojë bashkë me sallamin brenda për rreth 20 minuta. Në dy minutëshin e fundit presim mbështjellësen e sallamit në mënyrë që të dalin të gjitha lëngjet që sallami ka lëshuar. Më pas sallamin e presim në feta mesatare dhe nëse kemi forma e presim në të kundërt e lemë në feta të cilat i vendosim të piqen në furrë për 10-12 minuta. Ndërkohë vendosim në zjarr një tigan më bazë të gjerë ose një tenxhere me vaj ulliri ekstra të virgjër. Vendosim një thelpi hudhër dhe një gjethe dafine. Sapo hudhra të shpërthejeë aromat e largojmë nga vaji dhe shtojmë thjerrëzat. I trazojmë duke shtuar gradualisht buljonin e perimeve. I lemë thjerrëzat të ziejnë duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper. I servirim thjerrëzat duke vendosur në mënyrë dekoruese fetat e sallamit.
-
VIDEO
Byrek me arra nga zonja Albana
Byrek me arra
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 350 gr arra
- 70 gr gjalpë
- 1 fç vaj ulliri
- 3 gota qumësht
- 3 kokrra vezë
Përgatitja:
Fillimisht thërrmojmë arrat dhe i trazojmë me gjalpin e temperaturës së ambjentit. I trazojmë mirë me duar në mënyrë që arrat bashkë me gjalpin të bëhen si një masë ngjitëse. Rrahim në një tas të madh vezët dhe më pas shtojmë masën e qumështit.
Shtrojmë 4-5 petë në një tavë duke spërkatur secilën me pak vaj ulliri dhe pak qumësht. Vendosim gjysmën e masës së arrave duke e niveluar mirë. Shtrojmë 2 petë, i spërkasim me pak qumësht dhe më pas vendosim pjesën tjetër të arrave. E mbulojmë byrekun me petët e mbetura. E ndajmë në racione dhe në fund shtojmë gjithë masën e qumështit me vezë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 21 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga rruga e PD-së së Enkelejd Alibeajt te nëse Serbia bashkohet me Rusinë e deri tek derbi i revanshit ,Shehi e quan si provim ndaj Partizanit.
-
VIDEO
Ndryshimi i strategjisë së Berishës/ Baçi: Kryefjalë do jenë edhe protestat! Klosi: Lidhet me dështmin e 6 dhjetorit, kishte shumë pak njerëz
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se pavarësisht se ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se në vitin e ardhshëm kryefjalë do jenë organizimet në fushatë elektorale, do të kishte edhe protesta për shkak se problematikat sipas tij janë të shumta.
-
VIDEO
Pa Gjurme-61 vite ruan virgjerinë/Kërkesa e pazakontë e gruas që refuzoi martesat e babait
Stafi i Report TV udhëtoi drejt Cërrikut, për të takuar nga afër zonjën Ëngjëllushe, e cila na preku të gjithëve me fjalët që kishte hedhur mbi letrën e bardhë, për të na treguar pak nga historia e dhimbshme e jetës së saj. Problemeve që nuk i dha dot kurrë zgjidhje e që sot i mban mbi supe, i janë shtuar edhe problemet fizike. Ëngjëllushja sot 61 vjeçe, e ka të pumundur të shohë nga njëri sy, ndërsa shikimi në syrin tjetër çdo ditë po vjen duke iu dobësuar. Ëngjëllushja banon në një çati me vëllai dhe djemtë e tij të cilët i ka rritur vetë, ndërsa shumicën e kohës e kalon në dhomën e saj, në një cep të shtëpisë. Prej 8 vitesh motër e vëlla nuk shkëmbejnë asnjë fjalë me njeri-tjetrin, ndërsa 61-vjeçarja nuk di të thotë arsyen se përse erdhi kjo ftohje mes tyre. E lënë në mëshirë të fatit, frymën gjallë e mban vetëm me një ndihmë sociale që merr nga shteti. Ëngjëllushja nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka sjëllë në jetë fëmijë…pengu më i madh i jetës së saj. Në rini edhe ajo ka dashuruar, ka pasur ëndrra që prisnin të realizoheshin, por babai ka qenë pengesa më e madhe për të, duke e ndrydhur nga dëshirat e saj e duke e dhunuar për vite me radhë…
-
VIDEO
Këngëtarja korçare Lazarela Deti tregon sakrificat që ka bërë për të mbajtur skenën
E ftuar në “Esencë” këngëtarja korçare Lazarela Deti. Kujtimet e një jetë në skenë dhe muzikës si pjesë e pandarë e saj. Lidhja e saj me muzikën nis që në fëmijëri kur kujton pjesëmarrjet në festivalet e fëmijëve. Por kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë.Përtej talentit asaj i është dashur të kalojë përmes shumë vështirësive,për shkak të atyre që asokohe ishin njolla në biografi.Këto penalizime nuk e kanë lënë këngëtaren të ngjitet në skenë duke bërë që të kalojë në teatrin e kukullave vetëm për të ndjerë këto emocione. Ajo rrëfen se regjimi e detyroi të ndiqte shkollën e ndërtimit që ishte një gjë të cilën nuk donte ta bënte dhe e la në mes Ajo tregon se shumë prej shfaqjeve të teatrit të Korçës kanë si kolonë zanore zërin e saj. Një jetë e kaluar në skenë me pasionin e saj më të madh muzikën për të cilën ajo thotë se ka mbetur i njëjtë ne vitet. Këngëtarja përmend gjithashtu edhe një pjesë që shpesh anashkalohet me një lloj diplomacie,atë që e quan “luftën brenda llojit” konkurencën mes artistëve. Një surprizë e ngrohtë erdhi për këngëtaren si një videomesazh nga i biri Kosti Deti, njëherësh një prej pianistëve më të talentuar të brezit të tij.
-
VIDEO
Largimi i mjekëve dhe infermierëve, Gjata: Fenomen i përgjithshëm! Nisi masivisht në vitin 2014, kur Gjermania thjeshtoi punësimin! Dolenberg: Të krijohet një strategji për ta parandaluar
Largimi i mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe kryesisht Gjermanisë! Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarët Megi Sotiri dhe Nertil Agalliu. Për të diskutuar rreth kësaj çështje ishin të ftuar ekspertë e njohës të fushës së mjekësisë.
-
VIDEO
Eksperti: Ja si të përgatisni kafen ideale vetë në shtëpi, më e mirë se në bare dhe lokale
Mario Butsi, eksperti i kafes në “Rreze Dielli” sjell trendet më të fundit të kafes së mirë.
-
VIDEO
Sa nostalgji/ 10 tekstet më të bukura të këngëve të vitit të ri sillen për herë të parë në një album
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, pianistja dhe pedagogia Ardita Bufaj foli më tepër për albumin që ka sjellë së fundmi, një album që vjen për herë të parë, me 10 tekstet më të bukura të këngëve shqip të krishtlindjes dhe vitit të ri.