Pa Gjurme-61 vite ruan virgjerinë/Kërkesa e pazakontë e gruas që refuzoi martesat e babait

20 Dhjetor 2022, 19:05

Stafi i Report TV udhëtoi drejt Cërrikut, për të takuar nga afër zonjën Ëngjëllushe, e cila na preku të gjithëve me fjalët që kishte hedhur mbi letrën e bardhë, për të na treguar pak nga historia e dhimbshme e jetës së saj. Problemeve që nuk i dha dot kurrë zgjidhje e që sot i mban mbi supe, i janë shtuar edhe problemet fizike. Ëngjëllushja sot 61 vjeçe, e ka të pumundur të shohë nga njëri sy, ndërsa shikimi në syrin tjetër çdo ditë po vjen duke iu dobësuar. Ëngjëllushja banon në një çati me vëllai dhe djemtë e tij të cilët i ka rritur vetë, ndërsa shumicën e kohës e kalon në dhomën e saj, në një cep të shtëpisë. Prej 8 vitesh motër e vëlla nuk shkëmbejnë asnjë fjalë me njeri-tjetrin, ndërsa 61-vjeçarja nuk di të thotë arsyen se përse erdhi kjo ftohje mes tyre. E lënë në mëshirë të fatit, frymën gjallë e mban vetëm me një ndihmë sociale që merr nga shteti. Ëngjëllushja nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka sjëllë në jetë fëmijë…pengu më i madh i jetës së saj. Në rini edhe ajo ka dashuruar, ka pasur ëndrra që prisnin të realizoheshin, por babai ka qenë pengesa më e madhe për të, duke e ndrydhur nga dëshirat e saj e duke e dhunuar për vite me radhë…