-
VIDEO
Artistët presin Mitsotakis në Derviçan: Rama e mbajti premtimin! E kemi pasur shok në shkollë, nder për Shqipërinë që është artist
Dy artistë që pritën kryeministrin grek në Derviçan folën për gazetarin e Report Tv, Piro Nase duke thënë se Rama e mbajti premtimin. Njëri e ka patur shok klase dhe shprehet se është nder i madh për Shqipërinë që ka Ramën si artist dhe kryeministër.
“Me gëzim e presim. E prisnim prej kohësh. E prisnim dhe Edin. E takuam. Është miku jonë, kemi mbaruar Artet. Babain e tij e kisha profesor. Premtimin na e mbajti dhe ne e mbajmë. Ishte, është mik dhe ne do të vdesim miq. Kemi qenë kolegë, shokë shkolle dhe Edi na nderon që jemi artistë. Është nder i madh për Shqipërinë që Edi Rama është artist, përveç kryeministër”, tha artisti.
Ndërsa miku që e shoqëronte shprehet se e mban mend edhe vizitën e babait të Mitsotakis rreth 31 vite më parë kur vizitoi vendin tonë dhe ishte një ngjarje e madhe.
“Është kënaqësi se vizita në Derviçan nga 2 kryeministrat është ngjarje e jashtëzakonshme dhe Mitsotakis vjen pas shumë vitesh e viziton vendin tonë. E mbaj mend vizitën e babait të Mitsotakis, ishte ditë e jashtëzakonshme. Shumë njerëz, minoritarë nga Libohova, Lazarati, ishin vitet e vështira që njerëzit ishin të mbyllur dhe ishin ditë te para të hapjes. Ishte eveniment për atë kohë. Unë e mbajka mend shumë mirë çfarë jehone kishte ajo ditë. Kishte kaq shumë njerëz dhe ishte ngjarje e jashtëzakonshme”, tha ai.
-
VIDEO
Surpriza e bukur nga vajza, nipi e mbesa për Ermira Babaliun në ‘Rreze Dielli’
Ermira Babaliu është ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila ka shkëlqyer në çdo skenë para viteve 90’. Tashmë ajo jeton në Amerikë prej rreth 26 vitesh, ndërsa nuk harron të rikthehet në vendin e saj, ku siç thotë ajo malli është tepër i madh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, Ermira flet më tepër për kthimet e herëpashershme dhe planet e reja artistike.
-
VIDEO
Ermira Babaliu në një rrëfim ndryshe për jetën e saj artistike dhe personale në “Rreze dielli”
Ermira Babaliu është ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila ka shkëlqyer në çdo skenë para viteve 90’. Tashmë ajo jeton në Amerikë prej rreth 26 vitesh, ndërsa nuk harron të rikthehet në vendin e saj, ku siç thotë ajo malli është tepër i madh. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, Ermira flet më tepër për kthimet e herëpashershme dhe planet e reja artistike.
-
VIDEO
‘Makina luksoze, mijëra euro dhe banesa’, Prokuroria e Lushnjës konfiskon pasuritë e ‘Julit të Pashakos’ dhe dy personave të tjerë! Janë siguruar nga veprimtari kriminale
Prokuroria e Lushnjës ka konfiskuar pasuritë e tre personave. Dyshohet se Julian Sula, Demir Licka dhe Fatmir Abdurramani kanë ngritur pasuritë e tyre duke kryer veprimtari të paligjshme.
-
VIDEO
SPAK dërgon për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj! Kërkohet konfiskimi i 7 pasurive
SPAK ka mbyllur hetimet për ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj dhe ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO. SPAK kërkon edhe konfiskimin e pasurive të tij, 3 apartamente, 2 garazhe e 1 dyqan në Ishull Lezhë dhe 1 tokë në Vlorë.
-
VIDEO
Rosto viçi në tenxhere nga zonja Albana
Rosto viçi në tenxhere
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi tul
- 2 karrota
- 1 qepë
- 6 thelpinj hudhër
- 2 gjethe dafine
- 500-700 ml verë të kuqe
- 1 fç salcë domate
- 1 degë rozmarinë
- Erëza të ndryshme
- Kripë, piper
Përgatitja:
Marrim mishin e marinojmë, hapim disa vrimëza dhe i mbushim me erëza dhe hudhra. E vendosim tulin e mishit të kaurdiset në një tenxhere me vaj ulliri. Sapo mishi të marrë ngjyrë nga të gjitha anët shtojmë qepën, karrotat, hudhrën të prerë imët dhe gjethet e dafinës. Vazhdojmë kaursisjen për pak minuta dhe më pas e shuajmë mishin me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe e lemë mishin të ziejë mirë. Në fund rregullojmë shijen me kripë e piper, largojmë dafinën dhe mishin dhe me anën e blenderit krijojmë një salcë homogjene.
-
VIDEO
Antipastë e kripur dhe e ëmbël me petë sfoljatë nga zonja Albana
Antipastë e ëmbël me petë sfoljatë
Përbërësit:
- 1 pako petë sfoljatë
- Reçel luleshtrydhe
- Djathë kaçkavall
- Arra të thërrmuara
- Rozmarinë
- Gjalpë për spërkatje
Përgatitja:
Hapim petën sfoljatë mbi tryezën e punës dhe e presim në kuadrate mesatare. Mbi çdo kuadrat vendosim nga 1-2 kubikë djathë kaçkavall, reçel luleshtrydhe, pak arra të thërrmuara dhe pak rozmarinë për aromë. I mbështjellim si bohçe, i spërkasim me pak gjalpë të tretur dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje në furrë të parangrohur për 15 minuta.
-
VIDEO
Kadaif me arra nga zonja Albana
Kadaif me arra
Përbërësit:
- 1 kg kadaif
- 400 gr arra
- 250 gr gjalpë
- 2 lgj sheqer
- Për sherbetin:
- 1.5 kg sheqer
- 1.5 litër ujë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim sherbetin duke vendosur në tenxhere sheqerin dhe ujin në masë të barabartë. E lemë sherbetin të ziejë për 15 minuta dhe më pas e largojmë nga nxehtësia.
Lyejmë një tavë më gjalpë dhe hapim një pjesë të kadaifit. Vendosim një shtresë me arrat e grira dhe të trazuara me 2 lugë sheqer. Vendosim më pas pjesën tjetër të kadaifit dhe e spërkasim mirë me gjalpë të tretur. E vendosim të pipet në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 30 minuta sa të marrë një ngjyrë të kuqerremtë. E lemë kadaifin të ftohet dhe më pas e sherbetosim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 22 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha mbron "tradhëtinë" me Greqinë te Rama thotë se teatrit i kishte shpallur luftë në 98 e deri tek Partizani "Skuk" derbin.
-
VIDEO
Përplasja mes deputetëve të opozitës në Kuvend/ Baçi: Ndërhyrje e patakt nga Alibeaj! Askush nuk mund të na përjashtojë nga grupi parlamentar i PD
Deputeti Luan Baçi tha se deputeti Enkelejd Alibeaj kishte bërë një ndërhyrje të paktakt gjatë kërkesës së tyre ndaj Nikollës për t’u vënë në dispozicion vendimin ku thuhej se nuk ishin anëtarë të grupit parlamentar të PD.
-
VIDEO
Mbreslënëse, njihuni me historinë e bukur të familjes Capa dhe shtëpia që flet përmes artit
Kur heshtja flet më shumë se fjalët….Kjo është historia e Lidia Capës, piktores së talentuar e cila nuk mund të flas me fjalë por me shpirt.
Por kjo është një histori që përfshin tre breze, që tashmë flasin përmes heshtjes. Mamaja e Lidias tregon për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, se edhe bashkëshorti i saj kishte të njëjtin kufizim duke ia trashëguar edhe Lidias, por bashkë me të, i trashëgoi edhe talentin për pikturën.
“Lidia Capa është vajza ime, është me probleme që nuk dëgjon dhe flet ndërkohë ka dhe dy fëmijët që nuk flasin, ka edhe bashkëshortin. Dhe unë e kisha bashkëshortin që nuk fliste, dhe ai ishte skulptor, ndërkohë dhe Lidia e ka trashëguar nga ai talentin. Unë e kuptova e para talentin e Lidias dhe i thashë njerëzve të shtëpisë që Lidia ka talent në vizatim, dhe do ta ndjekim që të eci më lart. Ne e ndoqëm dhe mori dhe masterin, dhe bëmë luftë që të vazhdojë si mësuese tek fëmijët që kanë këto probleme” tregon ajo.
-
VIDEO
55-vjeçarja që sfidon temperaturat e ulëta dhe bën plazh në dhjetor, habit me format trupore
Linda Murseli është 55-vjeçarja që i habit të gjithë me format e saj trupore. Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" ajo tregoi më tepër për benefitet që sjell plazhi në dhjetor.