• VIDEO

    Luajti kundër të dyve, ish futbollisti Vrapi: Messi altruist e më i mirë se Maradona! Ronaldo kërkon gol me ngulm

    Ish futbollisti i Kombëtares Endri Vrapi, i cili ka luajtur kundër Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos gjatë karrierës së tij, bëri një krahasim mes tyre. Në një intervistë për gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, e cilësoi Messin më altruist dhe më të qetë në lojë ndërsa për Ronaldon u shpreh se kërkon golin me ngulm.

  • VIDEO

    Presh të mbushur nga zonja Albana

    Presh të mbushur

    Përbërësit:

    • 5 presh (pjesa e bardhë)
    • 300 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj oriz
    • ½ fç salcë domate
    • ½ gotë verë
    • Kripë, piper

    Për salcën:

    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 qepë mesatare
    • 1 lgj salcë domate
    • 1 lk miell
    • 1 gjethe dafine
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Preshët i presim në copëza të mëdha dhe largojmë pjesën e brendshme. Kaurdisim për pak minuta pjesët e ndara të preshit ku do të vendosim mbushjen.

    Pjesën e brendshme e grijmë imët dhe e kaurdisim së bashku me një qepë të grirë imët. Shtojmë uthullën derisa të largohet era dhe më pas salcën me 1 lugë miell të tretur. Rregullojmë shijen duke shtuar një gjethe dafine.

    Në një tas krijojmë mbushjen me mishin e grirë, orizin e zjerë, qepën e grirë, purenë e domates, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim preshët duke i rradhitur në një tavë. Sipër shtojmë salcën e përgatitur dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Zupa shtëpie nga zonja Albana

    Zupa shtëpie

    Përbërësit:

    • 1.5 litër qumësht
    • 2 të verdha veze
    • 7 lgj sheqer
    • 7 lgj niseshte
    • Arra të grira
    • Biskota
    • Reçel
    • Vanilje
    • Kanellë

    Përgatitja:

    Fillimisht thërrmojmë biskotat dhe i vendosim në fund të gotave si shtresë. Biskotat i lagim me pak qumësht ose liker.

    Në një tenxhere ngrohim qumështin në zjarr të avashtë. Shtojmë të verdhat e vezëve që i kemi rrahur me sheqer dhe niseshte. Këtë masë e përziejmë derisa të trashet. Kur masa të bëhet kremoze shtojmë vaniljen. E vendosim kremin e përgatitur mbi shtresën e biskotave, vendosim përsëri një shtresë me biskota, pak reçel dhe arra të thërrmuara. Sipas dëshirës bëjmë një pudrosje të lehtë me pak kanellë dhe i vendosim zupat të ftohen në frigorifer para se t’i konsumojmë.

  • VIDEO

    Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë nga zonja Albana

    Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë

    Përbërësit:

    • 1 pako petë të pjekura
    • 3 petë të bëra vetë
    • 3 qepë të thata
    • 250 gr mëlçi
    • ½ pulë
    • 1 lgj nenexhik
    • Spec djegës
    • Kripë, piper
    • Vaj ulliri
    •  

    Për brumin e petëve të hapura vetë:

    • 300 gr miell
    • 3 pika uthull
    • 6 pika vaj ulliri
    • Ujë të vakët
    • Kripë

    Përgatitja:

    Thërrmojmë petët e pjekura në një enë ku shtojmë nenexhik dhe vaj ulliri.

    Zemë brumin për petët e njoma dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në një tepsi. Vendosim më pas petët e pjekura të thërrmuara duke sistemuar anësoret e petëve të njoma. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 25 minuta.

    Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira imët më pak kripë. Sapo qepët të bëhen transparente shtojmë mëlçitë e prera imët. Mishin e pulës e kemi zjerë dhe e bëjmë fije-fije. E shtojmë dhe mishin e pulës tek qepët e kaurdisura me mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Këtë masë e vendosim mbi byrekun e pjekur. Në fund e lagim byrekun me pak nga lëngu i pulës dhe e rivendosim përseri në furrë për 20 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 20 dhjetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga tani drejtësia është në dorë të Altin Dumanit te nepotizmi në shtet njëra motër zv.kryeministre e tjetra drejton vetingun e deri tek Tirana-Partizani Kola dhe Shehu e "luajnë" ndryshe.

  • VIDEO

    Kulisat e SPAK

    Zgjedhja e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë ditës së premte, u kritikua si një proces i politizuar dhe si një përplasje mes qeverisë dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

  • VIDEO

    Kudret Kokoshi, nga kampet naziste në burgjet e komunizmit

    Nëse kërkojmë figurën etalon të qëndrestarit kundër regjimeve totalitare, ai me siguri do të ishte Kudret Kokoshi, jo vetëm për qëndresën e tij vetjake, por edhe për frymëzimin dhe forcën që ju përcillte gjithë të burgosurve të tjerë përmes vargjeve të tij. Për Kudret Kokoshin, juristin e shkëlqyer vlonjat që kishte kaluar ferrin në kampet naziste në kufirin austro-hungarez e më pas pa vënë akoma këmbë në atdhe e kishin arrestuar edhe komunistët e vendit të tij, duke e dënuar me dy dekada burg, pra për këtë legjendë të qëndresës dhe vuajtjes, mund të flasin sot shumë të dënuar të regjimit, të cilët poezitë e tij heroike i recitonin në kor në të gjithë burgjet e Shqipërisë së komunizmit. Këtë histori epike, të këtij personazhi të rrallë, do ta sjellim si një ndërthurje dëshmishë, të lëna nga ai vetë në dorëshkrimet e tij, nga rrëfimet e kunatës së tij Sanie Kokoshi, nga kujtimet e një tjetër të burgosuri të regjimit Reshat Kripa, dhe nga një intervistë e fundit dhënë pak ditë para se të ndërronte jetë, në vitin 1991, poetit Visar Zhiti. Kjo është historia e një burri që nuk diti të dorëzohet kurrë, është historia e një patrioti të pashoq, që në atdheun e tij e mbytën në tortura, por që gjithësesi ai e deshi atë pa kushte, është historia e një intelektuali që e mundi dhimbjen dhe shkroi poezi frymëzuese edhe aty, ku shokët e tij vdisnin nji nga nji çdo ditë...

  • VIDEO

    Pësoi djegie të rënda së bashku me babain e tij pas shpërthimit të bombulës në banesë, ndërron jetë në spital 34 vjeçari nga Maliqi (EMRI)

    Ka ndërruar jetë Taulant Konica, 34 vjeçari i cili prej mbrëmjes së 17 dhjetorit, trajtohej në Spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë, ku u dërgua pas shpërthimit të bombulës së gazit brenda banesës së tij në Maliq të Korçës.

  • VIDEO

    Përçarja në PD, Salianji në Kontrast: S’ka vullnet për bashkim, Basha e do vulën për krijuar një parti më vete! Rithemelimi s’bëri përpjekje

    Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023. Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë në Report Tv se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD. Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.  

  • VIDEO

    Pa Gjurme-Zhduket boksieri në Tiranë/Zbulohet vajza që takoi, nëna: Dyshoj tek e dashura

    Albido Beta është 23-vjeçari nga Tepelena i cili rezulton i humbur që prej datës 11 dhjetor. Gjurmët e tij të fundit janë nga fshati i babait, në Vasjar të Tepelenës, ndërsa ishte kthyer në atdhe për disa ditë pushime si dhe për të takuar të afërmit e tij. Albido ka lindur dhe është rritur në Greqi dhe ka jetuar me nënën e tij që pas divorcit të prindërve në vitin 2006. Prej 25 tetorit të këtij viti ai ndodhej në Shqipëri bashkë me të ëmën, ndërsa kjo e fundit u largua një muaj më pas, por Albito kërkoi të qëndrojë edhe pak kohë me të afërmit në fshat. Në telefonatën e fundit që pati me nënën nga Greqia më 9 dhjetor, Albido i pohoi se do të vinte një ditë para Krishlindjeve për t’i festuar bashkë. Të dielën e datës 11 dhjetor njofton xhaxhain se do nisej për në Tiranë, pasi kishte një punë për të mbaruar dhe në mbrëmje do të kthehej. Nga ana tjetër, kushërinjve u kishte thënë se në kryeqytet do të takohej me një vajzë dhe do të qendronte atje për disa ditë. Me vete Albido ka patur edhe pasaportën greke si dhe disa para që i kishte tërhequr në bankë. 23-vjeçari sot rezulton i humbur, ndërsa familjarët ende nuk kanë bërë një denoncim në polici për humbjen e të riut.

  • VIDEO

    Kush kërkon azil shkon në Afrikë, avokati nga Anglia për Report Tv: Deri më 16 janar nuk do procedohet largimi për në Ruanda

    Çdo qytetar i botës që do të kërkojë azil në Angli brenda pak ditëve do të përfundojë në Afrikë. Gjykata e Lartë britanike dha këtë të hënë një vendim pro qeverisë për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda.

  • VIDEO

    Zgjedhjet lokale, Pampuri: PD do të prezantojë në javët në vijim kandidatët! S'i njohim ato të Sali Berishës

    Në javët në vijim Partia Demokratike do të prezantojë zyrtarisht kandidatët e së djathtës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj 2023. Duke mos njohur kandidatët e Sali Berishës, deputetja demokrate Orjola Pampuri tha në emisionin ‘Studion Live’ se të bësh zhurmë nuk do të thotë se je shumicë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv