• VIDEO

    Ka rritur dy binjakët që luste, Gresa Gjocera: Më erdhën dhuratë pas 11 vitesh

    Një Krishtlindje të tejmbushur me emocione të papërshkrueshme dhe një super spektakël do të përmbajë kjo e shtunë në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin… Me finesë dhe delikatesë prima balerina Adela Muçollari ndan momentet më sublime të jetës së saj. Me lotët që nuk iu ndanë nga fillimi në fund, këngëtarja Gresa Gjocera hap zemrën në një rrëfim si asnjëherë më parë. Muzika dhe spektakli nuk do të mungojnë as këtë mbrëmje, nën shoqërimim e një bande të mirëfilltë muzikore. Mos e humbisni këtë të shtunë, ora 21:00 në Report tv, në një puntatë rrëfimesh zemre e muzike të mirë.

  • VIDEO

    N’kohë- Çfarë po ndodh në Fier? Petro Koçi flet hapur…

    Çfarë po ndodh në Fier? Petro Koçi flet hapur…

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 24 dhjetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi politik i rastit Dvorani te Rama largon drejtorin e SHISH e deri tek turpet tona me historinë.

  • VIDEO

    2022, viti i brishtë i ekonomisë

    Viti 2022 ishte një vit plot sfida për qytetarët shqiptarë për shkak të krizës ekonomike që ka goditur vendin si rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Por si kanë ndikuar masat e marra nga qeveria dhe a u mbrojtën shtresat në nevojë, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.

  • VIDEO

    Prag Krishtlindje, mesazhi i arqipeshkvit Dodaj për të rinjtë: Qëndroni në Shqipëri dhe gërmoni më shumë, do i gjeni këtu mundësitë! Më shumë paqe e dashuri

    Në prag Krishtlindje, arqipeshkv Arjan Dodaj ka dhënë mesazhin për të gjithë të rinjtë që duan të largohen nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Teksa e cilëson Shqipërinë si vend që mban minierë thesari, shprehet se të gjithë duhet të kenë guxim për të gërmuar më shumë

  • VIDEO

    Aktorja Jetmira Dusha tregon se si është kur profesionin e zgjedh që në fëmijëri!

    Në "Esencë" aktorja e njohur Jetmira Dusha. Një rrëfim nostalgjik për rrugëtimin e saj në film dhe teatër. Ajo erdhi në studio bashkë me mbesën e saj,Emën e cila u shpreh ndjen krenari dhe gëzim që gjyshja e saj është një personazh i njohur dhe i dashur për publikun. Aktorja e nisi rrëfimin duke ndarë emocionet e të qënit gjyshe,një ndjesi e mrekullueshme për të. Ka qenë 23-vjeç kur ka luajtur në filmin e saj të parë "Mëngjese të reja". Emocione të forta për aktoren Jetmira Dusha,teksa e bija i shpreh publikisht dashurinë dhe vlerësimin me anë të një letre. Aktorja e përotur në studio,rrëfeu se ka një lidhje të ngushtë me të bijën dhe gjithnjë e ka udhëhequr dhe këshilluar. Një moment të veçantë që aktorja ndau me ne në program ishte dhe interpretimi i një poezie. Një çast që pas shkëputjes nga skena i ktheu asaj nostalgjinë dhe emocionet e profesionit.

  • VIDEO

    Emocione dhe lot në ’Pa Gjurmë’ ! Gjen pas 41 vitesh nënën, ajo e refuzon: Nuk bëra dot më fëmijë, mbrapa s’kthehem! Djali: Ndoshta një ditë do trokasë tek unë

    Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, Besnik Rika nga Kuçova gjen nënën biologjike. Emocione të papërshkrueshme për 41-vjeçarin kur për herë të parë ai sheh imazhin e gruas që e solli në jetë. ’Pa Gjurmë’ gjen 64-vjeçaren nga Durrësi, Rudina. , e cila refuzon për herë të dytë të birin. Ajo e solli në jetë në vitin 1981 dhe e braktisi në maternitet.

  • VIDEO

    Vizita e Mitsotakis në Himarë, Kocaqi: Bëri shantazh ndaj qeverisë shqiptare! Pretendimet e Athinës për minoritet grek rrezikojnë vazhdimësinë kombëtare

    Mesazhet e kryeministrit grek gjatë vizitës në Himarë, historiania Elena Kocaqi i ka cilësuar si formë shantazhi ndaj qeverisë shqiptare. Në një intervistë për Report Tv tha se Himara është tokë shqiptare dhe nuk ka minoritet grek. Sipas saj, nuk mund të konsiderohet pakicë kombëtare në Himarë vetëm nga fakti që banorët flasin greqisht.

  • VIDEO

    ’Pa Gjurme’ e gjen pas 41 vitesh, nëna refuzon të birin: S’linda më fëmijë, por mbrapa s’kthehem

    Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, Bensik Rika nga Kuçova gjen nënën biologjike. Emocione të papërshkrueshme për 41-vjecarin kur për herë të parë ai sheh imazhin e gruas që e solli në jetë. ’Pa Gjurmë’ gjen 64-vjeçaren nga Durrësi, Rudina. , ajo e cila në vitin 1981 solli në jetë një djalë, të cilin më pas do ta braktiste në maternitet. Foshnja u birësua pa mbushur ende një vjeç nga çifti Xhezmie dhe Qani Rika nga Kuçova. Historia e Besnikut preku zemrat e mjaft qytetarëve, më së shumti atyre nga qyteti i Durrësit, ku ky sekret u mbajt i fshehur për afro 41 vitesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Shega, Besnik Rika mëson të vërtetën e jetës, ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikon lajmin e mirë. Odeta Dume:Ne ta kemi gjetur nënën Besnik Besnik Rika:Jooo ku është. Është këtu? Ka ardhur? Odeta Dume:Nuk e di, nuk shoh gjë. Besnik e di që je pushtuar nga emocionet... (Qan bashkëshortja Shega) Besnik Rika: Jam i përgatitur për gjithçka Minutat në vijim të transmetimit live bëhen edhe më emocionuese, pasi për Bensikun nuk është e lehtë të dëgjojë atë se çfarë do të komunikonte nëna biologjike, e cila sot jeton në Itali. Rudina Gj.:Unë e dëgjova këtë, se e ndjek programin tuaj. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur 41 vite parë. Më vjen keq, se nuk kishte bërë një jetë të mirë. Mgjth unë e kam mbyllur këtë muhabet kam familjen time tani, jam e martuar dhe kam 20 e ca vjet dhe këtë histori unë e kam patur tepër sekrete. Atëherë kam qenë e re, ndodhi dhe nuk dija ku me e mbajt, rrethanat dhe kaq.

  • VIDEO

    Debati për Avokatin e Popullit, Jupi: Rama do të marrë çdo pushtet të mundshëm! Gjokutaj: Konflikti tregoi se kishte mosdakordësi të momenteve të fundit

    “Jo etike, konflikt aspak i denjë për një sallë parlamenti”. Kështu janë cilësuar debatet në Kuvend për Ledio Brahon që u propozua nga opozita për t’u zgjedhur Avokat i Popullit nga anëtarja e Kryesisë së PD Taulanda Jupi dhe avokati Genc Gjokutaj.

  • VIDEO

    Nëna e mohon pas 41 vitesh ’Pa Gjurme’ i jep fotot, djali: Ndoshta një ditë do trokasë tek unë!

    Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, Bensik Rika nga Kuçova gjen nënën biologjike. Emocione të papërshkrueshme për 41-vjecarin kur për herë të parë ai sheh imazhin e gruas që e solli në jetë. ’Pa Gjurmë’ gjen 64-vjeçaren nga Durrësi, Rudina. , ajo e cila në vitin 1981 solli në jetë një djalë, të cilin më pas do ta braktiste në maternitet. Foshnja u birësua pa mbushur ende një vjeç nga çifti Xhezmie dhe Qani Rika nga Kuçova. Historia e Besnikut preku zemrat e mjaft qytetarëve, më së shumti atyre nga qyteti i Durrësit, ku ky sekret u mbajt i fshehur për afro 41 vitesh. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Shega, Besnik Rika mëson të vërtetën e jetës, ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikon lajmin e mirë. Odeta Dume: Ne ta kemi gjetur nënën Besnik Besnik Rika: Jooo ku është. Është këtu? Ka ardhur? Odeta Dume: Nuk e di, nuk shoh gjë. Besnik e di që je pushtuar nga emocionet... (Qan bashkëshortja Shega) Besnik Rika: Jam i përgatitur për gjithçka Minutat në vijim të transmetimit live bëhen edhe më emocionuese, pasi për Bensikun nuk është e lehtë të dëgjojë atë se çfarë do të komunikonte nëna biologjike, e cila sot jeton në Itali. Rudina Gj.: Unë e dëgjova këtë, se e ndjek programin tuaj. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur 41 vite parë. Më vjen keq, se nuk kishte bërë një jetë të mirë. Mgjth unë e kam mbyllur këtë muhabet kam familjen time tani, jam e martuar dhe kam 20 e ca vjet dhe këtë histori unë e kam patur tepër sekrete. Atëherë kam qenë e re, ndodhi dhe nuk dija ku me e mbajt, rrethanat dhe kaq. Odeta Dume: Ti dëshiron të lidhesh me djalin? Rudina Gjata: Jo, jo, jo. Nuk do të kthehem mbrapsh, se është gjynah edhe për atë. Sepse po u lidha nëpërmjet telefonit, unë duhet ta shoh, të flas, do t’i pres, t’i përcjell duhet të shkoj dhe unë këto gjëra nuk i du. Ti pri e mbara...atje ku është më nënën, me gruan me kalamajtë Odeta Dume: Rudina, ju jeni e martuar me shqiptar apo shtetas italian? Rudina Gjata: Jo jo me shqiptar, durrsak Odeta Dume: Ka motra, apo vëllezër Besniku keni ju fëmijë të tjerë? Rudina Gjata: Jo, një djalë që pata më ka vdekur 7 muajsh. Të rroj ai të bëhet 100 vjeç. 41-vjeçari emocionet, ndërsa nuk ka fjalë të përshkruaj ndjenjat e veta të trazuara ndoshta për shkak të refuzimit. Ai largohet nga studio me shpresat se një ditë nëna e tij biologjike do të kërkojë të vij tek ai. ’Të paktën t’i njihja fytyrën. Kaq doja. Një gllënkë qumësht nga ajo do ta kem pirë. Nëse do ta kisha përballë do ta përshëndetja. Unë i pres të gjtha. Ajo e dashka të jetë mister kjo gjë, por tashmë u bë publike. Unë nuk po bëj krim. Edhe unë nuk dua ti prishja jetën asaj. Thjeshtë ta dinë edhe të tjerët që paska lindur një fëmijë. Unë i pres të gjitha dhe të zezën dhe të bardhën.Ndoshta një ditë do të pendohet, e do jetë ajo që do të dojë të lidhet me mua, e të më takojë. Pas nëna e refuzoi, ’Pa Gjurmë’ zbuloi emrin e babait biologjik të Besnikut Lutfi E. , 66-vjeçarit që jeton po në qytetin e Durrësit. ’Nuk guxoj t’i dërgoj një mesazh as babait, pasi nuk dua që t’i prish jetën atij. Mbase edhe ai nuk don, ndoshta e ka sekret edhe ai. Nëse më ka ndjekur, po të dojë le të vijë të më takojë’-përfundon i pushtuar nga emocionet 41-vjeçari

  • VIDEO

    Krishtlindja, përtej ngjyrave dhe dritave/ Edi dhe Toni Gogu shpjegojnë kuptimin e kësaj dite

    Jemi në pragë të Krishtlindjeve, ku përtej ngjyrave dhe dritave të saj, çifti Edi dhe Toni Gogu shpjeguan kuptimin e vërtetë të kësaj dite.

    “Është një histori që besoj nuk ka ndodhur me 25 dhjetor por ata që kanë një marrëdhënie me perëndinë, sepse Perëndia është me një mision transformimi kulturorë, shoqërorë. Dhe kështu ka ndodhur dhe me Krishtlindjen, kanë marrë një festë shumë të madhe dhe e kanë transformuar”tregoi Toni Gogu.

    “Krishtlindja ka ndodhur dhe ky është fakt, nuk e ndryshojmë dot. Me ardhjen e Krishtit ndryshoji edhe historia e njerëzimit dhe vazhdon ndryshon. Mendohet që ka qenë pranverë, por fakti që është zgjedhur të festohet me 25 dhjetor, ka lidhje me një festë pagane, në lidhje me perendeshën Saturnnus ku njerëzit e adhuronin, I bëninn dhurata dhe kisha  në vitet 323 te erës sonë, vendosi që këtë festë t’I japi një kuptim….” tha  më tej, shkrimtarja për fëmijë, Edi Gogu.

    E ndërsa folën për këtë ditë të rëndësishme për besimtarët, ata treguan më tepër edhe familjen si edhe dhanë plot mesazhe të vyera. Ndër to, për një familje të lumtur e të shëndetshme, mbetet edhe falja. E në një ditë të tillë, deputeti I Ps Toni Gogu publikisht I kërkoi falje së bijës, për vonesës e shkaktuar gjatë ditës së sotme.

     “Një çelës tjetër shumë i mirë i rëndësishëm është falja. Pra, të mësosh të kërkosh falje dhe sot, të dy me Edin ne do kërkojmë një falje publike, vajzës sonë Antonias. Ne e kemi mësuar Antonian që të jetë në orarë, të jetë atje që të respektojë kohën e tjerëve. Ne sot e kemi vonuar, kështu që po I drejtohem asaj’ Tonushka na fal sepse ne sot të kemi vonuar dhe e dimë që ndoshta të kemi futur edhe në telashe me këdo që të priste në një orë të caktuar, por nuk e rregullojmë dot më atë. Jam e sigurtë që do rregullojmë diçka tjetër” tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv