-
VIDEO
Pallati në Tiranë do të shembet se prona do t'i kthehet pronarit, banorja: Më thanë urdhëro 5 mln lekë dhe dil! Po ku të fle unë?
Një pallat në zonën më të populluar të Tiranës, pranë shkollës Petro Nini Luarasi rrezikon shembjen pasi figuron si pronë shtetërore nga një Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013.
Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre në media ku thonë se autoritetet i kanë kërkuar të largohen nga banesat pasi do i marrë pronari. Një banore u shpreh se më herët një person i cili ishte prezantuar si pronar i pallatit i kishte thënë se do i jepte një shifër prej 5 mln lekësh në këmbim që të lironte shtëpinë e saj. E moshuara u shpreh se jetojnë në atë godinë që prej vitit 1980 dhe se aktualisht u është komunikuar se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.
-
VIDEO
Sallata e krishtlindjeve nga zonja Albana
Sallata e krishtlindjeve
Përbërësit:
- 200 gr arra
- 5 vezë të ziera
- 5 patate
- 3 karrota
- 200 gr biftek
- 100 gr majonezë
Për dekorin:
- Karrotë
- Shegë
- Djathë pice
- Kopër
Përgatitja:
Fillimisht vendosim bifekun të ziejë. Pasi ka zjerë mirë e copëtojmë në fije. Grijmë patatet e ziera në rende, gjithashtu edhe karrotat. Thërrmojmë arrat dhe vezët e ziera.
Në një pjatancë vendosim në qendër një formë rumbullake ose një gotë. Rreth formës vendosim shtresën e parë me biftekun e grimcuar. E ngjeshim mirë rreth formës në mënyrë që të vendoset në mënyrë rrumbullake. Shtojmë majonezën duke e puthitur mirë me lugë rreth shtresës së biftekut, më pas vendosim një shtresë me patatet e grira, përsëri majonezë, një shtresë me arra, me karrota dhe majonezë. E punojmë mirë me lugë duke e ngjeshur dhe në fund shtojmë një shtresë me vezët e thërrmuara. Largojmë formën ose gotën nga qendra e pjatancës dhe hapësirën e mbushim me kokrra shege. Bëjmë një spërkatje të mirë të gjithë sallatës me kopër të grirë dhe në fund vendosim copëza djathi pice të prera në forma sipas dëshirës.
-
VIDEO
Kofshë qingji e marinuar me patate furre nga zonja Albana
Kofshë qingji e marinuar me patate furre
Përbërësit:
- 1 kofshë qingji
- 7-8 thelpinj hudhër
- 3 degë rozmarinë
- 2 limona
- 1 kg patate
Salca marinuese:
- 75 gjalpë
- 2 lgj mustardë
- 1 lgj mjaltë
- Fara speci djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Një një tavë të madhe vendosim një lëtër pjekje, mbi të vendosim kofshën e qingjit të cilës i bëjmë disa shpime të thella më thikë ku vendosim thelpinjtë e hudhrave dhe degë rozmarine. E spërkasim më pas kofshën e qingjit më kripë dhe piper të zi. Tresim pak gjalpë ku shtojmë mustardën, mjaltin, lëngun e limonit, fara speci djegës, kripë dhe piper. E trazojmë mirë dhe me këtë salcë marinojmë me duar nga të gjitha anët kofshën e qingjit. E mbështjellim më pas me letër alumini dhe me një letër pjekje, shtojmë rreth 2 gota ujë në tavë dhe e vendosim në furrë të nxehtë të piqet për rreth 2-3 orë (në varësi dhe të madhësisë së mishit). Në 30 minutëshin e fundit të pjekjes nxjerrim tavën nga furra dhe largojmë letrën e pjekjes dhe mbështjelljen e aluminit. Shtojmë patatet e prera në kubikë të mëdhenj të cilat i kemi marinuar me salcën e përgatitur me mustardë, mjaltë dhe lëng limoni. Bëjmë një spërkataje të patateve me erëza sipas dëshirës dhe e vendosim përsëri tavën në furrë.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë festive/ Trung krishtlindje nga zonja Albana
Ëmbëlsirë festive / trung krishtlindje
Përbërësit:
Për bazën e biskotës:
- 100 gr miell 00
- 5 vezë
- 120 gr sheqer
- 10 gr mjaltë
- 1 bustinë vanilje
- 1 majë luge kripë
Për kremin mbushës:
- 300 gr pana
- 200 gr çokollatë fondente
Për pjesën e dekorit:
- Çokollatë fondente
Përgatitja:
Për brumin e biskotave ndajmë të verdhat nga të bardhat. Të verdhat i vendosim në një enë bashkë me 80 gr sheqer dhe pak kripë. I rrahim për disa minuta dhe më pas shtojmë vaniljen. Në fund shtojmë mjaltin, e punojmë derisa të bëhet një masë e kthjellët dhe shumë e shkumëzuar. Më pas rrahim të bardhat e vezëve derisa të ngurtësohen me pjesën tjetër të sheqerit. I bashkojmë bashkë dy masat, duke i trazuar butësisht nga lart poshtë, në mënyrë që të mos ulet vëllimi. Në fund shtojmë miellin gradualisht duke e situr.
E shtrijmë brumin në një tavë me letër pjekje, trashësia nuk duhet të kalojë një centimetër në lartësi. E pjekim në furrë në temperaturën 220° për 6-7 minuta. Më pas e mbulojmë me qese celefon kuzhine dhe e lemë të ftohet.
Ndërkohë copëtojmë çokollatën. Hedhim panën në një tenxhere, e vendosim të vlojë dhe shkrijmë çokollatën brenda. Pasi çokollata të jetë shkrirë dhe homogjenizuar me panën, transferojmë përzierjen në një tas të vendosur brenda një tasi tjetër më të madh me akull. E rrahim me mikser elektrik duke e punuar për 10-15 minuta.
Hapim brumin e biskotave dhe bëjmë mbushjen me gjysmën e masës së çokollatës së rrahur me panën. E nivelojmë më një spatul duke lenë hapësirë 2 cm nga anësoret. E mbështjellim role me ndihmën e një qeseje kuzhine dhe e lemë të pushojë në frigorifer për rreth 1 orë.
Ndërkohë tresim çokollatën në banjo mari dhe e vendoSim në një letër pjekje. E përhapim mirë çokollatën në një fletë letre me një shpatull për të formuar një pllakë të hollë. Lëreni të ftohet dhe më pas ndajeni në drejtkëndësha. E prisni në shirita me një thikë të lëmuar dhe më pas në katrorë.
Trungun e mbushur e nxjerrim nga frigoriferi dhe e lyejmë me pjesën e mbetur nga shkrirja e çokollatës me panën. E kthejmë trungun përmbys në pjatancën e servirjes, presim dy skajet dhe e mbulojmë sipërfaqen duke e dekoruar me çokollatën e prerë në katrorë.
-
VIDEO
Tensionet në veri, analisti: Po cenohet siguria e Kosovës! Ish luftëtari i UÇK-së: Barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale, të nxitur nga Vuçiç
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Prej dy javësh veriu i Kosovës vijon të jetë i bllokuar nga barrikadat. Për analistin Agim Krasniqi kjo situatë shqetësuese ka kaluar nga përpjekje për marrëveshje në një çështje sigurie.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 23 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga gara politike Berisha-Alibeaj përtej vulës te Ramën nuk e mbajnë nervat fyen opozitën "ik ore zagar,palaço" e deri tek Mitsotakis pritet me flamuj grekë dhe thirrje në Himarë.
-
VIDEO
Luftë civile në PD
Propozimi i emrit të Ardian Dvoranit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, emri i të cilit pritet të votohet në Kuvend, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita ka deklaruar se do të votojë kundër ndërsa ka hedhur akuza kundrejt mazhorancës se po ‘blen’ deputetë që të votojnë kandidaturën e Ardian Dvoranit
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 22 Dhjetor
-
VIDEO
'Lufta jonë në dy fronte, Alibeaj çirak i Ramës
Deputeti demokrat, i rreshtuar krah Sali Berishës, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Noka tha se Rama telefonon kriminelë, gjyqtar dhe prokuror dhe i kërcënon, e për këtë thotë se ka prova, prandaj e sfidon kreun e qeverisë që ta çojë në Prokurori.
-
VIDEO
Noka në ‘Kontrast’: Rama telefonon kriminelë, gjyqtarë e prokurorë e i kërcënon! Kam prova, le të çojë në Prokurori
Deputeti demokrat, i rreshtuar krah Sali Berishës, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Noka tha se Rama telefonon kriminelë, gjyqtar dhe prokuror dhe i kërcënon, e për këtë thotë se ka prova, prandaj e sfidon kreun e qeverisë që ta çojë në Prokurori.
-
VIDEO
Vangjeli: Nëse do kishim një opozitë normale, Rama do ishte ish-kryeministër! SHBA insistoi që SPAK të hetonte inceneratorët
Që Edi Rama vijon të jetë kryeministër prej 3 mandatesh, analisti Lorenc Vangjeli, bën fajtor opozitën. Në ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli ia ka bërë të qartë Flamur Nokës, se fajtor për këtë qeveri janë po vetë ata, duke thënës e nëse do ishte një opozitë normale, atëherë Rama do i përkiste së shkuarës.
-
VIDEO
Nëna e 22-vjeçares nga Kenia hedh poshtë lajmet: Vajza është ende në koma, nuk e ka kaluar rrezikun
Nëna e Joy Brendas për Report Tv ka hedhur poshtë lajmet se e reja ka dalë nga koma. Sipas saj, vajza ka pasur një përmirësim, por nuk e ka kaluar rrezikun.
“Sot është 22 dhjetor, unë jam Ruth Abongo, nëna e Joyt. Ne jemi ende këtu. Sot do dëshiroja t’ju jepja disa informacione, lidhur me atë çfarë kanë thënë disa media për Joyn, që ka dalë nga koma. E vërteta është se Joy ndodhet me mua këtu te spitali i Traumës. Siç e shihni ajo ka disa përmirësime, por e vërteta është që Joy është ende në koma. Është e pavetëdijshme, nuk është zgjuar ende. Do të ishte një lajm shumë i mirë nëse Joy do të kthehej si në fillim, kjo është dëshira ime.
Joy është ende e pavetëdijshme, ka të fiksuar një tub që merr frymë. Kontraktimet që ka në dorë nuk kanë ikur ende. Duart i ka ende njësoj, kyçet ende nuk mund të përkulen apo të lëvizin. Këmbët janë ende të kontraktuara edhe pse ka bërë shumë fizioterapi. Fatkeqësisht në gjurin e majtë ka një problem, ende nuk përkulet, aspak. Shëndeti i përgjithshëm mendoj që po përmirësohet për shkak të ushqimit apo fizioterapisë. Problemi kryesor është ende me trurin, kam këmbëngulur dhe kërkuar vazhdimisht sepse këtu nuk po trajtohet, Joy kërkon trajtim neurologjik. Unë vazhdoj të kem nevojë për ndihmën tuaj sepse fondi është hapur dhe po rritet, por është ende pak dhe nuk mund ta përballojë trajtimin që kërkojmë. Ju falenderoj të gjithëve për punën që po bëni. Ne jemi ende këtu dhe mund të vini të na vizitoni", tha ajo.