-
VIDEO
Keqardhje për Berishën, akt politik e mesazh njerzo
TIRANË- Mbajtja e Samitit të Berlinit në Tiranë, për ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, është një tregues se Gjermania, por edhe vende të tjera europiane mbështesin nismën e Ballkanit të Hapur. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Spiropali tha se kjo tregon qartë që Ballkani i Haur nuk është një “konkurrencë” që i bëhet Procesit të Berlinit, por që është një vazhdimësi e saj, e që kanë në njëjtin qëllim.
-
VIDEO
’Burri më dëboi pas 25 viteve martesë, vajzën e vetme s’di ku e kam
Me anë të një video prekëse Flutura Stafa nga Shijaku bën apel për ndihmë. ’Pa Gjurmë’ i përgjigjet apelit të 53-vjeçares. Në lidhje direkte e moshuara Flutura Stafa rrëfen historine e jetës. E martuar prej 25 vitesh në Maqedoninë e Veriut, gruaja mbetet në mes të rrugës. Ajo u dëbua nga banesa, pasi rriti fëmijët e ish-bashkëshortit, sot bën jetën e endacakes në Tiranë. Apeli për ndihmë i Flutura Stafës në ’Pa Gjurmë’ reagon Bashkia e Tiranës. Erlinda Qafa Pergjegjese e Perkujdesit Social, Bashkia Tiranë.
-
VIDEO
Porti i ri i Durrësit, një ëndërr apo një iluzion? Mohamed Alabbar në ‘Real Story’ sonte ora 21:00 në Report Tv
Drejtuesi i emisionit ‘Real Story’ Sokol Balla ka zhvilluar një bisedë me CEO-n e kompanisë Mohamed Alabbar, intervistë e zhvilluar në Durrës.
-
VIDEO
PD-ja kërkon ndryshime në Kodin Rrugor, Gështenja: Shpejtësia maksimale të jetë 130 km/h për autostradat! Si standardet evropiane! Eksperti: E rrezikshme
TIRANË- Nga ulja e gjobës, heqjes së patrullave të policisë dhe rritjes së shpejtësisë maksimale, janë këto disa nga propozimet për ndryshim të Kodit Rrugor nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, deputeti i PD-së Lefter Gështenja thotë se këto ndryshme janë të rëndësishme pasi përafrohen me standardet evropiane.
-
VIDEO
Nga 1000-1200 lekë çmimi i gjelit të detit në Baldushk, fermeri: Për Vitin e Ri nuk e lënë mangët! Pjesa më e madhe duan pula deti
Gjelat e detit të Baldushkut janë kthyer në traditë për tavolinën e çdo qytetari të Tiranës në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe darkën e Vitit të Ri.
-
VIDEO
‘Pa celular por të lumtur’ zonjat kujtojnë me nostalgji vitet para ’90, ja si kaloheshin fundjavat
Si kaloheshin fundjavat para viteve ’90 në Shqipëri? Në një bisedë në studion e “Rreze Dielli”, pedagogia Nora Malaj, Natashi Mio dhe Ermira Pirdeni kujtuan me nostalgji vitet para viteve 90’.
-
VIDEO
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Arifi: Mund të jemi pranë anëtarësimit në BE brenda 15 viteve! Bashkimi Europian e ka kuptuar që me pengesa nuk arrihet qëllimi
Dritëro Arifi, profesor i shkencave politike beson se brenda 15 vitesh, Kosova do jetë shumë pranë procesit të anëtarësimit në BE. Në një intervistë për Report Tv, Arifi u shpreh se pas luftës në Ukrainë, duket se BE është rizgjuar dhe po lëviz me ritme më të shpejta drejt zgjerimit.
-
VIDEO
Sallatë me ullinj nga zonja Albana
Sallatë me ullinj
Përbërësit:
- 1 dorë ullinj
- 1 qepë
- 1 limon
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Vendosim ullinjtë në një sallatire ku shtojmë qepën të prerë në feta të holla gjysmë hëne dhe limonin gjithashtu në feta. E marinojmë më pas me pak lëng limoni, rigon dhe kripë (nëse ullinjtë kanë shumë kripë nuk shtojmë).
-
VIDEO
Pulë në tavë me patate nga zonja Albana
Pulë në tavë me patate
Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 kg patate
- 3 thelpinj hudhër
- Vaj ulliri
- Gjalpë
- Rigon
- Kripë, piper
Përgatitje:
Marinojmë mirë pulën me kripë dhe piper dhe më pas e lyejmë nga të gjitha anët me gjalpë. Patatet të prera në feta i marinojmë më vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon. I vendosim në një tavë, shtojmë thelpinjtë e hudhrës, vendosim disa copëza gjalpi dhe e vendosim tavën me pulë dhe patate të piqet në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
Kulaç 5-lekësh nga zonja Albana
Kulaç 5-lekësh
Përbërësit:- 1 vezë
- 100 gr sheqer
- 50 ml vaj ulliri
- 100 ml qumësht
- 300 gr miell
- Vanilje
Përgatitja:
Rrahim vezën me sheqerin dhe vaniljen. Shtojmë vajin e ullirit dhe qumështin dhe vazhdojmë trazimin. Pas 5 minutave shtojmë 1 gotë miell, e përziejmë me tel, mbas disa përzierjesh shtojmë gotën e dytë të miellit dhe më pas gotën e tretë. Realizojmë një brumë të butë të cilin e hapim në një petë të madhe rreth 1 cm. E presim më një formë rrumbullake dhe gurabijet e krijuara i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. I spërkasim sipër me pak sheqer dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Kek festiv nga zonja Albana
Kek festiv
Përbërësit:
- 1 pandoro
- 1 vezë
- 250 gr maskarpone
- 250 ml pana ëmbëlsirash
- 1 fç kafe
- 1 majë luge kripë
- Sheqer pluhur
- Kakao pluhur
Përgatitja:
Ndajmë të bardhën e vezës nga e verdha. Të bardhën e rrahim me një lugë sheqer pluhur në marengë. Më pas shtojmë maskarponen dhe e trazojmë më kujdes që të mos ulet vëllimi. Të verdhën e vezës e rrahim me pak kripë dhe e shtojmë tek marenga. E trazojmë me një spatul dhe e vendosim në frigorifer. Rrahim më pas panën e ëmbëlsirës dhe e vendosim në frigorifer.
Presim pandoro-n në feta dhe çdo fetë e spërkasim me pak kafe. Mbi çdo fetë bëjmë një lyerje me kremin e maskarpones duke i vendosur fetat njëra pas tjetrës duke formuar në këtë mënyrë një kek në formë kështjelle. Në fund bëjmë një dekorim më kremin e panës dhe e spërkasim të gjithë kekun me sheqer pluhur dhe kakao.
-
VIDEO
KATAR 2022/ Albert Karriqi parashikon në “E vëmë me bast” Francën e Marokun si fitues të finaleve, publiku i pavendosur
Argjentinë-Francë është finalja e Kupës së Botës “Katar 2022”. Të dielën duke nisur nga ora 16:00 luhet akti i fundit i Botërorit në Lusail Stadium