’Burri më dëboi pas 25 viteve martesë, vajzën e vetme s’di ku e kam

15 Dhjetor 2022, 19:00

Me anë të një video prekëse Flutura Stafa nga Shijaku bën apel për ndihmë. ’Pa Gjurmë’ i përgjigjet apelit të 53-vjeçares. Në lidhje direkte e moshuara Flutura Stafa rrëfen historine e jetës. E martuar prej 25 vitesh në Maqedoninë e Veriut, gruaja mbetet në mes të rrugës. Ajo u dëbua nga banesa, pasi rriti fëmijët e ish-bashkëshortit, sot bën jetën e endacakes në Tiranë. Apeli për ndihmë i Flutura Stafës në ’Pa Gjurmë’ reagon Bashkia e Tiranës. Erlinda Qafa Pergjegjese e Perkujdesit Social, Bashkia Tiranë.