-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 15 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Yuri Kim denoncon ndërhyrjet për kreun e ri të SPAK e reagon Rama te gënjeshtar mizerje e deri tek Mesi-Mbape një finale 1.7 miliardë euro.
-
VIDEO
Zgjedhja e kreut të SPAK, Beqiri: Në KLGJ dhe KLP pushtetin më të madh e ka Berisha e Meta! Haklaj: SHBA s’ka preferencë për kandidatura, por për rregullat e lojës
Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri theksoi se deklaratat e ambasadores nuk i referohen drejtpërdrejt politikanëve pasi ajo është mbi pushtet. Sipas Beqirit, në KLGJ dhe në KLP pushtetin më të madh e ka opozita sot, më konkretisht Sali Berisha dhe Ilir Meta
-
VIDEO
Mahniti jurinë greke, flet për Report Tv këngëtari Xhuljo Imeri: Në Greqi nuk ndjej paragjykim se jam shqiptar
Xhuljo Imeri, i riu shqiptar i cili mahniti jurinë e ‘The Voice of Grece’, në një intervistë për Report Tv tha se performanca e tij u prit shumë mirë nga të katërt anëtarët e jurisë. Imeri tha se në Greqi është më e lehtë të bësh art pavarësisht sfidave që ka për faktin se është emigrant
-
VIDEO
Ekonomia dhe biznesi i huaj, debati në 'Studio Live! Crawford: Ka largime të investitorëve, preferohen Serbia e Kroacia! Çoçoli: Më së shumti kemi riinvestime
Ish kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford e konsideroi shqetësuese gjendjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Ai tha se shumë prej investitorëve të huaj, kishin zgjedhur të shisnin aksionet e tyre dhe më pas të investonin në Vietnam apo në vende të tjera ku shihnin më shumë interes.
-
VIDEO
Nëna u zhduk në një klub nate,e bija në Pa Gjurme:I dërgoj sms çdo natë,ajo rri online në...
E zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 19 maj 2022, Konxhe Ramazani ka alarmuar familjarët e saj, pasi nuk është bërë e gjallë nga dita që doli nga banesa. Pas divorcit prej 10 vitesh, 34-vjeçarja nga Elbasani jetonte bashkë me dy fëmijët, vajzën 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç, në Pejë të Kosovës. E reja punonte në një lokal nate në pronësi të një shtetasi kosovar. Mbrëmjen e datës 19 maj ajo u nis për në pune dhe fëmijëve u tha se do të kthehej mëngjesin e ditës tjetër. Me vete mori dy telefonat celularë si dhe pasaportën, ndërsa la në banesë kartat e identitetit. Për dy ditë, fëmijët qëndruan vetëm në shtëpi pa njoftuar askënd, me shpresën së nëna do të kthehej. 48 orë më pas e shqetësuar vajza e Konxhes telefonon gjyshen e saj, e cila udhëtoi me urgjencë drejt qytetit të Pejës, atje ku dhe bënë denoncimin për humbjen e 34-vjeçares. Policia ka nisur kërkimet, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë të Konxhes. Në pyetje nga policia kosovare është marre edhe punëdhënësi i 34-vjeçares, i cili ka dëshmuar se mbrëmjen e datës 19 maj ajo ishte paraqitur në punë atë natë dhe mëngjesin e 20 majit ishte larguar, por në shtëpi nuk u kthye më. Familjarët drejtojnë gishtin tek bashkëjetuesi i saj Shkëlqimi Peçanki, me të cilin ishte në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa për policinë ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë përfunduar bashkëjetuesja e tij, pasi vetë ai prej dy ditësh ishte larguar tek prindërit. Për nënë Hurmanë dhe dy fëmijët e mitur, zhdukja e 34-vjeçares mbetet një mister, pasi siç thonë ata, ditët e fundit ajo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.
-
VIDEO
Verdi Take, kineasti që “luftoi” për të ndjekur pasionin
Ishte 7-vjeç kur kishte lindur tek ai dëshira e madhe për të ndjekur teatër. Dhe ky moment ishte për të mbi gjithçka. Ai hynte fshehurazi në sallë dhe shihte më ëndje shfaqjet e teatrit,një dëshirë që ngjizi tek ai pasionin për ta ndjekur këtë rrugë. Skena që të kujtojnë filmin e famshëm të Tornatores “Cinema Paradiso” por njëherësh dëshirën e pa lëkundur që lind me njeriun,për të njekur një pasion në jetë. Edhe pse mes sfidave,kështu do të ishte për regjisorin Verdi Take,i cili erdhi në program për të na rrëfyer jetën dhe profesionin, që u bë vetë jeta e tij. Bir i një familjeje artistësh,ai lindi me emrin e një kompozitori si Giuseppe Verdi. I ati flautist,me admirimin për artistët e quajti atë Verdi,ndërsa të bijën Anita. Jeta për të ka qenë sfiduese,por ai rrëfen se asnjë rrugë e detyruar që iu desh të merrte në jetë nuk e zbehu tek ai, pasionin për filmin dhe regjisurën. Në vitet ‘60, ai punoi si një nga skenaristët dhe regjisorët e atyre filmave ushtarakë në Kinostudion “Shqipëria e re”. Edhe pse përfundoi fakultetin Ekonomik dhe Shkollën Ushtarake asgjë nuk e dorëzoi atë dhe përkushtimin për filmin. Ai ende sot, në moshën 85-vjeçare ruan me fanatizëm dëshirën e paepur për krijimtari artistike. Humbja e bashkëshortes në moshë të re,bëri që ai të merrte për fëmijët e tij të dy rolet e prindërve më vonë gjatë jetës. Një surprizë emocionuese në formën e një video mesazhi erdhi për Verdin nga dy vajzat e tij Miranda dhe Alketa.
-
VIDEO
Xhaferri: Nuk mund të bëhemi si Berisha, por plotësues që të jemi më të besueshëm! Dedaj: Jeni futur në lëvizje të djathtë por s'dini konceptet
Kreu i FRPD, Besart Xhaferri e cilësoi Sali Berishës si lokomotivë që të shtyn drejt fitores. Për zgjedhjet e ardhshme, sipas Xhaferrit, të gjithë duhet të jenë plotësues të ish-kryeministrit për të qenë më të besueshëm te çdo votues.
-
VIDEO
Kek i kripur me patate nga zonja Albana
Kek i kripur me patate
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 70 gr miell
- 1 ls qepë e grirë
- 1 ls rigon
- 2 thelpinj hudhër
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 100 gr bizele
- 200 gr proshutë
- 2 kokrra vezë
- Kripë, piper
Përgatitja
Grijmë në rende patatet, qepët dhe në kubikë të vegjël specat dhe proshutën. I bashkojmë perimet në një enë ku shtojmë bizelet, hudhrën e shtypur, vezët, rigonin, kripën dhe piperin. Në një tavë cilindrike ku kemi vendosur letër pjekje shtojmë masën dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.
-
VIDEO
Dëshironi të konsumoni disa gota verë pa u dehur, ja truket që duhet të dini
Jemi në muajin festiv, ku konsumimi i alkoolit e sidomos verës është gjithmonë dhe më i shpeshtë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Entela Cenko, sommelier dha disa këshilla të vlefshme se si duhet të fillojmë konsumimin e verës gjatë një gostije apo darke për të mos u dehur dhe mos dëmtuar organizmin. Sipas saj, duhet të fillojmë me pije që kanë më pak përmbajtje alkooli dhe duhet të kontrollojmë ushqimin.
-
VIDEO
Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi “Miss International 2022’ në Turqi
Armela Shaba është 19-vjeçarja shqiptare që rrëmbeu kurorën e më të bukurës në "Miss Global International 2022" në Turqi. Ajo tregoi ëm tepë për këtë eksperiencë në "Rreze Dielli".
-
VIDEO
Gjoks pule i mbushur nga zonja Albana
Gjoks pule i mbushur
Përbërësit:
- 600 gr gjoks pule
- 150 gr domate
- ½ tufë majdanoz
- 100 gr djathë kaçkavall
- Bukë e thërrmuar
- Bishta qepësh
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Gjokset e pulës i kemi ndarë dhe rrahur mirë dhe më pas marinuar me kripë dhe piper.
Bashkojmë në një tas domatet e prera në kubikë, majdanozin e grirë imët dhe bishtat e qepëve të grira hollë. Shtojmë pak bukë të thërrmuar dhe e përziejmë mirë. Vendosim 1-2 lugë në gjokset e filetuara të pulës, mbi mbushje vendosim nga një fetë të hollë djathi dhe i mbështjellim duke i vendosur në një tavë me letër pjekje. I spërkasim në fund me pak vaj dhe i vemdosim në furrë të paragrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Në fund shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë dhe i vendosim në furrë dhe për 5 minuta të tjera.
-
VIDEO
Tortelini në krem djathi me qepë krokante nga zonja Albana
Tortelini në krem djathi me qepë krokante
Përbërësit:
- 1 pako tortelini
- 150 gr pana
- 120 gr djathë parmixhano
- Qepë
- Spec pluhur
- Rigon / borzilok
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht presim një qepë në rrathë të hollë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 70 gradë dhe e lemë derisa qepa të përthithë të gjitha lëngjet, të thahet dhe të bëhet krokante.
Ndërkohë vendosim në ujë të vluar tortelinit për 3 minuta. Paralelisht vendosim në një tigan dhe panën e kuzhinës. Sapo pana të ngrohet dhe të fillojë të pluskojë shtojmë djathin e grirë parmixhano. E trazojmë duke rregulluar shijen me pak kripë dhe piper. Bëjmë servirjen e pjatës të ngrohtë duke vendosur fillimisht bazën e kremit të parmixhanos, më pas tortelinit dhe qepët krokante. E spërkasim në fund me spec të kuq pluhur dhe rigon të freskët.