• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 14 dhjetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama thellon skandalin me Yuri Kim te provat për pranga e deri tek Messi në finale e Argjentina "prek" kupën.

  • VIDEO

    Yuri Kim - politikës: Nuk kam ikur akoma!

    Deklaratat e Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama për mandatin e ambasadores amerikane. Kjo është tema e diskutuar në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga në Report Tv. Aktivistja Brizida Gjikondi, deputeti Luan Baçi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari Poli Hoxha mendojnë se shkak për largimin e Kim janë bërë diskutimet me Ramën për kreun e SPAK.

  • VIDEO

    Me Berishën apo Alibeajn? Nebiaj: Dua të jem deputete e PD, jo pjesë e një grupi! Ish-kryeministri, lider historik! Respekt për grupin që drejtohet nga kreu i grupit parlamentar

    Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebiaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit  pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report Tv se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike.

  • VIDEO

    Pa Gjurme zbardh të vërtetën e zhdukjes së të riut nga Saranda/Rrahu policin serb, përfundon në burg

    Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet pas 9 muajve Arben Muça. Pasditen e kësaj të marte, Majlinda Zeneli nëna e 28-vjeçarit mëson në Report Tv se djali i saj ndodhet pas hekurave në një nga burgjet serbe. I riu nga Saranda humbi gjurmët më 25 mars të këtij viti, ndërsa ishte nisur në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë. ’Pa Gjurmë’ zbuloi se i riu ishte u ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, ndërsa ishte konfliktuar me një zyrtar serb. Pas marjes së lajmit se i biri është gjallë, nëna nuk i fshehi dot lotët dhe falenderimet. Ajo kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa nuk kishin mundur të merrnin asnjë informacion. Nëna e cila jeton në Angli iu drejtua emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report nga ku pak ditë më parë bëri apel për ndihmë. Odeta Dume: Ne menjëherë sapo ju denoncuat humbjen e djalit tuaj kontaktuam me ambasadën shqiptare në Beograd duke dyshur gjithnjë që ai mund të jetë ndaluar nga policia atje. Dhe na ka ardhur një përgjigje zyrtare nga ambasada jonë në Beograd, ndaj dua t’ju them se ne djalin tuaj e kemi gjetur dhe ndodhet në një burg të Serbisë. Majlinda Zeneli: (Qan) Faleminderit shumë, fal zotit nuk i ka ndodhur dicka e keqe. E dyshoja qw mund tw kishte pwrfundur nw burg, kisha besim qw do mw jepnit lajme pwr djalin. Ju lutem sit w lidhem mw tim bir?Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Ambasada Shqiptare në Serbi, e cila nuk nguroi të japë detaje, përmes një lidhje te dretpërdrejtë nga Beogradi me konsullin shqiptar Idlir Kaba.

  • VIDEO

    Pa Gjurme gjen të riun Arben Muça-Konsulli nga Beogradi:Goditi policin serb në kufi,ndodhet…

    Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet pas 9 muajve Arben Muça. Pasditen e kësaj të marte, Majlinda Zeneli nëna e 28-vjeçarit mëson në Report Tv se djali i saj ndodhet pas hekurave në një nga burgjet serbe. I riu nga Saranda humbi gjurmët më 25 mars të këtij viti, ndërsa ishte nisur në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë. ’Pa Gjurmë’ zbuloi se i riu ishte u ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, ndërsa ishte konfliktuar me një zyrtar serb. Pas marjes së lajmit se i biri është gjallë, nëna nuk i fshehi dot lotët dhe falenderimet. Ajo kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa nuk kishin mundur të merrnin asnjë informacion. Nëna e cila jeton në Angli iu drejtua emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report nga ku pak ditë më parë bëri apel për ndihmë. Odeta Dume: Ne menjëherë sapo ju denoncuat humbjen e djalit tuaj kontaktuam me ambasadën shqiptare në Beograd duke dyshur gjithnjë që ai mund të jetë ndaluar nga policia atje. Dhe na ka ardhur një përgjigje zyrtare nga ambasada jonë në Beograd, ndaj dua t’ju them se ne djalin tuaj e kemi gjetur dhe ndodhet në një burg të Serbisë. Majlinda Zeneli: (Qan) Faleminderit shumë, fal zotit nuk i ka ndodhur dicka e keqe. E dyshoja qw mund tw kishte pwrfundur nw burg, kisha besim qw do mw jepnit lajme pwr djalin. Ju lutem sit w lidhem mw tim bir?Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Ambasada Shqiptare në Serbi, e cila nuk nguroi të japë detaje, përmes një lidhje te dretpërdrejtë nga Beogradi me konsullin shqiptar Idlir Kaba.’Për rastin e z.Muça, ne jemi vënë ne lëvizje menjëherë. Ai aktualisht po kryen dënimin me tre vjet heqje lirie, në institucionin e vuajtjes së dënimit në ‘Sremska Mitrovica’, Serbi. Autoritetet serbe kanë njoftuar fillimisht Ambasadën, më datë 06.04.2022, për ndalimin e z. Muca dhe vendosjen në paraburgim për 30 ditë (30 mars-29 prill 2022), me urdhër gjykate, me dyshimin e veprës penale së goditjes së një zyrtari. Për vendimin përfundimtar të z. Muca nuk kemi marrë njoftim nga autoritetet serbe, edhe pas interesimit tonë, pasi z. Muca ka shprehur dëshirën për të mos pasur kontakte me Ambasadën. Znj. Zeneli, me qëllim të respektimit të dëshirës së z. Muca për mospasje kontakti me Ambasadën, mund të lidhet me burgun në sremska Mitrovica, ne do i vendosim në dispozicion një numër telefoni’.Arbeni ka pasur një jetë të trazuar me shumë problematika. Ai kishte udhëtuar shumë sa në një vend europian në tjetrin që prej vitit 1998 kur në moshën 4 vjeçare bashkë me nonënë dhe motrën emigruan drejt Anglisë, pas divorcit të prindërve. Ai u rrit në Brighton, ndërsa është babai i dy vajzave nga martesat mëparshme me shtetase të huaja. Për shkak të problemeve të ndryshme, që ai ka patur me autoritetet Britanike dhe Gjermane është depërtuar disa herë të Shqipëri. Ndërsa kjo ishte tentativa e tij më e fundit drejt Gjermanisë por që rezultoi e dështuar për të.

  • VIDEO

    Hetim i ri për tjetërsim të pronave në bregdetin e Lezhës, dyshohet se janë falsifikuar dokumentet për 200 dynym tokë! Sekuestrohet hotel ‘Diella’

    Hoteli i famshëm në Ishull Lezhë ‘Trëndafili Mistik’ i njohur si ‘Te Diella’ është vënë nën sekuestro preventive pas një kërkesë të Prokurorisë së Lezhës pasi rezulton se është i regjistruar me dokumente të falsifikuara dhe i ndërtuar në një zonë të mbrojtur, e cila është tokë shtet.

  • VIDEO

    Kush ishin djemtë e guximshëm të grupit të pare shqiptar Grupi “MATURA ‘72

    Ata ishin 6 gjimnazistë, vetëm 17 – 18-vjeçar, që i dhanë jetë grupit “Matura ‘72” : Leonard Agora (solist-këngëtar), Paulin Shkjezi-(kitarist-këngëtar), Agron Kaiku (baterist), Kristaq Gjokrushi (kitarist këngëtar), Vangjel Toçe (sistër-solist) dhe Kujtim Spahiu (kitarist-solist), të gjithë maturantë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” (vetëm Spahiu nxënës tek “Dëshmorët e Lirisë”). Ndonëse pati jehonë e fillim të bujshëm, gjithçka u mbyll në një kohë të shkurtër, nga tetori i 1971-sit kur u krijua, deri në shkurt të 1973-shit, gjithsej 15 muaj aktivitet. “Matura 72’” konsideroheshin për kohën si “The Beatles” shqiptar. “Në Esencë” tre prej anëtarëve të grupit erdhën për të kujtuar kohën kur çonin përpara ëndrrat e tyre,këndonin këngë dashurie nëpër pisha që të mos i pikaste njeri. Agron Kaiku, Vangjel Toçe, Kristaq Gjokrushi ndanë në program kujtime dhe eksperienca të atyre viteve.

  • VIDEO

    Shqiptarja që jeton në Honolulu, rrëfen historinë e veçantë të dashurisë me djalin argjentinas

    Aurora Shele është vajza shqiptare e cila prej vitesh tashmë jeton në Honolulu në Haëai. Ajo është e martuar me një djalë nga Argjentina dhe pas vitesh në Paris më pas në Korenë e Jugut u shpërngulën në Honolulu. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregoi më tepër për historinë e saj të veçantë të dashurisë.

  • VIDEO

    Si përgatiten ullinjtë e pa bërë për t’i ruajtur sa më gjatë sipas zonjës Albana

    Si të ruani ullinjtë e pa bërë në kushte shtëpie sa më gjate me metoda efikase sipas znj.Albana.

  • VIDEO

    Grimierja shqiptare e yjeve të modës që tani e njeh gjithë bota, tregon 'sekretet' e modeleve

    Romina Pashollari është vajza shqiptare që po na bën krenare nëpër botë. Grimierja shqiptare po korr susekse të mëdha në fushën e të bukurës, si Make up artist, duke grimuar yjet botërorë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo rrëfeu më tepër për karrierën e saj.

  • VIDEO

    Si do të jetë viti 2023? Lexuesja e famshme e letrave Taro bën këto parashikime për shqiptarët

    Aurora Shala është hipnoterapistja shqiptare që prej shumë vitesh jeton në Honolulu. Ajo është gjithashtu një eksperte e letrave taro. Në një lidhje përmes skype, Aurora bëri parashikimin e vitit 2023 në “Rreze Dielli”.

  • VIDEO

    Speca të mbushura me gjizë nga zonja Albana

    Speca të mbushura me gjizë

    Përbërësit:

    • 5 speca
    • 400 gr gjizë
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 tufë koper
    • Djathë i grirë kaçkavall
    • Arra të thërrmuara
    • Fara speci djegës
    • Spec i kuq pluhur
    • Kripë, piper i zi
    • Vaj për skuqje
    • 1 lgj salcë domate
    • 1 lgj keçap

    Përgatitja:

    Fillimisht skuqim specat lehtë sa të marrin një faqe nga të gjitha anët. Trazojmë gjizën me hudhër të shtypur, djathë të grirë, arra të thërrmuara, kripë, piper të zi, piper të kuq, koper dhe fara speci djegës. Me këtë masë mbushin specat të cilat i vendosim në një tavë ku kemi krijuar një bazë me salcë domate dhe pak keçap. E vendosim tavën në furrë të parangrohur për pak minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv