-
VIDEO
Revani me niseshte pa pjekje nga zonja Albana
Revani me niseshte pa pjekje
Përbërësit:
- 200 gr niseshte
- 500 gr sheqer
- 1 litër ujë
- Lëkura e 1 limoni
- Kanellë pluhur
Përgatitja:
Në një enë shtojmë ujin, sheqerin, niseshten dhe lëkurën e 1 limoni. Në zjarr vendosim një tenxhere dhe e lemë për pak minuta të ngrohet, shtojmë më pas masën e trazuar në enë dhe e punojmë mirë derisa të mpikset dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. E vendosim në një formë dhe e lemë të ftohet në frigorifer. Më pas e servirim pudrosur me kanellë.
-
VIDEO
Spinaq në furrë nga zonja Albana
Spinaq në furrë
Përbërësit:
- 300 gr spinaq
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- 1 patate
- 3 kokrra vezë
- 2 lgj kos
- 150 ml qumësht
- 1 lgj majonezë
- ½ lgj koncentrat
- 1 lgj miell misri
- 1 lgj gjalpë
- 1 tufë koper
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë një qepë shumë imët, ndërsa pataten e presim në rrethore. Në një tigan me bazë të gjerë ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim qepët të kaurdisen së bashku me patatet. I spërkasim me pak kripë dhe piper dhe sapo qepa është bërë transparente shtojmë spinaqin. Ndërkohë që spinaqi ul vëllimin rrahim vezët me kosin, qumështin dhe majonezën.
Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim spinaqin e kaurdisur së bashku me qepën dhe patatet. Shtojmë koper të grirë si dhe bëjmë një spërkatje të lehtë me miell misri. Shtojmë kremin me vezë, qumësht dhe kos dhe në fund e spërkasim me pak miell misri ose djathë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
KATAR 2022/ Parashikimet në 'E vëmë me bast', publiku 'dërgon' Kroacinë në finale, Maroku s’ka asnjë shans ndaj Francës
Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Katarit ajo mes Argjentinës dhe Kroacisë. Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv publiku dhe i ftuari profesor doktor Albert Karriqi bënë parashikimet e tyre.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 13 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga kurthi elektoral që Sali Berisha i ngriti opozitës te guximi i Vuçiç është guxim rus e deri tek sot Argjentinë-Kroaci Modriç "kunj" Messit.
-
VIDEO
Konflikti në Veri të Kosovës
Me debate ka vijuar tematika e tensioneve në veri të Kosovës në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ku analisti Milaim Zeka është përplasur me ish deputetin e vetëvendosjes Bojken Abazi.
Në studio, Abazi akuzoi analistin se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe se e dinte të kalurën e tij. E ndërsa ky i fundit u shpreh se do e çonte në Gjykatën e Tiranës dhe nëse vërtetohen pretendimet e tij do të heqë dorë nga karriera e tij.
-
VIDEO
Tensionet në veri, debate te ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Abazi: Je bashkëpunëtor i Serbisë! Zeka: Do të çoj në Gjykatën e Tiranës
Me debate ka vijuar tematika e tensioneve në veri të Kosovës në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ku analisti Milaim Zeka është përplasur me ish deputetin e vetëvendosjes Bojken Abazi.
-
VIDEO
Musa Sina: 25 vite me spiunin në derën ngjitur
Ishte 19 gusht 1961 , kur Musa Sina lirohet nga Burgu i Burrelit, pas afro 9 vitesh burg. Kishte menduar të kthehej sërish në vendlindje në Dibër, por regjimi kishte plane të tjera për të. Ndërkohë që ai ishte ende i burgosur në Burrel, tre vëllezërit e tij ja kishin dalë të arratiseshin me sukses. Nisur nga ky fakt krerët partiak në Dibër kërkonin ta mbanin Musa Sinën, larg nga vendlindja, duke ju trembur një arratisjeje të mundshme edhe nga ai. Pa u liruar ende nga burgu i Burrelit, për Musain vendoset një masë e re dënimi. Ai internohet në Lushnje, në kampin e internimit Savër. Atje në një kohë fare të shkurtër lirie të rrejshme, Musa Sina do të krijonte familjen e tij dhe do t’i çonte ditët në një barakë të mjerë në atë kamp, ku për vite e vite me rradhë do të jetonte me një komshi, i cili do ta survejonte orë e çaste e do ta raportonte rregullisht në zyrat e Sigurimit të Shtetit. Ai do të behej shkak edhe për rrëmbimin nga Sigurimi i Shtetit dhe zhdukjen e Musait për një javë rresht dhe më pas edhe për riarrestimin e tij dhe burgosjen e dytë, edhe për një dekadë tjetër....
-
VIDEO
Beteja jone, nga primaret, proteste deri tek zgjedhjet
-
VIDEO
Tensionet në veri, Rustemi: Targat dhe zgjedhjet janë preteksti, Beogradi kërkon shmangien e dialogut! Kurti po sillet si shtetar
Për deputetin e Vetëvendosjes, vendimi i targave dhe zgjedhjet për Listën Serbe janë thjeshy preteksti i nisjes së tensioneve në veri të Kosovës.
-
VIDEO
U martuan dhe prindër u bënë në burg/Djali kërkon babanë, e braktisi kur la qelinë
E sëmurë me epilepsi dhe me probleme të shtyllës kurrizore të cilat pas një aksidenti në vogëli, familja vendos ta martojë 26-vjecaren nga Antonetën duke mos e menduar dy herë me Bardhyl Qosen, i cili asokohe ndodhej në burg për tentativë vrasje. Është kjo mblesëria e pazakontë mes dy familjeve, njëra nga Lushnja dhe tjetra nga Elbasani. Burri ndodhej ende pas hekurave kur gruaja mbetet shtatzënë. Ata u bënë prindër të dy fëmijëve dhe Antoneta priti të shoqin me shpresën se kur ai do të dilte nga burgu e gjithë familja do të ishin bashkë. E kundërta ndodhi, kur me daljen e Bardhylit situate u përkeqësu edhe më. Përndjekur nga frika e një hakmarrje të mundshme bashkëhsorti ndërroi disa herë shtëpi. Situatë e cila u agravua edhe më shumë me dhunën që ai ushtronte ndaj bashkëshortes dhe dy djemve të mitur. Rritur mes traumave nga agresiviteti i të atit nëna u detyrua të marr një vendim. Edhe pse pa përkrahje dhe në kushte të vështura ekonomike para dhunës ajo zgjodhi ndarjen në vitin 2010. Prej 12 vitesh Antineta rrit e vetme dy djemtë 13 dhe 15 vjeçar, ndërsa kujdeset edhe për nënën.E mbetur në udhëkryq 44-vjeçarja, i drejtohet me një apel për ndihmë kujdo mundet që të vë dorën në zemër. Me lot në sy ajo na tregon edhe rezultatet e mira në mësime të djalit të saj të vogël, por që sot janë të braktisur nga babai i tyre biologjik.
-
VIDEO
Ylli Merja: Receta popullore me ekstrakt balsamik që zhduk kollën dhe ul temperaturën për 15 minuta
Bronkiti është një inflamacion i bronkeve, rrugëve të frymëmarrjes që mbajnë ajrin në mushkëritë tuaja. Kjo shkakton një kollë që shpesh përcjellet me mucus, e cila shqetëson sidomos prindërit, fëmijët e të cilëve preken nga Bronkiti. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” këtë të hënë, mjeku popullor Ylli Merja tregoi simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje tek fëmijët e moshave të ndryshme.
-
VIDEO
Ylli Merja: Ftohja tek fëmijët, stop antibiotikëve, ja recetat natyrale për ta kaluar sa më lehtë
Bronkiti është një inflamacion i bronkeve, rrugëve të frymëmarrjes që mbajnë ajrin në mushkëritë tuaja. Kjo shkakton një kollë që shpesh përcjellet me mucus, e cila shqetëson sidomos prindërit, fëmijët e të cilëve preken nga Bronkiti. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli” këtë të hënë, mjeku popullor Ylli Merja tregoi simptomat më të shpeshta që shfaq kjo sëmundje tek fëmijët e moshave të ndryshme: