• VIDEO

    Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së arrestit/ Malaj: E mbështes! Mbajtja në qeli e njerëzve pa prova, krijon kosto të trefishta!

    Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e përdorimit të masës së arrestit me burg, për ish-ministrin Arben Malaj është i drejtë dhe do të ulë kostot për shtetin.

    Komentet Malaj i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se mbajtja në qeli e personave pa prova apo pa një vendim të formës së prerë, krijon kosto të trefishta, për personin që arrestohet, për familjen e tij dhe për buxhetin e shtetit.

    Malaj tha gjithashtu se praktikat e reja të paraburgimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë, teksa përmendi shprehjen ‘më mirë hap një shkoll dhe mbyll një burg’.

  • VIDEO

    Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit/ Spahiu: Vendim historik, burgjet janë mbushur me të paraburgosur! Duhet të ndryshojë Kodi i Procedurës Penale

    Vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e arrestit me burg, për juristin Kreshnik Spahiu është i drejtë dhe do të përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit. Për Report Tv, ai thekson se masat represive mund të kthehen në boomerang nëse personat e arrestuar marrin pafajësi.

    • VIDEO

      Gara për kreun e PD/ Arben Malaj: Berisha ka mentalitet komunist, pengon rritjen e alternativave të reja brenda partisë

      Ish-ministri Arben Malaj është shprehur se Sali Berisha e ka humbur mundësinë për të qenë lideri i opozitës shqiptare.

      Komentet Malaj i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se Mereme Sela, para se të dilte si kandidate për kryetare të PD-së, duhet të formonte një grup brenda partisë, në mënyrë që ta kishte më të lehtë për të konkurruar Berishën.

    • VIDEO

      Saliu i jep partinë Argitës? Spahiu: Ja pse hoqi Salianjin. Malaj parashikon fundin e PD

       

      Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!

       

      Prej rreth 15 ditësh, familja e Renato Hajdinit, një djali 13-vjeçar nga Kavaja, jeton në ankth dhe pa asnjë informacion për fatin e tij. I mituri, i cili pas divorcit të prindërve jetonte me të atin në zonën e Luzit të Vogël, është zhdukur në rrethana ende të paqarta.Sipas familjarëve, dita kur Renato u largua nga shtëpia nisi si një ditë e zakonshme. Ai i kishte thënë të atit se do të shkonte në Kavajë, por nuk u kthye më. Më pas, familja mori vesh se 13-vjeçari ishte ndaluar nga policia në Durrës, nën dyshimin për vjedhje dhe se ishte mbajtur për tre ditë.Në përpjekje për të gjetur djalin, nëna e tij, Shqiponja Berberi, iu drejtua Policisë së Durrësit. Sipas saj, autoritetet i komunikuan se Renato ishte dërguar në institucionin e të miturve në Kavajë. Por kur ajo shkoi aty i thanë se nuk kishte asnjë të mitur me atë emër të regjistruar.Që prej atij momenti, familja thotë se nuk ka marrë asnjë informacion të ri për vendndodhjen e 13-vjeçarit. Familjarët apelojnë për ndihmë nga institucionet dhe kushdo që mund të ketë informacion, ndërsa kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen sa më parë të djalit të tyre.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Maj 2026 – Receta / Horoskopi i Majit/ Kumaku, bima rigjeneruese e lëkurës

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me oriz në furrë / Patëllxhanë krokant në furrë / Reçel me panxhar.

      Muaji Maj do të jetë një muaj i mbarë për shenjat e horoskopit. Do të kemi Hënë të plotë, e cila do të ndikojë në mënyrë dominuese duke dhënë energji, mundësi të reja, ndryshime të rëndësishme dhe momente reflektimi për secilin prej nesh. “Ky është muaji kur duhet të gjejmë veten tonë, të heqim dorë nga pengesat dhe kushtëzimet që na janë transmetuar nga ambienti dhe familja. Pra, duhet të arrijmë potencialin tonë dhe të shijojmë jetën”, theksoi astrologia Denisa Shyle, e cila bëri një panoramë të plotë të parashikimeve të horoskopit për secilën shenjë të zodiakut.

      Kalendula apo kumaku – lulja mrekulli që shëron lëkurën, qetëson trupin dhe forcon imunitetin. E njohur si “dielli i tokës”, ajo nuk është vetëm e bukur për syrin, por edhe një aleate e fortë për shëndetin me vlera të jashtëzakonshme shëruese. Edhe pse duket si një lule e zakonshme, kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një thesar natyror që prej shekujsh përdoret për të shëruar trupin dhe për të qetësuar shpirtin. Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme, kjo bimë medicinale është një aleat i fuqishëm në çdo shtëpi. Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka ditur prej kohësh, sidomos në fushën e kozmetikës: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç i vërtetë nga natyra. Çfarë e bën kalendulën kaq të veçantë dhe si mund ta përdorim në jetën e përditshme? Për këtë bimë medicinale flasim sot në “Bima dhe Shëndeti”, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.

    • VIDEO

      'Nuk është aksident, është vrasje' – ekspertët kërkojnë ashpërsim të Kodit Penal dhe Rrugor pas tragjedisë në Durrës: Heqje patente mbi 5 vite dhe konfiskim pasurie për shkelësit

      Sipas ekspertëve, tragjedia e Durrësit duhet të shërbejë si një pikë kthese për ashpërsim të Kodit Penal dhe Rrugor ku shkelësit të përballen me heqje patente afatgjatë por edhe të paguajnë dëmshpërblim për vrasjen e kryer gjatë gjithë jetës. 

      • VIDEO

        Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës' 4 Maj| Aksidenti tragjik në Durrës! Qytetarët shpërthejnë ndaj shoferit

      • VIDEO

        Kumaku ILAÇI natyral që habit me rezultatet në lëkurë! / Shëron brenda dhe jashtë

         

        Kalendula – lulja mrekulli që shëron lëkurën, qetëson trupin dhe forcon imunitetin. E njohur si “dielli i tokës”, ajo nuk është vetëm e bukur për syrin, por edhe një aleate e fortë për shëndetin me vlera të jashtëzakonshme shëruese. Edhe pse duket si një lule e zakonshme, kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një thesar natyror që prej shekujsh përdoret për të shëruar trupin dhe për të qetësuar shpirtin. Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme, kjo bimë medicinale është një aleat i fuqishëm në çdo shtëpi. Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka ditur prej kohësh, sidomos në fushën e kozmetikës: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç i vërtetë nga natyra. Çfarë e bën kalendulën kaq të veçantë dhe si mund ta përdorim në jetën e përditshme? Për këtë bimë medicinale flasim sot në “Bima dhe Shëndeti” në “Rreze Dielli”, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.

      • VIDEO

        Pulë me oriz në furrë nga zonja Albana

        Pulë me oriz në furrë

        Përbërësit:

        • 1 pulë
        • 1 kg oriz
        • 1 qepë
        • 2–3 lugë gjelle gjalpë
        • 1 tufë koper
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Pulën e pastruar e ziejmë në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë imët e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë orizin dhe e skuqim lehtë për pak minuta. Kur pula të jetë gati, e presim në copa ose e lëmë të plotë. Në një tavë të madhe hedhim orizin, lëngun e pulës (rreth 2 litra), kripë dhe piper. Vendosim sipër pulën dhe, sipas dëshirës, shtojmë pak koper të grirë. E pjekim në temperaturë të lartë derisa orizi të piqet dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë të bukur të artë.

      • VIDEO

        Patëllxhanë krokant në furrë nga zonja Albana

        Patëllxhanë krokant në furrë

        Përbërësit:

        • 1 patëllxhan
        • 3 lgj djathë kaçkavall i grirë
        • 3 lugë gjelle miell misri
        • 1 lugë çaji paprika
        • 3 lugë gjelle vaj ulliri
        • 1 majë luge kripë

        Përgatitja:

        Presim patëllxhanin në shirita. E vendosim në një tas ku shtojmë djathin e grirë, miellin e misrit, paprikën, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë mirë derisa të vishen të gjithë patëllxhanët dhe i vendosim në furrë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.

      • VIDEO

        Reçel me panxhar dhe arra nga zonja Albana

        Reçel me panxhar

        Përbërësit:

        • 3 kg panxhar të qëruar
        • 2 kg sheqer
        • 1 limon
        • Arra sipas dëshirës

        Përgatitja:

        Priteni panxharin në kubikë të vegjël. Hidheni në një tenxhere të madhe dhe shtoni sheqerin. Lëreni gjithë natën që të nxjerrë lëngun. Vendoseni në zjarr të ulët dhe ziejeni rreth 2 orë e 30 minuta, duke e përzier herë pas here. Shtoni lëngun e një limoni të freskët dhe vazhdoni zierjen edhe 30 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Reçeli do të trashet më shumë gjatë ftohjes. Nëse dëshironi, shërbejeni me arra për një shije edhe më të pasur.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv