• VIDEO

    Parashikim i madh për muajin Maj / KUJDES! Ndryshime dhe transformime për shenjat…

    Në “Rreze Dielli” sjellim parashikimin e plotë të horoskopit për muajin Maj për të gjitha shenjat e zodiakut. Astrologia Denisa Shyle shpjegon ndikimin e Hënës së plotë dhe energjive të këtij muaji, i cili vjen me mundësi të reja, ndryshime të rëndësishme dhe momente reflektimi për secilin prej nesh. Nga dashuria dhe karriera, te shëndeti dhe financat, çdo shenjë merr udhëzime të detajuara për këtë periudhë. Ky muaj sjell gjithashtu sfida që na ndihmojnë të rritemi dhe të kuptojmë më mirë drejtimin tonë në jetë. Zbuloni çfarë ju pret dhe si të shfrytëzoni sa më mirë energjitë e muajit maj, për të marrë vendimet e duhura dhe për të ecur përpara me më shumë qartësi!

  • VIDEO

    Estrada në futboll/ 'Braktiseni kampionatin derisa të iki Duka!' Thirrja e fortë e Abazit për tifozët

    Tragjedi të futbollit shqiptar e quan për Report TV Eduard Abazi, ish-futbollist i Dinamos dhe Kombëtares, atë që ndodhi në Superligë javën e fundit ku ndeshjet u parashikuan në kompanitë e basteve.

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 4 maj 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga tragjedia në Durrës dhe hajnia te Sali Berishës i plas revolta e deri deri java e turpit në futbollin shqiptar.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 4 maj 1997/ Berisha shpallet armik i shtypit, ish-ministri Serreqi zbulon pse SHBA-të ndanë rrugët me Presidentin

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 4 maj 1997-të pasqyrohej gjerësisht një raport i një organizate ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve me qëndër në Nju Jork që shpallte Sali Berishën Presidentin e Shqipërisë armik të shtypit. Gazeta Koha Jonë shkruante: “ Berisha armik në Uashington”. Ndërsa në Gazetën Shqiptare përveç këtij zhvillimi botohej një interviste me ish-ministrin e Jashtëm Alfred Serreqi. Drejtuesi i diplomacisë shqiptare për gati katër vite zbulon pse SHBA-të ndanë rrugët me Berishën duke theksuar se Presidenti shqiptar keqpërdori kartën e Kosovës dhe pati qasjen e një politike të paqëndrueshme me Greqinë. Gazeta Shqiptare në kryeartikull shkruante : “ Si SHBA u nda me Berishën”.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Nga hambar i Shqipërisë në vështirës, Myzeqeja përballet me rënien e prodhimit të grurit

    Myzeqeja, dikur hambari i Shqipërisë për drithëra buke, sot po përjeton kohë të vështira për shkak të rënies së sipërfaqeve të mbjella me grurë. Shkojmë në njësinë administrative të Krutjes, ku fermeri Gjon Lito rrëfen problematikat e arave me grurë: kostot e larta të shërbimeve, nga punimi i tokës, farat dhe pesticidet, deri te korrja me kombajna, tashmë e rënduar edhe nga rritja e çmimit të karburantit. Ndiqni reportazhin ‘Në Myzeqe pakësohet mbjellja e grurit’, të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'DOSJA K'| 40 vite ferr, letra tronditëse e Osman Kazazit: Mos më quani Mandela, ai nuk vuajti si ne

     

    Letra e panjohur e Osman Kazazi: “Mos më quani Nelson Mandela, ai nuk vuajti si ne në burgjet e komunizmit”. Si ishte kalvari prej katër dekadash burg dhe internim i legjendës së qëndresës në Shqipërinë e diktaturës. Dëshmia e rrallë e mbesës së vetme, Nesretes, për survejimin, përndjekjen dhe kontrollet e Sigurimit, rrugët e vështira drejt burgjeve për t’i çuar ushqim, ilaçe dhe veshmbathje, netët pa gjumë poshtë urave të nënës së Osman Kazazit dhe motrave të tij, deri në fund të regjimit, kur ai doli i rrënuar nga burgu.

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 2 Maj 2026

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Vitaminat në verë, muskujt dhe shëndeti mendor! Ekspertet japin përgjigjet që duhen

     

    A duhet ta marrim suplementin e vitaminës D gjatë verës apo mjafton ekspozimi në diell? Pse në stinën e nxehtë duket sikur përthithja e vitaminave bie dhe si ndikon kjo në organizëm? Në rubrikën ‘Fjala i takon farmacistit’ do të mësoni si të zgjidhni magnezin e duhur për nevojat tuaja dhe cilat forma janë realisht efektive. Më pas, nutricionistja në studio shpjegon kur fillon rënia e masës muskulare dhe sa të sakta janë peshoret që përdorim në shtëpi, duke dhënë këshilla konkrete për mirëmbajtjen e trupit. Në fund, diskutojmë për shëndetin mendor: sa ndikon familja te ankthi dhe depresioni dhe a është e mundur që dy të afërm të ndjekin terapi në të njëjtën kohë.

  • VIDEO

    Një nga Ne| Nga lulja shëruese tek ajo rezistente, Bakija sjell pranverën në Klos: Dua të hap biznes

    Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një lulishtareje në Klos. Prej 2 vitesh Bakija merret me lulet në Bashki, nje pasion i fëmijërisë që është kthyer në profesion. Ajo do të tregojë për kujdesin ndaj luleve, nga drita tek ujitja, tek bimët më rezistente dhe informacione të tjera të dobishme. Ëndrra e saj e madhe është të hapë një dyqan lulesh, ku të krijojë buqeta me raste gëzimesh.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Një nga Ne'| Bakija, zonja që lulëzoi Klosin/ Historia e kullës shekullore në fshatin Kolesjan

    Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e një lulishtareje në Klos. Prej 2 vitesh Bakija merret me lulet në Bashki, nje pasion i fëmijërisë që është kthyer në profesion. Ajo do të tregojë për kujdesin ndaj luleve, nga drita tek ujitja, tek bimët më rezistente dhe informacione të tjera të dobishme. Ëndrra e saj e madhe është të hapë një dyqan lulesh, ku të krijojë buqeta me raste gëzimesh. Në Kolesjan të Kukësit, Kulla e familjes Bulica qëndron si një monument i gjallë prej 102 vitesh. Kadriu, një prej trashëgimtarëve i ka rrëfyer gazetarit Benet Beqiri, historinë e sofrës që mblidhte 12 burra, pusit që shërbente si frigorifer i kohës dhe ëndrrës për ta kthyer këtë rrënojë në një bujtinë plot jetë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 2 Maj| Berisha vazhdon garën vetëm! Qytetarët: Është bërë parti private

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 2 maj 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga pasojat 24 orëshe të testit Mereme te SPAK "zbërthen" rrjetin e dosjes "Balluku" e deri tek shkop magjik apo kuti e zezë?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv